ATV

Blog

  • Horoskopi për ditën e sotme, 6 janar 2026

    Horoskopi për ditën e sotme, 6 janar 2026

    Dashi
    Përpiquni të qëndroni indiferent lidhur me një çështje të rëndësishme, por që nuk ka lidhje drejtpërdrejt me ju. Do të jetë më mirë kështu, pasi do të keni mundësi të shfrytëzoni një mundësi tjetër në vijim. Ka gjasa që së shpejti të përjetoni një fazë intensive në jetën tuaj.

    Demi
    Të qëndruarit vetëm mund t’ju bëjë të ndiheni komod, por nëse do të qëndroni kështu për një kohë të gjatë do të shqetësoheni. Mund të keni dëshirë të bëni një aventurë të rrezikshme, por nuk do t’ia vlejë të merrni përsipër një risk të tillë.

    Binjakët
    Nuk është e nevojshme të tregoheni shumë ambicioz, pasi kjo mund të sjellë edhe pasoja negative. Duhet ta pranoni veten ashtu sikurse jeni. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni më të qetë. Tregohuni mirënjohës për gjithçka që keni.

    Gaforrja
    Dikush për të cilin keni pasur ndenja të forta mund të kthehet sërish në jetën tuaj. Megjithatë nuk do të ndiheni të sigurt për tu rilidhur me të. Prisni pak derisa të siguroheni për ndjenjat tuaj.

    Luani
    Mbani veten nën kontroll dhe bëni kujdes me fjalët. Mendohuni mirë para se të reagoni gjatë një diskutimi në punë. Ju keni aftësitë e një diplomati, ndaj përdorini ato në momentin e duhur.

    Virgjëresha
    Nëse dëshironi të veproni më ngadalë në jetën tuaj, pasi kështu ndiheni më i qetë, atëherë mos hezitoni ta bëni një gjë të tillë. Mos u ndikoni nga të tjerët dhe ndiqni intuitën tuaj. Nuk përjashtohet mundësia që beqarët e kësaj shenje të pësojnë një zhgënjim gjatë ditës së sotme.

    Peshorja
    Harmonia në familje duhet të jetë prioritet për ju. Rekomandohet të bëni disa ndryshime në arredimin e shtëpisë. Nëse keni ide kreative, ndajini ato me anëtarët e tjerë të familjes, pasi do të tregohen mjaft bashkëpunues.

    Akrepi
    Rekomandohet të bëni përpjekje për diçka të re. Edhe nëse dështoni, kjo do të jetë mjaft e rëndësishme për ju në aspektin profesional. Nuk do të mund të rriteni në këtë aspekt nëse nuk rrezikoni.

    Shigjetari
    Ka gjasa të mendoni për të kaluarën gjatë ditës së sotme, por përpiquni të fokusoheni në të ardhmen. Ju pret një botë plot mundësi. Rekomandohet të uleni në një vend të qetë dhe të shkruani një letër me prioritete, të cilën do të ishte mirë ta lexoni një vit më pas.

    Bricjapi
    Kreativiteti do të zerë vend në çdo aspekt të jetës suaj, ndaj shfrytëzojeni atë. Nuk parashikohen ndryshime në aspektin financiar. Ndërsa sa i përket lidhjes suaj romantike, do të kaloni momente plot gjallëri.

    Ujori
    Bëni kujdes me shëndetin dhe mos neglizhoni asnjë shqetësim që mund të keni. Rekomandohet sa më shumë ushtrime fizike dhe një dietë e shëndetshme ushqimore. Në aspektin profesional, ka gjasa të keni një ofertë të re pune.

    Peshqit
    Nuk mund t’i shpenzoni të gjitha energjitë duke u përpjekur t’i bëni njerëzit të lumtur. Bëni të paktën diçka të vlefshme për veten sot. Mund të anuloni një takim dhe këtë kohë t’ia kushtoni vetes.

  • Numërohen mbi 30% e votave me kusht, këto janë rezultatet

    Numërohen mbi 30% e votave me kusht, këto janë rezultatet

    Janë numëruar 31.58% e votave me kusht, derisa ende po vazhdon numërimi i tyre.

    Bazuar në të dhënat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në këtë proces prin Lëvizja Vetëvendosje prin me 49.81 për qind apo 1313 vota.

    Vendin e dytë e zë Partia Demokratike e Kosovës, me 20.45 për qind apo 539 vota.

    E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës 11.65 për qind apo 307 vota si dhe vendin e katër është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila ka arritur t’i marrë 236 vota apo 8.95%.

  • Maduro-s i bllokohen asetet që i kishte në Zvicër

    Maduro-s i bllokohen asetet që i kishte në Zvicër

    Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur të bllokojë çdo pasuri të mundshme që presidenti i arrestuar i Venezuelës, Nicolas Maduro, mund të ketë në territorin zviceran. Vendimi u mor të hënën dhe hyn në fuqi menjëherë.

