ATV

Blog

  • Dardan Sejdiu paralajmëron skenar të ri nga Albin Kurti

    Dardan Sejdiu paralajmëron skenar të ri nga Albin Kurti

    Opinionisti Dardan Sejdiu, ka deklaruar në Rubikon se Albin Kurti, do sërish zgjedhje në muajin prill.

    Ai tha se synimi i tij është që duke luajtur viktimën, të marrë edhe më shumë deputetë se sa që ka marrë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

    “Kurti do të mundohet, edhe në intervistë tha i kam 60 vota por nuk i kam 80, i tha edhe Presidentes aktuale që nuk mund të të zgjedhi nëse nuk të votojnë partitë opozitare. Unë pres që të ketë zgjedhje në prill prapë dhe pres që beteja me qenë duke i fajësuar partitë opozitare shqiptare se pse nuk e votuan Vjosën Presidente”, thotë Sejdiu.

    Ai ka deklaruar se këtë skenar, Kurti e paralajmëroi në intervistën e tij të fundit dhënë Kosova Pressit.

    “E dyta është me vazhdu tutje këtë pozicionimit ku prej pushtetit e luan viktimën dhe kjo duket se po funksionon.

    Pra, ky është skenari, Kurti e thotë këtë në intervistë, po ashtu edhe Albulena Haxhiu e thotë në intervistën e saj”, thotë ai.

  • Nga sa vota morën liderët e partive

    Nga sa vota morën liderët e partive

    KQZ tashmë ka përfunduar 100 për qind të numërimit të votave, të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve, ka 57 ulëse. PDK është e dyta me 22 ulëse, LDK e treta me 15 ulëse dhe AAK e katërta me 6 ulëse.

    Por nga sa vota arritën të siguronin liderët e partive politike shqiptare.Lideri i VV-së, Albin Kurti mori 404 mijë e 23 vota, duke hyrë në histori si politikani më i votuar në historinë zgjedhore të Kosovës.

    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza mori 161 mijë e 931 vota. Njëshi i LDK-së, Lumir Abdixhiku nuk arriti të prek 100 mijë vota. Ai siguroi 88 mijë e 445 vota.Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj pati 43 mijë e 997 vota.Ndërsa, Fatmir Limaj i Nismës mori 12 mijë e 546 vota dhe nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së re.

  • Fillojnë dramat e “Golden Globes 2026” – Ndahen ulëset e personazhëve të famshëm…

    Fillojnë dramat e “Golden Globes 2026” – Ndahen ulëset e personazhëve të famshëm…

    Golden Globes nuk ka nisur ende, por Hollivudi po zhurmon nga lajmi, sepse organizimi i ulëseve për vitin 2026 ka dalë dhe është i mbushur me lëvizje pushteti, kombinime të sikletshme dhe më shumë dramë se sa një krizë e modës në tapetin e kuq.

    Sipas burimeve të brendshme, Zendaya dhe Timothée Chalamet kanë marrë vendet e rendit të parë, një shenjë e qartë se ata janë të preferuarit e sezonit të çmimeve. Jo shumë larg, Florence Pugh dhe Michael B. Jordan do të ulen aq afër sa të mund të shkëmbejnë linjat e fjalimeve të pranimit të çmimeve.

    Por jo të gjithë kanë fituar vend të mirë, Austin Butler, pavarësisht buxhit të madh për çmime, thuhet se është vendosur disa rreshta pas, duke nxitur spekulime se rivalët po luajnë lojëra politike.

    Jennifer Lawrence, zakonisht një figurë e rreshtit të parë, thuhet se është ulur pranë Eddie Redmayne, një kombinim që fansat tashmë po pyesin nëse ka histori mes tyre.

    Kthesë e Papritur edhe me Chris Evans, i cili ulur direkt përballë Margot Robbie, duke krijuar një skenë që rrjetet sociale tashmë e quajnë Tabela e Tensionit.

    Vendosja e vendeve nuk reflekton vetëm fuqinë e yjeve por edhe nxit situata të ndryshme e të çëllimshme..

    Brie Larson dhe Chris Hemsworth e mbyllën mosmarrëveshjen e tyre publike vitin e kaluar, por thuhet se do të ulen pranë njëri-tjetrit, gjë që disa burime e quajnë një kaos të qëllimshëm.

    Saoirse Ronan është pranë Anya Taylor‑Joy, dy prej konkurrenteve më të forta të Hollivudit dhe sipas një burimi, asnjëra nuk është e kënaqur me këtë vendim.

