ATV

Blog

  • Policia e Kosovës gjatë vërshimeve: Angazhim maksimal krahas detyrave të përditshme

    Policia e Kosovës gjatë vërshimeve: Angazhim maksimal krahas detyrave të përditshme

    Policia e Kosovës thotë se zyrtarë policorë anë e kënd vendit, ditëve të fundit, pos realizimit të detyrave të rregullta rutinë, kanë qenë të angazhuar edhe rreth situatës së krijuar nga reshjet e shumta të shiut të cilat në disa zona kanë sjellë vërshime në rrugë, toka bujqësore, shtëpi banimi e lokale afariste, ku janë shembur disa ura, si dhe është bërë e nevojshme evakuimi i disa familjeve nga këto zona të rrezikuara.

    “Patrullat policore direkt në teren kanë vëzhguar situatën e krijuar, po ashtu në numrat zyrtarë të Policisë janë pranuar thirrje nga qytetarët që kanë njoftuar rreth situatës në një zonë të caktuar. Policia është angazhuar dhe njëkohësisht ka njoftuar Shtabet Komunale të ngritura për të menaxhuar me situatën në teren”, thotë Policia e Kosovës.

    Policia thotë se angazhimet e tyre kanë qenë të natyrave të ndryshme që nga monitorimi i rrugëve, ku është përcjellë situata me vërshime e rrëshqitje dheu, duke bërë që të bëhet riorientim i automjeteve-trafikut në rrugë alternative.

    Po ashtu, Policia ka bërë të ditur se me kapacitete të saja është angazhuar edhe në situata ku ka pasur nevojë për intervenim në ato zona ku ka pasur përmbytje duke u dalë në ndihmë qytetarëve dhe duke koordinuar aktivitetet me institucionet tjera të përfshira në këto situata.

    “Sa për ilustrim ditëve të fundit, në rajonin e DRP Mitrovicë Jugu (Mitrovicë, Skenderaj e Vushtrri), janë evakuuar 39 familje të rrezikuara nga përmbytjet. Policia do të vazhdojë me përkushtim angazhimin e saj, për aq kohë sa do të jetë e nevojshme, duke vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet e saj për ofrimin e sigurisë dhe asistimin e shërbimeve emergjente, me qëllim të mbështetjes dhe mbrojtjes së qytetarëve të rajonit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

  • Vinicius Jr mund të vihet në shitje nga Real Madrid në verë

    Vinicius Jr mund të vihet në shitje nga Real Madrid në verë

    Ylli brazilian Vinicus Jr mund të vihet në shitje nga klubi mbretëror spanjoll Real Madrid gjatë afatit kalimtar.

    Drejtuesit e “Los Blancos”po synojnë që të nënshkruajnë një kontratë të re me Vinin,por sipas raportimeve të mediave braziliani mund të vihet në shitje në rastin më të keq.

    Përndryshe duke marrë parasysh këtë situatë Vinicus Jr ka marrur oferta nga Arabia Saudite,të cilët kanë kohë që po e përcjellin yllin brazilian.

    Në anën tjetër Vinicius nuk dëshiron që të largohet nga elita e futbollit evropian,dhe se do të merrte vetëm një ofertë nga ndonjë topskuadër e cila do t’i përmbushte kërkesat e tij.

    Kujtojmë që Vinicius Jr ka kontratë me Real Madridin deri në qershor të vitit 2027.

  • Këto ligje që u miratuan nga Kuvendi më 5 dhjetor 2024 mbetën në fuqi e këto u shfuqizuan nga Kushtetuesja

    Këto ligje që u miratuan nga Kuvendi më 5 dhjetor 2024 mbetën në fuqi e këto u shfuqizuan nga Kushtetuesja

    Një sërë ligjesh të miratuara nga Kuvendi i Kosovës natën e 5 dhjetorit 2024 janë shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese me vendimin që e publikoi sot dhe vetëm disa mbetën në fuqi.

    Këto ligje në Kushtetuese i kishte dërguar për vlerësim të kushtetutshmërisë Partia Demokratike e Kosovës.

    Ligjet që mbetën në fuqi:

    1. Ligji Nr. 08/L-304 për Bankat

    2. Ligji Nr. 07/L-279 për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut

    3. Ligji Nr. 08/L-291 për Gjykatën Administrative

    Ligjet që u shfuqizuan:

    1. Ligji Nr. 08/L-328 për Shërbimet e Pagesave

    2. Ligji Nr. 08/L-326 kundër dukurive negative në sport

    3. Ligji Nr. 08/L-333 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-096 për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit

    4. Ligji Nr. 08/L-300 për provimin e maturës shtetërore

    5. Ligji Nr. 08/L-315 për Banim Social dhe të Përballueshëm

    6. Ligji Nr. 08/L-321 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim

    7. Ligji Nr. 08/L-320 për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

    8. Ligji Nr. 08/L-323 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 08/L-168 për Prokurorinë Speciale

    9. Ligji Nr. 08/L-325 për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore

    10. Ligji Nr. 08/L-324 për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore

    11. Ligji Nr. 08/L-330 për Inspektoratin Qendror të mjedisit, ujërave, natyrës, ndërtimit si dhe mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore

