ATV

Blog

  • Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu bashkë me Policinë mban konferencë në ora 14:00

    Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu bashkë me Policinë mban konferencë në ora 14:00

    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu së bashku me Policinë e Kosovës, do të mbajë sot konferencë për media lidhur me aksionin e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, që ka të bëjë me keqpërdorimet në Byronë Kosovare të Sigurimeve.

    Konferenca do të mbahet në ora 14:00.

    “Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht Kryeprokurori z. Petrit Kryeziu së bashku me Policinë e Kosovës, do të mbajë sot (08 Janar 2026) konferencë për media lidhur me aksionin e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, që ka të bëjë me keqpërdorimet në Byronë Kosovare të Sigurimeve. Konferenca do të mbahet në orën 14:00, në objektin e Prokurorisë Themelore në Prizren, kati tretë, Salla e Takimeve”, thuhet në njoftim.

  • Bashkimi-Peja dhe Vëllaznimi-Sigal Prishtina dy ndeshjet e rradhës në Kupën e Kosovës në basketboll

    Bashkimi-Peja dhe Vëllaznimi-Sigal Prishtina dy ndeshjet e rradhës në Kupën e Kosovës në basketboll

    Sot zhvilllohen edhe dy ndeshjet e fazës çerekfinale të Kupës së Kosovës në basketboll.

    Në palestrën “Shani Nushi”në Gjakovë pritet të zhvillohet takimi ndërmjet Vëllaznimit dhe Sigal Prishtinës,ku njëra apo skuadra tjetër do të tentoj që të shënoj fitore në mënyrë që të ketë avantazh në ndeshjen e kthimit qëdo të zhvillohet dy javë më vonë në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

    Vlen të përmendet se kryeqytetasit vijnë në ktë ndeshje pas humbjes që e pësoi në ENBL League,ku u mund nga skuadra islandeze Tindastoll pas vazhdimeve.

    Në anën tjetër Bashkimi në palestrën “Sezai Surroi”në Prizren e pret ekipin e GO+Peja,ku njëra skuadër synon fitore në mënyrë që të ketë një përparësi për kalim në fazën gjysmëfinale.

    Kujtojmë që të mërkurën janë zhvilluar dy ndeshje në Kupën e Kosovës në basketboll,ku Trepça pësoi humbje në shtëpi ndaj Yllit 102:99 teksa Bora mund në shtëpi skuadrën e Rahovecit 029 79:70.

  • Turbullirat në kanalin e Ibër-Lepencit, priten reduktime të ujit në Obiliq, Fushë Kosovë dhe në një lagje të Prishtinës

    Turbullirat në kanalin e Ibër-Lepencit, priten reduktime të ujit në Obiliq, Fushë Kosovë dhe në një lagje të Prishtinës

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për turbullira të larta në kanalin e Ibër-Lepencit, me ç’rast ITU-ja Shkabaj vazhdon të jetë jashtë funksionit.

    Gjithashtu thuhet se reduktime në furnizimin me ujë pritet të ketë edhe në Fushë Kosovë, Obiliq dhe në lagjen Kalabria në Prishtinë.

    “Zonat e lartcekura do të furnizohen me ujë nga ora 17:00 deri në 22:00”, thuhet në njoftimin e KRU-së.

    Nga kompania bëjnë me dije se mund të ketë ndikime edhe në zona të tjera të kryeqytetit.

    Njoftimi:

    NJOFTIM PËR FURNIZIM ME UJË

    Të nderuar konsumatorë,

    Për shkak të turbullirave të larta në kanalin Ibër-Lepenc, si pasojë e reshjeve të dendura, ITU Shkabaj është jashtë funksionit.

    Si rrjedhojë, priten reduktime në furnizimin me ujë nga ora 11:00 – 17:00 në këto zona:

    ▪️ Fushë Kosovë
    ▪️ Obiliq
    ▪️ Një pjesë e lagjes Kalabria – Prishtinë
    🔹 Zonat e lartcekura do të furnizohen me ujë nga ora 17:00 deri në 22:00.
    🔹 Ndikime mund të ketë edhe në zona të tjera të kryeqytetit.

