ATV

Blog

  • Ja çfarë i ndodh trupit nëse hani vezë të ziera çdo ditë

    Ja çfarë i ndodh trupit nëse hani vezë të ziera çdo ditë

    Veza është padyshim përbërësi kryesor i një mëngjes të shëndetshëm. Një nga mënyrat më të zakonshme të konsumimit të vezës është sigurisht përgatitja e saj në formën e zier.

    Por cilat janë vlerat e vezës së zier dhe çfarë i ndodh organizmit kur ajo konsumohet e zier.

    Veza përmban 210 miligramë kolesterol. Zierja konsiderohet mënyra më e sigurt për gatim sepse yndyrnat që përdorni në skuqje rrisin kolesterolin në organizëm.

    Ekspertët thonë se vezët janë të mira për shëndetin dhe një i rritur mund të hajë një vezë në ditë pa u shqetësuar shumë për kolesterolin.

    Ngrënia e vezës në mëngjes si pjesë e një regjimi të kujdesshëm shëndetësor mund t’ju ndihmojë të humbisni në peshë.

    Yndyrat e mira

    Vezët e ziera nxisin krijimin e yndyrave të mira të cilat ndihmojnë në ruajtjen e nivelit të kolesterolit në gjak ndërsa ulin rrezikun e problemeve dhe sëmundjeve në zemër.

    Këto yndyrna të shëndetshme për shëndetin e zemrën ndikojnë gjithashtu në rregullimin e nivelit të insulinës në gjak, e për rrjedhojë nivelin e sheqerit në gjak.

    Proteinat

    Vezët e ziera natyralisht përmbajnë një nivel të lartë proteinash.

    Organizmi ka nevojë për proteina për forcimin e muskujve. Por mbi të gjitha proteinat ndihmojnë gjithë organet e trupit dhe mundësojnë një strukturë të posaçme mbrojtëse në muret e qelizave.

    Shëndeti i syve

    Një nga vitaminat më të rëndësishme tek veza është vitamina A.

    Kjo vitaminë është thelbësore në ndihmën që i ofron retinës së syve për thithjen e dritës, mbron membranat dhe ul riskun e prekjes nga dobësimi i shikimit apo verbëria.

    Kocka të Forta

    Vezët e ziera janë të pasura me vitaminën D, vitaminë e cila është e rëndësishme për kocka dhe dhëmbë të fortë gjithashtu.

    Vitamina D u mundëson kockave përthithjen e kalçiumit dhe rregullon nivelin e kalçiumit në gjak.

    Ky proces garanton që skeleti i trupit të marrë sasinë e duhur të kalçiumit për të qenë i fortë.

    Këshilla për vezët e ziera

    Vezën e zier mund ta kombinonin në sallatat me spinaq, patate, pulë apo peshk si një element i domosdoshëm i ushqyerjes së shëndetshme.

  • Janina Ymeri: Qeveria Kurti me shpenzimet më të ulëta për Mbrojtjen e Mjedisit që nga viti 2015 derisa rreziku i përmbytjeve dihej

    Janina Ymeri: Qeveria Kurti me shpenzimet më të ulëta për Mbrojtjen e Mjedisit që nga viti 2015 derisa rreziku i përmbytjeve dihej

    Inxhinierja dhe deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri, ka reaguar ashpër pas situatës së fundit me përmbytje, duke theksuar se shpenzimet për Mbrojtjen e Mjedisit në qeverinë e fundit, veçanërisht gjatë vitit 2024, kanë qenë më të ulëtat që nga viti 2015.

    Ajo i është referuar të dhënave zyrtare të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sipas tabelës COFOG, duke theksuar se ky trend i uljes së buxhetit ka ndikuar drejtpërdrejt në nivelin e përgatitjes së institucioneve për menaxhimin e fatkeqësive natyrore.

