ATV

Blog

  • Trafiku Urban i kthehet punës nga nesër, i paguhen faturat nga komuna

    Trafiku Urban i kthehet punës nga nesër, i paguhen faturat nga komuna

    Pas grevës 1-javore, Trafiku Urban ka njoftuar se do t’i rikthehet punës nga nesër.

    Në njoftim thuhet se pas fillimit të alokimit të mjeteve nga Ministria e Financave dhe pagesës së faturave nga Komuna e Prishtinës, do të rifillojë ofrimin e shërbimit të transportit publik qysh prej nesër.

    “Gjatë ditëve të fundit, ndërprerja e transportit ka qenë e pashmangshme për shkak të pamundësisë financiare të krijuar nga mospagesa e detyrimeve të Komunës ndaj ndërmarrjes. Shprehim keqardhje të sinqertë për vështirësitë që qytetarët janë detyruar të përballen gjatë këtyre ditëve pa shërbimin e transportit publik dhe ju falënderojmë për mirëkuptimin e treguar”, thuhet në njoftim.

  • Arrestimi i Mogherinit për mashtrim me fonde, vjen reagimi i Brukselit

    Arrestimi i Mogherinit për mashtrim me fonde, vjen reagimi i Brukselit

    Euronews Albania, përmes gazetares Alice Taylor, pyeti Komisionin Evropian për bastisjet dhe hetimin që përfshin Federica Mogherinin, Kolegjin e Evropës dhe Shërbimin e Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS), pas raportimeve të mediave belge që thonë se Mogherini është ndaluar në Bruksel si pjesë e këtij hetimi për mashtrim.

    Një zëdhënës i Komisionit refuzoi të jepte një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke e udhëzuar gazetarën tek komentet e dhëna në konferencën e mesditës.

    “Policia ishte aty si pjesë e një hetimi në vazhdim për aktivitetet që ndodhën gjatë mandatit të mëparshëm. Nuk kemi asgjë më shumë për t’ju dhënë, pasi tani po zhvillohet një hetim në vazhdim. Nuk do të jemi në gjendje të shtojmë asgjë tjetër në këtë fazë.”

    Të gjitha pyetjet e tjera nga gazetarët gjithashtu nuk morën përgjigje.

    Ky reagim vjen në kuadër të hetimeve në vazhdim mbi aktivitetet e mëparshme të institucionit të BE-së, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

  • Takohen Ramiz Lladrovci dhe Shpend Ahmeti – çfarë po paralajmëron kjo fotografi e tyre

    Takohen Ramiz Lladrovci dhe Shpend Ahmeti – çfarë po paralajmëron kjo fotografi e tyre

    Nuk janë parë më të afërt sesa në këtë foto që protagonistë ka kryetarin e Drenasit Ramiz Lladrovci dhe ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili prej kohësh qëndon jo-aktiv në politikë.

    Ramiz Lladrovci, i cili fitoi zgjedhjet në Drenas është një nga politikanët më aktiv në vend, duke realizuar kohe pas kohe takime të ‘pazakonta’, sikur ky me Shpend Ahmetin.

    Dyshja të buzëqeshur kanë shtrënguar duart fort, duke lënë dyshime për ndonjë paralajmërim të mundshëm meqenëse jemi në kohën e zgjedhjeve.

  • Robert Lewandowski drejt largimit nga Barcelona në fund të sezonit, klubi nuk planifikon ta mbajë më gjatë

    Robert Lewandowski drejt largimit nga Barcelona në fund të sezonit, klubi nuk planifikon ta mbajë më gjatë

    E ardhmja e Robert Lewandowskit te Barcelona duket gjithnjë e më e pasigurt, pasi raportime të fundit tregojnë se sulmuesi polak do të largohet nga “Camp Nou” në përfundim të sezonit aktual.

