ATV

Blog

  • Lionel Messi: Ende s’e përjashtoj pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026

    Lionel Messi: Ende s’e përjashtoj pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026

    Lionel Messi, i cili prej gati dy dekadash mbetet në majat e futbollit botëror, ka pranuar se ende shpreson të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026, që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada. Megjithatë, ai thekson se mosha dhe gjendja fizike do të jenë vendimtare për pjesëmarrjen e tij në turne.

    Legjenda argjentinase, që do të mbushë 39 vjeç në qershor të ardhshëm, ka zgjatur kontratën me Inter Miami deri në vitin 2028, duke sinjalizuar se nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli për momentin.

    Në një intervistë për NBC News, fituesi i tetë “Topave të Artë” tha se do të marrë një vendim për të ardhmen e tij pas vlerësimit të gjendjes fizike gjatë parasezonit të ardhshëm me ekipin amerikan.

    “Është diçka e jashtëzakonshme të jesh pjesë e një Kupa Bote dhe do të doja shumë ta përjetoja sërish,” tha Messi.

    “Do të vlerësoj çdo ditë si ndihem fizikisht. Nëse do të jem mirë dhe i dobishëm për ekipin, do të bëj gjithçka për të qenë atje. Por vendimin do ta marr kur të vijë koha.”

    Kapiteni i Argjentinës shtoi se ideja për të mbrojtur trofeun e fituar në Katar është një motivim i madh:

    “Është gjithmonë një ëndërr të luash me kombëtaren. Ne vijmë si kampionë bote dhe mundësia për ta mbrojtur titullin është diçka spektakolare.”

    Messi ka zhvilluar një karrierë mbi 20-vjeçare, duke debutuar për Barcelona-n në vitin 2004, përpara se të luante për Paris Saint-Germain dhe më pas të transferohej te Inter Miami në vitin 2023.

    Pas shumë trofesh individualë dhe në nivel klubesh, ai arriti kulmin e suksesit ndërkombëtar duke fituar Kupën e Amerikës 2021 dhe më pas Kupën e Botës 2022, pas një finaleje dramatike ndaj
    Francës. /ATVLIVE.TV

  • Vdekje e dyshimtë në Malishevë, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion

    Vdekje e dyshimtë në Malishevë, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion

    Një rast vdekjeje e dyshimtë është raportuar mëngjesin e së hënës në Malishevë, ku një burrë është gjetur i shtrirë në rrugë.

    Ai është dërguar menjëherë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku dyshohet se ka vdekur pak pas mbërritjes.

    Policia ka konfirmuar se viktima është shtetas kosovar dhe se rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

    Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes janë në vazhdim.

  • Pas daljes nga burgu, Dani Alves gjen paqen në fe – bëhet pastor në Girona

    Pas daljes nga burgu, Dani Alves gjen paqen në fe – bëhet pastor në Girona

    Dani Alves mbetet një nga mbrojtësit më të mirë në historinë e futbollit modern. Braziliani ndërtoi një karrierë të jashtëzakonshme, veçanërisht me Barcelona-n, ku fitoi gjithçka – përfshirë dy “Tripleta” historike, në vitet 2009 dhe 2015. Ai gjithashtu fitoi trofe të rëndësishëm me Juventus-in dhe Paris Saint-Germain-in.

    Megjithatë, reputacioni i tij pësoi goditje të rëndë pas arrestimit në vitin 2022, pasi u akuzua për sulm seksual ndaj një 23-vjeçareje. Alves u dënua fillimisht me burg, por më vonë u lirua këtë vit, pasi gjykata vendosi ta shpallte të pafajshëm.

    Pas gjithë ngjarjeve që tronditën karrierën dhe jetën e tij personale, Dani Alves duket se ka zgjedhur një rrugë të re. Ish-mbrojtësi brazilian i është përkushtuar fesë, duke u shndërruar në pastor të një kishe në qytetin Girona, afër Barcelonës.

    Alves e përfundoi karrierën e tij te UNAM Pumas në Meksikë, por kontrata e tij u ndërpre menjëherë pas arrestimit./ATVLIVE.TV

  • KQZ certifikon listën përfundimtare të votuesve për balotazhin e 9 Nëntorit: Rreth 1.35 milion qytetarë me të drejtë vote

    KQZ certifikon listën përfundimtare të votuesve për balotazhin e 9 Nëntorit: Rreth 1.35 milion qytetarë me të drejtë vote

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve për rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, që do të mbahet më 9 nëntor.