    Ekipet tona janë në terren dhe po monitorojnë situatën vazhdimisht. Furnizimi do të rikthehet sapo të stabilizohen parametrat.

    Me ITU Albanik dhe Badoc po trajtohet ujë me kapacitet maksimal.

  • Thomas Muller: Zemra ime mbetet te Bayern, i shoh deri në finale të Champions League

    Thomas Muller: Zemra ime mbetet te Bayern, i shoh deri në finale të Champions League

    Edhe pse Thomas Muller ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij me Vancouver Whitecaps, zemra e tij mbetet te FC Bayern Munich. Sulmuesi gjerman, i cili u bashkua me skuadrën kanadeze si transferim i lirë pas skadimit të kontratës me bavarezët, ndjek me pasion zhvillimet e ish-klubit të tij.

    Në një intervistë të fundit për gazetën BILD, 36-vjeçari vlerësoi sezonin e deritanishëm të FC Bayern dhe shprehu besimin e tij se ekipi mund të arrijë shumë në Ligën e Kampionëve.

    “Më bën përshtypje mënyra se si ekipi punon së bashku,” tha Muller. “Jo vetëm që luajnë futboll të bukur, por gjithashtu luftojnë deri në fund dhe nuk dorëzohen asnjëherë. Shumë fitore kanë ardhur edhe kur ishin në disavantazh, gjë që i bën ndeshjet emocionuese për t’u ndjekur.”

    Legjenda bavareze nuk kurseu as parashikimin për sezonin e Ligës së Kampionëve: ai beson se FC Bayern ka potencial të arrijë të paktën deri në finale.

    “Më pëlqen ta ndjek ekipin sa më shumë që mundem. Ndihem ende pjesë e familjes, edhe pse jam larg. Bayern gjithmonë do të ketë një vend të veçantë në zemrën time,” përfundoi Muller.

    Kjo deklaratë tregon se lidhja emocionale mes ish-lojtarëve dhe klubit nuk shuhet lehtë, edhe kur karriera i çon ata larg Gjermanisë.

  • SHBA u tërhoq edhe nga dy organizata me të cilat Kosova bashkëpunon

    SHBA u tërhoq edhe nga dy organizata me të cilat Kosova bashkëpunon

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar zyrtarisht tërheqjen nga një numër i madh i organizatave të ndryshme. Prej tyre, janë edhe Regional Cooperation Council (RCC) dhe Komisioni i Venecias i Këshillit të Evropës.

    Kosova është anëtare e RCC-së që nga viti 2013 dhe në vazhdimësi ka bashkëpunime me këtë organizatë.

    Ndërkohë pavarësisht se nuk është anëtare e Këshillit të Evropës, prej vitesh Kosova ka adresuar lëndë në Komisionin e Venecias, organizatë prej të cilës SHBA është tërhequr gjithashtu.

    Njoftimi për tërheqjen e SHBA-së nga përkrahja e këtyre organizatave është publikuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë.

  • Ruben Amorim mund të marrë drejtimin e Benficës

    Ruben Amorim mund të marrë drejtimin e Benficës

    Trajneri portugez Ruben Amorim mund të rikthehet në stol disa ditë pas shkarkimit nga posti i trajnerit të Manchester United.

    Sipas asaj që raporton TalkSport Amorim mund të marrë drejtimin e gjigantit portugez Benifca,kjo pasi Jose Mourinho gjendet nën presion kjo pasi skuadra gjendet 10 pikë larg liderit të kampionatit portugez Porto.

    Përndryshe Mourinho ka një klauzolë lirimi në kontratën aktuale me Benficën,e cila mund ta lejojë atë të largohet gjatë verës së ardhshme ku përmendet që marrëveshja mes palëve mund të përfundojë 10 ditë pas ndeshjes së fundit të sezonit.

