ATV

Blog

  • Kjo është lista e top pesë kandidatëve më të votuar nga AAK-ja

    Kjo është lista e top pesë kandidatëve më të votuar nga AAK-ja

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar publikimin e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.

    Nga 2,557 vendvotime në total, deri më tani janë përpunuar 16 vendvotime, që përfaqësojnë rreth 0,63% të votave.

    Në këtë fazë të numërimit, kandidatët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) po renditen si më poshtë:

    Ramush Haradinaj – 47 vota

    Bekë Berisha – 25 vota

    Besnik Tahiri – 24 vota

    Daut Haradinaj – 24 vota

    Ahmet Isufi – 19 vota.

  • Ora Patek Philippe i ri i Ronaldos, la të gjithë pa fjalë

    Ora Patek Philippe i ri i Ronaldos, la të gjithë pa fjalë

    Cristiano Ronaldo ishte në qendër të vëmendjes në “Globe Soccer Awards”, këtë herë jo për golat e tij, por për një orë luksoze që la shumë të habitur. Bëhet fjalë për ‘Patek Philippe Nautilus Chronograph Ref. 5980/1400G’, e vlerësuar rreth 770,000 dollarë (rreth 705,000 euro).

    Ora, pjesë e një serie të limituar, është bërë prej ari të bardhë 18 karat, me akrepa dhe numra të të njëjtit metal. Skeleti dhe rripi janë të mbushura me diamante, duke e bërë një nga orët më të veçanta dhe ekskluzive në botë.

    Ylli portugez, i cili ende aktivizohet dhe synon të arrijë 1,000 gola në karrierë, e ka shtuar këtë orë luksoze në koleksionin e tij të orëve milionëshe. /ATVLIVE.TV

  • Aleksandër Lumezi refuzon propozimin për zv/Kryeprokuror të Shtetit

    Aleksandër Lumezi refuzon propozimin për zv/Kryeprokuror të Shtetit

    Aleksandër Lumezi ka refuzuar propozimin për përzgjedhjen në pozitën e Zëvendës-Kryeprokurorit të Shtetit.

    Përmes një e-maili dërguar ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, Lumezi ka sqaruar se për shkak të angazhimeve si prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe në Komisionin për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve, e ka të pamundur ushtrimin edhe të pozitës së zv/Kryeprokurorit të Shtetit.

    Në e-mailin që e ka siguruar “Betimi për Drejtësi“, thuhet se mbi këto arsye, Lumezi ka shprehur keqardhje për refuzim të propozimit të Qalajt, por duke vlerësuar propozimin e tij.

    “Pas një shqyritmi të kujdesshëm të përgjegjësive dhe angazhimeve që kjo pozitë kërkon, kam arritur në përfundimin se në këtë moment nuk jam në gjendje të pranoj këtë detyrë, për shkak të angazhimeve të mia profesionale si prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe në Komisionin për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve të të gjitha niveleve. Për këto arsye, me keqardhje kam vendosur të refuzoj këtë propozim“, thuhet në letrën e Lumezit.

    Ndryshe, “Betimi për Drejtësi” më 26 dhjetor 2025 ka raportuar se Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka caktuar takimin e radhës për sot (29 dhjetor 2025), ku pikë e rendit të ditës është edhe përzgjedhja e Zëvendës-Kryeprokurorit të Shtetit.

    Sipas letrës që kishte siguruar “Betimi për Drejtësi”, ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, për këtë pozitë e ka propozuar Aleksandër Lumezin.

    Bazuar në agjendën e takimit të KPK-së të siguruar nga mediumi, në pikën e shtatë të rendit të ditës është “Propozimi i u.d. Kryeprokurorit të Shtetit për zgjedhjen e Zëvendës Kryeprokurorit të kësaj zyre”.

    Ndërkaq, në letrën që Qalaj ia ka drejtuar KPK-së më 24 dhjetor, propozon Lumezin për këtë pozitë.

    “ … me qëllim që të garantohet vazhdimësia institucionale, ushtrimi i plotë i kompetencave dhe përmbushja e të gjitha detyrave dhe përgjegjësive në përputhje me legjislacionin në fuqi, propozoj caktimin e prokurorit të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z.Aleksandër Lumezi, në pozitën e Zëvendës Kyreprokurorit të Shtetit”, thuhet në këtë shkresë.

    Kujtojmë se Agron Qalaj është caktuar nga KPK në pozitën e U.D. Kryeprokurorit të Shtetit në mbledhjen e 22 dhjetorit, pas miratimit të kërkesës së Besim Kelmendit për dorëheqje nga kjo pozitë.