    Më e habitshmja? Kanye West, po, ai Kanye, është ulur pranë Rihanna-s, një vend që vëzhguesit e industrisë thonë se nuk është aksident dhe tashmë po ndez shumë debate në rrjetet sociale.

    Ulja në Golden Globes nuk është e rastësishme, është një deklaratë. Kush është pranë kamerave, kush ka akses në korridor dhe kush është fshehur pas bimëve të mëdha … të gjitha tregojnë një histori.

    Një gjë është e sigurt, kur kamerat të ndezen në Golden Globes 2026, fansat nuk do të shikojnë vetëm fituesit ata do të shikojnë ulëset dhe dramat që fshihen pas tyre…

  • Vdes gjyqtari që kishte në dorë rastin e Netanyahut për korrupsion

    Vdes gjyqtari që kishte në dorë rastin e Netanyahut për korrupsion

    Kryetari i Gjykatës së Qarkut të Beershebas, Izrael, gjyqtari Benny Sagi, ka vdekur pasi një automjet u përplas me motoçikletën e tij.

    Sipas policisë, një automjet që po ecte jashtë rrugës doli në autostradë dhe goditi motoçikletën e Sagit.

    Mjekët dhe ndihmësit mjekësorë që mbërritën në vendngjarje e përshkruan aksidentin si “tronditës”.

    Ata thanë se e gjetën Sagin të shtrirë në rrugë me lëndime të shumta dhe pa shenja jetësore, dhe e shpallën të vdekur në vendngjarje.

    Policia ka hapur një hetim për aksidentin, me oficerë policie dhe hetues të aksidenteve rrugore që po shqyrtojnë rrethanat e aksidentit.

    Ndryshe, Sagi u emërua president i përkohshëm i Gjykatës së Qarkut të Beershebas në qershor 2024 dhe e mori këtë pozicion në mënyrë të përhershme në prill 2025.

    Ai ka lindur në vitin 1971, ka kryer shërbimin ushtarak nga viti 1989 deri në vitin 1993 dhe, pasi përfundoi studimet në drejtësi, shërbeu në Zyrën Qendrore të Qarkut të Prokurorit të Shtetit nga viti 2001 deri në vitin 2007.

    Emërimi i parë gjyqësor i Sagit ishte në Gjykatën e Magjistraturës së Tel Avivit në vitin 2007.

    Ai u bë lektor i drejtësisë në disa kolegje, përpara se të emërohej zëvendëspresident i Gjykatës së Magjistraturës së Tel Avivit në vitin 2013 dhe më pas gjyqtar në Gjykatën e Qarkut të Tel Avivit në vitin 2015.

    Presidenti Isaac Herzog tha se ishte “i tronditur dhe i dhembur nga vdekja tragjike” e Sagit, të cilën e përshkroi si një figurë shumë të dashur.

    “Sistemi gjyqësor humbi sot një nga bijtë dhe udhëheqësit e tij më të mirë”, tha ai.

    Sagi ishte i njohur për rolin e tij kyç në çështjet e korrupsionit, duke përfshirë hetimin ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu në skandalin e nëndetëseve.

  • AUV izolon 15 kg djath mozzarella të importuar nga Italia

    AUV izolon 15 kg djath mozzarella të importuar nga Italia

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka njoftuar se izolimi i produktit djath Mozzarella Bufalo në peshë prej 15 kilogram, i prodhuar nga qumështi i buallicës me origjinë nga Italia, i dyshuar për praninë e mundshme të aflatoksinës M1.

    AUV ka njoftuar se së shpejti do të fillojë procesi i asgjësimit të këtij produkti.

    “Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton opinionin se, në prani të zyrtarëve të AUV-së dhe të palës përkatëse, dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi, është realizuar izolimi i produktit djath Mozzarella Bufalo në peshë prej 15 kilogram, i prodhuar nga qumështi i buallicës me origjinë nga Italia, i dyshuar për praninë e mundshme të aflatoksinës M1. Ky produkt është prodhuar nga kompania Caseificio Coop. “La Contadina” në Itali dhe importuar nga Premio SHPK, Sllatinë e Madhe dhe së shpejti do të fillojë procesi i asgjësimit të këtij produkti.

    Ky veprim ndërmerret me qëllim garantimin e sigurisë shëndetësore të konsumatorëve dhe për të siguruar respektimin e standardeve të cilësisë ushqimore.

    Edhe pse Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë po ballafaqohet me një mungesë të inspektorëve, ajo mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe zinxhirit ushqimor. AUV-ja vazhdon të zbatojë masa parandaluese dhe kontrolluese për të garantuar që konsumatorët në Republikën e Kosovës të kenë në dispozicion ushqim të sigurt, të shëndetshëm”, thuhet në njoftim.

