ATV

Blog

  • “Pantallona lëkure: Trendi që po dominon rrugët e qytetit”

    “Pantallona lëkure: Trendi që po dominon rrugët e qytetit”

    Pantallona lëkure po kthehen fuqishëm në modë këtë sezon dhe nuk është çudi pse. Nga setet elegante për zyrë deri te look-et casual për kafe me shoqet, ky trend duket se mund të kombinohet me gjithçka.

    Stilistët rekomandojnë të zgjidhni modele që përshtaten me formën tuaj dhe të kombinoni ngjyrat klasike si e zeza, kafe ose e kuqe me aksesorë minimalë për një efekt “chic”. Për ata që duan një stil më rebel, pantallonat lëkure me detaje metalike ose të prerjes së veçantë janë zgjedhja perfekte.

    Ky trend nuk është vetëm estetik, por edhe praktic – lëkura e mirë ka qëndrueshmëri dhe duket gjithmonë elegante. Nëse po kërkoni të përmirësoni garderobën tuaj, pantallonat lëkure janë padyshim një investim që nuk zhgënjen.

  • Mourinho shpërthen para sfidës me Ajax-in: “Mjaft më me kritikat”

    Mourinho shpërthen para sfidës me Ajax-in: “Mjaft më me kritikat”

    Atmosfera te Benfica është e nxehtë para përballjes vendimtare të Champions League ndaj Ajax-it, dhe Jose Mourinho nuk e fshehu aspak tensionin në konferencën për shtyp.

    Të dy skuadrat janë ende pa pikë në grup, ndërsa presioni mbi trajnerin portugez është rritur ndjeshëm pas paraqitjeve të zbehta të ekipit. Pyetjet e vazhdueshme të gazetarëve për lojën e dobët në Kupën e Portugalisë irrituan Mourinhon, i cili reagoi hapur duke shprehur pakënaqësinë e tij.

    I pyetur nëse kritikat e tij ndaj lojtarëve mund të krijojnë probleme brenda dhomës së zhveshjes, ai u përgjigj me një krahasim të drejtpërdrejtë:

    “Edhe prindërit s’janë gjithmonë të butë. Ka faza. Kështu është edhe këtu.”

    Mourinho u tregua i prerë edhe kur u pyet për situatën e Ivanovic, duke akuzuar disa gazetarë për “shtrembërim të fakteve” dhe duke mbrojtur futbollistin:

    “Është një djalë fantastik, punon shumë. Komentoni sa të doni, por mos shpikni.”

    Benfica udhëton në Amsterdam në kërkim të fitores së parë evropiane dhe qetësisë që i mungon prej javësh. Për Mourinho-n, kjo sfidë vlen shumë më tepër se tre pikë.

  • Mbahet trajnim zyrtar për stafin e futbollit bazik në FFK me ekspertë të FIFA-s

    Mbahet trajnim zyrtar për stafin e futbollit bazik në FFK me ekspertë të FIFA-s

    Sot është mbajtur trajnim zyrtar për stafin e futbollit bazik në FFK me ekspertë të FIFA-s.

    Në fokus ishte ngritja e kapaciteteve profesionale të stafit, trajnerëve dhe administratorëve, sipas standardeve moderne të futbollit amator.

    U prezantuan udhëzimet më të fundit të FIFA-s për një futboll amator të sigurt dhe të organizuar.

    Aktiviteti është pjesë e programit Grassroots për rritjen e pjesëmarrjes, edukimin sportiv dhe zhvillimin e talentëve.

    Ekspertët e FIFA dhe UEFA theksuan progresin e Kosovës dhe nevojën për zhvillim të mëtejshëm të infrastrukturës. /ATVLIVE.TV

  • “Çfarë tregon pozicioni i gjumit për personalitetin tuaj”

    “Çfarë tregon pozicioni i gjumit për personalitetin tuaj”

    Të gjithë kemi zakone të ndryshme gjumi, por a e dini që mënyra si flini mund të tregojë diçka për personalitetin tuaj? Në veçanti, ata që preferojnë të flenë mbi bark shpesh kanë disa tipare interesante.

    Studimet dhe psikologët sugjerojnë se njerëzit që flenë mbi bark zakonisht janë energjikë, të vendosur dhe të drejtpërdrejtë. Ata mund të jenë miqësorë dhe të afërt, por shpesh u mungon një dozë e vogël fleksibiliteti kur bëhet fjalë për adaptimin në situata të reja.

    Një tjetër tipar i zakonshëm është se këta individë kanë një ndjenjë të fortë për privatësi dhe nuk e tregojnë lehtë emocionet e tyre. Megjithatë, kur ndihen të sigurt me dikë, bëhen besnikë dhe të kujdesshëm.