    Në anën tjetër Amorim e njeh Benficën,kjo pasi në të kaluarën ka luajtur më herët si futbollist për këtë skuadër dhe mbetet të shihet se nëse Amorim mund të jetë trajner i ri tek Benfica apo jo.

    Kujtojmë që Ruben Amorim para se të merrte drejtimin e Man United ishte trajner i rivalit të Benficës Sporting Lisbonës.

  • Zelensky thotë se lufta mund të përfundojë në gjysmën e parë të vitit 2026

    Zelensky thotë se lufta mund të përfundojë në gjysmën e parë të vitit 2026

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha më 7 janar se beson që lufta në shkallë të plotë e Rusisë kundër Ukrainës, mund të përfundojë në gjysmën e parë të vitit 2026.

    Duke folur në ceremoninë e hapjes që shënoi fillimin e presidencës së Qipros në BE, Zelensky vuri në dukje atë që e përshkroi si një fazë të re në negociatat me partnerët evropianë dhe Shtetet e Bashkuara.

    Ai gjithashtu theksoi se Bashkimi Evropian duhet të luajë një rol qendror në procesin e negociatave.

    “Ndërsa Qiproja fillon presidencën e saj të Këshillit të BE-së, ne vërejmë se negociatat kanë arritur një moment të ri së bashku me partnerët tanë evropianë dhe, natyrisht, Shtetet e Bashkuara dhe të gjithë anëtarët e Koalicionit të të Gatshmëve”, tha Zelensky.

    “Ne besojmë sinqerisht se kjo luftë mund të përfundojë gjatë presidencës suaj të Këshillit të BE-së”, shtoi presidenti ukrainas.

    Presidenca e Qipros në Këshillin e Bashkimit Evropian do të vazhdojë gjatë gjysmës së parë të vitit, deri në fund të qershorit 2026.

    Komentet e Zelensky vijnë pas disa raundeve të bisedimeve të fundit midis delegacioneve ukrainase, evropiane dhe amerikane në Paris.

    Samiti i “Koalicionit të Gatshmëve”, i organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron, zhvillohet ndërsa Kievi sinjalizon se një marrëveshje për t’i dhënë fund pushtimit pothuajse katërvjeçar në shkallë të plotë të Rusisë është “90% gati”.

    Takimi mbledh së bashku përfaqësues nga 35 vende, përfshirë 27 krerë shtetesh dhe qeverish, zyrtarë të lartë të BE-së dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte.

    Sipas një draft-deklarate të përbashkët të raportuar, ende subjekt i ndryshimeve dhe një miratimi përfundimtar nga udhëheqësit, garancitë e sigurisë së Koalicionit do të përfshijnë një forcë të mbështetur nga SHBA-të dhe të udhëhequr nga Evropa të vendosur në Ukrainën e pasluftës, si dhe monitorimin e armëpushimit nga Uashingtoni.

  • Lëshohet urdhër evakuimi për banorët e Fierit

    Lëshohet urdhër evakuimi për banorët e Fierit

    Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në Njësinë Administrative Ferras në Fier për shkak të përmbytjeve dhe rrezikut të lartë për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

    Bazuar në njoftimin e lëshuar të ministrisë, evakuimi do të kryhet në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Prefektin e Qarkut dhe strukturat vendore të emergjencave.

    Prioritet do t’i jepet fëmijëve, të moshuarve, personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve në zona të izoluara.

    Sipas njoftimit, transporti do të sigurohet nga mjetet e bashkisë, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi dhe Forcat e Armatosura.

    Qytetarët e evakuuar do të strehohen dhe asistohen nga bashkia, policia, njësitë shëndetësore dhe strukturat sociale, ku do të sigurohet regjistrimi, ushqimi, veshmbathja, ndihma mjekësore dhe informacioni i rregullt mbi situatën.

    Ky njoftim ka karakter urgjent dhe hyn menjëherë në fuqi.