    Sipas autoriteteve zvicerane, masa zbatohet në kuadër të një rregulloreje për ngrirjen e aseteve, e cila do të jetë në fuqi për një periudhë katërvjeçare, duke filluar nga 5 janari 2026. Megjithatë, anëtarët aktualë të qeverisë venezuelane janë të përjashtuar nga kjo masë, shkruan Blick, transmeton Insajderi.

    Nicolas Maduro u arrestua më 3 janar nga forcat amerikane dhe u dërgua në Shtetet e Bashkuara. Arrestimi pasoi sulmet e kryera nga SHBA gjatë natës së së shtunës kundër disa objektivave në Venezuelë. Sipas autoriteteve amerikane, Maduro dhe bashkëshortja e tij dyshohet se janë përfshirë në aktivitete të paligjshme që lidhen me trafikun e drogës.

    Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës reagoi duke theksuar se situata mbetet e paqëndrueshme. “Situata është volatile dhe në ditët e javët në vijim janë të mundshme disa skenarë”, thuhet në deklaratën zyrtare. Zvicra njoftoi se po e ndjek nga afër zhvillimin e ngjarjeve.

    Bernë ka bërë thirrje për deeskalim të situatës, vetëpërmbajtje dhe respektim të së drejtës ndërkombëtare, duke theksuar ndalimin e përdorimit të forcës dhe respektimin e integritetit territorial. Gjithashtu, Zvicra ka ofruar sërish shërbimet e saj të mira për të gjitha palët e përfshira, me synimin për të kontribuar në një zgjidhje paqësore të krizës.

  • Raporti i fundit për gjendjen në pikat kufitare të Kosovës

    Raporti i fundit për gjendjen në pikat kufitare të Kosovës

    Qarkullimi në pikat e kalimit kufitar të Kosovës po zhvillohet kryesisht pa vonesa të theksuara, sipas të dhënave të fundit për fluksin kufitar të përditësuara më 6 janar 2026 në ora 07:15.

    Në shumicën e pikave kufitare, si Bërnjaku, Jarinja, Hani i Elezit, Glloboçica, Kulla, Mutivoda, Qafa e Morinës, Qafa e Prushit, Stançiqi dhe Vërmica, pritjet për hyrje dhe dalje të automjeteve janë nga 3 deri në 5 minuta, pa kolona të evidentuara, si për automjete ashtu edhe për kamionë.

    Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që para nisjes të informohen për gjendjen në pikat kufitare, veçanërisht nëse planifikojnë të udhëtojnë përmes Dheu i Bardhë, Merdarë apo Muçibabë, ku fluksi mbetet më i lartë.

  • Delcy Rodríguez betohet si presidente e përkohshme e Venezuelës

    Delcy Rodríguez betohet si presidente e përkohshme e Venezuelës

    Delcy Rodríguez është betuar zyrtarisht si presidente e përkohshme e Venezuelës.

    Betimi i detyrës u administrua të hënën pasdite nga vëllai i saj, Presidenti i Asamblesë Kombëtare Jorge Rodríguez, shkruan CNN.

    Kryetarja në detyrë tha se po bënte betimin me zemër të thyer për atë që e konsideroi “rrëmbim” të Presidentit Nicolás Maduro dhe Zonjës së Parë Cilia Flores.

    “Vij si nënkryetar ekzekutiv i presidentit kushtetues të Republikës Bolivariane të Venezuelës, Nicolás Maduro Moros, për të bërë betimin e detyrës”, tha Rodríguez.

  • Moti sot: Kryesisht i vranët dhe me reshje shiu

    Moti sot: Kryesisht i vranët dhe me reshje shiu

    Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje lokale shiu më të theksuara në Dukagjin.

    Parashihen edhe intervale të shkurtra kohore me diell sidomos në Rrafshin e Kosovës, ndërsa temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 15 gradë Celsius.

    Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e marta sjellë mot kryesisht të vranët dhe vende-vende me reshje shiu. Reshjet e shiut do të jenë të karakterit lokal dhe të herëpashershme.

    E mërkura sjellë mot të ngjashëm paradite, kurse pasdite vonë dhe në mbrëmje do të ketë dendësim masiv të vranësirave dhe intensifikim të reshjeve dhe rrebesheve të shiut. Temperaturat do të fillojnë të pësojnë ulje dhe në mbrëmje masa të ftohta polare përfshijnë së pari veriun e Kosovës me reshje bore, pastaj këto masa të ftohta shtrihen gradualisht në viset tjera.

