ATV

Blog

  • Bayern Munich fiton me rikthim ndaj Sporting Lisbonës

    Bayern Munich fiton me rikthim ndaj Sporting Lisbonës

    Bayern Munich ka shënua fitore kundër Sportingës Lisbonës,dhe atë me rikthim me rezultat 3:1.

    Pjesa e parë nuk solli asgjë sa i përket golave edhe përkundër dominimit të bavarezëve,duke bërë që 45 minutat e parë të përfundoj pa gola 0:0.

    Pjesa e dytë nisi mirë për portugezët të cilët kaluan në epërsi përmes autogolit të Joshua Kimmich,por gjermanët u rikthyen në lojë ku Serge Gnabry shënoi për 1:1.

    Talenti Lennart Karl kaloi epërsi Bayernin në 2:1,kurse Jonathan Tah shënoi për 3:1 që ishte rezultati përfundimtar.

    Bayern Munich tani ka 15 pikë pas kësaj fitoreje,kurse në xhiron e rradhës luan kundër Union SG.

  • Spalletti konfirmon: Edon Zhegrova titullar kundër Pafos FC

    Spalletti konfirmon: Edon Zhegrova titullar kundër Pafos FC

    Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka konfirmuar se ylli kosovar Edon Zhegrova do të jetë titullar në ndeshjen e nesërme kundër Pafos FC, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

    “Zhegrova do të luajë nga minuta e parë kundër Pafos FC. Ai është duke stërvitur shumë mirë”, deklaroi Spalletti në konferencën e sotme për media, duke konfirmuar plotësisht besimin e tij tek anësori kreativ.

    Juventusi e pret sfidën me rëndësi të madhe, pasi kërkon të sigurojë pozitat në grup dhe të vazhdojë ecurinë pozitive në Evropë. Aktivizimi i Zhegrovës nga minuta e parë shihet si një sinjal i qartë se trajneri italian llogarit shumë te 25-vjeçari për të sjellë kreativitet dhe depërtim në krahë.

    Ndeshja Juventus – Pafos FC zhvillohet nesër, në një duel ku “Zonja e Vjetër” synon vetëm fitoren, ndërsa Zhegrova kërkon të tregojë edhe një herë vlerën e tij në skenën më të madhe të futbollit evropian.

  • Lionel Messi shpallet MVP i MLS për herën e dytë radhazi!

    Lionel Messi shpallet MVP i MLS për herën e dytë radhazi!

    Lionel Messi vazhdon të dominojë edhe në Shtetet e Bashkuara. Superylli argjentinas është shpallur zyrtarisht MVP i MLS për sezonin 2025, duke e fituar këtë çmim për të dytin vit radhazi, një arritje që nuk e ka realizuar asnjë lojtar tjetër në historinë e ligës.

    Messi pati një sezon spektakolar me Inter Miamin, duke regjistruar statistika mbresëlënëse, ku në 49 ndeshje ka shenuar 43 gola dhe ka bërë 28 asistime.

    Këto shifra jo vetëm që e dërguan Inter Miamin drejt një sezoni të jashtëzakonshëm, por i siguruar Messit edhe dominim absolut në garën për lojtarin më të mirë të vitit.

    Me këtë sukses, kapiteni i Argjentinës bëhet lojtari i parë ndonjëherë që fiton çmimin MVP në dy sezone të njëpasnjëshme, duke vulosur edhe një herë statusin e tij si një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, tani edhe në futbollin amerikan.

    Messi pritet të jetë figura qendrore edhe në sezonin e ardhshëm, pasi Inter Miami synon të vazhdojë ngritjen dhe të luftojë për trofetë më të mëdhenj të MLS.

  • Jose Mourinho shuan zërat për një rikthim te Real Madrid

    Jose Mourinho shuan zërat për një rikthim te Real Madrid

    Spekulimet për një rikthim të mundshëm të Jose Mourinhos në stolin e Real Madridit janë ringjallur sërish, por këtë herë kryesisht nga tifozët, e jo nga klubi madrilen. Sipas gazetës Mundo Deportivo, brenda Real Madridit nuk është diskutuar asnjëherë opsioni për të rikthyer portugezin në “Santiago Bernabéu”.