    Sipas të dhënave të KQZ-së, në 18 komunat që shkojnë në balotazh, të drejtë vote do të kenë rreth 1 milion e 350 mijë qytetarë.

    Ky numër paraqet një rritje të lehtë prej 543 votuesish krahasuar me raundin e parë të 12 tetorit.

    Ndërkaq, KQZ ka marrë vendim të shtypë rreth 1 milion e 160 mijë fletëvotime, që përbën rreth 16 për qind më pak se numri total i votuesve.

    Ndërkohë, zgjedhjet e 9 nëntorit do të organizohen në 525 Qendra Votimi, të ndara në gjithsej 1 mijë e 648 vendvotime.

  • Bie nga lartësia një grua në Gjakovë, vdes pas arritjes në emergjencë

    Bie nga lartësia një grua në Gjakovë, vdes pas arritjes në emergjencë

    Një grua ka humbur jetën në Gjakovë të hënën mbrëma, pasi dyshohet se ka rënë nga një lartësi në rrethana ende të paqarta.

    Ngjarja tragjike, e cila po hetohet nga autoritetet, ka ndodhur rreth orës 22:30, ku viktima ka pësuar lëndime të rënda.

    Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, pas rënies, viktima është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

    Përkundër intervenimit të shpejtë, mjeku kujdestar në emergjencë ka konstatuar vdekjen e saj në momentin e pranimit.

    Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë në vazhdim.

  • Bayern Munich vë sytë te Fisnik Asllani – pasardhësi i mundshëm i Harry Kane

    Bayern Munich vë sytë te Fisnik Asllani – pasardhësi i mundshëm i Harry Kane

    Bayern Munich ka futur në radar sulmuesin shqiptar të TSG Hoffenheim, Fisnik Asllani, duke e parë si një alternativë afatgjatë për Harry Kane, duke nisur nga sezoni 2026/27.

    Sipas raportimeve të gazetarit gjerman Florian Plettenberg, drejtuesit e klubit bavarez, Max Eberl dhe Christoph Freund, janë të mahnitur nga zhvillimi i 23-vjeçarit dhe tashmë janë në dijeni të klauzolës së lirimit që mund ta bëjë të transferueshëm në verën e ardhshme.

    Asllani ka lënë të kuptohet se dëshiron të ndërrojë ambient pas këtij sezoni, ndërsa interesimi për të është i madh. Përveç Bayern-it, në garë janë edhe Barcelona, si dhe klubet angleze Aston Villa, Chelsea dhe Tottenham.

    Forma e tij këtë sezon ka tërhequr vëmendjen e shumë skautëve evropianë – 6 gola dhe 2 asiste në të gjitha garat – duke e kthyer në një nga talentet më premtues të Bundesligës.
    Bayern po mendon në perspektivë dhe synon të sigurojë një lojtar që mund të bëhet pjesë kyçe e projektit sulmues të klubit në vitet e ardhshshme. /ATVLIVE.TV

  • Lajme të mira për Napolin dhe Conten: Rikthehen Rrahmani dhe Højlund

    Lajme të mira për Napolin dhe Conten: Rikthehen Rrahmani dhe Højlund

    Pas lajmit jo të mirë se Kevin De Bruyne do të mungojë për disa muaj për shkak të lëndimit të pësuar në ndeshjen ndaj Interit në fundjavë, tashmë vijnë lajme pozitive për Napolin dhe trajnerin Antonio Conte.

    Dy futbollistët Amir Rrahmani dhe Rasmus Højlund janë rikuperuar dhe do të jenë në dispozicion për ndeshjen ndaj Lecces, që zhvillohet sot.

    Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Rrahmani, kishte pësuar një lëndim në muskujt e pasëm të kofshës së djathtë gjatë përballjes mes Kosovës dhe Zvicrës në Bazel, më 5 shtator.

    Ai ishte rikthyer më 22 shtator si pjesë e bankinës rezervë në ndeshjen kundër Pisës, por më pas u detyrua të qëndronte jashtë fushave edhe për një muaj tjetër për shkak të shqetësimeve muskulare.

    Qendërmbrojtësi pritet të jetë në stol ndaj Lecces, ndërsa do të vlerësohet nëse mund të jetë gati për të startuar në ndeshjen e radhës kundër Comos më 1 nëntor, raporton Calcio Mercato.

