ATV

Blog

  • Lihet në burg 67-vjeçari për përdhunimin dhe lënien shtatzënë të 12 vjeçares në Pogradec

    Lihet në burg 67-vjeçari për përdhunimin dhe lënien shtatzënë të 12 vjeçares në Pogradec

    Gjykata lë në masën arrest me burg 67-vjeçarin Rushan Selko, i cili akuzohet se përdhunoi dhe la shtatzënë një 12-vieçare.

    Selko dyshohet se abuzoi seksualisht me fqinjën e tij të mitur në muajin gusht. Ngjarja e rëndë dyshohet se ndodhi në banesën e 67 vjeçarit në fshatin Piskupat në bashkinë e Pogradecit, raporton TopChannel.

    Gjatë kësaj periudhe, ai dyshohet se kërcënonte të miturën që të mos tregonte për atë çfarë kishte ndodhur ndërkohë rasti u zbulua nga prindërit e të miturës të cilët vunë re ndryshimet fizike të saj.

    Ekzaminimi mjekësor zbuloi se vajza ishte 22 javëshe shtatzënë dhe më pas ajo rrëfeu të gjithë ngjarjen e rëndë. Organi i akuzës ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg për 67 vjeçarin çka është pranuar edhe nga gjykata.

    Seanca e zhvilluar me dyer të mbyllura ka zgjatur më tepër se dy orë. Burimet e Top Channel brenda seancës gjyqësore bëjnë me dije se 67 vjeçari nuk e ka pranuar që ka abuzuar seksualisht me të miturën.

    Ndërkohë, mësohet se vajzës i është marrë kampioni i fetusit për të kryer analizën e ADN-së për të vërtetuar atësinë e fëmijës. Pritet që pas 2-3 javësh të dalë përgjigja e analizës e cila do hedhë dritë mbi ngjarjen e rëndë.

  • Qeveria në detyrë ndan 10 mijë euro për funeralin e Nexhat Dacit

    Qeveria në detyrë ndan 10 mijë euro për funeralin e Nexhat Dacit

    Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilin ka marr vetëm një vendim.

    Sipas njoftimit për media, në këtë mbledhje u ndanë 10 mijë euro me qëllim të mbështetjes financiare për mbulimin e shpenzimeve të funeralit për Akademik Nexhat Dacin.

    “Ndarë 10,000.00€ (dhjetë mijë euro), me qëllim të mbështetjes financiare për mbulimin e shpenzimeve të funeralit për veprimtarin e Republikës së Kosovës, Akademik Nexhat Daci”, thuhet në njoftim.

  • Vajza e Nexhat Dacit: Babai jetoi me dinjitet dhe ia kushtoi jetën dijes dhe Kosovës

    Vajza e Nexhat Dacit: Babai jetoi me dinjitet dhe ia kushtoi jetën dijes dhe Kosovës

    Majlinda Daci, vajza e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka folur sot në emër të familjes në akademinë përkujtimore të mbajtur në sallën plenare të Kuvendit, për nder të ish-kryeparlamentarit.

    Ajo shprehu falënderim dhe mirënjohje të thellë për respektin dhe vlerësimin e treguar ndaj babait të saj, e duke thënë se prania e të gjithëve në akademi është dëshmi e dashurisë dhe respektit që ai ka gëzuar gjatë gjithë jetës.

    “Në emër të familjes sonë, ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë të thellë për respektin, nderimin dhe fjalët e mira që sot i janë kushtuar babait tonë. Prania juaj këtu është dëshmi e dashurisë dhe vlerësimit që ai ka gëzuar gjatë gjithë jetës së tij.

    Sot nuk jemi mbledhur vetëm për të kujtuar një akademik, profesor apo një udhëheqës institucional. Sot kujtojmë një njeri që jetën e tij e jetoi me dinjitet, sakrificë dhe shërbim të pandërprerë ndaj dijes, vendit dhe njerëzve.

