ATV

Blog

  • Diant Ramaj në radarin e gjigantit anglez Arsenal

    Diant Ramaj në radarin e gjigantit anglez Arsenal

    Gjiganti anglez Arsenal po synon që të përforcojë repartin e portierit në të ardhmen.

    Sipas raportimeve të mediave portieri Diant Ramaj është vënë në vëzhgim të gjigantit londinez,ku shihet si një alternativë për portierin spanjoll David Raya.

    Përndryshe skautët e Arsenalit kanë udhëtuar në Gjermani,ku kanë parë paraiqitjet e Ramajt në Heidenheim,ku janë impresionuar nga paraqitjet e tij në këtë sezon.

    Megjithatë mbetet të shihet në javët në vazhdim se nëse Ramaj do të transferohet në Premierligë,apo do të rikthehet tek Borussia Dortmund të cilët e kanë kartonin e tij.

    Kujtojmë që Diant Ramaj është në huazim tek Heidenheim nga Borussia Dortmund.

  • Granit Xhaka:Gjatë kohës kur Xabi Alonso na fliste në zhveshtore ne e dëgjonim me vëmendje

    Granit Xhaka:Gjatë kohës kur Xabi Alonso na fliste në zhveshtore ne e dëgjonim me vëmendje

    Mesfushori shqiptar Granit Xhaka ka folur për peridhën kur stërvitej nën urdhërat e Xabi Alonsos tek Bayer Leverkusen.

    Xhaka thotë se sa herë Alonso hynte në dhomat e zhveshjes për të flout të gjithë e dëgjonin,dhe se e dëgjonin me vëmendje të plotë se çka fliste gjatë asaj kohe.

    “Kur trajneri Xabi Alonso hynte në dhomën e zhveshjes dhe fillonte të fliste, të gjithë mbyllnin gojën menjëherë dhe ishin 100% të fokusuar te ajo që ai po thoshte”

    Përndryshe Xhaka thotë se Alonso çdo fjalë që e thoste ishte e vërtetë,dhe se nuk i interesonte a ishte yll i skuadrës apo jo.

    Kujtojmë që Granit Xhaka ka luajtur nën urdhërat e Xabi Alonsos tek Bayer Leverkusen,dhe në dy vite kishte fituar titullin e Bundesligës,Kupën e Gjermanisë dhe Superkupën e Gjermanisë,si dhe luajti në finale të Europa League në sezonin 2023/24

  • Drita – Prishtina, duel i madh për kreun: mbyllet sezoni vjeshtor në Gjilan

    Drita – Prishtina, duel i madh për kreun: mbyllet sezoni vjeshtor në Gjilan

    Elita e futbollit të Kosovës është në ankth të kryendeshjes së mbetur të javës së 13-të, ku përballë njëra-tjetrës do të dalin dy nga skuadrat më të mëdha të vendit – kampioni në fuqi Drita dhe fituesi i Kupës së Kosovës, Prishtina.

    Përballja do të zhvillohet nesër (e mërkurë) me fillim nga ora 13:00, në stadiumin ndihmës në Gjilan, dhe pritet të ofrojë spektakël, emocione dhe shumë rëndësi në garën për kreun e tabelës.

    Drita hyn në këtë duel me synimin e qartë për të marrë tri pikë, të cilat do ta afronin ndjeshëm me vendet e para, ndërsa Prishtina kërkon fitore për t’u barazuar me liderin aktual të kampionatit, Ballkanin e Therandës.

    Aktualisht, tabela e renditjes kryesohet nga Ballkani me 33 pikë, pasuar nga Prishtina me 30, Dukagjini me 29, Malisheva me 27, ndërsa Drita dhe Gjilani ndajnë nga 26 pikë secila.

    Nga klubi kryeqytetas kanë konfirmuar zyrtarisht zhvillimin e kësaj ndeshjeje, duke theksuar se ajo do të shënojë edhe përfundimin e sezonit vjeshtor.

    “Ndeshjen e mbetur të javës së 13-të ndaj FC Dritës do ta zhvillojmë të mërkurën, më 24 dhjetor, me fillim nga ora 13:00, në stadiumin ndihmës në Gjilan. Me këtë ndeshje mbyllim sezonin vjeshtor”, thuhet në njoftimin e FC Prishtinës.

    Dueli në Gjilan pritet të jetë vendimtar për renditjen në krye dhe një mbyllje dinjitoze e pjesës së parë të sezonit në Superligën e Kosovës.

