ATV

Blog

  • Argjentina fiton bindshëm ndaj Angolës – Messi dhe Lautaro shkëlqejnë me nga një gol e një asist

    Argjentina fiton bindshëm ndaj Angolës – Messi dhe Lautaro shkëlqejnë me nga një gol e një asist

    Kampionët e botës kanë treguar edhe një herë klasin e tyre. Argjentina ka mposhtur Angolën me rezultat 0-2 në miqësoren e zhvilluar mbrëmë, ku protagonistë kryesorë ishin Lionel Messi dhe Lautaro Martinez.

    Ashtu siç pritej, ndeshja dominohej nga skuadra e Lionel Scalonit, e cila kontrolloi lojën nga fillimi deri në fund.

    Në minutën e 42-të, Leo Messi shpërtheu me një prej lëvizjeve të tij karakteristike, duke dhënë një asistim perfekt për Lautaro Martinezin, i cili nuk gaboi përballë portierit dhe zhbllokoi rezultatin.

    Në pjesën e dytë u pa sërish bashkëpunimi perfekt i dyshes. Këtë herë Lautaro Martinez u kthye në asistent, ndërsa Lionel Messi shënoi nga afërsia për ta mbyllur ndeshjen 0-2 dhe për të konfirmuar formën e tij fantastike.

    Argjentina krijoi edhe disa raste të tjera, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, duke e bërë këtë miqësore një test të suksesshëm për Scalonin dhe lojtarët.

    Sfidën e radhës, kampionët e botës do ta kenë në muajin mars, ku Argjentina do të luajë “La Finalissima” kundër Spanjës, një super-ndeshje që pritet me padurim nga tifozë në mbarë botën.

  • Foda konfirmon titullarin Rrahmani ndaj Sllovenisë – paqartësi për Zhegrovën

    Foda konfirmon titullarin Rrahmani ndaj Sllovenisë – paqartësi për Zhegrovën

    Kombëtarja e Kosovës po i afrohet orëve vendimtare tw përballjes së madhe ndaj Sllovenisë, dhe përzgjedhësi Franco Foda ka dhënë sot disa sqarime të rëndësishme lidhur me formacionin që do të zgjidhet për duelin e së shtunës.

    Në konferencën për media nga Ljubljana, Foda konfirmoi se kapiteni Amir Rrahmani do të rikthehet si titullar, pasi qendërmbrojtësi i Napolit ka kaluar plotësisht lëndimin dhe ka zhvilluar tri ndeshje të plota para grumbullimit.

    Franco Foda:

    “Po, Amiri tashmë i ka zhvilluar tre ndeshje me Napolin. Është pak i ngarkuar, por pritet të jetë gati nesër.”

    Rrahmani mungoi gjatë muajit tetor për shkak të një lëndimi, dhe kthimi i tij pritet të jetë një shtysë e madhe për repartin defensiv të Dardanëve.

    Ndryshe nga rasti i Rrahmanit, Foda nuk e konfirmoi nëse Edon Zhegrova do të jetë nga minuta e parë ndaj sllovenëve. Ylli i Juventusit ka luajtur pak minuta në ndeshjen e fundit dhe trajneri la gjithçka të hapur, duke thënë se vendimi do të merret në ditën e ndeshjes.

    Foda:

    “Zhegrova? Do të shohim nesër. Në ndeshjen e fundit luajti 30 minuta dhe është në formë. Në bazë të nevojave të ekipit do të marrim vendimin.”

    Sllovenia – Kosova luhet të shtunën nga ora 20:45, ndeshje e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026 dhe tejet e rëndësishme për synimet e Dardanëve.

  • Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në çmimin e madh të Zagrebit

    Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në çmimin e madh të Zagrebit

    Xhudistja dhe medalistja olimpike Distria Krasniqi,ka siguruar medaljen e artë në cmimin e madh të Zagrebit.

    Në finale mposhti hungarezen Reka Pup,dhe atë me ippon në kategorinë deri në 52 kg.

    Distria ishte bartëse e parë dhe nisi garat në raundin e dytë ku mundi brazilianen Amanda Lima,teksa për 2 minuta e 15 sekonda mundi francezen Bandine Pont,teksa për 2 minuta e 3 sekonda në gjysmëfinale e mposhti italianen Gaia Stella që të trija poashtu me ippon.

    Kjo ishte medalja e katërt këtë vit për Distrian,e cila tani siguron rreth 700 pikë në ranglistën botërore.

    Gara e rradhës e Distria Krasniqit është më 28 nëntor në cmimin e madh të Abu Dhabi,ku synon të siguroj edhe një medalje tjetër për shtetin e Kosovës.

  • Gjykata Supreme hedhë poshtë pesë ankesa kundër vendimeve të PZAP-së

    Gjykata Supreme hedhë poshtë pesë ankesa kundër vendimeve të PZAP-së

    Gjykata Supreme e Kosovës ka hedhur poshtë pesë ankesa të paraqitura ndaj vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke konfirmuar kështu vlefshmërinë e vendimeve të këtij institucioni për çështjet e ngritura nga kandidatët për asamble komunale në disa komuna të vendit.

