ATV

Blog

  • Real Madridi fluturon nën drejtimin e Xabi Alonsos — një “masterclass” që po mahnit Evropën!

    Real Madridi fluturon nën drejtimin e Xabi Alonsos — një “masterclass” që po mahnit Evropën!

    Real Madridi po përjeton një fillim sezoni të jashtëzakonshëm, duke dëshmuar se nën drejtimin e Xabi Alonsos është kthyer në një makineri fituese. “Los Blancos” kanë zhvilluar 12 ndeshje këtë sezon dhe kanë arritur 11 fitore, me 6 ndeshje pa pësuar gol dhe një golaverazh mbresëlënës prej +18.

    Skuadra po shkëlqen në çdo repart: mbrojtja është më e qëndrueshme se kurrë, mesfusha po kontrollon çdo ritëm loje, ndërsa sulmi po tregon efikasitet dhe kreativitet të jashtëzakonshëm. Filozofia e qartë taktike e Alonsos, e bazuar në disiplinë, presion të lartë dhe ndërtim të qetë të aksioneve nga prapa, ka transformuar mënyrën se si Reali luan.

    Tifozët dhe analistët janë të mahnitur, duke e cilësuar këtë periudhë si një epokë të re “të artë” për klubin mbretëror. Me këtë formë të frikshme, Real Madridi duket më i vendosur se kurrë për të pushtuar si La Ligën, ashtu edhe Champions League-n.

  • Alarm te Barcelona: Frenkie de Jong largohet nga stërvitja!

    Alarm te Barcelona: Frenkie de Jong largohet nga stërvitja!

    Barcelona ka marrë një lajm shqetësues para ndeshjeve të ardhshme. Mesfushori holandez Frenkie de Jong nuk është ndier mirë dhe nuk ka marrë pjesë në seancën stërvitore me pjesën tjetër të skuadrës.

    Sipas “Diario Sport”, lojtari e ka lënë qendrën sportive të Barcelonës pasi nuk ishte në gjendje optimale shëndetësore. Klubi pritet të publikojë detaje të reja mbi gjendjen e tij gjatë orëve në vijim.

    Kjo situatë vjen në një moment delikat për katalanasit, të cilët tashmë po përballen me disa mungesa në mesfushë dhe shpresojnë që De Jong të rikuperohet në kohë për sfidat e radhës.

  • Robert Lewandovski në radarin e tre klubeve të mëdha

    Robert Lewandovski në radarin e tre klubeve të mëdha

    Sulmuesi polak Robert Lewandovski,tashmë ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën.

    Kjo do t’i vë në lëvizje shumë klube të mëdha,të cilët dëshirojnë të transferojnë polakun verën e ardhshme.

    Përndryshe tre klube të mëdha si Al Nassr, Atletico Madrid dhe AC Milan janë të interesuara për shërbimet e 37 vjeçarit,duke marrë parasysh faktin se klubet në fjalë dëshirojnë një sulmues me përvojë.

    Kujtojmë që Robert Lewandovski në 9 ndeshje të zhvilluara për Barcelonën ka shënuar 4 gola në të gjitha garat.

  • 7 ndeshje pa fitore për Juventusin-Një rekord i zi prej 17 vitesh

    7 ndeshje pa fitore për Juventusin-Një rekord i zi prej 17 vitesh

    Gjiganti italian Juventus po kalon momente të vështira këtë sezon.

    Bianconerët pësuan si mysafir tek Real Madrid në Ligën e Kampionëve me rezultat 1:0,duke e dërguar në 7 numrin e ndeshjeve pa fitore të Juves në të gjitha që prej 16 vitesh.

    Përndryshe kjo seri e dobët nisi qysh në ndeshjen kundër Borussia Dortmund,duke vazhduar me 4 barazime të tjera kundër Veronës,Atalantës,Villarealit,Milanit,si dhe dy humbjet kundër Comos dhe Real Madridit.

    Natyrisht se këto rezultate mund të vendosin fatin e trajnerit Igor Tudor,i cili nëse vazhdon me këtë seri atëherë shkarkimi është shumë afër.

    Kujtojmë që Juventus ndeshjen e rradhës e ka në Serie A,ku në xhiron e 8-të i shkon në udhëtim Lazios.

  • Trend i ri në takime: gratë e reja preferojnë partnerë më të pjekur

    Trend i ri në takime: gratë e reja preferojnë partnerë më të pjekur

    Një numër gjithnjë e më i madh i grave të brezit Gen Z po zgjedhin të lidhen me burra më të mëdhenj në moshë, duke përmendur maturinë emocionale, stabilitetin financiar dhe komunikimin më të fortë si arsyet kryesore.