    “Fatkeqësisht edhe mësimi shtyhet, por më e rëndësishmja sot është që mos të kemi asnjë të vdekur”, ka deklaruar Ymeri, duke theksuar se përmbytjet, ndonëse dukuri natyrore, nuk janë rastësi të paplanifikuara, e as diçka për të cilën qeveria duhet të sillet si e papërgatitur.

    Sipas saj, qytetarët duhet të jenë të informuar se shpenzimet për Mbrojtje të Mjedisit janë zvogëluar qëllimisht, pavarësisht faktit se rreziku i përmbytjeve është i njohur çdo vit.

    Në reagimin e saj, Ymeri ka ngritur edhe një pyetje të drejtpërdrejtë politike:

    “Si punon për vendin tënd, Albin Kurti, kur çdo vit rreziku i përmbytjeve është i njohur, dhe ju me kabinetin tuaj e keni zvogëluar buxhetin për Mbrojtjen e Mjedisit qëllimisht?”

    Ajo ka kërkuar përgjegjësi institucionale dhe ndryshim të qasjes ndaj planifikimit buxhetor, duke theksuar se mbrojtja e mjedisit dhe parandalimi i fatkeqësive duhet të jenë prioritet kombëtar.

  • Përmbytjet në Durrës: 800 banesa të përmbytura, mbi 300 persona të evakuuar

    Përmbytjet në Durrës: 800 banesa të përmbytura, mbi 300 persona të evakuuar

    Të paktën 800 banesa të përmbytura dhe 304 persona të evakuuar. Ky është bilanci paraprak i përmbytjeve në Durrës.

    Një ditë pas reshjeve të dendura të shiut, situata në Durrës duket më e qetë, por mbetet problematike gjendja në disa zona të qytetit, kryesisht në periferi. Sipas të dhënave paraprake nga shtabi i emergjencave në prefekturë, rreth 800 banesa janë përmbytur, kryesisht në zonat më të ulëta dhe më problematike, si ish-Këneta, Spitalla, Nishtulla dhe zona të tjera. Edhe në burgun e Durrësit situata mbetet problematike. Oborri dhe kati i parë i godinës ka prani të lartë uji.

    Mësimi nuk po zhvillohet as sot në disa shkolla oborret e të cilave janë nën ujë.

    Deri mbrëmjen e kaluar janë evakuuar 304 persona, ndërsa numri i të prekurve mund të rritet, në varësi të situatës në terren dhe verifikimeve. Ndërkohë, uji është tërhequr nga rrugët kryesore dhe nga autostrada Durrës-Tiranë, duke normalizuar qarkullimin, por në disa lagje vijon prania e ujit dhe nevoja për ndërhyrje emergjente për banorët e izoluar që nuk ia dalin dot pa ndihmë, shkruan TopChannel.

    Banesa, biznese, studio artistësh, sipërfaqe të tëra tokash u përmbytën; dhjetra automjete u dëmtuan nga uji si rezultat i situatës së krijuar nga reshjet e dendura të shiut dhe mosfuksionimit normal të rrjetit të kanalizimeve.

  • Ura mbi lumin Drin në fshatin Gjonaj të Prizrenit rrezikon të shembet nga vërshimet- pamje

    Ura mbi lumin Drin në fshatin Gjonaj të Prizrenit rrezikon të shembet nga vërshimet- pamje

    Ditëve të fundit ka pasur vërshime në disa komuna të Kosovës për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

    Një nga komunat e prekura është edhe Prizreni.

    Mediat atje raportojnë se ura mbi lumi Drin në fshatin Gjonaj është në rrezik që të shembet.

    Sipas banorëve, lumi Drin nuk ka pasur asnjëherë prurje kaq të mëdha.

  • Drini i Bardhë shndërrohet në liqen te Guri i Zi, pamje të restoranteve të vërshuara nga uji

    Drini i Bardhë shndërrohet në liqen te Guri i Zi, pamje të restoranteve të vërshuara nga uji

    Ditëve të fundit ka pasur vërshime në disa komuna të Kosovës për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

    Edhe Klina është prekur nga përmbytjet.

