ATV

Blog

  • Kombëtarja e Kosovës luan dy miqësore në Slloveni

    Kombëtarja e Kosovës luan dy miqësore në Slloveni

    Federata e Hendbollit e Kosovës ka nisur menjëherë aktivitetet për vitin 2026, duke planifikuar dy ndeshje miqësore të rëndësishme për Kombëtaren A të meshkujve në Slloveni. Këto përballje synojnë të përgatisin ekipin kombëtar për sfidat garuese që do të pasojnë gjatë vitit.

    Shtabi teknik i udhëhequr nga selektori Jesper Ostlund ka planifikuar këto miqësore si një mundësi ideale për të testuar taktikat e reja, për të dhënë shansin lojtarëve të rinj dhe për të konsoliduar lojën e ekipit në mënyrë që të jetë sa më i fortë dhe i bashkuar për sfidat ndërkombëtare.

    Kosova do të udhëtojë të martën mbrëma për në qytetin e Lashkos të Sllovenisë, ku të enjten më 8 janar, nga ora 17:00, do të zhvillohet miqësorja Kuvajti – Kosova. Ky takim do të shërbejë si një test i rëndësishëm për lojtarët, pasi ata do të përballen me një ekip që ka cilësi të ndryshme teknike dhe taktike, duke sfiduar aftësitë e tyre në fushë.

    Më pas, të shtunën më 10 janar, nga ora 11:00, në qytetin e Rogashka Slatinës do të zhvillohet miqësorja Kosova – Algjeria.

    Për këto miqësore, selektori pritet të ketë në dispozicion një numër më të madh lojtarësh, duke përfshirë disa talentë të rinj që mund të bëhen pjesë e ekipit kombëtar për herë të parë. Ky është një hap i rëndësishëm në ndërtimin e një grupi konkurrues dhe të përgatitur mirë për sfidat ndërkombëtare. /ATVLIVE.TV

  • Duda Balje tregon nëse do të jetë pjesë e Kuvendit dhe nëse do ta votojë “Kurtin 3”

    Duda Balje tregon nëse do të jetë pjesë e Kuvendit dhe nëse do ta votojë “Kurtin 3”

    Duda Balje ka arritur të siguronte ulëse në Kuvendin e Kosovës.

    Kështu ka bërë të ditur vetë Balje në një përgjigje për Indeksonlinen.

    “Tani, bazuar në rezultatet që janë momentalisht kam arritur të siguroj ulëse në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit’’, ka thënë Balje.

    Po ashtu Balje është pyetur nesë do të ketë votë pro formimit të qeverisë nga Albin Kurti si fitues i zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

    ‘’Është herët të flasim për këtë çështje. Së pari duhet të përfundojë certifikimi i rezultateve. Unë jam për formimin e institucioneve, sepse ka kaluar një kohë e gjatë pa institucione”, është shprehur Balje

    Në bazë të rezultateve preleminare, partia e Duda Baljes ka arritur që të sigurojë 2,427 Vota.

  • Momenti i rrahjes brutale dhe plagosjes në Podujevë (VIDEO)

    Momenti i rrahjes brutale dhe plagosjes në Podujevë (VIDEO)

    Një plagosje ndodhi mbrëmë në Podujevë.

    Deri tek të shtënat erdhi pas një rrahje mes dy grupeve.

    Tashmë janë publikuar edhe pamjet nëpër disa media.

    Policia ka njoftuar se pesë persona e kanë sulmuar një person.

    Si pasojë e të shtënave me armë janë plagosur dy nga të dyshuarit dhe viktima, shkruan GazetaExpress.

    Tre persona janë arrestuar, ndërsa dy kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

    “ARMËMBAJTJE PA LEJE&LËNDIM I RËNDË TRUPOR – Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 04.01.2026, 20:30. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete dy grupe rivale pesë të dyshuar meshkuj kosovarë dhe një viktimë mashkull kosovar. Gjatë përleshjes njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre ku si pasojë ka plagosur dy nga të dyshuarit dhe viktimën. Dyshohet se në këtë rast kanë marr pjesë edhe tre persona të tjerë të cilët nuk janë identifikuar dhe gjenden në arrati. Tre nga të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy nga të dyshuarit tjerë kanë ikur nga vendi i ngjarjes.”

  • Kosova U18 e zhvillon sot ndeshjen e fundit në grup ndaj Turqisë

    Kosova U18 e zhvillon sot ndeshjen e fundit në grup ndaj Turqisë

    Kombëtarja U18 e Kosovës në volejboll do ta zhvillojë sot ndeshjen e tretë dhe të fundit në fazën e grupeve të Kualifikimeve të Kampionatit Evropian CEV U18 2026, duke u përballur me Turqinë.