    Të dhënat e takimeve nga viti 2024 tregojnë një rritje të dukshme të marrëdhënieve me diferencë moshe, veçanërisht te gratë në fillim të të 20-ave.

    Psikologët thonë se ky trend pasqyron zhgënjimin nga bashkëmoshatarët që hasin vështirësi me angazhimin apo drejtimin në jetë.

    Nga ana tjetër, burrat më të mëdhenj shpesh perceptohen si më të qëndrueshëm dhe të aftë për të ofruar siguri në kohë të pasigurta.

    Kjo dinamikë po ndikon në mënyrën moderne të takimeve, me shumë gra të reja që po i japin përparësi stabilitetit dhe sigurisë emocionale përpara afërsisë në moshë apo normave shoqërore.

  • Osmani priti delegacionin britanez të iniciativës për parandalimin e dhunës seksuale gjatë luftës

    Osmani priti delegacionin britanez të iniciativës për parandalimin e dhunës seksuale gjatë luftës

    Në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, priti në Prishtinë delegacionin e Bordit Këshillues të Qeverisë britaneze për Iniciativën e Parandalimit të Dhunës Seksuale gjatë Luftës.

    Sipas njoftimit të Presidencës në Facebook, delegacioni përfshinte të mbijetuar nga vende të ndryshme të botës, të cilët ndanë përvojat e tyre dhe historitë e guximit.

    ‘Storjet mbi dhimbjen, gjetjen e forcës për ta tejkaluar atë dhe sukseset e të mbijetuarve të pranishëm, po aq sa na frymëzuan, krijuan diskutime dhe shkëmbim të ideve të reja për bashkëpunim.

    Zëri i të mbijetuarve të dhunës seksuale është jetik për dizajnim të politikave të qëndrueshme dhe efektive, në mënyrë që të sigurojmë mirëqenie të plotë për të gjithë dhe hapa konkret drejt realizimit të drejtësisë”, shkroi Presidenca.

  • Si t’i flasësh më mirë ChatGPT-së?

    Si t’i flasësh më mirë ChatGPT-së?

    Një studim i ri nga Penn State University ka zbuluar se të jesh i drejtpërdrejtë apo edhe paksa i vrazhdë me ChatGPT mund ta bëjë përgjigjen më të saktë.

    Studiuesit testuan 50 pyetje të ndryshme, të riformuluara në pesë toni komunikimi — nga shumë i sjellshëm deri te shumë i vrazhdë. Rezultatet treguan se pyetjet më të ashpra arritën një saktësi prej rreth 85%, ndërsa ato më të sjellshme qëndruan rreth 81%. Eksperimentet u kryen me ChatGPT-4o, për të parë se si mënyra e të shprehurit ndikon në qartësinë dhe saktësinë e përgjigjeve.

    Studimi thekson se kjo nuk lidhet me emocione, por me strukturën e gjuhës. Fjalitë tepër të sjellshme shpesh përmbajnë fjalë të panevojshme, ndërsa gjuha e drejtpërdrejtë eliminon paqartësitë dhe e ndihmon modelin të kuptojë më mirë qëllimin e përdoruesit. Në përfundim, studiuesit thonë se në komunikimin me inteligjencën artificiale, qartësia shpesh vlen më shumë sesa mirësjellja.

  • Ora dimërore rikthehet këtë fundjavë, akrepat kthehen pas

    Ora dimërore rikthehet këtë fundjavë, akrepat kthehen pas

    Si çdo vit, në natën mes të shtunës dhe të dielës së fundjavës së fundit të tetorit, fillon periudha e ndryshimit të orës, kur akrepat lëvizin një orë përpara ose prapa, në varësi të stinës.

    Këtë të diel, akrepat do të kthehen një orë pas, duke shënuar fillimin e orës dimërore.

    Ashtu si çdo vit, ora verore përfundon në fundjavën e fundit të tetorit, dhe akrepat kthehen 60 minuta pas, ndërsa ora dimërore do të mbetet në fuqi deri në fundjavën e fundit të marsit.

    Kështu, të dielën më 26 tetor, në orën 03:00 të mëngjesit, akrepat do të kthehen një orë prapa, gjë që do të na lejojë të flemë një orë më shumë atë natë.

    Ndryshimi i orës në Evropë është vendosur si rregullim ligjor që nga viti 1981.

