ATV

Blog

  • Gruaja e ish-policit Arbnor Spahiu me postim emocionues: Mirë se erdhe, dashuria ime e jetës

    Gruaja e ish-policit Arbnor Spahiu me postim emocionues: Mirë se erdhe, dashuria ime e jetës

    Jeta Spahiu, bashkëshortja e Arbnor Spahiut, ka reaguar me një postim emocionues pas lirimit nga burgu të ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale Operative të Kosovës, i cili ishte burgosur nga autoritetet serbe.

    Ajo përmes një postimi në Facebook i uroi mirëseardhje bashkëshortit të saj, të cilin e përgëzoi për durimin.

    Tutje, ajo ka shkruar se periudha e gjatë e vuajtjeve dhe pasigurisë kishte qenë e rëndë për të dy, por gjithashtu shprehu besimin e fortë që e vërteta do të triumfonte.

    Ajo e përshkroi këtë moment si një pikë kthese, ku fundi i dhimbjes është gjithashtu një fillim i një jete më të lumtur për ta si familje.

    “Bashkëshorti im u lirua më në fund. Pas kaq shumë dhimbjesh, pas kaq shumë netëve pa gjumë, pas gjithë asaj barre që e mbajte i vetëm atje brenda… sot më në fund je në shtëpi. Nuk u dorëzove asnjëherë, sepse e dija që e vërteta jonë do fitonte. Mirë se erdhe dashuria ime e jetës. Ke përjetuar shumë, ke hequr më shumë se çdo kush mund ta imagjinojë..por ja ku jemi sot: bashkë, më të fortë se kurrë. Fundi i dhimbjes është fillimi i lumturisë sonë”, ka shkruar Jeta Spahiu në reagimin e saj në Facebook.

  • Lando Norris në pole position në çmimin e madh të Las Vegasit

    Lando Norris në pole position në çmimin e madh të Las Vegasit

    Piloti i McClaren Lando Norris pritet të nis nga pole position në garën për cmimin e madh të Las Vegasit.

    Britaniku e përfundoi provat në kohën prej 1 minuta e 47 sekonda e 934 të qindat,duke siguaruar kohën më të mirë,dhe mori një avantazh të mirë në garën për titull të kampionit në Formula 1 tre gara para fundit.

    Përndryshe në vendin e dytë u pozicionua Max Verstappen i Red Bullit,kurse në vendin e tretë rendit spanjolli Carlos Sainz me Williams,kurse në të katërtin u pozicionua George Russell me Mercedes.

    Kujtojmë që gara për cmimin e madh të Las Vegas në Formula 1 pritet të zhvillohet të dielën.

  • Fenerbahçe dhe Al Nassr në garë për Robert Lewandovskin

    Fenerbahçe dhe Al Nassr në garë për Robert Lewandovskin

    Sulmuesi polak Robert Lewandovski duket se i ka ditët e numëruara tek gjiganti katalunas Barcelona.

    Sipas raportiomeve dy klubet e njohura Fenerbahce dhe Al Nassr synojnë transferimin e veteranit polak,dhe në anën tjetër Barca po synon që të ulë moshën mesatare të skuadrës për t’i dhënë mundësi lojtarëve të rinj.

    Përndryshe gjiganti turk është më aktiv në garë,kjo pasi Fener dëshiron ta largojë Youssef En-Nesyri në janar,ndërkohë Al Nassr ka një ofertë më të lartë për Leëan.

    Megjithatë Lewandovski është më shumë i etur për të qëndruar në Evropë,dhe se edhe klube të tjera si Milan,Atletoico Madrid dhe Manchester United janë duke monitoruar situatën e polakut.

    Kujtojmë që Robert Leëandovski në 12 ndeshje ka realizuar 7 gola,teksa kontrata me Barcelonën skadon deri në qershor të vitit 2026.

  • Oklahoma City Thunder shënon fitore bindëse-Denver Nuggets fiton në udhëtim Houston Rockets

    Oklahoma City Thunder shënon fitore bindëse-Denver Nuggets fiton në udhëtim Houston Rockets

    Janë zhvilluar ndeshje mjaft interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Oklahoma City Thunder shënoi fitore bindëse kundër Utah Jazz,dhe atë me rezultat 144:112.

    Shai Gilgeous Alexander me 31 pikë e 8 asistime ishte basketbollisti më i mirë tek Thunder,teksa  Jaylin Williams kontribuoi me 15 pikë,6 kërcime e 6 asistime.

