ATV

Blog

  • Reagon Ermal Fejzullahu: Nuk po muj me besu, na theve zemrat Shpat

    Reagon Ermal Fejzullahu: Nuk po muj me besu, na theve zemrat Shpat

    Ermal Fejzullahu ka shprehur mërzinë për vdekjen e Shpat Kasapit, kolegut të tij që nga koha e fëmijërisë.

    “E filluam karrierën bashkë e shumë kujtime të bukura patëm me të të cilat do t’i ruaj tanë jetën” shkruan Ermali ndër të tjera në mesazhin prekës për Shpatin.

    Tashmë familjarët kanë konfirmuar lajmin për vdekjen e Shpat Kasapit.

    Është bërë e ditur se vdekja e tij ka ndodhur në Itali.

  • Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba trafiku, raportohen mbi 50 aksidente trafiku e arrestohen 21 persona

    Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba trafiku, raportohen mbi 50 aksidente trafiku e arrestohen 21 persona

    Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë shqiptuar 2027 gjoba trafiku.

    Gjatë kësaj kohe, janë raportuar të kenë ndodhur edhe 22 aksidente me të lënduar, dhe 34 me dëme materiale.

    Tutje, nga PK’ja shtohet po ashtu se, janë arrestuar 21 persona, ku 14 janë dërguar në mbajtje.

  • Arbana Osmani shprehet e tronditur pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit

    Arbana Osmani shprehet e tronditur pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të Shpat Kasapit

    Lajmi i ndarjes së papritur nga jeta të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi ka shkaktuar tronditje të madhe në botën e artit dhe në publikun shqiptar. Artisti nga Tetova u mësua se ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak, duke shuar një prej zërave më të dashur të muzikës moderne shqiptare.

    Mes dhimbjes dhe reagimeve të shumta nga artistë, kolegë e miq, ka reaguar edhe moderatorja Arbana Osmani, e cila ka shprehur pikëllimin e saj përmes një postimi prekës në rrjetet sociale.

    Ajo u rikthye pas në kohë tek bashkëpunimet e tyre të hershme, duke kujtuar momentet në skenë dhe atmosferën e festivaleve ku Shpati shkëlqente me karizmën dhe muzikën e tij.

    Arbana shkruan:
    “Shume i dhimbshem lajmi per largimin e parakohshem nga jeta te Shpat Kasapit, me te cilin kam patur fatin te punoj me shume se 20 vite me pare ne Top Fest dhe ta ftoj ne skene me dhjetera here. Faleminderit per muziken, energjine dhe buzeqeshjet e pakursyera qe na ke dhuruar Shpat. U prehsh ne paqe.”

    Ky reagim i sinqertë i moderatores reflekton dhimbjen e shumë artistëve që e kanë njohur nga afër Shpatin, si dhe respektin për një artist që la gjurmë me hitet, energjinë pozitive dhe praninë e tij të veçantë në skenë.

    Shpat Kasapi do të mbetet i paharrueshëm për publikun, artin dhe brezat që u rritën me këngët e tij.

  • Hendbollistet e Istogut fitojnë ndaj Terezës

    Hendbollistet e Istogut fitojnë ndaj Terezës

    Të martën janë zhvilluar dy ndeshje të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

    Në Obiliq u luajt ndeshja e mbetur e xhiros së tetë mes Istogut dhe Terezës.

    Kampioni në fuqi, Istogu, fitoi me rezultat 37:28. Suzana e Dijana Ujkiq i shënuan nga dhjetë gola për Istogun.

    Kaltrina Paci i shënoi tetë gola për Terezën, kurse pesë i shtoi Melike Ipçi.

    Istogu është i dyti me 14 pikë nga tetë ndeshje ndërsa Tereza është e pesta me tetë pikë nga tetë ndeshje. /ATVLIVE.TV

  • “Wicked: For Good” thyen rekorde botërore në arkën e fitimeve

    “Wicked: For Good” thyen rekorde botërore në arkën e fitimeve

    Musical-i madhështor “Wicked: For Good” po përjeton një sukses të jashtëzakonshëm në kinematë botërore, duke shënuar rekorde të reja në arkën e fitimeve. Filmi ka arkëtuar 147 milionë dollarë vetëm në Amerikën e Veriut dhe 76 milionë dollarë në tregjet ndërkombëtare, duke arritur një total prej 223 milionë dollarësh që në javën e parë të shfaqjes.