    Pozicioni i gjumit nuk përcakton gjithë personalitetin tuaj, por është një detaj i vogël që mund t’ju japë një ide për tiparet tuaja dhe mënyrën se si lidheni me të tjerët. Dhe kujdes – të flini mbi bark mund të ketë ndikim edhe në qafë dhe shpinë, kështu që sigurohuni që jastëku të jetë i përshtatshëm.

  • “A ndikojnë miqësitë në ciklin tuaj menstrual?”

    “A ndikojnë miqësitë në ciklin tuaj menstrual?”

    Shpesh kemi dëgjuar thashetheme që gruaja që kalon shumë kohë me shoqet e saj mund të përjetojë një sinkronizim të cikleve menstruale. Por sa e vërtetë është kjo?

    Ideja e “sinkronizimit menstrual” u propozua për herë të parë në vitet ’70 nga disa studiues që vunë re se gratë që jetonin së bashku shpesh kishin cikle që dukeshin të përputhura me njëra-tjetrën. Ky fenomen u quajt “efekti McClintock”.

    Megjithatë, studime të mëvonshme kanë hedhur dyshime mbi këtë teori. Shkencëtarët kanë zbuluar se përputhjet e cikleve janë më shumë rastësi sesa një fenomen biologjik i garantuar. Cikli menstrual është i kontrolluar nga hormonet e trupit dhe mund të ndryshojë çdo muaj për shumë arsye: stresi, ushqimi, gjumi apo aktiviteti fizik.

    Pra, edhe pse është një ide interesante dhe shumë prej nesh e përjetojnë ndonjëherë “sinkronizimin”, nuk ka prova të forta që miqësitë të ndikojnë direkt në ciklin menstrual. Ajo që është më e rëndësishme është të kuptoni trupin tuaj dhe të monitoroni shenjat që ju dërgon, pa u shqetësuar për “sinkronizimet” me të tjerat.

    Në fund, çfarë ndodh me ciklin tuaj është unik dhe nuk duhet krahasuar gjithmonë me shoqet – edhe pse kalimi i kohës së mirë me to mund të jetë gjithmonë një kënaqësi.

  • Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?

    Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?

    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Këto dhimbje mund t’i përjetoni pas një nate me gjumë të dobët, kur keni pasur stres ose mund t’i përjetoni edhe rregullisht.

    Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë e trupit. Në orët e hershme të mëngjesit, niveli i dhimbjes së brendshme të trupit mund të jetë i vogël. Gjatë kësaj kohe, trupi mund të prodhojë më shumë adrenalinë e kjo rezulton në dhimbje të kokës.

    Mungesa e gjumit kualitativ ose çrregullimet e gjumit mund të jenë po ashtu shkaktarë të dhimbjeve të kokës në mëngjes. Njerëzit me çrregullime të gjumit janë 2 deri në 8 fish më të prirë të kenë dhimbje të tilla.

    Migrena dhe dhimbjet e kokës në mëngjes

    Migrena mund të jetë shkaktari i dhimbjeve të hershme të kokës. Më shumë se 29 milionë amerikanë vuajnë nga migrena – ndërkaq ky lloj i dhimbjes së kokës ndikon në aftësinë tuaj për të funksionuar. Gjysma e këtyre dhimbjeve fillojnë mes orës 4 dhe 9 të mëngjesit, ndërkaq deri në 50% të personave me migrenë kanë probleme me gjumë.

    Pagjumësia

    Pagjumësia është shpeshherë shkaktar i dhimbjeve të kokës në mëngjes. Pagjumësia mund të trajtohet në shumë mënyra, por paraprakisht duhet të konsultoheni me doktorin tuaj.

    Depresioni dhe ankthi

    Në një studim të publikuar në revistën ‘Journal of the american Medical Association’, faktorët më të rëndësishëm të dhimbjeve kronike të kokës në mëngjes kishin qenë ankthi dhe depresioni. Këto probleme të shëndetit mendor mund të shpijnë edhe në pagjumësi, e që pastaj vetëm rritet rreziku i dhimbjeve të kokës në mëngjes.

    Përdorimi i medikamenteve apo konsumimi i alkoolit

    Edhe alkooli dhe ilaçet mund të jenë shkaktarë të dhimbjeve të kokës. Medikamentet mund t’jua pengojnë gjumin, ndërkaq konsumimi i alkoolit ndikon që të mos bëni mjaftueshëm gjumë dhe të keni dhimbje të kokës.