    Ndërkohë tek Jazz më i miri ishte Keyonte George me 20 pikë e 8 asitime,teksa Kyle Filipovski kontribuoi me 18 pikë e 7 kërcime.

    Në anën tjetër Denver Nuggets ka mposhtur skuadrën e Houston Rockets me rezultat 112:109.

    Nikola Jokic me 34 pikë,10 kërcime e 9 asistime,si dhe Jamal Murray me 26 pikë e 10 kërcime ishin më të mirët për Nuggets,kurse në anën tjetër për Rockets Reed Shepphard me 27 pikë si dhe Aaron Thompson me 22 pikë ishin më basketbollistët më efikas.

  • I vuri në gjumë me valium vjehrrin dhe vjehrrën dhe ua vodhi paratë, arrestohet dhëndri në Librazhd

    I vuri në gjumë me valium vjehrrin dhe vjehrrën dhe ua vodhi paratë, arrestohet dhëndri në Librazhd

    Një ngjarje e rrallë ka tronditur Librazhdin, ku një person është arrestuar pasi i ka dhënë një çiftit të moshuar dozë të lartë valiumi dhe më pas i ka vjedhur një shumë parash. Sipas informacioneve të Policisë së Shtetit, i dyshuari është 36 vjeç dhe rezulton të jetë dhëndri i çiftit.

    Policia ka publikuar pamje nga arrestimi i të dyshuarit dhe ka bërë me dije se hetimet janë zhvilluar në kuadër të operacionit “Opportunity”.

    “Pas marrjes së njoftimit se dy bashkëshortë ishin dërguar fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në QSUT, në gjendje të rënduar shëndetësore dhe të dyshuar për intoksikim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd organizuan menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

    Falë veprimeve të shpejta dhe të koordinuara hetimore, të kryera në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Personit në DVP Elbasan dhe nën drejtimin e Prokurorisë, u bë e mundur zbardhja e plotë e ngjarjes, si dhe identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit I. K., 36 vjeç”, thuhet në njoftim.

    Hetimet kanë zbuluar se i dyshuari, i afërm familjar i çiftit, dyshohet se u ka administruar atyre një dozë të lartë medikamenti qetësues, të dyshuar si valium, duke shkaktuar dëmtime të rënda shëndetësore, dhe më pas ka vjedhur një shumë parash në banesën e tyre.

    Policia thekson se çifti i moshuar ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

    Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma e parave të vjedhura dhe një celular. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

  • Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Destan Krasniqi

    Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Destan Krasniqi

    Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Destan Krasniqi nga fshati Ngucat i Malishevës, raporton Gazeta Sinjali.

    Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit.

    Lamtumira e fundit do t’i jepet sot në orën 15:00 në varrezat e lagjes Krasniqi, në Ngucat.

    Agjenda e ceremonisë mortore:

    Ora 14:00 – Homazhe dhe nderime (Shkolla fillore “Dëshmorët e Kombit”, Ngucat)

    Ora 14:30 – Mbledhje komemorative në objektin e shkollës

    Ora 15:00 – Ceremonia e varrimit (Varrezat e lagjes Krasniqi, Ngucat)

  • Bajrami thotë se subvencionimi i energjisë s’ka favorizuar qytetarët, por tregtarët: Çfarë hipokrizie

    Bajrami thotë se subvencionimi i energjisë s’ka favorizuar qytetarët, por tregtarët: Çfarë hipokrizie

    Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj masës së subvencionimit të faturave të energjisë elektrike nga qeveria në detyrë, duke e cilësuar atë si “hipokrizi, korrupsion dhe gënjeshtrën më të madhe të qeverisë”.

    Sipas saj, masa e prezantuar si ndihmë për qytetarët nuk ka pasur efekt real në lehtësimin e barrës financiare të familjeve, por ka shërbyer për të favorizuar tregtarët e energjisë me të cilët, siç pretendon Bajrami, qeveria ka lidhje të ngushta.

    Ajo ka theksuar se një familje mesatare që në tetor të vitit 2019 ka paguar 54 euro për energji, në tetor të vitit 2025 ka paguar 169 euro, duke e cilësuar këtë si rritje prej rreth 300%. Për të ilustruar këtë, Bajrami ka bashkangjitur edhe dy fatura – një nga tetori 2019 dhe një nga tetori 2025.

    Sipas saj, rritja e çmimit të energjisë ka goditur edhe bizneset prodhuese, duke bërë të ditur se çmimi për një megavat (mWh) brenda një viti është rritur nga 75 euro në 206 euro.

