ATV

Blog

  • Haradinaj u drejtohet mërgimtarëve për zgjedhjet e reja: Mos lejoni asnjë propagandë që i dëmton familjet

    Haradinaj u drejtohet mërgimtarëve për zgjedhjet e reja: Mos lejoni asnjë propagandë që i dëmton familjet

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, iu drejtua sot mërgatës kosovare me një mesazh të qartë për festat e fundvitit, duke thënë se vizitat tradicionale familjare do të shoqërohen edhe me një angazhim për zhvillimin e vendit.

    Në një postim në Facebook, Haradinaj theksoi se zgjedhjet e jashtëzakonshme të Kosovës, pretendojnë të kthejnë vendin “në binarët e normalitetit”.

    Ai u shpreh kundër ndarjes së mjeteve financiare, siç i quan ai të vogla, të dara nga qeveria në detyrë, siç janë shpërblimet simbolike prej 100 eurosh, duke theksuar se qytetarët meritojnë angazhim institucional të qëndrueshëm dhe jo “shtesa të përkohshme që i shërbejnë pushtetit”.

    “Ne s’duam lëmoshë financiare prej 100 eurosh, që ministri e kryeministri t’ia vazhdojnë pushtetin vetes për një javë apo një muaj”.

    “Ne duam që familjet tona të ndjejnë dorën e shtetit, jo ndihma të përkohshme që i rrisin vetëm pushtetarët për një javë apo një muaj”,ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    Ai bëri thirrje që mërgimtarët të diskutojnë mes tyre dhe të vendosin për të ardhmen e vendit, duke theksuar se uniteti brenda familjeve dhe komunitetit ka qenë gjithmonë forca e Kosovës, sidomos pas sakrificave të luftës për liri.

    “Pa njëri-tjetrin nuk e kemi familjen, nuk e nderojmë vendin dhe nuk e sigurojmë të ardhmen”, përfundoi lideri i AAK-së, duke bërë thirrje për besnikëri ndaj atdheut dhe kombit dhe për rezistencë ndaj çdo propagande që mund të dëmtojë unitetin e familjes.

  • La Liga rikthehet më ndeshjet interesante

    La Liga rikthehet më ndeshjet interesante

    Kjo fundjavë pritet të sjellë xhiron e 13-të në La Ligën spanjolle,ku pritet të ketë ndeshje interesante.

    Kampioni aktual Barcelona e pret Athletic Bilbaon,dhe pikërisht në ndeshjen e parë në Camp Nou pas gati 3 vitesh.

    Barca në këtë ndeshje synon që të marrë 3 pikë në mënyrë që të mbesë në hap me Real Madridin në renditjen tabelare,kurse baskët do të synojnë që të marrin një rezultat pozitiv nga kjo ndeshje mjaft e vështirë.

    Real Madrid në anën tjetër do të luaj në udhëtim kundër Elches,ku “Los Blancos”synojnë të harrojnë barazimin ndaj Rayo Vallecanos dhe të shënojnë fitore,kurse Elche do të tentoj që para publikut të vet të shkaktoj befasi.

    Në ndeshjet e tjera që do të luhen në Spanjë Atletico Madrid luan në udhëtim ndaj Getafes,ku “Los Colchoneros”do të synojnë që të marrin një fitore për të mbetur në garë për dy pozitat e para në tabelë.

  • Studim i ri zbulon si ndryshon truri i grave gjatë shtatzënisë

    Studim i ri zbulon si ndryshon truri i grave gjatë shtatzënisë

    Një studim i ri ka zbuluar se truri i grave pëson ndryshime të dukshme gjatë shtatzënisë, një zbulim që mund të ndihmojë në kuptimin më të mirë të çrregullimeve si depresioni pas lindjes.

    Shkencëtarët kanë analizuar trurin e një gruaje gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë, duke krijuar hartën e parë të detajuar të këtij procesi.