  • Maignan vendimtar në derbi, por largimi i tij nga Milani po afrohet

    Maignan vendimtar në derbi, por largimi i tij nga Milani po afrohet

    Fitorja 1-0 e Milanit kundër Interit në derbin e fundit u vulos nga një sërë ndërhyrjesh spektakolare të Mike Maignan, i cili ishte padyshim figura kyçe e mbrëmjes. Portieri francez u kthye në mur të pakalueshëm dhe i dha skuadrës tri pikë të arta në një ndeshje me intensitet të lartë.

    Por, pavarësisht paraqitjes së nivelit më të lartë, në ambientin kuqezi mbizotëron shqetësimi. Marrëdhëniet mes Maignan dhe klubit vazhdojnë të jenë të tensionuara, duke hedhur hije të mëdha mbi të ardhmen e tij në Milano.

    Burime pranë klubit tregojnë se ftohja nisi vitin e kaluar, kur Milani paraqiti një propozim rinovimi nën pritshmëritë e lojtarit. Oferta e konsideruar e pamjaftueshme irritoi Maignan, i cili prej asaj kohe ka refuzuar të rikthehet në tavolinën e negociatave. Kontrata e tij skadon në qershor dhe për momentin, asnjëra palë nuk duket e gatshme të lëshojë terren.

    Milan synon të rikthejë ofertën rreth 5 milionë euro në sezon, por edhe ky hap vlerësohet si i pamjaftueshëm për të ndryshuar mendjen e portierit. Situata ka tërhequr menjëherë vëmendjen e tregut, pasi klube të mëdha e shohin si një mundësi të rrallë për të siguruar një portier të nivelit botëror me parametra zero.

    Interesi më i fortë vjen nga Anglia, ku disa skuadra të Premier League janë gati t’i ofrojnë francezit një kontratë të majme dhe një projekt afatgjatë. Edhe Juventus po monitoron nga afër situatën, pasi ende nuk ka bindje të plotë te Michele Di Gregorio dhe kërkon një profil më të sigurt dhe më vendimtar.

    Maignan, i njohur për ambicien dhe mentalitetin fitues, kërkon një ekip që synon trofetë më të mëdhenj. Te Milani, vetëm një sezon triumfues do të mund të ndryshonte gjërat — dhe edhe kjo mbetet e vështirë në kushtet aktuale.

    E ardhmja e Mike Maignan mbetet një mister, por një gjë është e sigurt: nëse situata nuk ndryshon shpejt, Milani rrezikon të humbasë një nga shtyllat më të rëndësishme të skuadrës së tij.

  • Trump nënshkruan urdhrin që shpall Vëllazërinë Myslimane si organizatë terroriste

    Trump nënshkruan urdhrin që shpall Vëllazërinë Myslimane si organizatë terroriste

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv që hap rrugën për përcaktimin e Vëllazërisë Myslimane si Organizatë Terroriste e Huaj (FTO) dhe Organizatë Globale Terroriste e Caktuar Posaçërisht (SDGT).

    Sipas urdhrit, Sekretarët e Shtetit dhe të Thesarit duhet të përgatisin një raport të detajuar mbi degët e organizatës në Liban, Egjipt dhe Jordani, për të vlerësuar nëse ato plotësojnë kriteret për shpalljen si grupime terroriste.

    Pas paraqitjes së raportit, institucionet përkatëse kanë 45 ditë kohë për të ndërmarrë hapat zyrtarë të përcaktimit, në bashkëpunim me Departamentin e Drejtësisë dhe agjencitë e inteligjencës.

    Shtëpia e Bardhë deklaron se synimi i këtij procesi është dobësimi i aftësive operacionale të bashkëpunëtorëve të Vëllazërisë Myslimane, njoftimi i burimeve të tyre financiare dhe parandalimi i çdo kërcënimi potencial ndaj qytetarëve amerikanë dhe interesave kombëtare.

    Administrata Trump theksoi se rrjeti ndërkombëtar i Vëllazërisë Myslimane “vazhdon të nxisë terrorizmin dhe veprime destabilizuese në Lindjen e Mesme”, në dëm të interesave amerikane dhe atyre të aleatëve të saj.

  • Kriza e Liverpoolit përshkallëzohet – Arne Slot në rrezik shkarkimi

    Kriza e Liverpoolit përshkallëzohet – Arne Slot në rrezik shkarkimi

    Liverpooli po kalon një nga periudhat më të vështira të viteve të fundit. Humbja e thellë 3-0 ndaj Nottingham Forest ka theksuar edhe më shumë krizën e “The Reds”, të cilët kanë rënë deri në vendin e 11-të të Premier League, duke ngritur shqetësime serioze brenda klubit.