  • Ministria e Infrastrukturës: Rrugët janë të kalueshme, por kujdes

    Ministria e Infrastrukturës: Rrugët janë të kalueshme, por kujdes

    Ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, tha se aktualisht të gjitha rrugët janë të kalueshme, por se duhet kujdes i shtuar në qarkullim.

    Durmishi tha se kanë intervenuar në shumicën e rrugëve për të cilat është kompetente Ministria dhe se me pastrim e hedhje të kripës po vazhdojnë edhe sot.

    “Ashtu siç kemi paralajmëruar edhe mbrëmë, për shkak të kontrastit të temperaturave, rrugët tona janë të mbuluara me ngrica. Gjatë gjithë natës kemi intervenuar në shumicën e rrugëve që janë në kompetencë të ministrisë. Edhe sot në mëngjes kemi vazhduar punën në pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës. Aktualisht, të gjitha rrugët janë të kalueshme, por kërkohet kujdes i shtuar gjatë qarkullimit. Ju lutemi t’i përshtateni kushteve të rrugës”, tha ai.

  • Gjykata shpall të pafajshëm Behar Mjekiqin për akuzat që ia kishte bërë ish-bashkëshortja e dytë

    Gjykata shpall të pafajshëm Behar Mjekiqin për akuzat që ia kishte bërë ish-bashkëshortja e dytë

    Më 31 mars të vitit 2023, Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë ndaj hoxhës Behar Mjekiqi. Ai akuzohej për kryerjen e veprës penale dhunë në familje.

    Në aktakuzë thuhej se Mjekiqi kishte ushtruar dhunë, kërcënime dhe kishte cenuar lirinë e gruas së tij të dytë, me të cilën kishte lidhur kurorë sipas fesë islame. Sipas Prokurorisë, ata kohë pas kohe bashkëjetonin, ndonëse edhe para incidentit kishin pasur probleme serioze në marrëdhënie.

    Prokuroria sqaron se rreth dy vite më parë, në ditën kritike, Mjekiqi kishte filluar t’ia mbledhë gruas gjërat personale me qëllim që ta largonte nga shtëpia. Kur ajo kishte marrë telefonin për t’i kontaktuar familjarët e saj, i njëjti ia kishte tërhequr atë me dhunë, duke ia pamundësuar komunikimin shkruan Insajder. org.

    Situata kishte eskaluar deri në dhunë fizike. Përveç goditjeve, sipas aktakuzës, ai e kishte kapur viktimën për flokësh dhe për krahu, e kishte tërhequr nga dhoma e gjumit drejt korridorit dhe më pas e kishte përplasur në dysheme.

    Sipas deklarimeve të gruas, ajo vazhdimisht kishte kërkuar dhe kishte tentuar të largohej nga shtëpia, por ishte penguar me forcë. Pas daljes nga shtëpia, E.J. ka thënë se ka kontaktuar menjëherë Policinë e Kosovës dhe ka kërkuar ndihmë. Ajo është dërguar për ekzaminim mjekësor, ku janë konstatuar lëndime trupore.

    Ndërkaq, i pandehuri Mjekiqi në deklarimet e tij kishte mohuar përdorimin e dhunës fizike, duke pretenduar se kishte vepruar vetëm për ta “qetësuar” situatën.

    Mbrëmë, në një paraqitje televizive në emisionin “Libero” në ATV, Mjekiqi ka prezantuar një dokument, për të cilin ka deklaruar se është Aktgjykim i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 06.01.2025, në bazë të të cilit ai është liruar nga akuza.

    Lidhur me këtë rast, Mjekiqi ka deklaruar se publikimi i pretendimeve të E.J. nuk e kanë penguar.

    “Në raport me Zotin jam i pastër. Në raport me nanën, gruan, djalin, familjen dhe shoqërinë jam i pastër”, ka deklaruar ai.

    Rasti i Behar Mjekiqit nuk ka përfunduar, reagon avokatja e palës së dëmtuar