    12. Ligji Nr. 08/L-334 për Lojërat Mesdhetare

  • Vrasja e policit në Kaçanik, ngritet aktakuzë kundër gjashtë personave

    Vrasja e policit në Kaçanik, ngritet aktakuzë kundër gjashtë personave

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda në lidhje me rastin e vrasjes së zyrtarit policor në Kaçanik M.L, pas zhvillimit të hetimeve dhe sigurimit të provave ka ngritur aktakuzë kundër 6 të pandehurve me inicialet H.B, R.M, V.Ç, E.L, SH.K dhe D.G.

    Sipas njoftimit thuhet se të dyshuarit dyshohen për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

    “Për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.9 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, sepse me datë 01 Prill 2025, rreth orës 23:00, në Kaçanik, afër vendit ku ka jetuar viktima, të pandehurit në bashkëkryerje me të miturin R.B, me dashje dhe përgatitje paraprake kanë privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin policor, rreshter M.L, me armë zjarri, ku si pasojë e të shtënave nga plagët ndërron jetë, e pastaj largohen nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim.

    Po ashtu në njoftim tutje thuhet se: “Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur të shpallen fajtor për veprën penale për të cilën akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit, si dhe ka propozuar që të pandehurve t’u vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor”. /Telegrafi/

  • Bashkia e Durrësit paralajmëron-qytetarët: Kujdes, priten erëra të forta, shmangni lëvizjet!

    Bashkia e Durrësit paralajmëron-qytetarët: Kujdes, priten erëra të forta, shmangni lëvizjet!

    Durrësi pritet të goditet nga erëra të forta pasditen e së premtes deri të shtunën, ndaj qytetarët duhet të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

    Njoftimi është dhënë sot nga Bashkia e Durrësit në Facebook ku bëhet e ditur se duke nisur nga ora 16:00 e të premtes, era nga drejtimi jugor pritet të intensifikohet, duke arritur shpejtësi deri në 25 metra për sekondë.

    Kjo situatë parashikohet të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

    Bashkia u bën thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për sigurinë e tyre dhe të familjarëve.

    Në njoftim thuhet gjithashtu se strukturat përkatëse do të jenë në gatishmëri të plotë për të përballuar çdo problematikë që mund të paraqitet si pasojë e kushteve të përkeqësuara të motit.

    Njoftimi i plotë i Bashkisë së Durrësit

    Sipas parashikimeve meteorologjike, qyteti ynë pritet të përballet me erëra të forta.Duke filluar nga ora 16:00 e ditës së sotme, era nga drejtimi jugor do të intensifikohet, duke arritur shpejtësi deri në 25 m/sek, situatë që do të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës.U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal. Ju lutemi ndiqni njoftimet zyrtare për sigurinë tuaj dhe të familjarëve.Strukturat tona do të jenë në gatishmëri të plotë për çdo problematikë që mund të paraqitet.

  • Protestat shpërthejnë pas namazit të xhumasë në Zahedan të Iranit

    Protestat shpërthejnë pas namazit të xhumasë në Zahedan të Iranit

    Videot e verifikuara nga BBC tregojnë një grup protestuesish të mbledhur më herët sot në qytetin e Zahedanit, në provincën juglindore Sistan-Baluchestan të Iranit.

    Protestat aty nisëm pas namazit të xhumasë në Zahedan, por demonstratat janë shtuar në javët e fundit.

    Në njërën nga videot, njerëzit dëgjohen duke brohoritur “vdekje diktatorit”, duke iu referuar Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, shkruan BBC.

    E njëjta video u shpërnda edhe në rrjetet sociale.

    c

  • Policia njofton për angazhimet e saj pas vërshimeve: Në rajonin e Mitrovicës së Jugut janë evakuuar 39 familje

    Policia njofton për angazhimet e saj pas vërshimeve: Në rajonin e Mitrovicës së Jugut janë evakuuar 39 familje

    Policia e Kosovës, është deklaruar rreth angazhimeve policore që janë bërë lidhur me situatën e krijuar pas vërshimeve në vend si pasojë e reshjeve të shiut.

    Në njoftim theksohet se, angazhimet policore kanë qenë të natyrave të ndryshme që nga monitorimi i rrugëve, ku është përcjellë situata me vërshime e rrëshqitje dheu, duke bërë që të bëhet riorientim i automjeteve-trafikut në rrugë alternative.