  • OVL-UÇK organizon nesër homazhe për Ditën e Veteranit

    OVL-UÇK organizon nesër homazhe për Ditën e Veteranit

    Nesër, me rastin e Ditës së Veteranit të UÇK-së, OVL-UÇK do të organizojë homazhe në nderim të dëshmorëve të rënë për liri.

    Aktiviteti nis në orën 09:30 në Prekaz, pranë Kompleksit Memorial të Dëshmorëve, te Komandanti legjendar Adem Jashari, ndërsa homazhe do të mbahen edhe në lokacione të tjera nëpër qytetet e Kosovës.

    OVL-UÇK fton bashkëluftëtarët, familjarët e dëshmorëve dhe qytetarët të marrin pjesë në këtë ditë kujtese dhe nderimi.

  • Gjashtë ankesa u dorëzuan në PZAP në ditën e zgjedhjeve

    Gjashtë ankesa u dorëzuan në PZAP në ditën e zgjedhjeve

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka bërë të ditur se në ditën e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, të dielën, pranoi gjashtë ankesa. Ankesat kishin të bënin kryesisht për shkeljet në ditën e votimit.

    “Lidhur me pyetjen tuaj rreth numrit të ankesave që lidhen me shkeljet konkretisht në ditën e votimit ju njoftojmë se janë pranuar 6 ankesa qe kanë të bëjnë kryesisht me shkeljet në ditën e votimit”, thuhet në përgjigjen e PZAP-së për Kohën.

    Në faqen e PZAP-së figurojnë gjashtë ankesa të bëra nga Lëvizja Vetëvendosje më 28 dhjetor, ndërsa një ankesë e ka dorëzuar AAK-ja sot.

    Dy ankesa i bëri në Prishtinë ndaj LDK-së për “përdorim të pasurisë publike dhe shfrytëzimit të pozitës publike me qëllim të përfitimit të votave”. Dy ankesa i bëri ndaj AAK-së për thyerje të heshtjes zgjedhore. Një ankesë ndaj LDK-së në Podujevë për vendosje të materialit zgjedhor në hapësira publike dhe një ndaj Lista Sërpskas për thyerje të heshtjes zgjedhore.

    E të hënën AAK-ja ka dorëzuar një ankesë ndaj Vetëvendosjes për thyerje të heshtjes zgjedhore.

  • Numërimi i votave të kandidatëve, këto janë top pesëshet e partive sipas të dhënave të fundit

    Numërimi i votave të kandidatëve, këto janë top pesëshet e partive sipas të dhënave të fundit

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e votave për kandidatët për deputetë.

    Deri tani janë procesuar 16 vendvotime.

    Sipas këtyre rezultateve këta janë top pesë kandidatët më të votuar të partive politike.

    VV: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Arsim Ademi, Rufki Suma e Fahrush Rexhepi.

  • Janina Ymeri për rezultatet: Vendi ka zgjedhur të përzë rininë, duke duartrokitur Albin Kurtin për 100 euro

    Janina Ymeri për rezultatet: Vendi ka zgjedhur të përzë rininë, duke duartrokitur Albin Kurtin për 100 euro

    Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka reaguar pas nisjes së procesit të numërimit të votave për kandidatët, duke kritikuar ashpër realitetin social dhe zgjedhjet politike në vend, me theks të veçantë te politika e ndarjes së 100 eurove.

    Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Ymeri ka bërë të ditur se nga sot ka nisur numërimi i votave për kandidatët për deputetë, duke u bërë thirrje qytetarëve që për informacione të fundit të përcjellin Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Ajo ka theksuar se ky proces ende nuk nënkupton përmbylljen e zgjedhjeve.

    Duke komentuar rezultatin zgjedhor, Ymeri ka thënë se ai nuk e ka befasuar, duke e lidhur atë me gjendjen ekonomike dhe nivelin e varfërisë në vend. Sipas saj, politika e ndarjes së parave ka pasur ndikim vendimtar në votën e qytetarëve.

    “Siç thotë populli, parja flet vet. Ka fol me rrymë, me ‘Martina’, me hajni tenderësh, por mbi të gjitha ka fol bindshëm fakti se ky popull e do paranë pa punuar. Ka fol mbrëmë”, ka shkruar ajo.

    Ymeri kritikon ashpër faktin që, sipas saj, vendi ka zgjedhur të “përzë rininë e vet”, ndërkohë që qytetarët duartrokasin kryeministrin Albin Kurti për përfitimin e 100 eurove disa herë në vit.

    Ajo thekson se vota përcakton vetëm rolin politik dhe opozitar, por jo vlerën dhe rezultatin final të një individi në jetë. Sipas saj, elektorati ka të drejtë të zgjedhë, por këto zgjedhje pasqyrojnë edhe mentalitetin shoqëror dhe drejtimin që po merr vendi.