    Mediat atje kanë publikuar pamje nga zona e Gurit të Zi në Volljakë, ku shihen shtëpi e biznese të përmbytura.

  • Njihuni me 5 shenjat e zodiakut që kanë frikë të krijojnë një lidhje:

    Njihuni me 5 shenjat e zodiakut që kanë frikë të krijojnë një lidhje:

    Pavarësia dhe liria janë vlera thelbësore për personat e kësaj shenje…

    Dashi

    Personat e kësaj shenje janë pasionantë dhe impulsivë kur bëhet fjalë për të kënaqur veten dhe dëshirat e tyre. Dashët nuk janë të duruar sidomos kur bëhet fjalë me atë që duan të arrijnë.

    Binjakët

    Binjakët është ë vështirë t’i bindësh për të krijuar një lidhje. Kjo nuk do të thotë se ata nuk joshin. Ata preferojnë më shumë bisedat që nxitin intelektin dhe nuk preferojnë të hedhin hapa njohjeje me tej me disa persona.
    Jeni në pikën kritike…/ Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju sot

    Peshorja

    Personat e kësaj shenje kërkojnë që personi që do kenë në krah t’iu japë ekuilibrin që atyre iu mungon. Edhe kur pëlqejnë shumë dikë ata nuk dinë të marrin vendime dhe janë të pakuptueshëm dhe të pavendosur. Peshoret edhe mund ta joshin tjetrin, por më pas ndihen të pasigurt.

    Shigjetari

    Shigjetarët kanë gjithmonë një vend ku të shkojnë dhe persona që mund të takojnë prandaj krijimi i një lidhjeje i tremb. Ata iu druhen angazhimeve dhe e kanë të vështirë të qëndrojnë besnikë. Objektivi kryesor i tyre është të përfitojnë sa të mundin nga jeta, me apo pa dikë në krah.
    Marrëdhëniet përmirësohen për këto shenja të horoskopit në janar 2026

    Ujori

    Ujorët nuk janë tradicionalë dhe për ta monogamia nuk është shumë e logjikshme. Pavarësia dhe liria janë vlera thelbësore për personat e kësaj shenje dhe ata mund të qëndrojnë padiskutim edhe vetëm pa e ndier nevojën për të krijuar një lidhje.

  • Historia e panjohur e Hafiz Ali Podgoricës, kryebashkiakut të Durrësit në 1913-ën

    Historia e panjohur e Hafiz Ali Podgoricës, kryebashkiakut të Durrësit në 1913-ën

    Hafiz Ali Podgorica lindi në vitin 1855 në Podgoricë në një familje patriotësh shqiptarë. Prindërit e tij Abdullah dhe nëna Pashja e lanë jetim Aliun në moshën 6 vjeçare. Atë e tërhoqën xhaxhallarët e tij, që banonin në Shkodër, ku kreu filloren dhe gjimnazin osman. Ai mësoi edhe Kur’anin përmendësh, duke marrë titullin Hafiz. Më vonë shkoi në Stamboll, ku u njoh me patriotët e atjeshëm. Ishte shok i Ismail Qemalit, Jani Vretos, Koto Hoxhit e shumë të tjerëve. Bashkë me ta u pajis me ndjenjat dhe idetë kombëtare për lirinë e Shqipërisë dhe përhapjen e mësimit të gjuhës shqipe

    Mbasi u kthye në Shkodër punoi si avokat e ndihmës gjyqtar. Bashkëpunoi me patriotët dhe intelektualët shkodranë. Më pas e transferuan në Durrës, ku punoi si kadi (gjykatës) dhe pastaj u zgjodh myfti. Në Durrës u bashkua me patriotët: Nikollë Kaçorri, Abaz Celkupa, Seit Kertusha, Dr. Neki Libohova e shumë të tjerë.

    Me formimin e klubeve “Vëllazëria” e “Bashkimi”, Hafiz Aliu ka qenë anëtar i këtyre klubeve (1905-1909). Ai ka dhënë kontributin e tij për çështje me rëndësi kombëtare dhe përhapjen e mësimit të gjuhës shqipe në kushtet e asaj kohe.