  • Zyrtare: Lyon huazon Endrick nga Real Madrid, talenti brazilian nis aventurë të re në Ligue 1

    Zyrtare: Lyon huazon Endrick nga Real Madrid, talenti brazilian nis aventurë të re në Ligue 1

    Olympique Lyon ka kompletuar zyrtarisht huazimin e sulmuesit të talentuar brazilian Endrick nga Real Madrid. 19-vjeçari do të luajë për klubin francez deri në fund të sezonit, në një marrëveshje që nuk përfshin opsion blerjeje.

    Sipas kushteve të marrëveshjes, Lyon do të mbulojë një pjesë të pagës së lojtarit, ndërsa Real Madrid do të përfitojë kompensim financiar shtesë në rast se Endrick nuk arrin të zhvillojë të paktën 25 paraqitje gjatë huazimit. Shuma e këtij kompensimi do të varet edhe nga numri i ndeshjeve që Lyon do të luajë në garat e kupës dhe në Ligën e Evropës.

    Endrick do të mbajë fanellën me numrin 9 te Lyon, por nuk do të jetë menjëherë në dispozicion të trajnerit. Rregulloret në Francë parashikojnë që një lojtar të presë katër ditë nga regjistrimi zyrtar i marrëveshjes përpara se të debutojë, çka do të thotë se ai do të mungojë në përballjen ndaj Monacos më 3 janar, pasi kontrata nuk mund të regjistrohet para 1 janarit.

    Talenti brazilian ka vendosur të pranojë ofertën e Lyon pas mungesës së minutave të rregullta te Real Madrid, duke besuar se kjo lëvizje do t’i ndihmojë jo vetëm zhvillimin personal, por edhe rritjen e shanseve për t’u përfshirë në përfaqësuesen e Brazilit për Kupën e Botës së vitit të ardhshëm.

    Real Madrid e kishte shtyrë vendimin për të ardhmen e Endrick gjatë këtij sezoni, por me kalimin e kohës u bë e qartë se ai nuk ishte pjesë e planeve të trajnerit Xabi Alonso. Gjatë këtij edicioni, Endrick ka regjistruar vetëm tri paraqitje: një si zëvendësues në La Liga, një në Ligën e Kampionëve dhe një si titullar në fitoren ndaj CF Talavera në rundin e 32-të të Kupës së Mbretit.

    Në sezonin 2024/2025, nën drejtimin e Carlo Ancelottit, tashmë përzgjedhës i Brazilit, Endrick pati më shumë hapësira, duke zhvilluar 22 ndeshje në La Liga, megjithëse vetëm tri prej tyre si titullar.

    Endrick iu bashkua Real Madridit nga Palmeiras në dhjetor të vitit 2022, por nënshkroi zyrtarisht kontratën në korrik 2024, sapo mbushi moshën e lejuar. Deri tani, ai ka zhvilluar 40 ndeshje në të gjitha kompeticionet për “Los Blancos”, duke shënuar shtatë gola dhe një asistim.

  • Ndahet nga jeta ish-futbollisti gjerman Sebastian Hertner, bie nga rreth 70 metra lartësi

    Ndahet nga jeta ish-futbollisti gjerman Sebastian Hertner, bie nga rreth 70 metra lartësi

    Bota e futbollit është e tronditur nga lajmi i vdekjes së ish-futbollistit gjerman Sebastian Hertner. 34-vjeçari humbi jetën të dielën në një aksident tragjik në qendrën e skive Savin Kuk në Mal të Zi, pasi ra nga një lartësi prej rreth 70 metrash.

    Tragjedia ndodhi ndërsa Hertner dhe gruaja e tij 30-vjeçare po përdornin një teleferik dyvendesh pranë Zhablakut, në vargmalin Durmitor. Pas rënies së tij, gruaja mbeti e bllokuar në teleferik, por u shpëtua nga shërbimet e emergjencës, duke pësuar thyerje në këmbë, sipas mediave kroate “Index”.

    Gjatë karrierës, Hertner luajti në ligën e dytë gjermane për klubet 1860 Munih, Erzgebirge Aue dhe Darmstadt. Së fundmi ai ishte kapiten i ekipit të divizionit të pestë ETSV Hamburg, i cili i dha lamtumirën në një postim prekës në rrjetet sociale:

    “Me hidhërim të madh njoftojmë sot se kapiteni ynë Sebastian Hertner ndërroi jetë në një aksident tragjik gjatë pushimeve. Jemi të tronditur dhe thellësisht të prekur. Ngushëllimet tona të sinqerta familjes dhe të dashurve të tij. Pusho në paqe.”

  • Jurgen Uldedaj shpallet “Qytetar Nderi” i Lezhës pas triumfit botëror në Londër

    Jurgen Uldedaj shpallet “Qytetar Nderi” i Lezhës pas triumfit botëror në Londër

    Boksieri Jurgen Uldedaj, vetëm pak javë pas suksesit historik në Londër, ku u shpall kampion bote në versionin IBO për peshën cruiser, është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” nga Bashkia Lezhë.

    Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, e cilësoi Uldedajn si një shembull frymëzues për të rinjtë dhe sportin shqiptar:

    “Kampioni Jurgen Uldedaj është shembulli më i mirë se si përkushtimi i jashtëzakonshëm dhe stërvitja serioze të çojnë drejt majave më të larta që një sportist shqiptar ka arritur deri më sot”, u shpreh Ndreu.

    Nga ana e tij, Uldedaj theksoi se fitorja në fund të tetorit nuk përfaqëson kulmin e karrierës së tij, por vetëm një etapë të radhës drejt objektivave më të mëdha.

    “Kjo nuk është ende maja. Kemi ende rrugë për të bërë dhe shpresoj t’ju bëj edhe më krenarë në të ardhmen”, deklaroi kampioni shqiptar. /ATVLIVE.TV

  • Me krenari për qytetin tim – Liridon Fetahaj futbollisti i vitit 2025

    Me krenari për qytetin tim – Liridon Fetahaj futbollisti i vitit 2025

    Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj, dhe me organizimin nga DKRS, u mbajt ceremonia e shpalljes së Laureatëve për vitin 2025 në qytetin e Prizrenit.

    Çmimin futbollisti i vitit e morri sulmuesi i Lirisë, Liridon Fetahaj.

    34 vjeçari në një postim në rrjetet sociale shkruan:

    “Me krenari dhe mirënjohje e pranoj çmimin Futbollisti i Vitit 2025 në Prizren, ky sukses është fryt i punës së përbashkët me bashkëlojtarët, trajnerët dhe stafet profesionale.

    Falënderoj veçanërisht FC Liria, klubin që përfaqëson qytetin tim dhe që më ka dhënë besim e mbështetje të vazhdueshme, si dhe FC Suhareka, ku një pjesë e rëndësishme e këtij rrugëtimi u kurorëzua me arritjen personale si asistuesi më i mirë në Superligën e Kosovës. Mirënjohje për Komunën e Prizrenit për përkrahjen. Ky çmim i përket të gjithëve.

    Një falenderim të veqant për Arpagjikt dhe tifozat Prizrenas që kanë qenë gjithmon aty për ne.”

    Sulmuesi prizrenas në karrierën e tij numëron 122 ndeshje, me 24 gola të realizuar dhe ka kontribuar në 13 të tjerë. /ATVLIVE.TV

  • Messi, ‘Maravilla’ Martínez dhe De Arrascaeta në garë për titullin “Mbret i Amerikës”

    Messi, ‘Maravilla’ Martínez dhe De Arrascaeta në garë për titullin “Mbret i Amerikës”

    Lionel Messi, Adrián “Maravilla” Martínez dhe Giorgian De Arrascaeta janë tre futbollistët që kanë marrë më së shumti vota në sondazhin tradicional “América le Responde a El País”, duke u shndërruar në kandidatët kryesorë për çmimin prestigjioz “Mbret i Amerikës”.

    Fituesi i këtij çmimi do të shpallet më 31 dhjetor nga gazeta uruguajane “El País”, e cila njëkohësisht do të bëjë publik edhe emrat e lojtares dhe trajnerit më të mirë të vitit në Amerikën Latine.

    Lionel Messi, kampion i MLS-së me Inter Miami, synon të fitojë për herë të parë këtë vlerësim individual, që deri tani i ka munguar në karrierën e tij të pasur. Në edicionin e kaluar, ylli argjentinas u rendit i pesti me 14 vota, pas Luiz Henrique, Jefferson Savarino, Juan Fernando Quintero dhe Thiago Almada. Përveç suksesit me klubin, Messi ka siguruar edhe kualifikimin në Kupën e Botës 2026 me kombëtaren e Argjentinës.

    Në garë është edhe Adrián “Maravilla” Martínez, i cili vjen pas një sezoni të shkëlqyer me Racing Club. Sulmuesi argjentinas fitoi “Recopa Sudamericana”, arriti në gjysmëfinale të “Copa Libertadores” dhe në finale të “Torneo Clausura”, ndërsa spikati edhe me gola vendimtarë, duke qenë një nga realizuesit më të mirë të “Libertadores”.

    Ndërkohë, uruguajani Giorgian De Arrascaeta përmbylli një vit të jashtëzakonshëm me Flamengon, ku fitoi “Copa Libertadores” dhe Kampionatin Brazilian. Mesfushori kreativ u shpall lojtari më i mirë i turneut dhe ishte njëkohësisht golashënuesi dhe asistuesi kryesor i ekipit. Ai gjithashtu siguroi kualifikimin për Botërorin 2026 me Uruguain.