    “Ne donim të shikonim trajektoren e ndryshimeve të trurit në mënyrë specifike gjatë dritares së shtatzënisë,” shpjegoi Laura Pritschet, autorja kryesore e studimit nga Universiteti i Kalifornisë, Santa Barbara.

    Autorët shpresojnë që ky hulumtim të ndihmojë një ditë në identifikimin e shenjave të hershme të çrregullimeve mendore, përfshirë depresionin pas lindjes. Për këtë qëllim, ekipi kërkimor ndoqi nga afër, Liz Chrastil, shkencëtare në Universitetin e Kalifornisë, Irvine, që mbeti shtatzënë përmes fekondimit in vitro (IVF).

    Gjatë gjithë shtatzënisë dhe për dy vjet pas lindjes, studiuesit kryen skanime të shumta MRI dhe analiza gjaku për të ndjekur ndryshimet në trurin e saj. “Ka qenë një udhëtim shumë i gjatë,” u shpreh Chrastil, bashkautore e studimit të botuar të hënën në revistën “Nature Neuroscience”.

    Në total, u realizuan 26 skanime para, gjatë dhe pas shtatzënisë, dhe rezultatet treguan se më shumë se 80 për qind e rajoneve të trurit të studiuara kishin reduktime në vëllimin e lëndës gri – pjesa e trurit përgjegjëse për proceset mendore dhe njohëse.

  • Pse melatonina mund të jetë e lidhur me probleme kardiake?

    Pse melatonina mund të jetë e lidhur me probleme kardiake?

    Miliona njerëz mbështeten te melatonina si një mjet natyral dhe i lirë për gjumë, por një studim i ri sugjeron se ky suplement, i cili mund të blihet pa recetë, mund të jetë i lidhur me një rrezik më të lartë për probleme kardiake

    Hulumtimi, i paraqitur së fundmi në ses-ionet shkencore të American Heart Association 2025 (ende i parecensuar), zbuloi se përdoruesit e melatoninës kishin përqindje më të larta të insuficiencës kardiake, hospitalizimeve dhe vdekshmërisë krahasuar me ata që nuk e përdornin. Megjithatë, ekspertët theksuan se studimi nuk provon se melatonina shkakton këto probleme të zemrës.

    Për të kuptuar më mirë ndikimin e mundshëm të melatoninës te zemra, studiuesit rekrutuan mbi 130.000 të rritur – 65.414 që kishin marrë melatonin të paktën një vit dhe një numër të njëjtë që nuk e kishin marrë. Gjatë pesë viteve, ata monitoruan shfaqjen e diagnozave të reja të insuficiencës kardiake, shtrimet në spital për insuficiencë dhe vdekshmërinë nga të gjitha shkaqet, transmeton Telegrafi.

    Si ndikon melatonina te zemra pas 5 vitesh përdorimi?

    Studiuesit zbuluan se përdoruesit e melatoninës kishin norma më të larta në të gjitha kategoritë:

    Insuficienca kardiake: 4.6% e përdoruesve të melatoninës (3.021 persona) zhvilluan insuficiencë kardiake, krahasuar me 2.7% (1.797 persona) në grupin kontroll, rreth 90% rrezik më i lartë.
    Hospitalizimet: 19% e përdoruesve të melatoninës (12.411 persona) u hospitalizuan për insuficiencë kardiake, krahasuar me 6.6% (4.309 persona) të mos-përdoruesve, pra 3.5 herë rrezik më i madh.
    Vdekshmëria nga të gjitha shkaqet: Përdoruesit e melatoninës kishin pothuajse dyfish më shumë gjasa të vdisnin nga çfarëdo shkaku gjatë periudhës pesëvjeçare.

    A mund ta përkeqësojë melatonina shëndetin e zemrës?

    Autori kryesor i studimit, dr. Ekenedilichukwu Nnadi, specializant i mjekësisë së brendshme në SUNY Downstate/Kings County Primary Care në Brooklyn, tha se këto rezultate ngritin pyetje të rëndësishme.

