ATV

Blog

  • Për të dalë nga Kosova, pritjet këtë mëngjes shkojnë deri në 20 minuta

    Për të dalë nga Kosova, pritjet këtë mëngjes shkojnë deri në 20 minuta

    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin e fundit të të dhënave mbi gjendjen në pikat kufitare të Kosovës.

    Sipas raportit, situata në të gjitha pikat kufitare paraqitet e qetë. Në Merdarë, pritjet për të dalë nga Kosova zgjasin deri në 20 minuta, kurse tek Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 15 minuta.

    Për sa i përket hyrjes në vend, në të gjitha pikëkalimet pritjet arrijnë deri në 5 minuta.

  • Sot festohen Krishtlindjet Ortodokse

    Sot festohen Krishtlindjet Ortodokse

    Ortodoksët dhe kishat e tjera lindore festojnë Krishtlindjen më 7 janar, sipas kalendarit. Edhe në Kosovë, besimtarët ortodoksë festojnë Krishtlindjet Ortodokse. Pas Pashkëve, Krishtlindja është festa më e rëndësishme për të krishterët.

    Sipas ligjit për festa zyrtare në Kosovë, sot, 7 janar, është Ditë Pushimi.

    Udhëheqësit fetar kanë uruar për shëndet, lumturi dhe begati në ngrohtësinë e familjeve të besimit ortodoks, duke shprehur shpresën se kjo ditë feste do të shërbejë për të shtuar besimin dhe respektin e ndërsjellë, për t’u gëzuar të arriturave të përbashkëta dhe për të punuar për një jetë më të mirë dhe më të begatë.

  • Trump njofton se Venezuela do t’i japë SHBA-së naftë “cilësore të lartë”

    Trump njofton se Venezuela do t’i japë SHBA-së naftë “cilësore të lartë”

    Donald Trump ka njoftuar se qeveria e përkohshme e Venezuelës do t’i “kthejë” SHBA-së midis 30 dhe 50 milionë fuçi naftë “me cilësi të lartë”.

    Nafta – me vlerë mbi 2 miliardë dollarë – do të merret nga anijet e magazinimit dhe do të sillet direkt në portet e shkarkimit të SHBA-së, tha presidenti amerikan në Truth Social.

    Do të shitet me çmimin e saj të tregut dhe paratë e gjeneruara nga shitjet do të kontrollohen nga vetë Trump, shtoi ai.

    Sekretarit të Energjisë Chris Wright i është kërkuar të zbatojë planin.

    Trump ka qenë i hapur në lidhje me planet e tij për rezervat e naftës së Venezuelës që nga kapja dhe arrestimi i presidentit Nicolas Maduro, në një sulm të guximshëm amerikan në Karakas.

    Ai ka sugjeruar që kompanitë amerikane të naftës mund të fillojnë punën në vend brenda 18 muajsh, dhe e ka kërcënuar regjimin e përkohshëm të Venezuelës me më shumë ndërhyrje ushtarake nëse nuk bashkëpunon.

    Aktualisht ekziston vetëm një kompani shumëkombëshe amerikane e naftës në Venezuelë – Chevron. Dy të tjera, Exxon Mobil dhe ConocoPhillips, u larguan pasi paraardhësi i Maduros, Hugo Chavez, shtetëzoi industrinë e naftës, duke i bërë ato të panevojshme.

    Venezuela ka rezervat më të mëdha të naftës së rëndë në botë, përpara vendeve si Kanadaja dhe Rusia.

    Muajin e kaluar, SHBA-të bllokuan daljen e cisternave të naftës nga vendi dhe sekuestruan disa cisterna në ujërat ndërkombëtare, si pjesë e përpjekjeve për të zbatuar sanksionet e saj mbi industrinë e naftës së Venezuelës.

    Më herët këtë mbrëmje, raportet pretenduan se drejtuesit e kompanive amerikane të naftës pritej të vizitonin Shtëpinë e Bardhë që të enjten për të diskutuar investimet në Venezuelë.

  • Pakicat japin sinjale për votimin e Qeverisë Kurti 3

    Pakicat japin sinjale për votimin e Qeverisë Kurti 3

    Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të sigurojë 57 ulëse në Kuvend nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, por ky numër nuk është i mjaftueshëm për ta konstituuar e vetme Kuvendin dhe për të formuar Qeverinë e re, pasi për këto procedura nevojiten së paku 61 vota.

    Megjithatë, kjo pengesë pritet të tejkalohet pa nevojë për koalicion paraprak me partitë shqiptare, pasi deputetë nga komunitetet serbe dhe joserbe kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim me kryeministrin Albin Kurti.

    Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, i cili sipas rezultateve ka siguruar një mandat deputeti, ka deklaruar se është i gatshëm ta votojë formimin e Qeverisë “Kurti 3”. Ai ka theksuar se paraprakisht kërkon një takim me Kurtin për sqarimin e disa çështjeve.

    “Besoj se kemi siguruar një mandat, pasi diferenca e votave është e madhe dhe nuk jemi në rrezik. Kam përvoja të mira bashkëpunimi me zotin Kurti. Ende nuk kemi biseduar konkretisht, por jam i sigurt se në ditët në vijim do të takohemi. Jam i gatshëm për bashkëpunim. Nuk kemi kushte për ta votuar Qeverinë Kurti 3, por kemi disa kërkesa për përmirësime teknike në interes të qytetarëve serbë. Kushtetuta parasheh që një ministri të udhëhiqet nga një ministër serb dhe të gjitha rrethanat po na drejtojnë drejt vazhdimit të bashkëpunimit”, ka deklaruar Rashiq.

    Ndërkohë, nga komunitetet tjera, përfaqësuesit e romëve dhe ashkalinjve janë në pritje të rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Përfaqësuesi i Partisë Socialdemokrate të Ashkalinjëve, Artan Asllani, i cili ka siguruar mandat deputeti, ka thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë me Kurtin për formimin e institucioneve.

    “Po, do të jemi pro konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë. Jemi të gatshëm të marrim përgjegjësi dhe të japim kontributin tonë. Ende nuk kemi zhvilluar takim, pasi KQZ-ja është në proces të numërimit të votave”, ka deklaruar Asllani për RTV21.

    Gatishmëri për bashkëpunim ka shprehur edhe përfaqësuesi i komunitetit rom, Alber Kinolli. Sipas tij, nga grupi multietnik pritet që së paku 8 nga 10 deputetë ta votojnë formimin e Qeverisë së re.

    “Nëse fitojmë mandat dhe bëhemi pjesë e Kuvendit, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës do të luajë rol konstruktiv dhe do ta japë votën për formimin e Qeverisë. Shpresoj që minimumi të jenë tetë deputetë, por shpresoj që në të ardhmen të reflektojë edhe ndonjëri nga tre deputetët që deri tani nuk kanë dhënë votë pro Qeverisë”, ka thënë Kinolli.

    Ndërkohë, përfaqësuesja e komunitetit boshnjak, Duda Balje, si dhe Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane, të cilët kanë siguruar mandate në Kuvend, ende nuk kanë bërë të ditur nëse kanë ndryshuar qëndrimin e tyre, pasi më herët ishin shprehur kundër formimit të Qeverisë nga Kurti.

    Sipas kalkulimeve të deritanishme dhe deklarimeve publike të përfaqësuesve të komuniteteve serbe dhe joserbe, Lëvizja Vetëvendosje pritet t’i sigurojë rreth 65 vota për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re.

  • Policia e arreston babain nga Gjilani, që rrahu djalin e tij!

    Policia e arreston babain nga Gjilani, që rrahu djalin e tij!

    Raportohet se është arrestuar një person pasi që ai ka sulmuar djalin e tij.

    Gjilan / 04.01.2026 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai ka sulmuar djalin e tij viktimën mashkull kosovar e më pas ka kanosur vëllain e tij i cili ka ndërhyrë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

  • Sa para lejohen të futen në Kosovë pa deklarim? Flet drejtori i Doganës

    Sa para lejohen të futen në Kosovë pa deklarim? Flet drejtori i Doganës

    Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, ka deklaruar se Dogana ka realizuar reforma në të gjitha fushat, duke theksuar se viti i kaluar ka sjellë një dinamikë të re pune dhe rezultate konkrete në menaxhimin doganor.

    Në një intervistë për IndeksOnline, Llugaliu treguar për vlerën e mjeteve monetare që qytetarët lejohen të bartin gjatë hyrjes në Kosovë, duke sqaruar se secili qytetar mund të bartë deri në 10 mijë euro pa obligim deklarimi, si në transportin ajror ashtu edhe në atë tokësor, ndërsa çdo shumë mbi këtë vlerë duhet të deklarohet, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

    Llugaliu ka shpjeguar edhe mënyrën se si Dogana zbulon rastet e tentimeve për futje të gjësendeve me vlerë të lartë pa deklarim, duke përmendur si shembull rastin e zbulimit të një ore të shtrenjtë të këngëtarit Mozzik në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

    Po ashtu, ai ka theksuar se rritja e porosive online ka paraqitur sfida të reja për Doganën, duke kërkuar mekanizma më të avancuar kontrolli. Sipas tij, Dogana e Kosovës përdor analiza të riskut, pajisje skanuese dhe metoda inteligjente të verifikimit për dërgesat postare dhe ato përmes shërbimeve korriere.