    Hafiz Aliu është dërguar gjithashtu si përfaqësues i Durrësit në “Kongresin e Dibrës” në korrik 1909. Këtu Hafiz Aliu e Dervish Hima fituan miratimin e të gjithë delegatëve për përkushtimin në çështjet kombëtare në planin arsimor, kulturor e politik.

    Në vitin 1909, në zgjedhjet bashkiake, Klubi paraqiti kandidaturën e Hafiz Aliut. Ai ishte brumosur me idealet e Rilindësve tanë dhe kishte udhërrëfyes mësimet e Sami Frashërit nga ku kishte mësuar konceptet e qeverisjes së vendit. Ai ishte personi më i kompletuar për të përballuar detyrat e kryetarit të bashkisë.

    Kështu u zgjodh kryetar i parë i Bashkisë së Durrësit në legjislaturën 1909-1912. Duke qenë gjithmonë konsekuent në lëvizjen patriotike, hidhte bazat e administratës shqiptare edhe në fushën e drejtësisë. Pas dështimit për ngritjen e flamurit në Durrës më 24 nëntor 1912, si kryetar Bashkie nënshkroi aktin e përfaqësimit për delegatët e Durrësit, që do të shkonin në Kuvendin e Vlorës.

    Akt i rëndësishëm i qytetarisë durrsake, pas largimit të Ismail Qemalit për në Vlorë, qe ai i Hafiz Ali Podgoricës, Kryetar i parë i Bashkisë dhe personalitet i shquar, i cili më 26 nëntor 1912 ngriti me dorën e tij Flamurin Kombëtar në Pallatin qeveritar të Durrësit.

    Menjëherë pas këtij akti madhor patriotët durrsakë nën drejtimin e Hafiz Aliut më 27 nëntor 1912, firmosën telegramin Nr.3300 dërguar të gjithë qyteteve me rëndësi të Shqipërisë për shpalljen e pavarësisë në Durrës (shpallën independencën në emër të kombësisë tonë të shtrenjtë e të gjithë Shqipërisë).

    Njëkohësisht iu dërguan memorandume konsujve të Austrisë, Francës dhe përfaqësuesit italian në Durrës. Në dokumentet historike që ndodhen në Arkivin e Shtetit (Fondi i pavarësisë) shkruhet:

    “Hafiz Ali Podgorica (1855-1929) më 26 nëntor 1912, me cilësi si kryetar Bashkie, pati nderin e posaçëm me ngritë me dorën e vet Flamurin e Shqipërisë në pallatin qeveritar të Durrësit”.

    Administrata që kryesoi Hafiz Ali Podgorica më 1909-1912, për meritat e saj përbën faqe historie në jetën e qytetit të Durrësit. Është e kohës së tij dhe vula e parë e Bashkisë së Durrësit. Kjo detyrë lidhej padyshim me momentin historik që kalonte qeveria e përkohshme e Vlorës.

    Për veprimtarinë patriotike atdhetare Hafiz Aliu gjithë jetën e tij ia kushtoi veprimtarisë për të mirën e vendit në organizimin e administratës shtetërore, si dhe në planin arsimor, kulturor e politik. Për figurën intelektuale janë zhvilluar disa mbledhje ku janë dhënë disa kumtesa për veprimtarinë e tij.

    Në atë kohë Esat Pashë Toptani, duke shfrytëzuar postin e tij si ministër i Brendshëm i Qeverisë së Vlorës, në vitin 1913, e përdori xhandarmërinë për interesat vetjake, ambicioze kundër Qeverisë Kombëtare. Hafiz Aliu e kuptoi qëllimin e tij politik pro-serb. Bashkë me patriotët e tjerë durrsakë u larguan me familjet e tyre nga Durrësi.