    Të enjten në Kosovë pritet mot i ftohtë dhe me reshje bore. Parashihet edhe krijimi i shtresave të borës, por jo aq të mëdha. Reshje bore priten edhe në veri, lindje dhe juglindje të Shqipërisë dhe pjesë të Maqedonisë së Veriut. Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme në të gjitha viset.

  • Egjipti siguron çerekfinalen e Kupës së Afrikës-Eliminon skuadrën e Beninit në 1/8 e finales

    Egjipti siguron çerekfinalen e Kupës së Afrikës-Eliminon skuadrën e Beninit në 1/8 e finales

    Kombëtarja e Egjiptit ka siguruar kalimin në fazën çerekfinale të Kupës së Afrikës,duke e eliminuar Beninin me rezultat 3:1 pas vazhdimeve.

    Pjesa e parë u karakterizua me dominim të egjiptianëve,ku Omar Marmoush pati disa raste por rezultati mbeti i pandryshuar 0:0.

    Në pjesën e dytë Egjipti realizoi golin e epërsisë përmes Marëan Attia që shënoi eurogol në minutën e 69-të,por Benini barazoi në minutën e 83-të nëpërmjet Jodel Dossou në 1:1 rezultat që dërgoi ndeshjen në vazhdime.

    Në 30 minutat e zhvilluara Egjipti ishte më konkrete,dhe ishte Yasser Ibrahim që shënoi për 2:1 në minutën e 97-të.

    Egjiptianët e vulosën kalimin në çerekfinale në minutën e 120+4 përmes yllit të Liverpool-it Mohamed Salah që shënoi për 3:1,e cila në fund ishte rezultat që e kualifikoi Egjiptin në çerekfinale të Kupës së Afrikës ku do të takohet me fituesin nga takimi Nigeri – Mozambik.

  • Chelsea bën gati 160 milionë euro për Vinicius Jr

    Chelsea bën gati 160 milionë euro për Vinicius Jr

    Gjiganti londinez Chelsea po synon të bëjë një prej goditjeve më të mëdha në futboll në vitet e fundit.

    Sipas The Guardian Chelsea po synon transferimin e yllit brazilian Vinicius Jr,dhe janë të gatshëm që të paguajnë rreth 160 milionë euro në drejtim të Real Madridit.

    Përndrysh nuk dihet se nëse kjo lëvizje mund të ndodhë gjatë janarit apo jo,ndërkohë në anën tjetër tek “Los Blancos”janë të hapur për rinovimin e kontratës e cila i skadon në vitin 2027,teksa Reali nuk dëshiron që Vini të largohet falas duke marrë parasysh edhe ofertat nga klubet e Arabisë Saudite.

    Kujtojmë që Vinicius Jr nuk ka kaluar momente të mira tek Real Madrid,ku në ndeshjet e fundit nuk karritur të paktën një gol.

  • Florent Hasani zyrtarizon kalimin tek Amedspor

    Florent Hasani zyrtarizon kalimin tek Amedspor

    Sulmuesi kosovar Florent Hasani i është bashkuar skuadrës lidere të ligës së parë turke Amedspor.

    Hasani u transferua tek Amedspor disa orë pas largimit të tij nga Boluspor,ku nënshkroi kontratë për një vit e gjysmë.

    Përndryshe Amedspor e zyrtarizoi transferimin e Florent Hasanit në rrjetin social Facebook,duke i uruar suksese sulmuesit kosovar në aventurën e re tek kjo skuadër.

    “Klubi ynë ka nënshkruar kontratë profesionale me futbollistin Florent Hasani, i cili ka mbajtur fanellën e Boluspor. Shpresojmë që transferimi të jetë përfitues për klubin, lojtarind he tifozët dhe i urojmë suksese lojtarit tonë për të garuar në këtë fanellë”

    Kujtojmë që Amedspor është lider në ligën e parë të Turqisë me 39 pikë,dy më pak se Pendikspor që gjendet në vendin e dytë.

  • Valon Berisha do të largohet nga LASK Linz

    Valon Berisha do të largohet nga LASK Linz

    Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës Valon Berisha pritet që të largohet nga skuadra austriake LASK Linz.

    Sipas mediumit austriak “Oborosterreichische Nachrichten”Berisha nuk gjendet në planet e trajnerit të LASK Linz këtë sezon,dhe se largimit pritet të ndodhë gjatë këtij afati kalimtar.

    Përndryshe Berisha do të synojë të gjejë një klub për të pasur minutazhë në lojë,në mënyrë që të marrë ftesë nga përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës Franco Foda për ndeshjet e play-off-it për botërorin e vitit 2026.

    Kujtojmë që Valon Berisha ka kontratë me LASK Linz deri në fund të sezonit,kurse ka zhvilluar vetëm 12 ndeshje deri më tani në të gjitha garat.