    Takimi do të luhet në Podgoricë, në palestrën SC Verde, me fillim nga ora 15:30.

    Për Kosovën, kjo ndeshje paraqet mundësinë e fundit në grup për një paraqitje sa më të mirë në një turne me konkurrencë të fortë evropiane.

    Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) fton të gjithë dashamirët e volejbollit ta ndjekin dhe ta përkrahin Kombëtaren U18 në këtë përballje ndaj Turqisë. /ATVLIVE.TV

  • Konfiskohen 182 fishekë në Zhakovë të Istogut, arrestohen pesë të dyshuar

    Konfiskohen 182 fishekë në Zhakovë të Istogut, arrestohen pesë të dyshuar

    Pesë persona janë arrestuar dje në Zhakovë të Istogut, në të njëjtin interval pothuajse kohor.

    Sipas raportit 24-orësh, gjatë kontrollit të automjeteve të tyre, te të dyshuarit u gjetën pushkë gjuetie pa leje të vlefshme, si dhe armë të ndryshme, të cilat u konfiskuan.

    Po ashtu, në total u sekuestruan 182 copë fishekë.

    Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, rasti i tyre ka kaluar në procedurë të rregullt, njofton PK.

    “Zhakovë, Istog / 04.01.2026 – 12:00. Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar i është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me 36 copë fishekë për të cilën i dyshuari nuk kishte leje valide. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt.

    Zhakovë, Istog / 04.01.2026-12:10.Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar i është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me 22 copë fishekë për të cilën i dyshuari nuk kishte leje valide. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt.

    Zhakovë, Istog / 04.01.2026-12:00.Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar i është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me 46 copë fishekë për të cilën i dyshuari nuk kishte leje valide. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt.

    Zhakovë, Istog / 04.01.2026-12:00.Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar i është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me 30 copë fishekë dhe një pistoletë me 15 copë fishekë për të cilat nuk posedon leje valide. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt.

    Zhakovë, Istog / 04.01.2026-12:00.Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar i është gjetur dhe konfiskuar dy armë të tipit të ndryshëm me gjithsej 33 copë fishekë për të cilat nuk posedon leje valide. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt”.

  • Kosova përfaqësohet edhe në drejtësinë sportive në Kualifikimet e CEV U18 2026

    Kosova përfaqësohet edhe në drejtësinë sportive në Kualifikimet e CEV U18 2026

    Përveç pjesëmarrjes së Kombëtares U18 në Kualifikimet e Kampionatit Evropian CEV U18 2026 në Podgoricë, Kosova po përfaqësohet me dinjitet edhe në aspektin e drejtësisë sportive, përmes gjyqtarit kosovar me thirrje të FIVB-së, Burim Zymeri.

    Burim Zymeri është deleguar për të ndarë drejtësinë në këtë turne të rëndësishëm evropian, duke qenë pjesë e trupit të gjyqtarëve që po drejtojnë ndeshjet e Kualifikimeve U18.

    Prania e tij në një event të këtij niveli përbën vlerësim të lartë profesional, si për vetë Zymerin, ashtu edhe për volejbollin e Kosovës në përgjithësi.

    Angazhimi i një gjyqtari kosovar me thirrje të FIVB-së në garat kualifikuese të Kampionatit Evropian dëshmon për besimin e institucioneve ndërkombëtare në profesionalizmin, përgatitjen dhe standardet e larta të arbitrimit nga Kosova.

    Ky është një tregues i qartë i avancimit të vazhdueshëm të kuadrove kosovare në arenën ndërkombëtare.

    Përfaqësimi i Kosovës përmes gjyqtarit Burim Zymeri në këto kualifikime i jep dimension shtesë pjesëmarrjes së vendit tonë në Kampionatin Evropian U18, duke konfirmuar se Kosova po kontribuon
    jo vetëm me ekipe dhe sportistë, por edhe me kuadro profesionale të nivelit të lartë në volejbollin evropian dhe botëror. /ATVLIVE.TV

  • Kush është Delcy Rodriguez – Presidentja e re në detyrë e Venezuelës

    Kush është Delcy Rodriguez – Presidentja e re në detyrë e Venezuelës

    Delcy Rodriguez – tani presidente në detyrë e Venezuelës – është një zëvendëse besnike e Maduros, duke u shfaqur shpesh në evente krah për krah me presidentin dhe gruan e tij.

    Një avokate dhe diplomate, ajo ka mbajtur poste të ndryshme politike nën Maduron, shkruan BBC.