    “E rëndësishme është ta dish se ku po rreshtohesh, kë po duartrokit dhe për çfarë Kosove po punon – për një politikë që, sipas meje, e largon rininë nga vendi apo për një Kosovë me perspektivë”, ka përfunduar Ymeri.

  • Dy viktima në aksidentin ku u përfshi Anthony Joshua

    Dy viktima në aksidentin ku u përfshi Anthony Joshua

    Boksieri britanik me origjinë nigeriane, Anthony Joshua, është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor në Nigeri, ku dy persona kanë humbur jetën, raportojnë mediat britanike.

    Ngjarja ndodhi në zonën e Makun, përgjatë autostradës së ngarkuar Lagos-Ibadan Expressway në shtetin Ogun. Automjeti ku ndodhej Joshua u përplas me një makinë tjetër, ndërsa rrethanat e aksidentit janë ende në hetim.

    Joshua, 36 vjeç, ka pësuar lëndime të lehta si pasagjer, ndërkohë që dy persona humbën jetën në vendngjarje. Ekipet e emergjencës u mobilizuan menjëherë për të ndihmuar të lënduarit dhe për të menaxhuar situatën.

    Incidenti ndodhi vetëm disa ditë pasi Joshua u përball me Jake Paul në një ndeshje të bujshme boksi, ku korri fitore. /ATVLIVE.TV

  • Huazimi i Rashford, a bëhet përhershëm këtë verë?

    Huazimi i Rashford, a bëhet përhershëm këtë verë?

    Barcelona po planifikon një merkato të zënë verore në 2026 dhe krahu i majtë është një nga pozicionet që duhet të mbushen, pasi Marcus Rashford është vetëm i huazuar nga Manchester United.

    Pas një fillimi të ngadaltë, Rashford ka treguar performanca të shkëlqyera që nga tetori, duke fituar besimin e trajnerit Hansi Flick. Sipas “Sport”, Flick ka kërkuar nga klubi që të finalizojë një marrëveshje për një transferim të përhershëm të sulmuesit anglez verën e ardhshme.

    Flick është i kënaqur me nivelin, statistikat dhe profesionalizmin e Rashford dhe dëshira e tij për të mbajtur lojtarin është një nga arsyet pse Barcelona e siguroi huazimin verën e kaluar.

    Megjithatë, opsioni i blerjes prej 30 milionë eurosh mund të jetë i vështirë për t’u aktivizuar për shkak të kufizimeve financiare, gjë që do të kërkonte negociata të reja me Manchester United.

    Përveç Rashford, Barcelona po planifikon të forcojë edhe qendërmbrojtjen dhe sulmin, por kjo mund të bëhet e vështirë për shkak të rregullave të La Ligës.

    Nëse marrëveshja nuk realizohet, Rashford mund të kthehet te Manchester United, gjë që do të ishte një humbje e madhe për Barcelonën dhe trajnerin Flick. /ATVLIVE.TV

  • Cristiano Ronaldo:Besoj se do të arrij shifrën e 1000 golave

    Cristiano Ronaldo:Besoj se do të arrij shifrën e 1000 golave

    Ylli portugez Cristiano Ronaldo këmbëngul se një ditë do të arrij shifrën e 1000 golave në karrierën.

    Pasi fitoj cmimin si lojtari më i mirë në Lindjen e Mesme në ceremoninë “Globe Soccer Aëards”në Dubai Ronaldo thotë se është mjaft i motivuar për këtë,edhe pse thotë se është e vështirë të lauj edhe për një kohë duke marrë parasysh edhe moshën.

    “Është vështirë të vazhdosh të luash, por unë jam i motivuar. Pasioni im është i madh dhe unë dëshiroj të vazhdoj. Nuk ka rëndësi se ku luaj, a është në Lindjen e Mesme apo në Evropë. Gjithnjë e kam shijuar futbollin dhe dua të vazhdoj. Ju e dini cili është synimi im. Dua të fitoj trofe dhe dua ta arrij atë shifër që ju të gjithë e dini.”

    Përndryshe Ronaldo në fund shtoi se arritja e shifrës prej 1000 golave do të arrihet,dhe kjo varet edhe nëse portugezi nuk pëson nga ndonjë lëndim e cila mund ta pengoj nga kjo gjë.

    Kujtojmë që Cristiano Ronaldo deri më tani ka shënuar 956 gola në karrierën si në nivel klubesh ashtu edhe në kombëtare,teksa i nevojiten edhe 44 gola për ta arritur shifrën prej 1000 goalve.