    Sipas burimeve të afërta me klubin, Barcelona nuk pritet të aktivizojë klauzolën e zgjatjes së kontratës, duke e lënë Lewandowskin të lirë të kërkojë ekip të ri. Kjo vjen në një periudhë ku drejtuesit blaugrana po punojnë në uljen e pagave dhe në rinovimin e strukturës së skuadrës me lojtarë më të rinj dhe më energjikë.

    Lewandowski, i cili u bashkua me Barcelonën në verën e vitit 2022 dhe ndihmoi ekipin të fitonte La Liga-n në sezonin e parë, ka qenë një figurë kyçe, por klubi tashmë synon një projekt të ri sportiv, të fokusuar te shpejtësia, presioni i lartë dhe talentet e reja në sulm.

    Disa drejtues të Barcelonës besojnë se kontributi i polakut nuk përputhet më me investimin financiar që kërkon kontrata e tij aktuale.

    Ndërkohë, vetë Lewandowski pritet të vlerësojë destinacionet e mundshme për fazën e fundit të karrierës së tij. Atletico Madrid dhe Milan përmenden si opsionet më konkrete në Evropë, ndërsa interesim serioz ka edhe nga Arabia Saudite dhe MLS, ku rikthimi i formës dhe një kontratë e fundit e madhe janë të mundshme.

    Barcelona tashmë po përgatit terrenin për epokën pas Lewandowski, duke shikuar sulmues të rinj dhe potencialisht një nënshkrim të madh në merkaton verore.

  • Ish-kryetari i Gjilanit në zi, vëllai i Lutfi Hazirit ndërron jetë

    Ish-kryetari i Gjilanit në zi, vëllai i Lutfi Hazirit ndërron jetë

    Lutfi Haziri ka njoftuar ndarjen nga jeta të vëllait të tij, Bedriut.

    Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka ndarë një fotografi të vëllait, duke bërë me dije se ai ndërroi jetë në spitalin universitar të Cyrihut.

    “Ka qenë më i miri mes nesh, por Zoti e deshi më shumë se ne. Shpirti i tij bën dritë nga sonte.

    Do të kujtojmë përjetë për shpirtin e bardhë e njerëzinë!” shkroi Haziri, duke njoftuar se vëllai i tij pati një sëmundje të rëndë.

    Ky është njoftimi i plotë i tij:

    Ma këpute shpirtin vëlla!

    Vëllau im, Bedriu, ndërroi jetë sonte në spitalin universitar Zurichut, pas një sëmundje të rëndë.

    Ka qenë më i miri mes nesh, por Zoti e deshi më shumë se ne. Shpirti i tij bën dritë nga sonte.

    Do të kujtojmë përjetë për shpirtin e bardhë e njerëzinë!

    ————————-

    Për detajet e varrimit dhe të pamet, ju njoftojmë me kohë!

  • KQZ’ja sërish s’e certifikon Listën Serbe – dy vota kundër e shtatë abstenime

    KQZ’ja sërish s’e certifikon Listën Serbe – dy vota kundër e shtatë abstenime

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sërish nuk e ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

    Dy vota ishin për, dy kundër dhe shtatë abstenim.

    Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi dhe anëtarja serbe votuan për, ndërsa dy anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, votuan kundër.

    Anëtarët e partive tjera abstenuan.

    Edhe në zgjedhjet e kaluara ka ndodhur njëjtë, ku KQZ e ka certifikuar këtë parti vetëm pas urdhërit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

  • Hoffenheim kërkon rreth 25 deri 29 milionë euro për Fisnik Asllanin

    Hoffenheim kërkon rreth 25 deri 29 milionë euro për Fisnik Asllanin

    Klubi gjerman Hoffenheim ka caktuar klauzolën e lirimit për yllin e Kombëtares së Kosovës.

    Sky Sport Deutschland bën të ditur se Hoofenheim kërkon rreh 25 deri në 29 milionë euro,dhe klubet e interesuara për Asllanin duhet ta paguajnë këtë çmim nëse dëshirojnë shërbimet e tij.