    Për dënim u janë plaçkitur shtëpitë e tyre. Po e njëjta gjë ndodhi në vitin 1924, kur Esat Pasha erdhi për të dytën herë në Durrës. Hafiz Aliu ishte përkrahës i mendimeve demokratike të Fan Nolit. Gjatë regjimit të Zogut dëbohet në Kavajë në vitin 1926. Ka vdekur në vitin 1929, duke lënë familjen në gjendje të vështirë ekonomike.

    Në vitin 1992, Hafiz Ali Podgoricës i jepet nga Presidenti i Republikës z. Sali Berisha titulli; “Urdhri i Klasit të I-rë” për veprimtari patriotike me motivacionin: “Si figurë intelektuale, i dalluar në organizimin e luftës për çlirim kombëtar, për ngritjen e Flamurit në Durrës (26 Nëntor 1912) dhe për organizimin e administratës shtetërore”.

    Më 16.10.1996, Këshilli Bashkiak i qytetit të Durrësit i jep Hafiz Ali Podgoricës (pas vdekjes) titullin: “Qytetar Nderi” i qytetit të Durrësit, me motivacionin: “Intelektual dhe patriot i shquar. Si delegat i Durrësit në Kongresin e Dibrës, ka luftuar me sukses synimet xhonturke. Bashkëpunëtor i Ismail Qemalit, me porositë e të cilit ngriti Flamurin Kombëtar në Durrës më 26 Nëntor 1912. Kryetari i Parë në Bashkinë e Durrësit në vitet 1909–1912”.

    Më 16-17 gusht 2003, nga Bashkia e Durrësit e Shoqata “Durrësi”, i akordohet Hafiz Ali Podgoricës (pas vdekjes) titulli: “Simbol i Qytetit – Kryetarit të Parë të Bashkisë së Durrësit, intelektualit të shquar që organizoi administratën shtetërore, patriotit të flaktë që më 26 Nëntor 1912 ngriti Flamurin e Pavarësisë në Durrës”.

    Më 26 nëntor 2005, nga Bashkia e Durrësit dhe Shoqata “Durrësi” i akordohet Hafiz Ali Podgoricës titulli: “Mirënjohje e qytetit të Durrësit” me motivacionin: “Për kontributin që ka dhënë për Pavarësinë e shtetit shqiptar dhe për ngritjen e Flamurit Kombëtar Shqiptar në qytetin e Durrësit më 26 Nëntor 1912”.

    Më 26 nëntor 2008 u bë inaugurimi i përmendores së kryebashkiakut të parë të Durrësit, Hafiz Ali Podgorica 1909-1912

     

  • Jennifer Lopez zbulon se çfarë pret nga partneri i saj i ardhshëm: Dashuria është një gjë e komplikuar

    Jennifer Lopez zbulon se çfarë pret nga partneri i saj i ardhshëm: Dashuria është një gjë e komplikuar

    Gjatë një performance të kohëve të fundit në rezidencën e saj në Las Vegas, Jennifer Lopez i tregoi audiencës se çfarë kërkon në lidhjen dhe partnerin e saj të radhës.

    Ndërsa performonte këngën e saj “If You Had My Love” të vitit 1999, këngëtarja, e cila u divorcua nga Ben Affleck në janar 2025, e shikoi përsëri këngën dhe tha se çfarë dëshiron në dashuri.

    “Kur e këndova për herë të parë, isha shumë e vogël. Isha si një foshnjë e vogël në pyll dhe e këndova me shumë shpresë. Megjithatë, e kam kënduar gjatë viteve. E këndova kur isha e trishtuar dhe e këndova kur isha e lumtur. Por tani, sot, a e dini si e këndoj? E këndoj me shumë forcë”, tha ajo.

    Lopez shtoi se çfarë pret nga një partner i ardhshëm: “Sepse e vërteta është se nëse do të kesh dashurinë time, duhet ta meritosh atë. Duhet të më trajtosh mirë. Duhet të më respektosh. Duhet të më pranosh për atë që jam. Duhet të më duash nëse do dashurinë time”.