    Postimi:

    Angazhimet policore në përballje me situatën e krijuar pas reshjeve-vërshimeve të ditëve të fundit

    Zyrtarë policorë anë e kënd vendit, ditëve të fundit, pos realizimit të detyrave të rregullta-rutinë, kanë qenë të angazhuar edhe rreth situatës së krijuar nga reshjet e shumta të shiut të cilat në disa zona kanë sjellë vërshime në rrugë, toka bujqësore, shtëpi banimi e lokale afariste, ku janë shembur disa ura, si dhe është bërë e nevojshme evakuimi i disa familjeve nga këto zona të rrezikuara.

    Patrullat policore direkt në teren kanë vëzhguar situatën e krijuar, po ashtu në numrat zyrtarë të Policisë janë pranuar thirrje nga qytetarët që kanë njoftuar rreth situatës në një zonë të caktuar. Policia është angazhuar dhe njëkohësisht ka njoftuar Shtabet Komunale të ngritura për të menaxhuar me situatën në teren.

    Angazhimet policore kanë qenë të natyrave të ndryshme që nga monitorimi i rrugëve, ku është përcjellë situata me vërshime e rrëshqitje dheu, duke bërë që të bëhet riorientim i automjeteve-trafikut në rrugë alternative. Po ashtu, Policia me kapacitete të saja është angazhuar edhe në situata ku ka pas nevojë për intervenim në ato zona ku ka pasur përmbytje duke u dalë ne ndihmë qytetarëve dhe duke koordinuar aktivitetet me institucionet tjera të përfshira në këto situata. Sa për ilustrim ditëve të fundit, në rajonin e DRP Mitrovicë Jugu (Mitrovicë, Skenderaj e Vushtrri), janë evakuuar 39 familje të rrezikuara nga përmbytjet.

    Policia do të vazhdojë me përkushtim angazhimin e saj, për aq kohë sa do të jetë e nevojshme, duke vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet e saj për ofrimin e sigurisë dhe asistimin e shërbimeve emergjente, me qëllim të mbështetjes dhe mbrojtjes së qytetarëve të rajonit.

  • Grabitje në një villë në Çagllavicë: Arrestohet 32-vjeçari, një i dyshuar tjetër ende në arrati

    Grabitje në një villë në Çagllavicë: Arrestohet 32-vjeçari, një i dyshuar tjetër ende në arrati

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person që dyshohet për grabitjen e ndodhur muajin e kaluar në një villë në Çagllavicë.

    I arrestuari është V.B., 32 vjeç, i cili pas arrestimit është dërguar në mbajtje.

    Njoftimi i Policisë:

    Dërgohet në mbajtje një person i dyshuar për grabitje

    Prishtinë, 09 janar 2026 – Zyrtarët e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës kanë arritur të sigurojnë prezencën e një personi të dyshuar për veprën penale të grabitjes, e cila ka ndodhur më datën 26.12.2025, në një villë në Qagllavicë.

    Puna e zyrtarëve policorë për arrestimin e personit të dytë të dyshuar lidhur me këtë rast po vazhdon. Ndërkohë, personi i dyshuar V.B. (mashkull), 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

  • Xavi shihet si pasardhës i Ruben Amorim tek Manchester United

    Xavi shihet si pasardhës i Ruben Amorim tek Manchester United

    Gjiganti anglez Manchester United është vënë në kërkim të një trajneri të ri pas shkarkimit të Ruben Amorim gjatë kësaj jave.

    Mediat në Angli raportojnë se ish trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez është një prej kandidatëve për të marrë drejtimin e “Djajve të Kuq”,ndërkohë që janë hapur negociatat për të arritur një marrëveshje me teknikun spanjoll.

    Përndryshe edhe përkundër interesimit nuk dihet se nëse Xavi do e pranojë ofertën e United,ndërkohë sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano ka bërë të ditur se ende nuk ka dialog të drejtpërdrejtë mes palëve për këtë çështje.

    Kujtojmë që aktualisht Xavi Hernadez është i papunë që prej se u largua nga posti i trajnerit të gjigantit katalunas Barcelona.

  • Kërcënoi shitësen me thikë dhe vodhi para nga marketi, arrestohet 40-vjeçari

    Kërcënoi shitësen me thikë dhe vodhi para nga marketi, arrestohet 40-vjeçari

    Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 40-vjeçari që vodhi një shumë parash, në një market në Yzberisht, duke kanosur punonjësen, me thikë.

    I arrestuari, me precendent penal për vjedhje me dhunë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të veprimeve intensive hetimore të kryera për zbardhjen e vjedhjes së kryer dje, në kërcënimin e thikës, në një market në Yzberisht, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Intervent”.

    Si rezultat i operacionit u identifikua, u kap në Rrugën e Qelqit dhe u vu në pranga autori i dyshuar i vjedhjes, shtetasi Elkjer Tafciu (Tafçiu) 40 vjeç, banues në Tiranë, shkruan abcnews.al.

    Punonjësja e marketit që u dëmtua në dorë, nga thika që mbante autori, në tentativë për ta ndaluar atë, mori mjekim dhe u largua nga spitali.