  • Moti i rënduar detyron SWISS Air Lines të anulojë dhjetëra fluturime

    Moti i rënduar detyron SWISS Air Lines të anulojë dhjetëra fluturime

    Swiss International Air Lines ka anuluar 57 fluturime që nga fillimi i vitit për shkak të kushteve të motit. Kompania parashikon edhe anulime të tjera gjatë ditëve të ardhshme për shkak të situatës aktuale meteorologjike në Evropë.

    Një total prej rreth 7,430 pasagjerësh është prekur nga këto anulime deri të enjten, sipas një deklarate të filiales së Lufthansa. Fluturimet më të shpeshta të anulluara ishin ato për Amsterdamin – 42 fluturime janë anuluar që nga fillimi i vitit.

    Nga e enjtja deri të shtunën, SWISS ka njoftuar anulimin e 21 fluturimeve të tjera për Amsterdam, Berlin, Frankfurt dhe Luksemburg. Rreth 1,390 udhëtarë janë prekur nga këto ndryshime.

    Kompania gjithashtu parashikon se do të jenë të nevojshme anulime të tjera gjatë ditëve në vijim.

    Ende nuk ishte e qartë se cilat aeroporte dhe fluturime specifike do të preken: “Jemi në kontakt të ngushtë me MeteoSwiss dhe po shqyrtojmë me kujdes çdo ditë dhe çdo destinacion,” njoftoi kompania. Për shkak të “ngarkesës së shtuar të punës”, punonjës shtesë janë në gatishmëri.

    Megjithatë, situata meteorologjike ndryshon shpejt, prandaj anulimet me njoftim të shkurtër janë herë pas here të pashmangshme. “Nëse një anulim është i pashmangshëm, përpiqemi ta bëjmë sa më herët që të minimizojmë shqetësimin për pasagjerët tanë.”/Albinfo.ch/

  • Peshku shitet në ankand për çmim rekord 3.2 milionë dollarë

    Peshku shitet në ankand për çmim rekord 3.2 milionë dollarë

    Një peshk ton i kaltër gjigant me peshë 243 kilogramë u shit për një çmim rekord prej 510 milionë jenë (3.2 milionë dollarë) në ankandin e parë të vitit 2026 në tregun e peshkut “Toyosu” në Tokio, raporton agjencia “AP”.

    Ofertuesi më i lartë për këtë peshk në ankandin e mbajtur para agimit të hënën ishte kompania Kiyomura Corp., pronari i së cilës, Kiyoshi Kimura, drejton zinxhirin e njohur të restoranteve Sushi Zanmai.

    Kimura, i cili e ka fituar ankandin vjetor shumë herë edhe më parë, theu rekordin e mëparshëm prej 334 milionë jenësh (2.1 milionë dollarë) që e kishte vendosur në vitin 2019, transmeton KOHA.net.

    Kimura u tha më vonë gazetarëve se shpresonte ta blinte për një çmim pak më të ulët, por “çmimi u rrit para se ta kuptoje”.

    Ankandi filloi me rënien e ziles dhe salla u mbush me peshq në formë torpedoje, me bishtat e prerë, në mënyrë që ofertuesit të mund të shqyrtonin detaje të mishit si ngjyra, tekstura dhe yndyrshmëria.

    Peshku i shtrenjtë u kap në brigjet e Omas në Japoninë veriore, një rajon i konsideruar gjerësisht si prodhues i disa prej tonëve më të mirë në vend, dhe kushton 2.1 milionë jenë (13,360 dollarë) për kilogram.

    “Është pjesërisht për fat të mirë”, tha Kimura. “Por kur shoh një ton që duket kaq mirë, nuk mund t’i rezistoj… ende nuk e kam shijuar, por patjetër që do të jetë i shijshëm”.

    Qindra tonë shiten çdo ditë në ankandin e hershëm të mëngjesit, por çmimet janë dukshëm më të larta se zakonisht për tonin e Omas, veçanërisht në ankandin festiv të Vitit të Ri.

    Për shkak të popullaritetit të tonit për sushi dhe sashimi, toni i kaltër i Paqësorit kishte qenë më parë një specie e kërcënuar për shkak të ndryshimeve klimatike dhe mbipeshkimit, por rezervat e tij po rimëkëmben pas përpjekjeve për ruajtje.

  • Vëllezërit Duffer të Stranger Things reagojnë ndaj spekulimeve për rikthimin e serialit 

    Vëllezërit Duffer të Stranger Things reagojnë ndaj spekulimeve për rikthimin e serialit 

    Universi i “Stranger Things” po zhurmon sërish por jo të gjithë janë të entuziazmuar.