    Babi, qysh herët, që nga mosha katërvjeçare, e pati jetën që ia vuri mbi supe barrën e rëndë të rritjes pa prindër. Ishte një fillim i vështirë, por për babin kjo mungesë u shndërrua në forcë, kjo dhimbje në karakter dhe kjo vështirësi në vullnet të palëkundur për të ecur përpara.

    Nga ajo fëmijëri e vështirë ai ndërtoi themelet e një jete të jashtëzakonshme, duke dëshmuar se jeta nuk përcaktohet nga rrethanat, por nga forca me të cilën përballohen ato. Qysh herët ai ishte i përcaktuar të punonte dhe të jetonte për Kosovën”, tha ndër të tjerash vajza e Dacit.

  • Dalin pamjet nga tragjedia në Zvicër të ftuarit nuk e kuptuan menjëherë seriozitetin e situatës: Ata po kërcenin dhe filmonin zjarrin

    Dalin pamjet nga tragjedia në Zvicër të ftuarit nuk e kuptuan menjëherë seriozitetin e situatës: Ata po kërcenin dhe filmonin zjarrin

    Një video shqetësuese e xhiruar brenda barit Le Constellation në resortin malor zviceran të Crans-Montana po qarkullon në mediat sociale, duke treguar momentin kur shpërtheu një zjarr që mori dhjetëra jetë.

    Videoja tregon se si të ftuarit fillimisht nuk arritën ta kuptonin seriozitetin e situatës. Ndërsa zjarri sapo kishte filluar të përhapej, disa vizitorë po filmonin ngjarjen dhe vazhdonin të kërcenin, të pavetëdijshëm për shkallën e rrezikut. Vetëm kur zjarri arriti në tavan dhe hapësira filloi të mbushej me tym, filloi paniku, por atëherë ishte tepër vonë për shumë.

    Si kujtesë, zjarri që shpërtheu rreth orës 1:30 të mëngjesit të enjten vrau rreth 40 persona dhe plagosi më shumë se 100, shumica prej tyre rëndë. Sipas autoriteteve, turistët ishin midis viktimave. Tragjedia ndodhi në një bar të njohur brenda resortit Crans-Montana, i cili renditet rregullisht midis dhjetë resorteve më të mira evropiane të skive.

    Shkaku i mundshëm i tragjedisë në Zvicër është i çuditshëm: A është i gjithë faji i një kamerieri që kërceu mbi supet e kolegut të tij?

    Në këtë vendpushim, i vendosur rreth 40 kilometra në veriperëndim të Zermatt-it, mëngjesi pas aksidentit u shënua nga tronditja dhe trishtimi. E përditshmja zvicerane Blick raporton deklaratën e një mjeku që ndërhyri në vend, i cili deklaroi se numri i viktimave do të jetë jashtëzakonisht i lartë. Një nga arsyet kryesore është fakti se e vetmja dalje nga bodrumi i barit ishte një shkallë e ngushtë dhe e pjerrët, e cila u shndërrua në një kurth vdekjeprurës në një moment paniku.

    Sipas dëshmisë së njërit prej të mbijetuarve, shkaku i zjarrit ishte një veprim i pamatur gjatë një feste. “Gjatë festës, kamerieri u ngjit mbi supet e kolegut të tij. Ai mbante në dorë një qiri ditëlindjeje ose një spërkatës uji, dhe dora e tij ishte shumë afër tavanit. Brenda pak minutash, tavani u përfshi nga flakët”, tha ai për kanalin francez të lajmeve BFM.

    VIDEO

  • Kurti fjalë lartësuese për Dacin, në vitin 2006 e kërkonte me liderët tjerë të “gjallë a të vdekur”

    Kurti fjalë lartësuese për Dacin, në vitin 2006 e kërkonte me liderët tjerë të “gjallë a të vdekur”

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot ka nderuar figurën e Nexhat Dacit me homazhe pranë arkivolit të tij e më pas edhe me një fjalim në Kuvendin e Kosovës.