    Çmimi “Mbret i Amerikës” jepet nga “El País” që nga viti 1986 dhe konsiderohet një nga vlerësimet më prestigjioze në futbollin e Amerikës Latine. Futbollisti që e ka fituar më së shumti këtë çmim është Carlos Tévez me tri herë, ndërsa legjenda të tjera si Valderrama, Verón, Neymar, Romário, Riquelme dhe Ronaldinho e kanë fituar një ose dy herë.

    Po më 31 dhjetor do të shpallet edhe trajneri më i mirë i vitit, ku kandidatët kryesorë janë Filipe Luís, Gustavo Alfaro dhe Gustavo Costas.

  • I pafundmi “King Kazu” – Miura vazhdon të luajë futboll edhe në prag të 59 vjetëve

    I pafundmi “King Kazu” – Miura vazhdon të luajë futboll edhe në prag të 59 vjetëve

    Karriera e një futbollisti profesionist zakonisht ka një afat të kufizuar, por ka raste të rralla që sfidojnë çdo normë të sportit modern. Një prej tyre është pa dyshim Kazuyoshi Miura, legjenda e futbollit japonez dhe simbol i vërtetë i jetëgjatësisë sportive.

    I njohur si “King Kazu”, sulmuesi japonez vazhdon të luajë futboll aktiv edhe pse shumica e bashkëkohësve të tij janë larguar prej kohësh nga fushat e blerta. Pas dy sezoneve të fundit të kaluara në Portugali me Oliveirense (2022/23 dhe 2023/24), Miura është gati për një kapitull të ri në karrierën e tij të jashtëzakonshme.

    Më 26 shkurt, ai do të festojë 59-vjetorin e lindjes, por në vend që të mendojë për pensionimin, ka vendosur të vazhdojë të luajë. Miura ka firmosur një kontratë të re me Fukushima United, skuadër që garon në divizionin e tretë të kampionatit japonez.

    Ky vendim konfirmon edhe një herë pasionin, disiplinën dhe mentalitetin unik të një lojtari që prej dekadash është një pikë referimi për futbollin japonez dhe më gjerë. Për Miurën, çdo sezon i ri është histori më vete dhe një dëshmi se dashuria për futbollin mund të mposhtë edhe kufijtë e moshës. /ATVLIVE.TV

  • Vinicius në dyshim për qëndrimin te Real Madridi, tifozët kthehen kundër tij

    Vinicius në dyshim për qëndrimin te Real Madridi, tifozët kthehen kundër tij

    E ardhmja e Vinicius Junior te Real Madridi po vihet gjithnjë e më shumë në pikëpyetje, pasi ylli brazilian raportohet se po shqyrton seriozisht mundësinë e largimit nga “Santiago Bernabeu”.

    Edhe pse një largim ka qenë gjithmonë një skenar i mundshëm, marrëdhënia e përkeqësuar me tifozët dhe bllokimi i negociatave për rinovimin e kontratës po e komplikojnë situatën. Vinicius ka edhe 18 muaj kontratë të mbetur me klubin madrilen.

    Braziliani kishte interes konkret nga Arabia Saudite verën e kaluar dhe thuhet se kishte rënë dakord për një kontratë të re në pranverë, por kërkesat e tij financiare u rritën ndjeshëm gjatë verës, duke bërë që bisedimet të ngecin.

    Sipas gazetarit Jorge C. Picón, palët nuk pritet të rifillojnë negociatat deri pas Kupës së Botës 2026, e cila shihet si momenti vendimtar për Viniciusin që të provojë se meriton një pagë të barabartë me atë të Kylian Mbappé, objektivi kryesor i tij.

    Nga ana tjetër, drejtuesit e Real Madrid janë të bindur se Vinicius do të rikthehet në formën e tij më të mirë, por nuk kanë ndërmend t’i ofrojnë bonuset e nënshkrimit që ai kërkon. Edhe pse lojtari dëshiron të qëndrojë në Madrid, situata është komplikuar edhe nga marrëdhënia e tensionuar me trajnerin Xabi Alonso.

    Sipas El Chiringuito, për herë të parë Vinicius po dyshon seriozisht nëse duhet të vazhdojë te Real Madridi. Fishkëllimat e tifozëve në ndeshjen e fundit e kanë prekur ndjeshëm lojtarin, i cili për herë të parë ka ndjerë se nuk është më plotësisht i dëshiruar nga “Madridistas”.

    Një sondazh i gazetës Marca tregon se 84% e tifozëve do të ishin të gatshëm të ndaheshin me brazilianin. Edhe pse jo një tregues zyrtar, kjo shifër reflekton ftohjen e opinionit publik ndaj tij, e ndikuar nga forma e paqëndrueshme gjatë 18 muajve të fundit. /ATVLIVE.TV