    Pastaj ajo vazhdoi të shpjegonte: “Dashuria është një gjë e ndërlikuar dhe e di që nuk mund të kesh dashuri pa një zemër të thyer. Nuk mundesh. Pagove më shumë seç duhej për këtë”.

    Më parë, gjatë një shfaqjeje në Las Vegas, ajo bëri shaka për martesat e saj të dështuara. Duke marrë parasysh se më parë kishte një vendbanim në Las Vegas 10 vjet më parë, ajo kujtoi veten atëherë.

    “Kjo kaloi sa hap e mbyll sytë, apo jo? Për ata prej jush që ishin këtu në hapje 10 vjet më parë. Dhe e dini, në atë kohë unë isha martuar vetëm dy herë”, tha ajo, gjë që i hapi sytë publikut dhe e shpërbleu me duartrokitje në këmbë.

    Pastaj ajo shtoi: “Ndodhi vetëm një herë. Më dukej sikur kishte ndodhur dy herë”, me ç’rast publiku filloi të qeshte përsëri, dhe ajo shtoi se thjesht po bënte shaka. /Telegrafi/

  • Arben Bajraktaraj jep zë poezisë “Hak”

    Arben Bajraktaraj jep zë poezisë “Hak”

    Përmes video-poezisë  që është xhiruar në Deçan, Bajraktaraj paraqet zërin e tij të fuqishëm.

    Poezia “Hak”, e interpretuar nga aktori i njohur, Arben Bajraktaraj, është publikuar si një projekt i veçantë poetik që reflekton mbi kujtesën kolektive të Kosovës.

    Përmes video-poezisë  që është xhiruar në Deçan, Bajraktaraj paraqet zërin e tij të fuqishëm.

    Ky projekt është “Koncert Poetik”, ideuar dhe prodhuar nga aktori dhe producenti Afrim Muçaj dhe realizohet nën organizimin e “Miza n’Skenë”.

    Afrim Muçaj ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të publikohen edhe dy video-poezi të tjera.

    Poezia e Gjergj Fishtës, “Lamtumirë vendet e mia”, do të interpretohet nga aktori shqiptar që vepron në Austri, Astrit Alihajdaraj, ndërsa përkujtimi i poetit Xhevdet Bajraj do të vijojë me interpretimin e veprës “Mërgimi” nga vetë Afrim Muçaj.

    Ky projekt synon të sjellë poezinë më afër publikut dhe të ruajë kujtesën kolektive përmes interpretimit artistik dhe përjetimit vizual dhe emocional.

  • BTS nis promovimin e albumit të ri me një instalacion gjigant në Seul

    BTS nis promovimin e albumit të ri me një instalacion gjigant në Seul

    Instalacioni gjigant përfshin logon e albumit të ri dhe datën e publikimit

    Më 5 janar 2025, shkallët qendrore të Sejong Center for the Performing Arts, pranë Gwanghwamun Square, u shndërruan në një instalacion gjigant, duke nderuar grupin.

    Instalcioni përfshinte emrin e BTS, logon e albumit të ri dhe datën e konfirmuar të publikimit, 20 mars.

    BigHit Music Entertainment, kompania e grupit, shpjegoi zgjedhjen e vendndodhjes, duke theksuar se BTS filluan karrierën e tyre në Korenë e Jugut dhe u rritën në një fenomen global, ndaj rikthimi i tyre si grup i plotë në zemër të Seulit kishte një kuptim të veçantë.

    BTS turns central Seoul into a comeback countdown

    BigHit gjithashtu zbuloi se promovimi nuk do të ndalet këtu, pasi plane të ngjashme do të realizohen në qytete të mëdha si New York, Tokio dhe Londër.

    Ky projekt shënon albumin e pestë të plotë të BTS, me 14 këngë, dhe do të jetë rikthimi i tyre i parë pas rreth tre vitesh e nëntë muajsh.

    Pas publikimit të albumit, BTS pritet të nisin një turne botëror, me detajet që do të publikohen me 14 shkurt 2026.