    Ky është gjithashtu një lajm i shkëlqyer për Kombëtaren e Kosovës, e cila në nëntor do të zhvillojë dy ndeshje vendimtare në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.

    “Dardanët” do të përballen më 15 nëntor me Slloveninë në Ljubljanë dhe më 18 nëntor do të presin Zvicrën në Prishtinë. Kosova ruan ende shpresat për të siguruar vendin e dytë që çon në play-off.

    Ndërkohë, sulmuesi danez Rasmus Højlund është rikthyer pas mungesës në tre ndeshjet e fundit — kundër Torinos, PSV-së dhe Interit — për shkak të një lëndimi të lehtë në kofshën e majtë.

    Ndeshja Lecce – Napoli do të zhvillohet sot, me fillim nga ora 18:30. /ATVLIVE.TV

  • Mbi dy mijë gjoba trafiku të shqiptuara nga Policia brenda 24 orëve

    Mbi dy mijë gjoba trafiku të shqiptuara nga Policia brenda 24 orëve

    Policia e Kosovës ka shqiptuar 2063 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24-orëve të fundit.

    Brenda 24-orëve të fundit janë raportuar 43 aksidente trafiku me dëme materiale, 21 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar.

    Policia e Kosovës ka arrestuar 23 persona, 9 janë dërguar në mbajtje, kurse 1 person është në vuajtje dënimi.

  • Mesjava rikthen Superligën e Kosovës në futboll

    Mesjava rikthen Superligën e Kosovës në futboll

    Xhiroja e 11-të në Albi Mall Superligë do të luhet në mesjavë, të martën dhe të mërkurën.

    Për ditën e sotme (e martë) janë në program dy ndeshje, të cilat do të zhvillohen nga ora 13:00.

    Gjjilani i vendit të tetë do të presë në stadiumin e qytetit Dukagjinin e vendit të katërt. Vendasit kërkojnë të vazhdojnë ecurinë pozitive me trajnerin e ri, Debatik Currin, ndërsa mysafirët do të kërkojnë fitoren pas katër ndeshjeve. Drejtësinë në këtë takim do ta ndajë gjyqtari, Genc Nuza.

    Në po të njëjtën kohë Malisheva e vendit të gjashtë do të presë në stadiumin “Liman Gegaj” Ballkanin e vendit të dytë. Të dyja skuadrat do të synojnë fitoren për të vazhduar ngritjen në tabelë. Në këtë ndeshje Mentor Ajeti do të jetë gjyqtar kryesor.

    Nesër (e mërkurë) do të zhvillohen edhe tri ndeshjet e tjera, Drenica – Drita, Ferizaj- Prishtina e Re dhe Llapi – Prishtina. /ATVLIVE.TV

  • Dashuri, fat apo tension? Horoskopi i 28 Tetorit

    Dashuri, fat apo tension? Horoskopi i 28 Tetorit

    Dashi
    Partneri juaj do t’ju tregojë sot se sa shumë kënaqësi ka të jetë pranë jush. Ditë e mbushur me surpriza dhe propozime interesante pritet. Beqaret mund të ndihen tërhequr nga një person që tashmë është në një lidhje. Në vendin e punës, do të duhet të tregoheni të kujdesshëm me detajet dhe të shmangni konfliktet me kolegët. Financat kërkojnë kujdes dhe menaxhim të matur derisa situata të stabilizohet.

    Demi
    Jeta në çift do të jetë e qëndrueshme sot. Nuk do lejoni që të tjerët të ndërhyjnë në marrëdhënien tuaj dhe do veproni sipas ndjenjave tuaja. Beqaret nuk do gjejnë dashurinë sot. Në aspektin financiar, është një kohë e mirë për të planifikuar investime afatgjata.

    Binjakët
    Yjet do ndikojnë pozitivisht në jetën tuaj sentimentale. Do jeni të arsyeshëm dhe do vendosni pas reflektimit. Beqaret mund të përjetojnë dashuri me shikim të parë kur nuk e presin. Në punë, mund të përballeni me sfida që kërkojnë zgjidhje kreative, ndaj mos hezitoni të ndani idetë tuaja. Megjithatë, në financa mund të ketë vështirësi për shkak të mungesës së planifikimit.

