ATV

Blog

  • Vlerë prej 30 milionë eurosh, a është Fisnik Asllani futbollisti më i vlefshëm shqiptar sipas shifrave

    Vlerë prej 30 milionë eurosh, a është Fisnik Asllani futbollisti më i vlefshëm shqiptar sipas shifrave

    Superlojtari nga Kosova, që mori zemrat e futboll-dashësve që nga kualifikimet për Botërorin 2026 dhe jo vetëm, Fisnik Asllani, është duke ecur në një rrugë të sigurt për një karrierë të madhe edhe jashtë kufinjve.

    Sulmuesi kosovar i TSG Hoffenheim po kalon një formë të shkëlqyer në Bundesligën gjermane, gjë që ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e vlerës së tij të tregut.

    Sipas të dhënave më të fundit, vlera e tij ka arritur 30 milionë euro, duke e bërë atë futbollistin më të vlefshëm shqiptar aktualisht.

    Me këtë shifër, Asllani tejkalon shumë emra të njohur të futbollit shqiptar dhe konfirmon potencialin e madh që ka në karrierën e tij.

  • Gjatë këtij viti u braktisën 22 fëmijë, vetëm në nëntor u regjistruan katër raste

    Gjatë këtij viti u braktisën 22 fëmijë, vetëm në nëntor u regjistruan katër raste

    Braktisja e fëmijëve mbetet një problem shqetësues.

    Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), nga muaji janar deri në tetor janë braktisur gjithsej 22 fëmijë.

    Kjo shifër u rrit edhe më tej gjatë muajit nëntor, kur u regjistruan katër raste të reja të braktisjes së fëmijëve.

    Dy nga këto raste kanë ndodhur në Prishtinë, një në Rahovec dhe një tjetër në Fushë Kosovë. Këto statistika tregojnë se fenomeni vazhdon të jetë i pranishëm në disa qytete të vendit dhe kërkon vëmendje të shtuar nga institucionet dhe shoqëria në përgjithësi.

  • Ukraina godet për herë të parë një tanker rus në ujrat e Detit Mesdhe

    Ukraina godet për herë të parë një tanker rus në ujrat e Detit Mesdhe

    Ukraina ka goditur për herë të parë një tanker rus në Detin Mesdhe, njoftoi një burim i shërbimit të inteligjencës ukrainase për agjencinë e lajmeve Reuters.

    Ky sulm shënon një moment të ri në përfshirjen e Ukrainës jashtë kufijve të saj dhe tregon aftësinë e saj për të goditur objektiva strategjikë larg territorit të saj.

    Tankeri, i quajtur Qendil, është pjesë e ashtuquajturës “flotë e hijes” të Rusisë – një grup anijesh të vjetruara që ndihmojnë Moskën të vazhdojë eksportin e naftës bruto, pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare dhe kufizimeve të vendosura nga vendet perëndimore. Këto tankere zakonisht përdoren për të shmangur kontrollet dhe për të ruajtur rrjedhën e të ardhurave nga nafta.

  • Juventus-Roma Derbi i fundajvës në Serie A

    Juventus-Roma Derbi i fundajvës në Serie A

    Serie A italiane pritet të sjellë xhiron e 16-të këtë fundjavë.

    Ndeshja kryesore pritet të zhvillohet në Allianz Stadium,ku Juventus e pret skuadrën e Romës.

    Bianconerët synojnë që në këtë ndeshje të marrin pikët e plota në mënyrë që të jënë në garë për pozitat që dërgojnë në Ligën e Kampionëve,kurse në anën tjetër gjallorosët do të tentojnë me çdo kusht fitoren për të mbetur në hap me skuadrat lidere në tabelë.

    Ndeshja Juventus-Roma pritet të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 20:45.

    Në ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në Itali Lazio e pret skuadrën e Cremonenses,teksa Atalanta luan në udhëtim ndaj Genoas.

    Kujtojmë që Napoli,Milan dhe Inter nuk do të luajnë këtë fundjavë për shkak të angazhimeve në Superkupën e Italisë.

  • Simboli i Ujkut dhe Forca e Sigurisë së Kosovës pasqyrojnë një nivel të lartë të përgatitjes profesionale

    Simboli i Ujkut dhe Forca e Sigurisë së Kosovës pasqyrojnë një nivel të lartë të përgatitjes profesionale

    Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar me sukses trajnimin elitë “Simboli i Ujkut”, i cili ka zgjatur tri javë dhe kishte për qëllim testimin dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale.

