ATV

Blog

  • ShBA i jep goditjen përfundimtare industrisë serbe të naftës, Vuçiq: Rafineria mbyllet në vikend

    ShBA i jep goditjen përfundimtare industrisë serbe të naftës, Vuçiq: Rafineria mbyllet në vikend

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se vendi nuk ka marrë asnjë sinjal nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS) dhe se rafineria do të mbyllet të shtunën ose të dielën.

    Serbia ka kërkuar nga Departamenti i Thesarit i ShBA-ve një licencë që lejon NIS-in të operojë edhe pse është nën sanksione për shkak të pronësisë së saj ruse.

    Mirëpo, deri më tani ShBA-të nuk kanë kthyer përgjigje.

    “Të shtunën ose të dielën, pastaj rafineria ndoshta do të duhet të mbyllet. Nuk kemi marrë asnjë sinjal nga SHBA-të se do të marrim një licencë për të rifilluar prodhimin e derivateve të naftës. Por çfarë duhet të bëjmë”, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq në një fjalim të përbashkët me kryeministrin hungarez Viktor Orban.

    Siç shton Vuçiqi, sipas njohurive të Beogradit, Departamenti i Thesarit i ShBA-ve do të merrte një vendim pozitiv për dhënien e licencës, por ky vendim nuk ka ardhur.

    “Ende nuk ka një vendim të tillë. Kjo na vë në një pozicion të vështirë. Jemi të përgatitur. Qytetarët nuk kanë pse të shqetësohen për ngrohjen, energjinë elektrike apo pompat. Ne thamë se do të na jepnin kohë për t’i dhënë pronarit të vërtetë [rusëve, v.j] kohë për të shitur pronën e tij, dhe ju keni garancitë tona se gjithçka do të jetë ashtu siç kërkuat. Nëse kjo nuk është e mjaftueshme për ju, atëherë kam frikë se pas gjithë kësaj fshihen disa gjëra të tjera”, tha Vuçiqi.

    ShBA-ja vendosi sanksione ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë më 1 tetor të këtij viti për shkak të pronësisë ruse të kompanisë. Kompanitë ruse Gazprom Neft dhe Gazprom zotërojnë mbi 50 për qind të aksioneve të NIS-it.

  • Pak para seancës së Kuvendit Komunal, protestojnë transportuesit publik

    Pak para seancës së Kuvendit Komunal, protestojnë transportuesit publik

    Pak para se Kuvendi Komunal i Prishtinës të mbajë seancën e jashtëzakonshme për të hyrat vetanake dhe buxhetin, transportuesit publik kanë nisur protestën para objektit të Komunës.

    Një pjesë e shiritit të rrugës është e bllokuar nga autobusët.

    Trafiku Urban dhe operatorët privatë të transportit kanë pezulluar punën si pasojë e mos pagesës. Situata ka shkaktuar kolona të gjata dhe vështirësi për qytetarët në qarkullimin urban.

    Asamblistët e Vetëvendosjes kanë thënë do të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, dhe do të votojnë pro bartjes së të hyrave vetanake të kryeqytetit.

  • Dogana ndalon kontrabandën me telefona në Vërmicë, vlera mbi 5 mijë euro

    Dogana ndalon kontrabandën me telefona në Vërmicë, vlera mbi 5 mijë euro

    Një kontroll rutinë në pikëkalimin kufitar në Vermicë ka zbuluar një tentim të shmangies së detyrimeve doganore, ku janë gjetur të padeklaruara 4 iPhone 17 Pro Max dhe pjesë të tjera për telefona, me vlerë mbi 5 mijë euro.

    Mallrat janë konfiskuar dhe ndaj personit të përfshirë janë iniciuar procedurat për kundërvajtje doganore.

    Dogana e Kosovës njofton se do të vazhdojë forcimin e kontrolleve për të garantuar konkurrencë të drejtë dhe mbrojtje të tregut.

    Njoftimi:

    Vermice 27 nentor 2025

    Gjatë një kontrollit rutinë në pikëkalim kufitar është zbuluar dhe parandaluar një rast i tentim-shmangies së detyrimeve doganore.

    Gjatë inspektimit të detajuar, njësitë doganore kanë gjetur 4 telefona të rinj IPHONE 17 PRO MAX, si dhe pjesë të ndryshme për telefona mobil, të cilat ishin të padeklaruara nga pala përgjegjëse.

    Vlera totale e mallit të sekuestruar është mbi 5000 mije euro.