    “Suplementet e melatoninës ndoshta nuk janë aq të padëmshme sa supozohet zakonisht. Nëse studimi ynë konfirmohet, kjo mund të ndikojë në mënyrën se si mjekët këshillojnë pacientët për ‘ndihmësit e gjumit’, tha dr. Nnadi.

    Megjithatë, ai dhe ekspertët e tjerë theksuan se është shumë herët për të thënë se melatonina dëmton zemrën.

    Dr. Abha Khandelwal, kardiologe dhe profesore e mjekësisë kardiovaskulare në Stanford Medicine, theksoi se nevojiten më shumë të dhëna për dizajnin e studimit dhe karakteristikat e pjesëmarrësve.

    Kardiologia dr. Joyce M. Oen-Hsiao nga Yale Medicine shtoi se këto rezultate bien ndesh me gati dy dekada kërkimesh që sugjerojnë se melatonina mund të ketë efekte pozitive te pacientët me insuficiencë kardiake. Por studimi i ri nuk është konceptuar për të provuar një lidhje të drejtpërdrejtë shkak-pasojë.

    Dr. Oen-Hsiao shtoi se faktorë të tjerë mund të shpjegojnë rrezikun më të lartë mes përdoruesve të melatoninës: një pjesë e madhe e personave me pagjumësi vuajnë edhe nga gjendje të tjera mjekësore, si ankthi, depresioni, obeziteti, hipertensioni, diabeti ose aktivitet i ulët fizik, të cilat ndikojnë në shëndetin e zemrës.

    Pse melatonina mund të jetë e lidhur me probleme kardiake?

    Studiuesit theksojnë se nuk ka prova të qarta që melatonina shkakton probleme të zemrës apo rrit rrezikun e vdekjes. Megjithatë, ekzistojnë shpjegime të mundshme:

    Melatonina është hormon që prodhohet në tru dhe rregullon ritmin cirkadian, i cili ndikon në tensionin e gjakut, ritmin kardiak dhe tonusin vaskular.

    Marrja e saj kronike ose në doza shumë të larta, të paregulluara, mund të prishë ritmet natyrore ditë-natë.

    Suplementet shpesh përmbajnë doza më të larta se sa deklarohet në etiketë, duke rritur rrezikun e efekteve të padëshiruara.

    Nga ana tjetër, kërkimet tregojnë se melatonina mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit, tensionit të gjakut dhe inflamacionit në arterie. Ajo gjithashtu përmirëson cilësinë e gjumit, gjë që lidhet me stres më të ulët dhe energji më të lartë.

    A duhet të heqin dorë njerëzit nga melatonina?

    Ekspertët thonë se nuk ka arsye për panik. Shumica e njerëzve mund ta marrin në dozat e rekomanduara pa probleme të mëdha. Idealja është:

    të fillohet me dozën më të ulët të mundshme,
    të mos merret çdo natë,
    përdorimi i saj të jetë nën këshillimin e mjekut, sidomos nëse pacienti ka sëmundje të zemrës ose përdor ilaçe të tjera.
    /Telegrafi/

  • Biserko për “Sarajevo Safari”: A mund të bëhej president dikush që mbante pushkë në kodrat e Sarajevës?

    Biserko për “Sarajevo Safari”: A mund të bëhej president dikush që mbante pushkë në kodrat e Sarajevës?

    Gazetari investigativ kroat, Domagoj Margetić, e ka i ka depozituar një ankesë pranë prokurorëve italianë për Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me rastin “Sarajevo Safari”, duke kërkuar nisjen e një hetimi në Itali mbi akuzat se qytetarë të huaj paguan për të qëlluar civilë gjatë rrethimit të Sarajevës tre dekada më parë.