     

     

    Ushtrimi final zgjati 72 orë pa ndërprerje, gjatë të cilit kursantët realizuan patrullime mbi 70 kilometra me pajisje të plota ushtarake.

    Në fazën përfundimtare, pjesëtarët e FSK-së ekzekutuan me sukses misionin e caktuar, sulmin duke treguar profesionalizëm të lartë, vendosmëri, si dhe bashkëpunim të shkëlqyer ekipor.

    Përfundimi me sukses i këtij trajnimi konfirmon nivelin e lartë të përgatitjes dhe gatishmërisë së pjesëtarëve, si dhe angazhimin e vazhdueshëm për ngritjen e kapaciteteve operative dhe profesionale.

  • Villarreal-Barcelona ndeshja kryesore e fundjavës në La Liga

    Villarreal-Barcelona ndeshja kryesore e fundjavës në La Liga

    La Liga spanjolle pritet të sjellë xhiron e 17-të këtë fundjavë,ku në program pritet të ketë ndeshje interesante.

    Ndeshja kryesore pritet të zhvillohet në Estadio La Ceramica,ku Villarreal e pret kampionin aktual Barcelonën.

    Barca synon 3 pikët e rradhës në mënyrë që të përforcojë edhe më shumë kreun e tabelës,teksa në anën tjetër nëndetësja e verdhë do të mundohet që të fitoj këtë ndeshje dhe të shpresoj në një gabim të Real Madridit për të dalur në pozitën e dytë.

    Në anën tjetër Real Madrid në Santiago Bernabeu e pret Sevillën,ku “Los Blancos”nuk synon asgjë pos 3 pikëve teksa andaluzianët synojnë një rezultat pozitiv.

    Në ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në Spanjë Atletico Madrid luan në udhëtim kundër Gironas,kurse Athletic Bilbao e pret në San Mames ekipin e Espanyolit.

  • Tottenham-Liverpool dhe Newcastle Utd-Chelsea ndeshjet kryesore të fundjavës në Premierligë

    Tottenham-Liverpool dhe Newcastle Utd-Chelsea ndeshjet kryesore të fundjavës në Premierligë

    Kjo fundjavë pritet të sjellë xhiron e 17-të në Premierligën angleze.

    Vëmendja pritet të jetë në dy ndeshje ku Tottenham e pret Liverpoolin,kurse në anën tjetër Newcastle United takohet kundër Chelsea-it.

    Në ndeshjen Tottenham-Liverpool “The Reds” synojnë fitoren e rradhës në mënyrë që të dalin nga kriza e rezultateve,teksa në anën tjetër londinezët synojnë të marrin pikë për të hyrë në garë për pozitat në garat evropiane.

    Kurse në ndeshjen Newcastle United-Chelsea njëra apo skuadër do të synoj 3 pikë,ku larasakat synojnë të largohen nga pozitat që shpie në rënie nga liag teksa londinezët për pozitat që dërgojnë në Ligën e Kampionëve.

    Në ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në Angli Arsenal luan në udhëtim kundër Evertonit,teksa Manchester City e pret në Etihad West Ham United,kurse Manchester United luan në udhëtim kundër Aston Villas.

  • GO+Peja-Bashkimi derbi i fundjavës në Procredit Superligë

    GO+Peja-Bashkimi derbi i fundjavës në Procredit Superligë

    Kjo fundjavë pritet të sjellë xhiron e 13-të në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll.

    Vëmendja pritet të jetë në palestrën Karagaçi në Pejë,ku GO+Peja e pret skuadrën e Bashkimit ku njëra skuadër do të synoj fitoren në këtë takim.

    Të shtunën pritet të zhvillohen dy takime të tjera,ku Sigal Prishtina synon të dal nga kriza e rezultateve me fitore ndaj Vëllaznimit,kurse në anën tjetër Rahoveci 029 e pret kampionin aktual Trepça.

    Të dielën pritet të zhvillohet edhe një takim tjetër,ku Golden Eagle Ylli luan në udhëtim ndaj skuadrës së Borës.

  • Jeta online, ankthi offline – si po ndikojnë rrjetet sociale te të rinjtë?

    Jeta online, ankthi offline – si po ndikojnë rrjetet sociale te të rinjtë?

    Përgatiti Arlinda Haliti

    Rrjetet sociale janë një pjesë e përditshme e jetës, por presioni për t’u dukur të përsosur dhe krahasimet e vazhdueshme mund të ndikojnë negativisht në shëndetin mendor, duke e dobësuar vetëvlerësimin dhe ndjenjën e kënaqësisë me veten.