    Gaforrja
    Marrëdhënia me partnerin mund të kërkojë më shumë mirëkuptim dhe durim sot, ndaj dëgjoni me kujdes ndjenjat e tyre. Në punë, mund të merrni një lajm të mirë që do të përmirësojë motivimin tuaj. Shëndeti juaj është i qëndrueshëm, por do të ishte mirë të bëni një shëtitje ose të merrni pak ajër të pastër. Financat janë të mira, por mos lejoni optimizmin t’ju çojë në shpenzime të tepërta.

    Luani
    Jeta në çift do jetë e qetë dhe rutinore sot, pa ndryshime të mëdha por pa probleme serioze. Beqaret do vazhdojnë të ëndërrojnë dhe të kërkojnë personin e duhur. Në aspektin profesional, është një ditë e favorshme për të bashkëpunuar me të tjerët dhe për të ndërtuar ura të reja. Kujdesuni për shëndetin tuaj duke shmangur ushqimet e rënda dhe duke qëndruar të hidratuar. Në financa, mund të merrni një ofertë të mirë, por analizoni mirë para se të merrni vendime.

    Virgjëresha
    Marrëdhënia në çift mund të jetë delikate, me mundësi për debate të vogla. Beqaret do jenë të rezervuar dhe nuk do guxojnë të dalin për takime. Në punë, është një ditë e favorshme për të përfunduar projekte të vjetra dhe për të marrë vlerësime nga të tjerët. Gjendja financiare përmirësohet paksa krahasuar me ditët e fundit, por mbetet e ndjeshme; kujdes me shpenzimet.

    Peshorja
    Sot mund të ndjeni një energji të re në marrëdhëniet tuaja, duke ju ndihmuar të zgjidhni mosmarrëveshje të vjetra. Beqaret do fokusohen më shumë tek familja, duke lënë pas dore jetën sentimentale. Në vendin e punës, përqendrohuni në detyrat prioritare dhe mos lejoni shpërqendrimet të ndikojnë në performancën tuaj.

    Akrepi
    Komunikimi me partnerin është çelësi sot, ndaj mos i mbani ndjenjat për vete. Në punë, mund të merrni një përgjegjësi të re që do t’ju japë mundësi për të treguar aftësitë tuaja. Shëndeti mund të përmirësohet nëse i kushtoni vëmendje orarit të gjumit dhe aktivitetit fizik. Në aspektin financiar, shmangni huatë ose transaksionet e mëdha për momentin.

    Shigjetari
    Sot, marrëdhëniet tuaja dashurore kërkojnë më shumë sinqeritet sidomos nëse ka pasur keqkuptime të fundit. Në punë, jini të gatshëm të merrni këshilla nga kolegët me përvojë për të arritur rezultate më të mira. Shëndeti është i mirë, por mos harroni të ushtroni për të larguar tensionin e akumuluar. Financat janë të qëndrueshme, por situata mund të përkeqësohet nëse veproni pa plan.

    Bricjapi
    Dita e sotme mund të sjellë një romancë të re ose përforcim të lidhjes ekzistuese, nëse jeni të hapur për ndryshime. Në aspektin profesional, mund të merrni një shans të dytë për një projekt që kishit lënë pas dore. Financat janë të mira, por është e këshillueshme të shmangni blerjet impulsive.

    Ujori
    Marrëdhëniet tuaja sot janë të mbushura me harmoni dhe mirëkuptim, duke ju ndihmuar të kapërceni çdo tension të vogël. Beqaret janë të qartë për dëshirat e tyre, por momenti nuk është akoma i përshtatshëm. Në punë, është koha ideale për të ndarë idetë tuaja dhe për të nisur projekte të reja. Shëndeti është i qëndrueshëm, por kujdesuni ndaj mbingarkesës fizike gjithashtu. Financat paraqiten të balancuara, por mos harroni të kurseni për të ardhmen.

    Peshqit
    Sot mund të ndjeni një nevojë për më shumë intimitet dhe afërsi në marrëdhëniet tuaja, ndaj tregohuni të hapur me partnerin. Në punë, përballeni me sfida që kërkojnë durim dhe këmbëngulje, por suksesi është i mundur me përkushtim. Shëndeti është në gjendje të mirë, por mos e neglizhoni pushimin. Financat janë të qëndrueshme, por është e këshillueshme të shmangni riskun e tepruar në investime.