    Sonja Biserko, themeluesja dhe presidentja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, tha për Antenu M se përfshirja e Vuçiçit në këtë rast është e padiskutueshme:

    “Është e padiskutueshme që Aleksandar Vuçiq, gjatë safarive njerëzore në Sarajevë, qëndroi në varrezat hebraike, një nga pozicionet më të rrezikshme dhe më të kërkuara në qytet. Ai vetë deklaroi se ishte vullnetar dhe kaloi një kohë të caktuar atje,” theksoi Biserko.

    Ajo shtoi se e njëjta gjë u konfirmua edhe nga Vojislav Šešelj gjatë gjyqit në Hagë dhe se çështja është diskutuar disa herë: “Por pyetja nuk është bërë kurrë hapur – a mund të bëhet president i vendit dikush që mbante pushkë në kodrat e Sarajevës?”

    Biserko vuri në dukje se kjo situatë tregon shumë për shoqërinë serbe:
    “Për një shoqëri që nuk është e gatshme të përballet me përgjegjësinë e saj për luftërat e viteve 1990 dhe të mbajë qëndrim të qartë ndaj bartësve të asaj politike të dëmshme. Millosheviqi sot perceptohet nga një pjesë e konsiderueshme e publikut si një luftëtar i madh për interesat kombëtare serbe,” përfundoi ajo.

    Rasti “Sarajevo Safari” përshkruan praktikën ku qytetarë të pasur të huaj paguanin për mundësinë e të qëlluarit civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, gjatë rrethimit të qytetit. Margetić po ashtu publikoi materiale që ai pretendon se konfirmojnë praninë e Vuçiçit në një nga pozicionet më të kërkuara të snajperëve mbi qytet.

  • Arsenal-Tottenham derbi i fundajvës në Premierligë

    Arsenal-Tottenham derbi i fundajvës në Premierligë

    Premierliga angleze do të rikthehet në fundjavë me ndeshjet e xhiros së 12-të,ku pritet të ketë ndeshje tejet interesante.

    Vëmendja pritet të jetë në Londër,ku Arsenal e pret në Emirates skuadrën e Tottenhamit.

    Arsenal me 3 pikë synon që të përforcojë edhe më shumë kreun e tabelës dhe të largohet edhe më shumë nga skuadrat përcjellëse,ndërkohë Spurs synojnë një rezultat pozitiv nga kjo përballje.

    Ndeshja Arsenal-Tottenham pritet të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 17:30.

    Kampioni aktual Liverpool në Anfield pritet të takohet kundër Nottingham Forest ,ku “The Reds”synojnë fitore për tu ngjitur në renditjen tabelare kurse Nottingham Forest do të mundohen të marrin një pikë nga kjo ndeshje.

    Në ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në Angli Manchester City luan në udhëtim kundër Neëcastle United,teksa Chelsea do të takohet kndër Burnley-it, si dhe Man United e pret në Old Trafford Evertonin.

  • “Jemi në prag të kolapsit financiar”, Linja 3A pezullon qarkullimin

    “Jemi në prag të kolapsit financiar”, Linja 3A pezullon qarkullimin

    Linja 3A ka njoftuar se do të pezullojë përkohësisht qarkullin e autobusëve.

    Sipas njoftimit, pezullimi do bëhet përkohësisht deri në zgjidhjen e çështjeve aktuale financiare me të cilat po përballet komuna shkaku i mungesës së buxhetit.

    “Si rezultat i mosshlyerjes së këtyre obligimeve, kompania është afruar në prag të një kolapsi financiar, pasi bart mbi vete detyrime të mëdha ndaj furnizimeve me naftë, mirëmbajtjes teknike, pagave të punëtorëve, kredive, qirasë dhe shumë obligimeve të tjera operacionale”,thuhet në njoftim.

    Postimi i plotë:

    Qendra sh.p.k – Linja 3A Prishtinë

    Të nderuar qytetarë dhe udhëtarë,

    Ju njoftojmë se Kompanija Qendra sh.p.k, Linja 3A, është e detyruar të pezullojë përkohësisht qarkullimin e autobusëve deri në zgjidhjen e çështjeve aktuale financiare me të cilat po përballet kompania.