    Trajneri aktual i Benficës u përball me këto zëra në konferencë për shtyp dhe reagimi i tij ishte i prerë. Me gjeste të qarta ai sinjalizoi se nuk dëshironte t’i dëgjonte thashethemet, duke hedhur poshtë çdo ide rikthimi.

    Në pyetjen direkte nëse “dera për Real Madridin është e mbyllur”, Mourinho u përgjigj:

    “Nuk kam nevojë ta mbyll, sepse tashmë është e mbyllur. Është një çështje e mbyllur; ti je ai që e hape,” – u shpreh me humor portugezi.

    Mourinho drejtoi Real Madridin nga viti 2010 deri më 2013, duke fituar një La Liga dhe një Kupë të Mbretit. /ATVLIVE.TV

  • Zgjedhjet e 28 dhjetorit, zyrtari i DASh-it po qëndron në Kosovë, shkon për vizitë në KQZ

    Zgjedhjet e 28 dhjetorit, zyrtari i DASh-it po qëndron në Kosovë, shkon për vizitë në KQZ

    Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ditën e sotme ka pritur në takim, Lyn Debevoise, i cili është zëvendësdrejtor për Çështjet e Europës Qendrore Perëndimore në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Në njoftimin e KQZ’së, thuhet se Radoniqi, ka njoftuar Debevoise, për përgatitjet që janë duke u bërë lidhur me organizimin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

    Njoftimi:

    Sot, kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, priti në takim z. Lyn Debevoise, Zëvendësdrejtor për Çështjet e Europës Qëndrore Perëndimore në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Gjatë këtij takimi, kryesuesi Radoniqi e njoftoi z. Debevoise për përgatitjet që KQZ është duke i zhvilluar në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të planifikuara të mbahen më 28 dhjetor 2025.

    Radoniqi shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme amerikane për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe proceseve demokratike në vendin tonë.

  • Lituania shpall gjendje të jashtëzakonshme: Balonat kontrabandiste nga Bjellorusia paralizojnë trafikun ajror

    Lituania shpall gjendje të jashtëzakonshme: Balonat kontrabandiste nga Bjellorusia paralizojnë trafikun ajror

    Lituania ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme të martën dhe i ka kërkuar parlamentit të autorizojë mbështetjen ushtarake për policinë dhe rojet kufitare, pasi një valë balonash kontrabandistësh nga Bjellorusia ndërpreu vazhdimisht trafikun ajror në muajt e fundit.

    Aeroporti i Vilniusit është mbyllur disa herë për shkak të balonave meteorologjikë, të cilat Lituania thotë se dërgohen nga kontrabandistë që transportojnë cigare dhe përbëjnë një “sulm hibrid” nga Bjellorusia, një aleat i ngushtë i Rusisë.

    “Gjendja e jashtëzakonshme shpallet jo vetëm për shkak të ndërprerjeve të aviacionit civil, por edhe për shkak të interesave të sigurisë kombëtare”, ka thënë ministri i Brendshëm, Vladislav Kondratoviq, në një takim qeveritar të transmetuar drejtpërdrejt të martën.

    Lituania
    Një valë balonash kontrabandistësh nga Bjellorusia ndërpreu vazhdimisht trafikun ajror në muajt e fundit (FOTO: AP)

    Bjellorusia ka mohuar përgjegjësinë për balonat dhe ka akuzuar Lituaninë për provokime, duke përfshirë dërgimin e një droni për të hedhur “material ekstremist”, gjë që Lituania e mohon.

    Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, ka thënë të martën se Lituania po i ekzagjeronte incidentet me balonat kontrabandistë dhe se Minsku zyrtar nuk donte një luftë me fqinjët e saj.

    “Ajo që po thonë lituanezët sot është e pamundur dhe jorealiste”, ka thënë Lukashenko në një fjalim të transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve Belta.

    “Çështja po ekzagjerohet dhe po politizohet”, ka thënë ai.