    Ky rezultat vjen në një periudhë ku kinematë kanë hasur vështirësi që prej verës, ndaj suksesi i “Wicked: For Good” konsiderohet një fitore e madhe për Universal. Studioja kishte marrë një rrezik të madh duke e ndarë historinë në dy pjesë, por pritshmëritë duket se jo vetëm janë arritur, por edhe tejkaluar.

    Në nivel global, universi i “Wicked” ka arritur tashmë 758 milionë dollarë, dhe pjesa e dytë pritet të ndjekë të njëjtën rrugë suksesi. Ndërkohë, rrjetet sociale janë mbushur me analiza, teori dhe video që zbërthejnë detaje të filmit, ndërsa entuziazmi i publikut vazhdon të rritet.

    Në javën e premierës, filmi shënoi disa rekorde mbresëlënëse:

    • Premiera më fitimprurëse për një musical të Broadway – 164.2 milionë dollarë.

    • Debutimi i katërt më i madh i vitit 2025, pas “Lilo & Stitch”, “Jurassic World Rebirth” dhe “A Minecraft Movie”.

    • Musical-i i pestë më i suksesshëm i të gjitha kohërave, duke u renditur pas “The Lion King” (2019), “Moana 2”, “Frozen 2” dhe “Beauty and the Beast” (2017).

    • Filmi më fitimprurës ndërkombëtar për një pjesë të Broadway pas “Wicked” origjinal.

    Me ritmin aktual dhe pritshmëritë gjithnjë e më të larta, “Wicked: For Good” pritet të jetë një nga fenomenet më të mëdha kinematografike të vitit.

  • Në hendbollin e femrave Samadrexha mposhti Prishtinën

    Në hendbollin e femrave Samadrexha mposhti Prishtinën

    Të martën janë zhvilluar dy ndeshje të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

    Në kuadër të xhiros së nëntë Samadrexha e mposhti Prishtinën në kryeqytet.

    Ndeshja në Pallatin e Rinisë përfundoi me rezultat 37:27 për samadrexhaset. Jennifer Toledo dhe Vitoria de Paula Oliveira ishin më efikaset te Samadrexha me nga shtatë gola. Arona Krasniqi e Erza Tafilaj i shënuan nga pesë.

    Te Prishtina nga tetë gola i shënuan Celine Tolno Sia dhe Burneta Rama. Katër i kishte Angelika Luberecka.

    Samadrexha i ka fituar tetë ndeshjet e deritashme dhe udhëheq me 16 pikë. Prishtina është e gjashta me gjashtë pikë nga tetë ndeshje. /ATVLIVE.TV

  • Vazoja e katërt pret Kosovën: FIFA shpall ndarjen për Botërorin 2026

    Vazoja e katërt pret Kosovën: FIFA shpall ndarjen për Botërorin 2026

    Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka publikuar vazot për shortin e Kupës së Botës 2026, që do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

    Kosova vazhdon të ushqejë shpresat për pjesëmarrje në këtë Botëror. “Dardanët” do të luajnë në gjysmëfinale të play-offit evropian për kualifikim, ku më 26 mars përballen me Sllovakinë në Bratislavë. Në rast të triumfit, më 31 mars Kosova do të ndeshet me fituesin e sfidës Turqi–Rumani. Dy fitore radhazi do të siguronin kualifikimin historik të Kosovës në një Kampionat Botëror.

    Nëse arrin të kualifikohet, Kosova do të vendoset në vazon e katërt për shortin, ku gjenden gjithashtu fituesit e tri play-offeve të tjera evropiane, dy fituesit ndërkontinentalë, si dhe përfaqësueset e Jordanisë, Kepit të Gjelbër, Ganës, Kuraçaos, Haitit dhe Zelandës së Re.

    Përbërja e vazove të shortit

    Vazo 1: Kanada, Meksikë, SHBA (si nikoqire), Spanja, Argjentina, Franca, Anglia, Brazili, Portugalia, Holanda, Belgjika dhe Gjermania.

    Vazo 2: Kroacia, Maroku, Kolumbia, Uruguai, Zvicra, Japonia, Senegali, Irani, Koreja e Jugut, Ekuadori, Austria dhe Australia.