    Kjo praktikë filloi në fillim të viteve ’70 në Evropën Perëndimore, me arsyetimin se zgjatja e dritës gjatë ditës ndihmon në rritjen e produktivitetit, kursimin e energjisë dhe efikasitetin e punës ditore.

  • Aktakuzë ndaj shtetasit turk në Prizren – Prokuroria jep detaje të rastit

    Aktakuzë ndaj shtetasit turk në Prizren – Prokuroria jep detaje të rastit

    Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.G., (shtetas turk), për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ai ka kryer veprën penale: “Vrasje e rëndë” nga neni 173 par.1 nënpar. 1.3 e lidhur me pikën 1.11, sipas Kodit penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Sipas aktakuzës, më 06 maj 2025, rreth orës 05:30 të mëngjesit, në rrugën “Shote Galica” në Prizren, në banesën ku i pandehuri jetonte bashkë me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij, me dashje e privon nga jeta anëtarin e familjes, përkatësisht vajzën e tij, ashtu që në orët e hershme të mëngjesit, menjëherë pas kryerjes së ritualit të faljes së namazit, i pandehuri me dashje ka marrë një thikë kuzhine me gjatësi të tehut rreth 23 centimetra, të cilën familja e përdorte për prerjen e mishit dhe niset në drejtim të sallonit të banesës, ku ishin duke fjetur vajzat e tij, viktima SH.G., dhe e dëmtuara A.R.

    I pandehuri, duke shfrytëzuar momentin kur vajzat ishin në gjumë, afrohet pranë shtratit dhe e sulmon me thikë viktimën Sh.G., duke e prerë në qafë.

    Në momentin kur viktima SH.G., fillon të bërtasë zgjohet nga gjumi e dëmtuara -vajza tjetër A.G., e cila tenton ta pengojë të pandehurin në veprimet e tij. I pandehuri më pas e godet edhe atë me të njëjtën thikë, duke i shkaktuar plagë prerëse dhe shpuese në të dy anët e qafës. Nga klithmat e vajzave zgjohet edhe bashkëshortja e tij, R.G., e cila hynë në sallon dhe tenton ta ndalojë të pandehurin, gjatë së cilës pëson lëndime në fytyrë dhe në dorën e majtë.

    Pas një përleshjeje të shkurtër, e dëmtuara R.G., ka arrinë ta shtyjë të pandehurin në dhomën e gjumit, ku e mbyll dhe bllokon derën me orendi, duke siguruar kështu mundësinë për të telefonuar për ndihmë.

    Ndërkaq, si pasojë e plagëve të marra, viktima SH.G., ndërron jetë në vendin e ngjarjes.

    Me këto veprime, i pandehuri M.G., ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” sipas KPRK-së.

    Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

  • Seanca për rastin e drogës në Lipjan është shtyrë për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

    Seanca për rastin e drogës në Lipjan është shtyrë për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

    Ndonëse ishte paraparë të fillonte në orën 09:30, megjithatë seanca për 400 kg kokainë është shtyrë për në ora 13:15.

    Kjo për shkak të ndërprerjes së herë pas hershme të energjisë elektrike që ndodhi në Pallatin e Drejtësisë.

    Në këtë rast, të akuzuar janë Izet Sheqiri, Kadri Sheqiri, Faton Vrajolli, Kadri Brahimi dhe Fehmi Bytyçi. Prokuroria i akuzon ata se përmes kompanisë “MC FOOD” kishin lidhur marrëveshje me kompaninë “SEARA” për importin e produkteve të mishit të pulës së ngrirë, por në këto produkte ishin vendosur substanca narkotike.

    Në këtë seancë pritet të japë dëshminë e tij Izet Sheqiri, pronar i kompanisë “MC FOOD”.

    Pesë të akuzuarit nuk e kanë pranuar fajësinë për veprat penale që u vihen në barrë nga Prokuroria, ndërsa Izet Sheqiri kishte deklaruar se ndihet fajtor vetëm për veprën penale të “armëmbajtjes pa leje”.

     

    Sipas aktakuzës, të akuzuarit në bashkëpunim me persona nga Brazili, përmes kompanisë “MC FOOD”, kanë lidhur marrëveshje me kompaninë “SEARA” për importimin e produkteve të pulës së ngrirë, në brendi të të cilave ishte vendosur substancë narkotike të llojit kokainë.

    Kjo sasi prej 400 kilogramësh kokainë ishte gjetur më 17 maj 2021.