    Përndryshe përpos klubeve të njohura gjermane si Bayern Munich dhe Borussia Dortmund për Asllanin janë të interesuara edhe klube nga Spanja dhe Franca,teksa edhe një transferim në Premieligën angleze po konsiderohet si një opsion i mundshëm.

    Kujtojmë që Fisnik Asllani po kalon formë fantastike me Hoffenheimin,ku në 14 ndeshje ka realizuar 6 gola e dhuroi 3 asistime.

  • Antonio Cassano:Massimiliano Allegri mund të përfundojë si Mourinho

    Antonio Cassano:Massimiliano Allegri mund të përfundojë si Mourinho

    Ish futbollisti italian Antonio Cassano ka dhënë kritika më drejtim të teknikut të Milanit Massimiliano Allegri.

    Cassano thotë se nuk i pëlqen mënyra sesi Allegri e drejton skuadrën,dhe se një ditë mund të përfundojë si Jose Mourinho.

    “Mbani mend çfarë kam thënë për Mourinhon: herët a vonë do të përfundonte dhe do të harrohej. E njëjta gjë do t’i ndodhë edhe Allegrit.”

    Përndryshe Cassano shton se me këtë menyrë të lojës që po luan Milan në vitin 2025 është e shëmtuar,dhe thotë se nuk asnjë ide sesi ta menaxhojë këtë.

    Kujtojmë që Milan nën drejtimin e Massimiliano Allegrit është lider në tabelën e Serie A me 28 pikë të grumbulluara.

  • IPK-ja rekomandon suspendimin edhe të shtatë policëve në Podujevë

    IPK-ja rekomandon suspendimin edhe të shtatë policëve në Podujevë

    Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), respektivisht Departamenti i Hetimeve, ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e shtatë zyrtarëve policorë. Gjashtë prej tyre shërbenin në Stacionin Policor të Podujevës, ndërsa një zyrtar në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës.

    Fillimisht, më 10 nëntor ishin suspenduar katër policë që dyshohet se kishin keqtrajtuar dy qytetarë, një prej tyre i mitur, brenda stacionit policor në Podujevë ku ishin në ndalim.

    Hetuesit e IPK-së, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, zgjeruan hetimet duke shqyrtuar dyshimin se zyrtarët policorë kishin tejkaluar autorizimet e tyre gjatë përdorimit të forcës.

    “Bazuar në veprimet e zgjeruara hetimore, dyshohet se në këtë rast janë të përfshirë edhe shtatë zyrtarë tjerë policorë për të cilët IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

    Sipas njoftimit, hetimet ndaj gjashtë zyrtarëve policorë zhvillohen për dyshimin e kryerjes së veprës penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, kurse ndaj një togeri policor për dyshimin e veprës penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”.

    IPK njofton se deri në këtë fazë janë identifikuar gjithsej 11 zyrtarë të dyshuar lidhur me këtë rast.

  • Marc Cucurella:Isha i hapur për një kalim tek Man.City

    Marc Cucurella:Isha i hapur për një kalim tek Man.City

    Ylli i Chelsea-it Marc Cucurella ka bërë deklarata të hapura për karrierën e tij.

    Spanjolli ka deklaruar se në vitet e kaluara ka qenë i hapur për një kalim tek Manchester City,por marrëveshja kishte dështuar më pas.

     Ata ishin në topformë dhe ishin një nga ekipet më të mira në botë. Doja absolutisht të shkoja.

    Përndryshe mbrojtësi spanjoll shtoi se u transferua më pas tek Brighton pasi pati një ofertë më të mirë,teksa në vend të tij City siguroi shërbimet e Sergio Gomez në sezonin 2022-23.

    Kujtojmë që Marc Cucurella më pas u transferua tek Chelsea në verën e vitit 2022,ku arriti të fitoj Conference League sezonin e kaluar si dhe fitoi Kupën e Botës për Klube verën e kaluar.