    Lajmërohen të gjithë pasagjerët e Linjës 3A: Kodra e Trimave – Muharrem Fejza – Matiqan – Zllatar se pezullimi i përkohshëm i qarkullimit vjen jo nga dëshira jonë, por si imponim i situatës së krijuar tash e 7 muaj, për arsye se nuk na janë paguar shërbimet tona për të njëjtën periudhë.

    Si rezultat i mosshlyerjes së këtyre obligimeve, kompania është afruar në prag të një kolapsi financiar, pasi bart mbi vete detyrime të mëdha ndaj furnizimeve me naftë, mirëmbajtjes teknike, pagave të punëtorëve, kredive, qirasë dhe shumë obligimeve të tjera operacionale.

    Lusim Komunën e Prishtinës, Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Ministrinë e Financave për gjetjen e një zgjidhjeje urgjente në lidhje me buxhetin, sepse ndalja e transportit publik në Kryeqytet do ta paralizojë të gjithë qytetin dhe do të krijojë pasoja të rënda për mijëra qytetarë që varen nga ky shërbim.

    Për çdo ndryshim apo informacion të ri, do të ju njoftojmë menjëherë përmes kanaleve tona zyrtare.

    Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe ju falënderojmë për durimin e bashkëpunimin.

    Me respekt,

    Qendra sh.p.k – Linja 3A Prishtinë

  • Rusët vazhdojnë bombardimet ndaj objekteve civile, pesë persona humbën jetën

    Rusët vazhdojnë bombardimet ndaj objekteve civile, pesë persona humbën jetën

    Sulmet ruse shkaktuan të paktën pesë të vdekur dhe tre të plagosur të enjtën mbrëma në qytetin e Zaporizhzhias, në jug të Ukrainës, njoftoi guvernatori rajonal Ivan Fedorov përmes Telegram.

    Në pamjet e publikuara nga guvernatori, shihen ndërtesa të përfshira nga flakët dhe rrugë të mbushura me rrënoja, duke treguar shkatërrimin e madh që sulmi ka shkaktuar në zonën urbane.

    Më herët gjatë ditës, Fedorov kishte paralajmëruar për rrezikun e një sulmi rus me bomba, duke u bërë thirrje banorëve të qëndronin të kujdesshëm dhe të mbanin distancën nga zonat e rrezikshme.

    Sulmet duket se ishin të synuara ndaj infrastrukturës civile dhe objekteve tregtare, pasi sipas raporteve, flakët përfshinë disa dyqane dhe një automjet, duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.

    Shërbimi Shtetëror i Situatave të Emergjencës i Ukrainës konfirmoi ngjarjen përmes Telegram, duke deklaruar se “më 20 nëntor, rreth orës 22:10, trupat ruse goditën Zaporizhzhian”. Autoritetet lokale po punojnë për të vlerësuar dëmet dhe për të ofruar ndihmë për viktimat dhe familjet e tyre.

    Zaporizhzhia, një qytet kyç në jug të Ukrainës, ka qenë shpesh objekt sulmesh gjatë konfliktit të vazhdueshëm midis Ukrainës dhe forcave ruse.

    Ky incident i fundit thekson rritjen e tensioneve dhe pasigurinë për banorët lokalë, të cilët përballen me kërcënime të përsëritura ndaj jetës dhe pronës së tyre.

    Autoritetet kanë apeluar për solidaritet dhe mbështetje ndaj komunitetit, duke theksuar nevojën për masat mbrojtëse dhe evakuimin e mundshëm në rast emergjencash të reja.

  • Rrjetet sociale: strehë emocionale apo vetëm iluzion mbështetjeje?

    Rrjetet sociale: strehë emocionale apo vetëm iluzion mbështetjeje?