    Kurti tha fjalë të mëdha për Dacin dhe rolin e tij në politikën kosovare, duke e lavdëruar se ishte figurë balancuese e jo polarizuese.

    “Mesa duket nga profili i tij prej kimisti rridhte edhe edhe përllogaritja e tij deri në doza të vogla të secilës fjalë dhe secilit veprim në publik për çka është fiksuar në kujtesën kolektive të qytetarëve të vendit tonë. Si politikan, Nexhat Daci ka ditur ta luajë rolin e një figure balancuese mes poleve dhe në skenën politike të Kosovës para dhe pak vite pas pavarësisë ishte e kundërta e polarizimit në skenë”.

    Por, jo gjithmonë Kurti ka pasë qëndrime të tilla për Dacin.

    Vite më parë kur Daci ishte aktiv në skenën e politikës, Kurti bashkë me aktivistët e tij e donte atë “të kapte” atë “të gjallë apo të vdekur” krahas politikanëve të tjerë të Ekipit të Unitetit, për të cilët Vetëvendosje thoshte se po e tregtonin me Serbinë vullnetin e qytetarëve.

    “Këta gjashtë persona po e tregtojnë me Serbinë vullnetin e 2 milionë qytetarëve, pa i pyetur ata. Janë pajtuar me kompromisin dhe vendin tonë do ta katandisin në një varësi e robëri të re”, shkruante në këtë poster.

    Posterët e tillë lidhen kryesisht me Perëndimin e Egër amerikan në shekullin XIX (rreth viteve 1850–1900) kur u përdoreshin nga sherifët lokalë apo autoritete tjera.

  • Ukë Rugova e zyrtarë tjerë të LDK’së bëjnë homazhe në nderim të Nexhat Dacit

    Ukë Rugova e zyrtarë tjerë të LDK’së bëjnë homazhe në nderim të Nexhat Dacit

    Ukë Rugova, djali i Presidentit Historik Ibrahim Rugovës, dhe zyrtarë të tjerë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë bërë homazhe në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit dhe akademikut, Nexhat Daci, i cili vdiq dje në moshën 81-vjeçare.

    Homazhet po mbahen në hollin e Kuvendit të Kosovës.

    Nga LDK për homazhe kanë qenë Anton Quni, Avdullah Hoti, Arben Gashi, Vlora Dumoshi, Sokol Haliti e të tjerë.

  • Këta janë 20 kandidatët më pak të votuar për deputetë

    Këta janë 20 kandidatët më pak të votuar për deputetë

    Në listat e katër subjekteve politike që pritet të formojnë legjislaturën e re ka kandidatë që nuk arritën të fitojnë as deri në 500 vota, bazuar në rezultatet prelimianre të KQZ-së.

    Me numërimin e mbi 90% të votave në vendvotimet brenda vendit, në Lëvizjen Vetëvendosje kandidati me më së paku vota është Adelina Veliji, e cila nuk numëron më shumë sesa 3,652 vota.

    Në pesshën e fundit të listës së LVV-së ndodhen edhe Burim Mehmeti, Rea Krasniqi, Shefqet Gjocaj dhe Kaltrina Gruda.

    Në Partinë Demokratike të Kosovës, e cila bazuar në rezultatet preliminare renditet partia e dytë, kandidati më pak i votuar është Dafina Broqi nga Peja. Ajo ka fituar 862 vota.

    Kandidati me më së paku vota nga të katër partitë kryesore, është Vjollca Vokrri. Ajo ndodhet në listën e AAK-së dhe ka arritur të sigurojë vetëm 280 vota, sipas rezultateve preliminare.

  • Parashikimet e Nostradamusit për 2026: Luftë, gjak dhe rrufe

    Parashikimet e Nostradamusit për 2026: Luftë, gjak dhe rrufe

    Ndërsa fillon viti 2026, ndjekësit e Nostradamusit kanë zbuluar një sërë profecish të reja të zymta të lidhura me këtë vit.