  • Aeroplani gjerman devijoi rrugën për në Shkup: AShNA shpjegon pse nuk ateroi në Prishtinë

    Aeroplani gjerman devijoi rrugën për në Shkup: AShNA shpjegon pse nuk ateroi në Prishtinë

    Një aeroplan gjerman ushtarak nuk ka arritur të aterojë sot në Prishtinë, dhe është detyruar të devijojë drejt Shkupit.

    Lajmin e konfirmoi Driton Ujkani nga Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, i cili tha se kjo ka ndodhur për shkak se ai s’ka pasur personel të certifikuar për aterrim në dukshmëri të ulët.

    Ujkani shtoi se fluturimet e tjera po zhvillohen normalisht.

  • Dafina Zeqiri ndryshon lokacionin e koncertit “Supernova” për shkak të zgjedhjeve

    Dafina Zeqiri ndryshon lokacionin e koncertit “Supernova” për shkak të zgjedhjeve

    Dafina Zeqiri ka njoftuar fansat se koncerti i shumëpritur “Supernova” do të mbahet në një lokacion të ri. Për arsye institucionale, që nuk varen nga organizatorët, salla “1 Tetori” do të përdoret nga autoritetet dhe KQZ për procesin zgjedhor në datat kur ishte planifikuar të zhvillohej eventi.

    Si rezultat, në bashkëpunim me institucionet kompetente, koncerti është zhvendosur në Sallën e Madhe të Pallatit të Rinisë (Boro Ramiz) në Prishtinë.

    Në njoftim theksohet se ky ndryshim ruan të njëjtat data, si dhe cilësinë dhe standardin e lartë të prodhimit të planifikuar, duke garantuar një përvojë edhe më të mirë për publikun.

    Organizatorët kanë bërë të ditur se të gjitha biletat mbeten të vlefshme dhe nuk kërkohet asnjë veprim shtesë nga ana e fansave.

    Dafina dhe ekipi i saj kanë falënderuar publikun për mirëkuptimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke premtuar një mbrëmje spektakolare që nuk do të harrohet.

  • Milani vë në tavolinë dy dosje të nxehta, Nkunku dhe Lewandowski

    Milani vë në tavolinë dy dosje të nxehta, Nkunku dhe Lewandowski

    Igli Tare pritet të zhvillojë së shpejti një takim me superagjentin Pini Zahavi për të diskutuar dy dosje të rëndësishme merkatoje: Christopher Nkunku dhe Robert Lewandowski.

    Sa i përket sulmuesit polak, ai ka kontratë me Barcelonën deri në korrik 2026 dhe operacioni konsiderohet mjaft i ndërlikuar. Megjithatë, drejtuesit kuqezinj kanë planifikuar një takim për të kuptuar vullnetin e lojtarit dhe për të analizuar kërkesat e mundshme ekonomike.

    Në anën tjetër, Nkunku iu bashkua Milanit verën e kaluar për 38 milionë euro, plus 4 milionë euro në formë bonusesh. Paraqitjet e tij deri tani kanë shkaktuar shqetësim tek drejtuesit, të cilët synojnë të bëjnë një vlerësim të qartë të situatës në bisedën me agjentin e tij, Zahavi.

    Qëllimi kryesor është përcaktimi i rrugës më të mirë për të ardhmen e lojtarit dhe definimi i strategjive të merkatos. /ATVLIVE.TV

  • Nisin përgatitjet për protestën e OVL-UÇK në Shkup

    Nisin përgatitjet për protestën e OVL-UÇK në Shkup

    Kanë nisur përgatitjet për protestën e OVL-UÇK-së në Shkup, përmes së cilës do të kërkohet drejtësi për çlirimtarët.

    Lajmi është bërë i ditur nga një postim i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ku u njoftua se sot është zhvilluar një takim me kryetarët e degëve.

    Gjatë takimit u diskutua për përgatitjet përfundimtare të protestës, e cila do të mbahet më 13 dhjetor në sheshin “Skënderbeu”, me fillim nga ora 13:00.

    OVL-UÇK u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që t’i bashkohen kësaj proteste, e cila është e pesta me radhë në mbështetje të ish-komandantëve të luftës të cilë po mbahen në Hagë tash e disa vjet.