    Në secilin nga pesë rastet e mëposhtme, Supremja vlerësoi se ankesat ishin të pabaza.

    Rasti i parë (AA.nr.113/2025): Është refuzuar ankesa e Ardian Elshanit, kandidatit të PDK-së për Asamblenë e Fushë Kosovës, kundër vendimit të PZAP-së ZL.Anr.393/2025 të datës 07.11.2025.

    Rasti i dytë (AA.nr.114/2025): Është refuzuar ankesa e Besart Lokajt të LDK-së, kandidat në Komunën e Deçanit, kundër vendimit ZL.Anr.372/2025 të datës 05.11.2025.

    Rasti i tretë (AA.nr.115/2025): Është refuzuar ankesa e Vegim Ymerit të Nismës Socialdemokrate, kandidat në Komunën e Vitisë, kundër vendimit ZL.Anr.414/2025 të datës 07.11.2025.

    Rasti i katërt (AA.nr.116/2025): Është refuzuar ankesa e kandidatëve të PDK-së në Gllogoc, Bekim Lestrani dhe Besnike Fazliu, kundër vendimit ZL.Anr.416/2025 të datës 10.11.2025.

    Rasti i pestë (AA.nr.118/2025): Është refuzuar ankesa e Labinot Halilajt, kandidat i subjektit “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, kundër vendimit ZL.Anr.410/2025 të datës 07.11.2025.

    Me këto vendime, Gjykata Supreme ka vulosur qëndrimin e saj se vendimet e PZAP-së në këto raste janë të drejta dhe në përputhje me legjislacionin zgjedhor në fuqi.

  • Marcelo Brozovic në radarin e gjigantit italian Juventus

    Marcelo Brozovic në radarin e gjigantit italian Juventus

    Gjiganti italian Juventus po synon që të përforcojë repartin e mesfushës.

    Sipas raportimit të mediave kroati Marcelo Brozovic është vënë në radarin e biaonconerëve,dhe shihet si lojtari i cili mund të sjell përvojë në mesfushë.

    Përndryshe Brozovic ka kontratë me Al Nassr deri në fund të sezonit,dhe transferimi i tij tek Juve mund të ndodhë falas gjatë verës.

    Megjithatë mbetet të shihet se nëse Al Nassr do të lejoj transferimin e kroatit 32-vjeçar,dhe natyrisht edhe sesi do ta presin tifozët e Interi-it kalimin e tij tek Juve kjo për shkak të viteve të kaluara tek neuroazzurët.

    Kujtojmë që Marcelo Brozovic deri më tani ka bërë 10 paraqitje për Al Nassr në të gjitha garat këtë sezon.

  • Barcelona drejt ndërtimit të një statuje të Lionel Messit – Laporta e konfirmon zyrtarisht planin!

    Barcelona drejt ndërtimit të një statuje të Lionel Messit – Laporta e konfirmon zyrtarisht planin!

    Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka dhënë lajmin e madh që do të gëzojë çdo tifoz blaugrana: klubi është duke planifikuar ngritjen e një statuje të Lionel Messit në stadiumin e ri, Spotify Camp Nou.

    Laporta ka konfirmuar se procesi ka nisur dhe se hartimi i dizajnit të statujës do të jetë ndër projektet prioritare të klubit, duke theksuar se kjo është një mënyrë për t’i dhënë Messit nderimin që meriton.

    Laporta: Ne po planifikojmë të ndërtojmë statujën e Leo Messit në stadiumin e ri. Duam që Messi të ketë statujën e tij jashtë Spotify Camp Nou sa më shpejt të jetë e mundur, dhe do të punojmë për dizajnin.

    Ai shtoi se gjithçka do të bëhet me dakordësinë e familjes Messi:

    “Messi e meriton plotësisht një statujë. Do të punojmë për ta realizuar këtë projekt, dhe sigurisht, Lionel dhe familja e tij duhet të jenë të pajtimit”.

    Ky plan vjen në momentin kur Barcelona është drejt rikthimit në stadiumin historik, i cili ka qenë në rikonstruksion për gati tre vite. Statuja e Messit pritet të jetë një nga pikat më simbolike të kompleksit të ri dhe një destinacion i rëndësishëm për tifozët nga e gjithë bota.

  • Dafina Zeqiri befasohet me dhuratën marramendëse nga bashkëshorti – një ‘Rolls Royce’ me vlerë gjysmë milioni euro

    Dafina Zeqiri befasohet me dhuratën marramendëse nga bashkëshorti – një ‘Rolls Royce’ me vlerë gjysmë milioni euro

    Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka zbuluar dhuratën e fundit që ka marrë nga bashkëshorti i saj, Kreshniku.

    Ai i ka bërë artistes një befasi super luksoze: një veturë Rolls Royce, me vlerë që arrin deri në gjysmë milioni euro – një prej markave më prestigjioze dhe më të shtrenjta në botë.