    Ndërsa hiti i Netflix-it përgatitet për rikthimin e shumëpritur, krijuesit dhe njëkohësisht vëllezërit Matt dhe Ross Duffer po reagojnë mes thashethemeve të “Conformity Gate”, me kritika që i akuzojnë se seriali po luan sigurt dhe po i përshtatet presionit të publikut, në vend që të qëndrojë besnik ndaj rrënjëve të tij të guximshme.

    Diskutimet online janë ndezur, me pretendime se sezoni i ri është “zbutur”. Fansat dhe komentuesit thonë se vëllezërit Duffer kanë lehtësuar linjat e historisë për të shmangur polemikat dhe për t’iu përshtatur një audience më të gjerë. Disa shikues të hershëm kanë frikë se shpirti rebel i serialit po sakrifikohet për miratim masiv.

    “”Stranger Things” dikur ishte i guximshëm,” shkruan një koment viral. “Tani duket sikur po plotëson kuota.”, shton tjetri…

    Vëllezërit Duffer janë kundërpërgjigjur, duke këmbëngulur se sezoni i ri mbetet autentik ndaj historisë që ata kanë planifikuar gjithmonë. Sipas tyre, evolucioni nuk do të thotë konformizëm por kritikët mbeten skeptikë.

    Sipas tyre, shkëlqimi gjithnjë e më korporativ, struktura të njohura të tregimit dhe zhvillime gjithnjë e më të sigurta të personazheve janë shenja se seriali po i jep përparësi mbrojtjes së markës, në vend të rrëfimit të guximshëm. “Po duket më pak si një projekt pasioni dhe më shumë si një makineri franchise,” tha një tjetër kritik.

    Ndërsa fansat besnikë mezi presin të kthehen në Hawkins, të tjerë thonë se pritshmëritë janë të kujdesshme. Rrjetet sociale janë të ndara mes entuziazmit dhe zhgënjimit, me shumë që presin të shohin nëse seriali do të provojë se nuk e ka humbur mprehtësinë.

    Një gjë është e sigurt, rikthimi i “Stranger Things” nuk ka më të bëjë vetëm me përbindësha dhe nostalgji por me pyetjen nëse vëllezërit Duffer mund t’i bindin fansat se seriali nuk është konformuar deri në humbjen e madhështisë së tij.

  • UNESCO fillon nismën për mbrojtjen e shkrimit të dorës

    UNESCO fillon nismën për mbrojtjen e shkrimit të dorës

    UNESCO prezantoi një projekt për mbrojtjen e shkrimit të dorës, që po vihet gjithnjë e më shumë në rrezik nga përhapja e shkrimit dixhital.

    Përdorimi masiv i tastierave dhe ekraneve me prekje ka zëvendësuar në masë të madhe shkrimin tradicional me dorë, i konsideruar historikisht jo vetëm një aftësi e fituar, por edhe një tipar themelor antropologjik i zhvillimit njerëzor.

    Përtej varfërimit kulturor, studime të shumta shkencore dhe pedagogjike tregojnë se mospraktikimi i shkrimit të dorës te fëmijët dëmton zhvillimin e aftësive njohëse.

    Kësisoj, projekti i UNESCO-s përfshin dimensione kulturore, arsimore dhe ekonomike e synon disa objektiva: rikthimin e shkrimit me dorë në qendër të proceseve edukative; parandalimin e braktisjes së tij përmes praktikës së rregullt, veçanërisht në fazat kritike të zhvillimit të fëmijëve; si edhe nxitjen e përdorimit të tij gjatë gjithë jetës.

  • PDK-ja ankohet në PZAP, kërkon shfuqizimin e mijëra votave me postë

    PDK-ja ankohet në PZAP, kërkon shfuqizimin e mijëra votave me postë

    Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar zyrtarisht shfuqizimin e rreth 20 mijë votave të dërguara në vend përmes postës nga mërgata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, duke u thirrur në shkelje ligjore.

    Kjo parti parashtroi ankesë në Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, të enjten, derisa tha se të njëjtat fletëvotime ishin dërguar me postë nga jashtë vendit me vonesë, pas afatit të lejuar ligjor.

    Ditë më parë, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, tregoi se komisioni kishte pranuar rreth 20 mijë fletëvotime të dërguara me postë nga mërgata në fillim të janarit.

    Sipas Ligjit të Kosovës për Zgjedhjet, fletëvotimet e dërguara me postë nga jashtë vendit mund të pranohen nga KQZ-ja më së largu një ditë pas zgjedhjeve.