    Mallrat e padeklaruara janë konfiskuar, ndërsa ndaj personit të përfshirë janë iniciuar procedurat për kundërvajtje doganore, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

    Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e kontrolleve, mbrojtjen e tregut dhe garantimin e konkurrencës së drejtë, duke parandaluar çdo tentim të shmangies së detyrimeve doganore.

  • Kylian Mbappe:Nuk Besoj se Real Madrid varet nga unë

    Kylian Mbappe:Nuk Besoj se Real Madrid varet nga unë

    Ylli francez Kylian Mbappe ishte protagonist në fitoren e Real Madrid-it kundër Olympiacos-it,ku arriti të shënoj hattrick në këtë ndeshje.

    Mbappe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve se a varet Real Madrid nga ai,dhe francezi thotë se skuadra nuk ka nevojë për këtë gjë.

    “Secili në skuadër ka detyrën e vet. Detyra ime është të shënoj gola, por pa shokët e ekipit nuk do të fitonim. Çdo skuadër ka lojtarë që duhet të bëjnë punën e tyre, por nuk mendoj se ekziston ndonjë varësi këtu.”

    Përndryshe Mbappe shton se kjo është më shumë një sajesë që bëjnë gazetarët,dhe se një gjë të tillë nuk dëshiron ta dëgjojë nga askush.

    Kujtojmë që Real Madrid fitoi 4:3 kundër Olympiacos,dhe gjendet në pozitën e 5-të në renditjen e Champions me 12 pikë.

  • Rinovimi i Maignan dhe pritshmëritë për Nkunku, flet Allegri

    Rinovimi i Maignan dhe pritshmëritë për Nkunku, flet Allegri

    Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Lazios, komentoi edhe situatën e portierit Mike Maignan, i cili është në qendër të spekulimeve për një transferim, pasi kontrata e tij skadon në vitin 2026. Allegri theksoi:

    “Mike ka qenë gjithmonë një nga portierët më të fortë në botë, prandaj nuk më habit performanca e tij. Sa i përket rinovimit të kontratës, klubi po e konsideron dhe drejtuesit po punojnë për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme për skuadrën. Unë flas me Mike vetëm për çështjet e fushës, ashtu si trajneri i tij i portierëve, Filippi. Jam i kënaqur, e shoh të qetë dhe po konfirmon cilësitë e tij.”

    Për sa i përket Christopher Nkunku, Allegri shtoi:

    “Erdhi në fund të gushtit dhe më pas shkoi dy herë me kombëtaren. Ka bërë hapa përpara, edhe pse nuk prisja më shumë tani. Shpresoj që të japë maksimumin e tij në të ardhmen. Vjen nga një kampionat tjetër dhe ka pasur nevojë për kohë për t’u përshtatur dhe për stërvitje.”

  • Franca nis shërbimin vullnetar ushtarak për 18 dhe 19-vjeçarët

    Franca nis shërbimin vullnetar ushtarak për 18 dhe 19-vjeçarët

    Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar se mijëra vullnetarë të moshës 18 dhe 19 vjeç do të fillojnë të shërbejnë në ushtri vitin e ardhshëm, ndërsa ka prezantuar një program të ri që synon të forcojë forcat e armatosura të Francës për t’iu përgjigjur shqetësimeve në rritje mbi kërcënimin e Rusisë ndaj vendeve evropiane.

    Vullnetarët e rinj do të shërbejnë në uniformë për 10 muaj vetëm brenda territorit të Francës, jo në operacione ushtarake jashtë vendit, ka bërë të ditur Macron në një fjalim në bazën ushtarake Varces, në Alpet Franceze.

    “Një shërbim i ri kombëtar do të krijohet gradualisht, duke filluar nga vera e ardhshme”, ka thënë Macron.

    “Në këtë botë të pasigurt ku pushteti mbizotëron mbi ligjin dhe lufta është një realitet gjithmonë i pranishëm, kombi ynë nuk ka të drejtë të ketë frikë, panik, papërgatitje ose përçarje”, ka shtuar ai.

    Programi do të nisë me 3,000 të rinj që do të zgjidhen verën e ardhshme dhe gradualisht do të rritet në 10,000 në vit deri në vitin 2030. Franca ka ambicie të arrijë deri në 50,000 vullnetarë në vit deri në vitin 2035, një shifër që do të përshtatet në varësi të kontekstit global, ka bërë të ditur Macron.

    Vullnetarët do të kenë status ushtarak dhe do të marrin paga dhe pajisje. Pas një trajnimi njëmujor, ata do të caktohen për nëntë muaj në një njësi ku do të kryejnë të njëjtat misione si personeli ushtarak aktiv, ka sqaruar presidenti francez.