    Në këtë kontekst, Llugaliu ka bërë të ditur se kanalet e zbulimit janë zgjeruar ndjeshëm, duke shtuar se përveç kontrolleve fizike dhe teknologjike, Dogana monitoron edhe rrjetet sociale, të cilat shpesh shërbejnë si burim informacioni për parandalimin e veprimtarive ilegale dhe shmangien e obligimeve doganore.

  • Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

    Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

    Katër raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.

    Raporti i Policisë:

    DHUNË NË FAMILJE

    Gjilan / 04.01.2026 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar djalin e tij viktimën mashkull kosovar e më pas ka kanosur vëllain e tij i cili ka ndërhyrë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

    DHUNË NË FAMILJE

    Pejë / 06.01.2026 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka shkaktuar dhunë në familjen e tij duke rrahur bashkëshorten e tij, e cila ka pësuar lëndime trupore. Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe me kërkesën e saj bashkë me tre fëmijët e tyre është dërguar tek familja e saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    DHUNË NË FAMILJE

    Malishevë / 05.01.2026 – 13:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

    Malishevë / 06.01.2026 – 19:30. Ankuesi m/k ka njoftuar policinë se djali i tij i dyshuari m/k, i ka shkaktuar dhunë psikike. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti, ndërsa i dyshuari është në kërkim nga policia.

  • Një grua në Turqi pretendon se Trump është babai i saj, kërkon t’i bëhet ADN’ja

    Një grua në Turqi pretendon se Trump është babai i saj, kërkon t’i bëhet ADN’ja

    Një grua në Turqi ka hapur proces gjyqësor për atësi, duke pretenduar se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është babai i saj biologjik dhe po kërkon një test ADN-je për ta vërtetuar këtë.

    Necla Ozmen, 55 vjeçe, jeton në Ankara dhe ka ngritur padi në Gjykatën për Çështje Familjare më 25 shtator, raportoi DailyMail.

    Padia megjithatë menjëherë është rrëzuar nga gjykata, por ajo ka vazhduar apelin.

    Necla ka thënë se ka lindur më 1970, ndërsa është e regjistruar si e bija e Sati dhe Dursun Ozmen, çifti që e rriti. Ajo pretendon se më vonë mori vesh se ishte e adoptuar dhe se Sati ia kishte treguar të vërtetën.

    Necla pretendon se “ndërrimi i bebeve” ndodhi në një spital në Turqi rreth vitit 1970. Sipas saj, Sati kishte lindur foshnjën të vdekur dhe një grua amerikane që kishte lindur në të njëjtën ditë dhe në atë spital ia kishte dhënë foshnjën e saj për ta rritur.

    Necla pretendon se arsyeja pse gruaja amerikane ia dha fëmijën familjes Ozmen ishte për shkak të marrëdhënies jashtëmartesore me Trumpin.

    Ajo u kërkoi gjykatësve testin gjenetik.

    Necla për mediat turke ka thënë se dëshiron vetëm ta dijë të vërtetën duke insistuar se ka ngjashmëri me Trumpin dhe fëmijët e tij.

  • Lumi Vjosa del nga shtrati, niveli i ujit ka arritur në 6.8 metra mbi nivelin e detit

    Lumi Vjosa del nga shtrati, niveli i ujit ka arritur në 6.8 metra mbi nivelin e detit

    Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në zonën e pazarit, pranë Urës së Mifolit, si pasojë e prurjeve të larta të ujit.

    Sipas të dhënave të fundit, niveli i Vjosës ka arritur në 6.8 metra mbi nivelin e detit, raporton Euronews.

    Autoritetet kanë njoftuar të gjitha familjet që jetojnë pranë lumit të marrin masa paraprake dhe të jenë të vëmendshme ndaj çdo rreziku të mundshëm.

    Ndërkohë, prurjet vijojnë të mbeten të larta nga zonat e Gjirokastrës dhe Përmetit, çka po ndikon drejtpërdrejt në rritjen e mëtejshme të nivelit të lumit.

    Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa u bëhet thirrje banorëve të respektojnë udhëzimet e strukturave të emergjencës.

  • Vdes një shtetas i huaj në QKUK, policia nis hetimet

    Vdes një shtetas i huaj në QKUK, policia nis hetimet

    Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë, shtetas i huaj ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

    Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 06:00 të mëngjesit.

    Vdekja e tij u konstatua nga ekipi mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

    Hetimet për shkaqet e vdekjes janë në zhvillim.