    Në studimet e fundit të World Health Organization (WHO), gjejmë se përdorimi i mediave sociale mund të ketë efekt të dyfishtë në shëndetin mendor. Përdorimi i menaxhuar i mediave sociale mund të ofrojë mbështetje sociale dhe lidhje me bashkëmoshatarët, ndërkaq përdorimi i tepruar ose i gabuar i tyre mund të shkaktojë pasoja të mëdha te të rinjtë. Prandaj edukimi digjital konsiderohet  shumë i rëndësishëm.

     “Përdoruesit problematikë të mediave sociale kanë mirëqenie më të ulët mendore e sociale krahasuar me përdoruesit joproblematikë. Për më tepër përdorimi problematik i mediave sociale shoqërohet me ankth, stres, ulje të vetëvlerësimit, gjumë të dobët dhe pasoja në përformancën shkollore”, thuhet në studim!

    Duke u bazuar në një studim të kryer nga Pew Research Center shumica dërrmuese e adoleshentëve (13-17 vjeç) janë përdorues të mediave sociale. Sipas statistikave të tyre, nga gjithë platformat e disponueshme, të rinjtë më së shumti përdorin YouTube dhe Tiktok, por krahas këtyre janë edhe Instagram dhe Snapchat që përdoren në masë të madhe.

    Ndërkohë, sipas American Psychological Association për t’i mbrojtur të rinjtë nga pasojat e lartpërmendura ekziston zgjidhja; mosshtyerja e përdoruesve drejt përmbajtjeve jo të duhura.

    “Për të zvogëluar rreziqet e dëmtimit psikologjik, ekspozimi i adoleshentëve ndaj përmbajtjes në mediat sociale që përshkruan sjellje të paligjshme ose psikologjikisht të papërshtatshme duhet të minimizohet, raportohet dhe hiqet”

    Drejtimi i përdorimit të mediave sociale me kujdes dhe mbështetje mund t’i fuqizojë të rinjtë pa dëmtuar shëndetin e tyre mendor.

  • Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e Kurtit

    Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e Kurtit

    Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën për hedhjen e aktakuzës ndaj Faton Klinakut dhe ka pushuar procedurën penale ndaj tij për veprën penale “Kanosja” ndaj kryeministrit Albin Kurti, ndërsa procedura penale do të vazhdojë vetëm ndaj të akuzuarit tjetër, Nuredin Selmani.

    Në seancën fillestare, më 3 shtator 2025, Faton Klinaku dhe Nuredin Selmani ishin deklaruar të pafajshëm.

    Klinaku kishte shkruar në Facebook më 29 gusht 2023 se: “më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”.

    Aktvendimi i siguruar nga “Betimi për Drejtësi” është nxjerrë më 20 nëntor 2025 nga kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Rahman Beqiri, pas shqyrtimit të kundërshtimit të provave dhe kërkesës për hedhjen e aktakuzës, të paraqitur nga mbrojtësi i Klinakut, avokati Ramë Dreshaj.

    Ndaj këtij aktvendimi nuk lejohet ankesë në Gjykatën e Apelit.

    Sipas aktvendimit, Gjykata ka vendosur që aktakuza e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës e datës 1 gusht 2025, të hudhet pjesërisht dhe procedura penale të pushohet vetëm në raport me të akuzuarin Faton Klinaku, i cili akuzohej për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Gjykata ka konstatuar se nuk ka pasur kërkesë pasurore-juridike, ndërsa shpenzimet e procedurës penale që lidhen me këtë pjesë të aktakuzës do të mbulohen nga mjetet buxhetore të Gjykatës.

    Në aktvendim theksohet se, pas plotfuqishmërisë së tij, procedura penale do të vazhdojë vetëm ndaj Nuredin Selmanit, i cili vazhdon të përballet me akuzën për veprën penale “Kanosja” sipas të njëjtit nen të Kodit Penal, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Selmani ngarkohet se kishte postuar një fotografi në të cilën ishte montuar fotoja e të dëmtuarit Kurti, krahas asaj të Klinakut, duke e shoqëruar me një shkrim kërcënues të adresuar ndaj të dëmtuarit.

    “E mbështes Faton Klinakun”, “Veç ni telefon ma ban Faton, aty mki për çka të ka nevojë, mezi s’po pres me ja nisë”, citohet në aktakuzë postimi i Selmanit./BetimipërDrejtësi