    Si zëvendëspresident i tij, Rodriguez, 56 vjeç, ishte pjesë e rrethit të tij të ngushtë – duke e përshkruar atë si “presidentin e vetëm” ndërsa kërkonte lirimin e tij.

    Të shtunën, Donald Trump tha se Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, kishte folur me Rodriguez, e cila kishte shprehur gatishmërinë e saj për të bërë “çfarëdo që ShBA-ja kërkon”.

    Kjo ishte në kundërshtim me faktin që Rodríguez refuzoi publikisht që Venezuela do të bëhej “një koloni e një perandorie”.

  • Numërohen mbi 72% të votave me postë, këta janë kandidatët më të votuar nga partitë politike

    Numërohen mbi 72% të votave me postë, këta janë kandidatët më të votuar nga partitë politike

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se deri më tani janë proceduar 72.83% e votave me postë, ku rezultatet paraprake tregojnë një epërsi të theksuar të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Sipas të dhënave të publikuara, LVV prin me 72.56% të votave, përkatësisht 13 mijë e 917 vota.

    Në vendin e dytë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 10.62% ose 2 mijë e 36 vota, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 8.19% apo 1 mijë e 571 vota.

    Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 4.73% të votave me postë, që përkthehet në 908 vota në total.

    Kandidatët më të votuar sipas partive:

    Lëvizja Vetëvendosje (LVV) – 13,917 vota (72.56%)

    Albin Kurti – 13,233 vota

    Glauk Konjufca – 11,841

    Albulena Haxhiu – 8,151

    Hekuran Murati – 7,090

    Donika Gërvalla-Schwarz – 6,746

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 2,036 vota (10.62%)

    Lumir Abdixhiku – 1,606 vota

    Hykmete Bajrami – 1,441

    Ukë Rugova – 1,274

    Avdullah Hoti – 1,059

    Kujtim Shala – 1,022

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 1,571 vota (8.19%)

    Bedri Hamza – 1,446 vota

    Arian Tahiri – 850

    Përparim Gruda – 829

    Sala Jashari – 591

    Vlora Çitaku – 510

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 908 vota (4.73%)

    Ramush Haradinaj – 869 vota

    Daut Haradinaj – 696

    Besnik Tahiri – 624

    Bekë Berisha – 485

    Agim Çeku – 465

  • Mbi 2200 gjoba trafiku e 52 aksidente brenda 24-orëve

    Mbi 2200 gjoba trafiku e 52 aksidente brenda 24-orëve

    Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.

    Në 24 orët e fundit, policia e Kosovës ka regjistruar 52 aksidente trafiku, nga të cilat 33 kanë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa 19 të tjera kanë pasur persona të lënduar.

    Përveç aksidenteve, janë shqiptuar gjithsej 2244 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut gjatë këtij periudhe.

    Gjatë kontrolleve të rregullta, 12 persona janë arrestuar dhe 8 të tjerë janë dërguar në mbajtje për shkelje të rëndësishme të ligjit.

    Policia vazhdon apelin për kujdes të shtuar në rrugë, duke ftuar qytetarët të respektojnë rregullat e trafikut për të shmangur aksidentet dhe rreziqet që mund të shkaktojnë ato.

  • Rritet çmimi i arit pas arrestimit të Maduros në Venezuelë

    Rritet çmimi i arit pas arrestimit të Maduros në Venezuelë

    Çmimet e metaleve të çmuara janë rritur ndjeshëm në tregjet ndërkombëtare, pas kapjes së presidentit venezuelian Nicolás Maduro nga Shtetet e Bashkuara, një zhvillim që ka rritur shqetësimet e investitorëve për rreziqet gjeopolitike.

    Në tregtimin e mëngjesit të së hënës në Azi, ari u rrit me rreth 1.8%, duke u tregtuar në nivelin 4,408 dollarë për ons, ndërsa argjendi shënoi një rritje prej afro 3.5%. Investitorët po orientohen drejt aseteve të njohura si “strehë të sigurta”.

    Ndërkohë, çmimet e naftës bruto mbetën relativisht të qëndrueshme, ndërsa bursat në rajonin Azi-Paqësor shënuan kryesisht rritje.

    Ari dhe argjendi kishin arritur nivele rekord gjatë vitit 2025, përpara se të pësonin rënie në fund të vitit. Pavarësisht kësaj, ari regjistroi performancën më të mirë vjetore që nga viti 1979, me një rritje mbi 60%, duke arritur një rekord historik prej 4,549.71 dollarësh për ons më 26 dhjetor.

    Sipas analistëve, rritja e çmimeve të arit është nxitur nga pritshmëritë për ulje të mëtejshme të normave të interesit, blerjet masive nga bankat qendrore dhe pasiguritë ekonomike globale.