    Vazo 3: Norvegjia, Panama, Egjipti, Algjeria, Skocia, Paraguai, Tunizia, Bregu i Fildishtë, Uzbekistani, Katari, Arabia Saudite dhe Afrika e Jugut.

    Shorti i Kupës së Botës do të mbahet më 5 dhjetor në Washington, në një ceremoni madhështore ku do të marrin pjesë përfaqësuesit e të gjitha federatave të kualifikuara dhe atyre që janë ende në garë, përfshirë Kosovën.

    Ky Botëror do të jetë i pari me 48 ekipe, të ndara në 12 grupe me nga katër ekipe. Dy të parët e çdo grupi, së bashku me tetë skuadrat më të mira të vendeve të treta, sigurojnë kualifikimin në fazën e 1/16 së finales.

    Ndarja në vazo është bërë duke u bazuar në renditjen më të fundit të FIFA-s, me synimin që ekipet më të forta të mos ndeshen mes vete që në fazën e grupeve.

    Kualifikimi i Kosovës, ashtu si edhe i Shqipërisë, do të ishte një arritje historike për futbollin shqiptar dhe një moment i paharrueshëm për kombëtaret tona. /ATVLIVE.TV

  • Vdekja e Shpat Kasapit, Dafina Zeqiri: Nuk mundem me besu këtë lajm …

    Vdekja e Shpat Kasapit, Dafina Zeqiri: Nuk mundem me besu këtë lajm …

    Këngëtari i njohur, Shpat Kasapi ka ndërruar jetë në moshën 40 vjeçare, pas një sulmi kardiak.

    E shokuar nga ky lajm, ka mbetur edhe këngëtarja Dafina Zeqiri.

    “Nuk mundem me besu këtë lajm kaq të trishtë … Ti gjithmonë ke qenë i mirë me ne, gjithmonë pozitiv. Kështu do të mbajmë mend, për energjinë tënde të mirë dhe për muzikën e gëzueshme që na dhurove. U prehtë në paqe e Zoti i japtë forcë familje”, thuhet në reagimin e Dafines.

  • “Miku im i fëmijërisë”, Ermal Fejzullahu me dhimbje shkruan për Shpat Kasapin

    “Miku im i fëmijërisë”, Ermal Fejzullahu me dhimbje shkruan për Shpat Kasapin

    Vdekja e papritur e Shpat Kasapit la të tronditur edhe mikun e tij të fëmijërisë, Ermal Fejzullahun.

    Këngëtari publikoi një fotografi të viteve të rinisë me Shpatin, përmes të cilës kujton nisjen e karrierës së bashku.

    “Nuk po muj me besu, sot shkove ti miku im i fëmijërisë. E filluam karrierën bashkë e shumë kujtime të bukura patëm me ty të cilat do t’i ruaj tërë jetën. Na theve zemrat Shpat, pusho i qetë vëlla”, ka shkruar Fejzullahu.

    Kasapi vdiq në moshën 40-vjeçar dhe sipas raportimeve nga mediat maqedonase, ai nuk arriti t’i mbijetonte një arresti kardiak.

  • Humbja nga Chelsea i prishë Barcelonës rekordin prej 53 ndeshjeve

    Humbja nga Chelsea i prishë Barcelonës rekordin prej 53 ndeshjeve

    Seria e ndeshjeve me gola nga Barcelona ka marrë fund, pas humbjes nga Chelsea të martën mbrëma në Ligën e Kampionëve.

    Mbrëmë, skuadra katalunase pësoi një humbje 3-0 nga Chelsea në ndeshjen e xhiros së pestë të fazës së ligës së Ligës së Kampionëve.

    Kjo është hera e parë që nga 15 dhjetori 2024 që Blaugranët nuk kanë arritur të shënojnë kundër kundërshtarëve të tyre, kur humbën ndaj Leganes me rezultat 0-1.

    Që atëherë, Barcelona kishte shënuar të paktën një gol në 53 ndeshje radhazi.

    Barcelona dështoi të shënonte në një ndeshje të Ligës së Kampionëve për herë të parë që nga 7 nëntori 2023, kur humbën ndaj Shakhtar Donetsk (0-1).

    Pas kësaj, katalunasit shënuan në 22 ndeshje radhazi të Ligës së Kampionëve – seria e tyre më e gjatë e shënimit të golave në këtë garë që nga ajo që kishin midis viteve 2009 dhe 2012 (29 ndeshje me gola).