  • Zhduket një burrë në Gjilan, Policia: Vetura e tij u gjet pranë pendës së fshatit Livoq – vazhdon kërkimi

    Zhduket një burrë në Gjilan, Policia: Vetura e tij u gjet pranë pendës së fshatit Livoq – vazhdon kërkimi

    Sot, rreth orës 10:05, Policia e Kosovës ka pranuar informacion se një 32-vjeçar në Gjilan ka dalë nga shtëpia rreth orës 07:00 dhe që nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij.

    Sipas gazetës Sinjali zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani bëri të ditur se “gjatë veprimeve të para hetimore, vetura e personit është gjetur në afërsi të pendës së fshatit Livoq.”

    “Njësitë policore relevante, së bashku me ekipet e Zjarrfikësve dhe të Emergjencës, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave dhe gjetjen e personit. Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar rasti “Person i zhdukur”“, tha tutje ai.

  • Dogana parandalon kontrabandën me telefonë dhe pjesë për ta

    Dogana parandalon kontrabandën me telefonë dhe pjesë për ta

    Dogana e Kosovës ka njoftuar se, gjatë një kontrollit rutinë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, është zbuluar dhe parandaluar një rast i tentim-shmangies së detyrimeve doganore.

    Gjatë inspektimit të detajuar, njësitë doganore kanë gjetur 4 telefona të rinj iPhone 17 Pro Max, si dhe pjesë të ndryshme për telefona mobil, të cilat ishin të padeklaruara nga pala përgjegjëse.

    Sipas Doganës, vlera totale e mallit të sekuestruar është mbi 5000 euro.

    “Mallrat e padeklaruara janë konfiskuar, ndërsa ndaj personit të përfshirë janë iniciuar procedurat për kundërvajtje doganore, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

    Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e kontrolleve, mbrojtjen e tregut dhe garantimin e konkurrencës së drejtë, duke parandaluar çdo tentim të shmangies së detyrimeve doganore” thuhet në njoftim.

  • FC Malisheva kompleton shtabin teknik

    FC Malisheva kompleton shtabin teknik

    Kryetrajneri i Malishevës, Elon Berisha ka kompletuar shtabin teknik, pasiqë sot kanë emëruar Latif Bytyçin si ndihmës trajner në ekipin e parë.

    Njoftimi i klubit:

    Me kënaqësi njoftojmë se Latif Bytyçi është promovuar ndihmës trajner në ekipin e parë.

    Si një nga më të dalluarit në Akademinë tonë, e poashtu edhe si ndihmës trajner te Feronikeli ‘74, vlerësojmë se ka treguar tashmë potencialin e tij, të cilin klubi e vlerëson dhe si rrjedhoj e promovon në ekipin e parë.

    Nën udhëheqjen e Kryetrajnerit Elon Berisha, ‘Lata’ siç njihet nga opinioni, presim të jap një kontribut të rëndësishem për arritjet e objektivave, e kjo natyrisht se do të jetë një mundësi që përvojën e fituar, ta bart edhe në Akademi, aty ku do të vazhdoj të jap kontributin e tij.

  • A keni ftohje dhe hundë të bllokuara? Kjo metodë e thjeshtë mund t’i lehtësojë simptomat

    A keni ftohje dhe hundë të bllokuara? Kjo metodë e thjeshtë mund t’i lehtësojë simptomat

    Me mbërritjen e dimrit dhe motit të ftohtë, shumë njerëz përjetojnë probleme të frymëmarrjes, të tilla si hundë të bllokuara, kollë, kruarje të fytit dhe vështirësi në frymëmarrje.

    Gjatë sezonit të ftohjeve dhe infeksioneve virale, thithja natyrale është një mënyrë e thjeshtë dhe efektive për të lehtësuar simptomat, veçanërisht problemet me sinuset dhe hundën.

    Thithja e avullit të ngrohtë ndihmon në hollimin e mukusit, lehtëson nxjerrjen e tij dhe zvogëlon ënjtjen e mukozës së hundës dhe sinuseve. Përveç kësaj, avulli i ngrohtë përmirëson qarkullimin e gjakut në traktin respirator, gjë që e bën frymëmarrjen edhe më të lehtë. Efekti i thithjes mund të përmirësohet duke shtuar përbërës natyralë si kamomili, kripa ose vajra esencialë.

    Kjo metodë nuk kërkon pajisje speciale, dhe procedura mund të kryhet lehtësisht në shtëpi