    Lajmi u bë i ditur nga vetë Dafina përmes një postimi në Instagram, ku ajo publikoi pamjet e makinës së re, duke i shoqëruar me një mbishkrim që ka bërë bujë te fansat: “Ai erdhi me makinën e tij… dhe u sigurua që unë kurrë të mos udhëtoj me diçka më pak”.


    Reagimet nuk kanë munguar – fansat kanë mbushur rrjetet sociale me komente urimi dhe habie, ndërsa dhurata e Kreshnikut konsiderohet ndër më luksozet e bëra publike nga çiftet shqiptare të showbizit.

    Dafina dhe Kreshniku prej kohësh janë përmendur për marrëdhënien e tyre harmonike dhe gjestet romantike, ndërsa kjo dhuratë vetëm sa e ka rikonfirmuar edhe një herë lidhjen e tyre të qëndrueshme dhe të mbushur me surpriza. /Telegrafi/

  • Nëna dhe dy fëmijë vdesin, babai intubohet, dyshohet se u helmuan pasi konsumuan midhje në Stamboll

    Nëna dhe dy fëmijë vdesin, babai intubohet, dyshohet se u helmuan pasi konsumuan midhje në Stamboll

    Familja Bocek, e cila kishte ngrënë midhje në Beşiktaş, Stamboll, dhe më pas qëndroi në një hotel në Fatih, u sëmur dhe u dërgua në spital.

    Para se nëna Çigdem dhe dy fëmijët të humbnin jetën, ndërsa babai Servet u intubua, janë publikuar pamje nga spitali ku ata morën ndihmë.

    Ngjarja ndodhi natën e kaluar në një hotel në Fatih, sipas mediave turke.

    Çifti, që kishte ardhur nga Gjermania për pushime, dhe fëmijët e tyre, 6-vjeçari Kadir dhe 3-vjeçarja Masal, u përkeqësuan gjatë natës dhe u dërguan menjëherë në spital.

    Pamjet tregojnë familjen duke mbërritur në spital me ankesa për marramendje dhe të vjella.

    Në to shihet babai duke folur në telefon, ndërsa nëna dhe fëmijët presin në zonën e pritjes.

  • Aktakuza për rezervat shtetërore, Hajdari: Siguria kombëtare ishte në rrezik

    Aktakuza për rezervat shtetërore, Hajdari: Siguria kombëtare ishte në rrezik

    Ministrja në detyrë e Tregtisë, Rozeta Hajdari, ndaj të cilës Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për rastin e rezervave shtetërore, ka dalë sot në një konferencë për media për të sqaruar veprimet e ndërmarra gjatë menaxhimit të rezervave shtetërore.

    Hajdari ka theksuar se Prokuroria Speciale duhet të kishte marrë parasysh se tri herë procedurat e prokurimit për sigurimin e rezervave shtetërore kishin dështuar. Ajo ka theksuar rëndësinë e menjëhershme të sigurimit të rezervave, duke shtuar se shumë shtete kishin ndaluar eksportin.

    “Ishte jetike të siguroheshin rezervat shtetërore. Siguria kombëtare ishte në rrezik. Gjatë periudhës Shkurt-mars 2022, Ministria e Tregtisë s’ka mundur të realizojë asnjë ofertë me operatorë ekonomik, meqë shtetet tjera ndaluan eksportin. Si rezultat i 3 shpalljeve që rezultuan pa sukses për konsolidimin e rezervave dhe si rezultat i luftës në Ukrainë, si ministri miratuam kërkesën që të përjashtohen procedurat”, ka thënë Hajdari.

    Ministrja ka shtuar se shmangia nga procedurat lejohej edhe me ligj dhe ishte e nevojshme për të mbrojtur sigurinë kombëtare.

    “Në kohë të luftës, ishte me rëndësi të mbronim sigurinë tonë kombëtare. Një procedurë e tillë ishte e paraparë dhe e lejuar me ligj”, ka përfunduar Hajdari.

  • Policia kërkon ndihmë për lokalizimin dhe arrestimin e këtyre 3 të rinjve nga Peja

    Policia kërkon ndihmë për lokalizimin dhe arrestimin e këtyre 3 të rinjve nga Peja

    Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, përmes një komunikate për media ka kërkuar ndihmë në lokalizimin dhe gjetjen e tre të dyshuarve nga Peja.

    Policia në njoftim thotë se bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personave të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tyre, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

    Personat e kërkuar janë:

    ISMET (Rexhep) KELMENDI i lindur me 09.09.2005 nё Pejё.

    VALTRIM ( Shefqet) KELMENDI i lindur me 28.02.2005 nё Pejё

    PREMTON (Megjid) BERISHA i lindur me 11.09.2005 nё Pejё

    Tё pandehurit janë tё kërkuar për veprat penale:

    Mbajtja nё pronёsi, kontroll apo posedim tё paautorizuar tё armёve

    Lëndim i lehtё trupor

    Kanosja

    Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

    Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

    – 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

    – 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

    – E-mail adresa: [email protected]