    Postimi i plotë:

    ”Subvencionimi i faturave të energjisë”

    Energjia – korrupsioni dhe gënjeshtra më e madhe e kësaj Qeverie

    Dje Albin Kurti përmes Hekuran Muratit na njoftoi se në këtë muaj ka nisur subvencionimi i faturave të energjisë elektrike.

    Çfarë hipokrizie!

    Derisa në tetor të vitit 2019 një familje mesatare në Kosovë ka paguar 54 Euro. A e dini sa ka paguar e njëjta familje në tetor të vitit 2025? Ka pagu 169 Euro. dmth. 300% më shumë, e tash kishin ”ne jemi për popull dhe po subvencionojmë faturat familjeve”.

    Por, pos ngritjes së çmimit të energjisë elektrike për 300%, rreth 1300 biznese vendore, pjesa dërmuese prodhuese pas “liberalizimit të tregut” çmimin e MWh që tetorin e vitit të kaluar e kanë pagu 75 Euro tash e paguajnë 206 Euro.

    Ndërsa të dhënat e Doganës së Kosovës konfirmojnë se derisa Kosova për vitet 2015-2020 ka importu 273 milionë Euro energji, importi i energjisë gjatë pesë viteve të qeverisë së Albin Kurtit 2021 – shtator 2025 ka arritur në 811 milionë Euro.

    A po e shihni mashtrimin?

    Ani “po ju subvencionojmë faturat”

    Po i subvenciononi xhepat e tregtarëve të energjisë me të cilët keni lidhje të ngushta, me paratë e rinisë që ka ikë në mërgim e nga atje po e financon konsumin në Kosovë (krejt kjo lehtë e faktushme)

  • Puna 4 ditë në javë del më produktive

    Puna 4 ditë në javë del më produktive

    Të punosh 4 ditë në javë është më produktive Nëse dëshironi që punonjësit tuaj të jenë më produktivë, jepuni atyre një ditë pushim të paguar çdo javë.

    “Kjo do të thotë të punosh në mënyrë më inteligjente, dhe jo më gjatë” thotë Andrew Barnes, themelues i kompanisë Perpetual Garden në Zelandën e Re.

    Ndërkohë që sipas një studimi të Vouchercloud në Britaninë e Madhe në vitin 2017, mesatarisht një punonjës është i përqendruar rreth 2 ore e 53 minuta në punë.

    Ndërsa Workforce Institute at Kronos, në një studim të vitit 2018, doli në përfundimin se më shumë se gjysma e punonjësve me kohë të plotë mendonin se mund ta bënin punën e tyre në pesë orë, nëse gjatë kësaj kohe nuk do të ndërpriteshin në punën e tyre.

  • Luis Diaz dënohet me tre ndeshje moslojë në Ligën e Kampionëve

    Luis Diaz dënohet me tre ndeshje moslojë në Ligën e Kampionëve

    Gjiganti gjerman Bayern Munich ka marrë një goditje tejet të rëndë,dhe atë para ndeshjes kundër Arsenalit në Ligën e Kampionëve.

    Ylli kolumbian Luiz Diaz është suspenduar me 3 ndeshje në Champions,kjo për shkak të kartonit të kuq të marrë në takimin kundër PSG-së ,ku jo vetëm që nuk do të luaj kundër Arsenalit port ë mungoj edhe ndaj Sporting Lisbonës dhe Union SG.

    Përndryshe drejtuesit bavarezë kanë kërkuar shpjegime nga UEFA për këtë suspendim,dhe është duke kërkuar një apel për të zvogëluar në 1 ndeshje .

    Padyshim se ky është një hendikep për skuadrën e Vincent Kompany,dhe duhet të përgatitet për ndeshjen kundër londinezëve pa njërin nga yjet e ekipit.

    Kujtojmë që Bayern Munich luan kundër Arsenalit në Champions të mërkurën me fillim nga ora 20:45.

  • Zjarri në Prishtinë, Policia: Shpërtheu në parkingjet e një objekti, s’ka të lënduar

    Zjarri në Prishtinë, Policia: Shpërtheu në parkingjet e një objekti, s’ka të lënduar

    Një zjarr ka përfshirë rreth orës 01:00 pas mesnate parkingjet e një qendre tregtare në rrugën Agron Rrahmani në Prishtinë.

    Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes, përveç forcave të rendit, kanë dalë edhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar flakët.

    Zëdhënësi i policisë për kryeqytet, Enis Pllana, tha se nga ky incident nuk raportohet për të lënduar.

    “Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.”, tha ai.