    Forma e dobët e ekipit ka vënë nën presion të madh trajnerin Arne Slot. Sipas mediave angleze, pozita e tij është gjithnjë e më e pasigurt dhe bordi i klubit po shqyrton mundësinë e një ndryshimi në pankinë nëse rezultatet nuk përmirësohen urgjentisht.

    Burime pranë klubit raportojnë se Liverpool ka nisur të analizojë disa alternativa për drejtimin e skuadrës. Tre emra kryesorë janë futur në listën e kandidatëve të mundshëm:

    Kandidatët për stolin e Liverpoolit: Andoni Iraola (Bournemouth) – i njohur për lojën dinamike dhe strukturën e fortë taktike, Oliver Glasner (Crystal Palace) – trajner me qasje moderne dhe ekspert në menaxhimin e situatave të krizës.

    Presioni mbi Arne Slot po rritet dita-ditës dhe javët e ardhshme pritet të jenë vendimtare. Nëse skuadra nuk reagjon shpejt në fushë, ndryshimi në drejtimin teknik të Liverpoolit duket gjithnjë e më i mundshëm.

  • Vuçiq: Edhe katër ditë deri në ndërprerjen e punës në rafinerinë e NIS-it

    Vuçiq: Edhe katër ditë deri në ndërprerjen e punës në rafinerinë e NIS-it

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha më 25 nëntor se Serbia ka edhe katër ditë deri në ndalimin e plotë të punës së rafinerisë nëse Shtetet e Bashkuara nuk e aprovojnë licencën e punës për Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS).

    “Rafineria e NIS-it po funksionon, ende nuk është fikur”, tha Vuçiq.

    Më 18 nëntor, NIS-i kërkoi nga SHBA-ja një licencë të posaçme për të vazhduar punën gjatë kohës sa zgjasin negociatat mes aksionarëve dhe palëve të interesuara për ndryshimin e strukturës së pronësisë të kompanisë.

    Vuçiq tha se pritej që Serbia ta merrte këtë licencë, “por ka edhe gjëra të tjera që ata [SHBA] duhet t’i dëgjojnë dhe t’i shohin” që të miratojnë licencën.

    Ai tha se në rast të ndërprerjes të punës së rafinerisë duhen 20 ditë për ta vënë atë sërish në funksion.

    “Kemi bërë gjithçka që na kanë thënë miqtë rusë dhe jemi dërguar në një situatë shumë të vështirë”, tha Vuçiq.

    “Na kanë mbetur edhe sot e nesër për të marrë licencën”, shtoi ai.

    Presidenti serb tha se ka pasur zëra në Qeveri se duhet të bëhet nacionalizimi i NIS-it, por propozimi i tij, i cili është miratuar, ishte që të jepen edhe 50 ditë kohë për të gjetur një blerës të ri për NIS-in.

    Ai tha se me ndërprerjen e punës së rafinerisë do të “vihej në rrezik funksionimi i sistemit shëndetësor, ndihmës së shpejtë”, si dhe furnizimi i zinxhirëve tregtarë dhe funksionimi i sistemit të transportit.

    Vuçiq tha gjithashtu se Banka Popullore e Serbisë ka marrë paralajmërime, ashtu si edhe bankat komerciale në Serbi, për sanksione dytësore për shkak të bashkëpunimit me NIS-in.

    “Po i vëmë në rrezik edhe bankat komerciale edhe Bankën Popullore. Unë personalisht kam marr garanci verbale nga amerikanët se nuk do të ketë sanksione të tilla për bankat”, tha ai.

    Vuçiq kishte deklaruar më herët gjatë nëntorit se pronarët rusë po negociojnë për shitjen e aksioneve të tyre në NIS me tre partnerë, por nuk kishte treguar se për kë bëhej fjalë.

    Sanksionet amerikane ndaj NIS-it hynë në fuqi më 9 tetor, si përpjekje e administratës amerikane për t’i pamundësuar Rusisë që të përdorë të ardhurat nga energjia për luftën në Ukrainë. Këto sanksione më parë ishin shtyrë tetë herë.

    Shteti i Serbisë në vitin 2008 ia shiti 51 për qind të aksioneve të NIS-it kompanisë shtetërore ruse Gazprom Neft për 400 milionë euro, pa tender.

    Ndërkohë, struktura pronësore e NIS-it është ndryshuar disa herë, por ajo vazhdon të jetë shumicë në duart e kompanive ruse, ndërsa Serbia ka 29.87 për qind të aksioneve.

    NIS është e vetmja kompani në Serbi që merret me kërkimin, prodhimin dhe përpunimin e naftës, si dhe prodhimin e gazit natyror.

    Serbia është i vetmi vend në Evropë, së bashku me Bjellorusinë, që nuk i është bashkuar sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës fqinje.