    I lindur si Michel de Nostredame, Nostradamusi ishte një astrolog dhe mjek francez që jetoi në vitet 1500 dhe parashikoi disa nga momentet epokale të ditëve të sotme, të tilla si ngritja në pushtet e Adolf Hitlerit, sulmet e 11 shtatorit dhe pandemia COVID-19.

    Ai është më i njohur për librin e tij Les Prophetis (Profecitë), botuar në vitin 1555, i cili përmban 942 katërvargësha poetikë që interpretohen gjerësisht për ngjarje globale.

    Edhe pse tekstet origjinale të Nostradamusit nuk kanë data specifike, teoricienët e konspiracionit pretendojnë se katërvargëshi korrespondon drejtpërdrejt me ngjarjet e vitit 2026.

    Në vitin 2025, Nostradamusi parashikoi fundin e konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës, një asteroid që përplaset me Tokën, fatkeqësi natyrore në Brazil dhe një shpërthim tjetër të “murtajës së lashtë”.

    Sipas shkrimeve të paqarta të Nostradamusit, një figurë popullore mund të goditet nga një ‘rrufe’, siç citohet në vargun e 26-të të shekullit I: “Njeriu i madh do të goditet ditën nga një rrufe”.

    Ata që janë në harmoni me shkrimet e Nostradamusit besojnë se ai po i referohej vrasjes së një figure të shquar mashkullore ose ndoshta një grushti shteti politik që mund të trondiste një regjim politik.

    Në një nga vargjet e Nostradamusit që lidhen me vitin 2026, ai paralajmëron se rajoni zviceran i Ticinos do të “mbushet me gjak”.

    Ticino është një rajon italishtfolës i vendosur në pjesën më jugore të Zvicrës, i cili është i famshëm për liqenet dhe akullnajat e tij të qeta.

    Megjithëse tradicionalisht neutrale, kjo strofë e shekullit të 16-të ka nxitur teori konspirative për një konflikt tjetër evropian, që potencialisht përfshin tensione me kombin fqinj të Italisë.

    Në orët e para të së enjtes një zjarr shkatërrues shkatërroi një bar në resortin luksoz të skive Crans-Montana, Zvicër, i cili ndodhet afërsisht 167 km nga Ticino.

    Me dhjetëra të vdekur dhe 100 të plagosur, incidenti ka shkaktuar tashmë pretendime të ndryshme nga teoricienët e konspiracionit që e lidhin flakën me profecinë.

    Një varg specifik, “Shtatë muaj luftë e madhe, njerëz të vdekur nga e keqja”, shihet gjerësisht si një referencë për një konflikt global shtatëmujor.

    Disa besojnë se ky katërvarg aludon në një përballje midis dy udhëheqësve botërorë që janë të sigurt për fitoren e tyre dhe refuzojnë të tërhiqen.

    Ai ka paralajmëruar edhe për një luftë detare.

  • Kolona në Merdarë, gati një orë e gjysmë pritje për të dalë nga Kosova

    Kolona në Merdarë, gati një orë e gjysmë pritje për të dalë nga Kosova

    Pritje më të gjata në pikat kufitare janë krijuar ditën e sotme.

    Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë në Merdarë, që shkojnë në më shumë se një orë.

    Pritje për të dalë nga Kosova ka edhe në Jarinjë deri në 40 minuta, kurse në pikat tjera kufitare pritjet janë ato të zakonshme, nga 3 deri në 5 minuta.

    QKMK, ka bërë të ditur se kolona e veturave që janë duke pritur të dalin nga Kosova në Merdarë është e gjatë 600 metra.

  • Agnesa Vuthaj po bëhet nënë, njofton shtatzëninë

    Agnesa Vuthaj po bëhet nënë, njofton shtatzëninë

    Bukuroshja shqiptare, Agnesa Vuthaj, është duke kaluar periudhën më të ëmbël.

    Ajo ka bërë me dije se është shtatzënë dhe në pritje të një bebushi.

    Përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, Agnesa ka zbuluar barkun e rrumbullakosur, teksa shkruan: “Viti kur një dëshirë është e realizuar”.