    Përgatiti Anila Jashari

    Në një epokë ku jeta sociale është gjithnjë e më shumë e zhvendosur në botën virtuale, rrjetet sociale po marrin rolin e një hapësire ku të rinjtë kërkojnë ngushëllim, kuptim dhe mbështetje emocionale. Postimet, mesazhet dhe reagimet online shpesh shihen si mënyra më e shpejtë për të kërkuar vëmendje dhe për të ndarë përjetime personale. Por sa e vërtetë është kjo mbështetje?

    Sipas një raporti nga UNICEF, shumë adoleshentë përballen me sfida emocionale si stres, izolim dhe ankth, por mungon që t’i dëgjojnë në mënyrë serioze.

    “…Shumë shpesh, kur të rinjtë flasin, nuk dëgjohen; ndjenjat e tyre shpërfillen si të parëndësishme, egoiste ose thjesht si një fazë kalimtare…”, thuhet në raport.

    Megjithatë aty potencohet se gjithnjë e më shumë të rinjtë po i përdorin rrjetet sociale për të kërkuar mbështetje emocionale, duke ndarë probleme personale, ndjenja ankthi apo momente të vështira.

    “…Mediat sociale ofrojnë një platformë të fuqishme… për të arritur te të rinjtë, për të ndarë burime të besueshme të shëndetit mendor dhe për të nxitur biseda kuptimplote rreth mirëqenies…”

    Megjithatë, mbështetja që marrin aty shpesh është sipërfaqësore. Një “like”, një emoji apo një koment i shkurtër nuk zëvendëson komunikimin e vërtetë dhe ndihmën emocionale nga njerëz realë.

    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë për sa i takon kujdesit mendor mbështetja emocionale nuk mund të vijë vetëm nga platformat online! Megjithatë, rrjetet sociale kanë edhe anët pozitive. Ato u kanë sjellë të rinjve mundësi për të ndarë përvoja, për të gjetur persona që i kuptojnë dhe për të ndërtuar komunitete mbështetëse në ditë të vështira. Por edhe UNICEF paralajmëron se kjo mbetet mbështetje afatshkurtër dhe nuk mund të zëvendësojë marrëdhëniet e vërteta offline.

     

  • Britania pritet të dislokojë trupa për mision paqeruajtës në Ukrainë

    Britania pritet të dislokojë trupa për mision paqeruajtës në Ukrainë

    Sipas raportimeve, qeveria britanike po shqyrton mundësinë e dislokimit të forcave të saj për disa qëllime: ruajtjen e paqes në zonat e prekura nga konflikti, trajnimin dhe mbështetjen e trupave ukrainase, si dhe pjesëmarrjen në patrullimet ajrore për sigurinë e hapësirës ajrore.

    Ky veprim shihet si një mënyrë për të mbështetur stabilitetin dhe sigurinë në Ukrainë, pas një armëpushimi të mundshëm.

    Gjithashtu, Londra po diskuton mundësinë e zgjerimit të grupit të Detit të Zi së bashku me Turqinë, Rumaninë dhe Bullgarinë, shkruan blommberg.

    Ky grup do të ketë si detyrë kryesore pastrimin e zonave nga minat dhe hapjen e rrugëve të sigurta detare për trafikun tregtar dhe ndihmat humanitare. Bashkëpunimi rajonal synon të rrisë stabilitetin dhe të mbrojnë lirinë e lundrimit në një nga rajonet më strategjike të Detit të Zi.

    Sipas Bloomberg, për këto iniciativa, qeveria britanike planifikon të shpenzojë më shumë se 120 milionë euro vetëm për shpenzimet fillestare.

    Kjo përfshin kostot për dislokimin e trupave, pajisjet e nevojshme, si dhe përgatitjet për operacionet e sigurisë dhe trajnimet e personelit ukrainas.

    Ky plan i Londrës tregon përkushtimin e Britanisë ndaj mbështetjes së Ukrainës dhe bashkëpunimit me partnerët rajonalë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon.