ATV

Blog

  • Rritet niveli i lumit Vjosë duke shkuar në 6 metra, rrezikohet sërish dalja e tij nga shtrati

    Rritet niveli i lumit Vjosë duke shkuar në 6 metra, rrezikohet sërish dalja e tij nga shtrati

    Niveli i lumit Vjosë është rritur sërish mesditën e kësaj të shtune.

    Gjatë ditës së djeshme, por edhe në orët e para të ditës së sotme, niveli i Vjosës ka arritur kuotat 5.1–5.2 metra. Ndërkohë, në mbrëmjen e së shtunës, niveli i lumit ka shkuar në 6.0 metra.

    Sipas parashikimeve dhe informacioneve nga zonat e Përmetit dhe Gjirokastrës, prurjet e Vjosës janë në rritje të vazhdueshme.

    Kjo situatë bën që në orët në vijim të priten prurje edhe më të mëdha dhe rritje të mëtejshme të nivelit të lumit, duke rrezikuar sërish daljen e tij nga shtrati.

  • Rasti BKS, caktohet masa e sigurisë ndaj 39 të pandehurve në Prizren

    Rasti BKS, caktohet masa e sigurisë ndaj 39 të pandehurve në Prizren

    Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka caktuar masa sigurie ndaj 39 (tridhjetenëntë) të pandehurve, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer disa vepra penale.

    Gjyqtari i procedurës paraprake, Fatmir Krasniqi, ka vendosur masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji ndaj katër (4) të pandehurve: S.M., V.B., F.S. dhe Y.Ç., masë e cila mund të zgjasë deri më 08 shkurt 2026.

    Sipas vendimit të gjykatës:

    S.M. dhe V.B. dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale Keqpërdorimi i besimit në vazhdimësi dhe Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike.
    V.B., së bashku me të pandehur të tjerë, dyshohet edhe për veprën penale Falsifikimi i dokumenteve në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi.
    F.S. dyshohet për Falsifikim dokumentesh dhe Keqpërdorim të besimit në vazhdimësi.
    Y.Ç. dyshohet për Keqpërdorim të besimit në vazhdimësi.

    Ndërkohë, ndaj 35 të pandehurve të tjerë, të cilët dyshohen për Keqpërdorim të besimit në ndihmë, gjykata ka caktuar masën e paraqitjes së detyrueshme në stacion policor një herë në javë, si dhe ndalimin për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, përfshirë të dëmtuarën BKS dhe të pandehurit e tjerë. Këto masa vlejnë gjithashtu deri më 08 shkurt 2026.

    Gjykata ka paralajmëruar se mosrespektimi i këtyre masave do të rezultojë me caktimin e paraburgimit edhe për këta të pandehur.

    Sipas vlerësimit të gjykatës, ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masave të sigurisë, pasi nga provat e mbledhura deri në këtë fazë rrjedh dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen. Caktimi i paraburgimit për katër të pandehurit është vlerësuar si i domosdoshëm për të parandaluar arratisjen, ndikimin në dëshmitarë apo pengimin e procedurës hetimore.

    Gjykata Themelore në Prizren ka sqaruar se vendimi është marrë në përputhje me nenin 162 të Kodit të Procedurës Penale, duke marrë parasysh edhe faktin se rasti konsiderohet çështje e ndërlikuar, pasi përfshin më shumë se 10 të pandehur, konkretisht 39.

  • Dy ura të dëmtuara nga vërshimet në Lipjan – Kryetari thotë se situata u përkeqësua gjatë ditës

    Dy ura të dëmtuara nga vërshimet në Lipjan – Kryetari thotë se situata u përkeqësua gjatë ditës

    Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka bërë të ditur se situata nga vërshimet në këtë komunë është përkeqësuar gjatë ditës së shtunë, megjithëse deri më sot nuk ka pasur vështirësi të mëdha.

    Ahmeti ka theksuar se dëmet kryesore janë regjistruar në dy ura, njëra në fshatin Sllamushë dhe tjetra në Gadime të Epërme, por se vështirësi ka edhe në lokalitete të tjera.

    Siç tha kryetari, të gjitha rrugët janë të kalueshme, por me vështirësi të theksuara, sidomos në rrugët regjionale, përfshirë aksin nga rrethrrotullimi i Prishtina Mall drejt Ferizajt, si dhe rrugën nga Lipjani në Magbule, përkatësisht drejt aeroportit.

    “Deri sot nuk kemi pasur vështirësi, sot janë shfaqur bukur shumë vërshime në shumë lokalitete dhe pjesë të lagjeve e fshatrave. Janë disa dëme që kanë ndodhur, kryesoret në dy ura, njëra në fshatin Sllamushë dhe tjetra në Gadime të Epërme. Ka vështirësi edhe në lokalitete të tjera. Ekipet tona janë në terren, në bashkëpunim me zjarrfikësit, stacionin policor dhe disa kompani private, duke provuar të hapin kanale të reja për ta orientuar rrjedhën e ujit.”

    “Rrugët janë të kalueshme, por me shumë vështirësi, më së shumti në rrugët regjionale, në rrugën prej Prishtina Mall, pra nga rrethrrotullimi për Ferizaj, si dhe rrugën që shkon prej Lipjanit në Magbule, përkatësisht drejt aeroportit.”

    Ai ka shtuar se ekipet komunale janë në terren dhe po veprojnë në bashkëpunim me zjarrfikësit, stacionin policor dhe kompani private, me qëllim të hapjes së kanaleve të reja për orientimin e rrjedhës së ujit.

    Ahmeti bëri të ditur se Komuna i është drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës me kërkesë që të pastrohet brezi rrugor dhe të hapen kanalet përkatëse, pasi këto rrugë janë nën menaxhimin dhe pronësinë e Ministrisë.

    “I kemi shkruar Ministrisë së Infrastrukturës që brezin rrugor ta pastrojnë, pra të hapin kanale, sepse përveç që janë në menaxhim nga Ministria, janë edhe në pronësi të saj. Në disa lokalitete tona ne kemi ndërhyrë gjatë verës,” ka thënë kryetari për Ekonomia Online.

    Ai theksoi se sot janë shfaqur shumë vështirësi, por se rrugët mbeten të menaxhueshme dhe nuk ka rrugë të mbyllura, megjithatë me vështirësi në qarkullim.

    Kryetari Ahmeti njoftoi gjithashtu se janë formuar tri ekipe për vlerësimin e dëmeve, një për infrastrukturë, një për ekonomi familjare dhe një për bujqësi, të cilat janë në funksion.

    “Funksionojnë ekipet tona për vlerësimin e dëmeve, janë tri ekipe – një në infrastrukturë, një në ekonomi familjare dhe një në bujqësi. Të gjitha janë në funksion, por pas ndalimit të reshjeve dhe stabilizimit të motit do të dalim në terren për të nxjerrë vlerësimet e sakta për dëmet.”

    Në fund, Ahmeti u bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të jenë në komunikim të vazhdueshëm me shërbimet emergjente komunale.

  • Hyseni për situatën në Gjilan: Është intervenuar në disa pika problematike

    Hyseni për situatën në Gjilan: Është intervenuar në disa pika problematike

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka thënë se ekipet emergjente kanë intervenuar në segmentet rrugore të cilat u bënë më vështirë të kalueshme si shkak i reshjeve të shiut.

    “Për shkak të reshjeve dhe situatës së krijuar në disa segmente rrugore, bashkë me ekipet komunale jemi në terren dhe po e përcjellim nga afër gjendjen në gjithë territorin e Gjilanit. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, në koordinim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, ka intervenuar në disa pika problematike dhe po vazhdon monitorimin e vazhdueshëm për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe funksionimin normal të qarkullimit”, ka shkruar Hyseni.

    Ndërkohë që u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes gjatë lëvizjes.

    “U bëj thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe, aty ku është e nevojshme, të shfrytëzojnë rrugë alternative deri në stabilizimin e plotë të situatës”, bëri thirrje Hyseni.

  • KRU “Prishtina”: Furnizimi me ujë të pijshëm në Drenas pritet të stabilizohet në mbrëmje

    KRU “Prishtina”: Furnizimi me ujë të pijshëm në Drenas pritet të stabilizohet në mbrëmje

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se pas rënies së nivelit të turbullirës në kanalin Ibër–Lepenc ka filluar procesi i trajtimit të ujit në impiantin e Bivolakut.

    KRU “Prishtina”  njofton se për konsumatorët e Drenasit, trajtimi i ujit në ITU Drenas pritet të nisë gjatë ditës.

    “Sipas vlerësimeve, furnizimi me ujë të pijshëm do të fillojë gjatë ditës, ndërsa pritet të stabilizohet në orët e mbrëmjes”, thuhet në njoftim.

    KRU “Prishtina” falënderon qytetarët për mirëkuptim dhe durim gjatë procesit të rikthimit të furnizimit normal me ujë.

  • Lladrovci njofton se vërshimet kanë bllokuar disa rrugë në Drenas: Ekipet janë në terren, mos lëvizni pa arsye

    Lladrovci njofton se vërshimet kanë bllokuar disa rrugë në Drenas: Ekipet janë në terren, mos lëvizni pa arsye

    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrvoci, ka njoftuar se vërshimet kanë bllokuar sërish disa rrugë në këtë komune. Ai ka kërkuar nga qytetarët që të mos lëvizin pa arsye, dhe ka njoftuar edhe se, ekipet emergjente janë terren.

    Kryetar i Drenasit, ka treguar se cilat rrugë janë të bllokuara si pasojë e vërshimeve.

    Postimi:

    Vërshimet bllokojnë sërish disa rrugë në Komunën e Drenasit

    Aktualisht, nga vërshimet, janë të pakalueshme rrugët si vijon:

    Drenas – Guri i Plakës,

    Drenas – Kroi i Mbretit

    Shtrubullovë – Korroticë e Ulët, dhe

    Rruga nga Komorani 1 në drejtim të Komoranit 3.

    Rruga nga Komorani për Skenderaj në drejtimin të Drenasit zhvillohet me vështirësi dhe ka kolona të gjata.

    Qytetarë të nderuar,

    Kërkojmë nga ju të mos lëvizni pa arsye, të respektoni shiritat e ndalimit të kalimit, shprehni solidaritet dhe nëse keni mundësi ndihmoni për të tejkaluar gjendjen.

    Ekipet emergjente janë në terren dhe bashkë me Policinë e Kosovës dhe AME-në, po bëjnë të pamundurën për lehtësimin e gjendjes.

  • Sunderland kalon në raundin tjetër të FA Cup pas penalltive-Granit Xhaka një prej lojtarëve kryesorë

    Sunderland kalon në raundin tjetër të FA Cup pas penalltive-Granit Xhaka një prej lojtarëve kryesorë

    Sunderland ka siguruar kalimin në raundin tjetër të FA Cup,ku eliminoi skuadrën e Evertonit pas penalltive.

    120 minutat e zhvilluara nuk sollën fitues nga kjo ndeshje,ku të dyja ekipet luajtën baraz 1:1.

    Përndryshe protagonist në këtë ndeshje ishte mesfushori shqiptar Granit Xhaka,ku madje shënoi gol në ekzekutimin e penalltive ku në fund Sunderland fitoi 3:0.

    Ndërkohë Xhaka u vlerësua me notën 8.4 në këtë ndeshje,teksa më i miri se ylli shqiptar ishte portieri Robin Roefs ku u vlerësua me notën 9.1.

    Kujtojmë që Sunderland pritet të mësoj kundërshtarin në fazën e 1/16 e finales së FA Cup pas shortit që do të hidhet në ditët në vijim.

  • Vrasja e aktivistes në Minneapolis ndez protesta kombëtare

    Vrasja e aktivistes në Minneapolis ndez protesta kombëtare

    Shoqatat për liritë civile dhe të drejtat e emigrantëve bënë thirrje për tubime mbarëkombëtare për të protestuar kundër vrasjes së një aktivisteje në Minesota nga një agjent i imigracionit.

    Organizatorët thanë se gjatë fundjavës janë planifikuar mbi 1 mijë tubime në të gjithë vendin për të kërkuar ndalimin e operacionit të agjentëve të Imigracionit dhe Doganave në qytete të udhëhequra nga politikanë demokratë.

    Protestat filluan nga Minneapolis ku qytetarët u mblodhën jashtë hoteleve që strehojnë agjentë federalë. Ata ndezën fishekzjarrë dhe përplasën enë të ndryshme.

    Disa u përfshinë në ‘demonstrim zhurme’ duke luajtur në instrumente prej bronzi dhe daulle.

    Mineapolis u bë një pikë e nxehtë e zemërimit popullor, kur një oficer i migracionit vrau nënën e tre fëmijëve, 37-vjeçaren Renee Good.

    Autoritetet kanë dërguar mbi 2 mijë oficerë federalë në Minneapolis, një veprim i dënuar nga guvernatori demokrat i Minesotës, Tim Walz. Ai i përshkroi veprimet e administratës “të nxituara” dhe “qeverisje si reality TV”.

    Ndërkohë në rrjet po qarkullojnë pamjet e reja nga përplasja fatale të filmuara nga vetë agjenti i migracionit që qëlloi me armë ndaj aktivistes. Në pamjet e reja dallohet makina e Renee Nicole Good duke goditur, ose duke iu afruar agjentit. Pas të shtënave oficeri dëgjohet duke e sharë viktimën. Pamjet e ripostuara edhe nga vetë zv./presidenti JD Vance ngrenë më shumë pyetje se sa japin përgjigje.

  • 5 arsye për të ëndërruar gjëra të mëdha, edhe nëse duken të paarritshme

    5 arsye për të ëndërruar gjëra të mëdha, edhe nëse duken të paarritshme

    “Mos lejoni një mendim të hyjë në mendjen tuaj për atë se ku jeni sot, kur jeni duke vendosur se ku jeni drejtuar’’.

    Unë thashë këtë thënie një dekadë më parë në një konferencë biznesi. Nuk e di se kush e ka thënë fillimisht, por kam menduar për të shpesh gjatë viteve të fundit. Në një pikë, ne të gjithë kemi pyetur veten, ‘’Ku jam drejtuar’’?

    Gjatë disa momenteve, unë kam gjetur veten në situata të mrekullueshme të karrierës dhe sigurisht isha shumë optimist për të ardhmen time. Pas të gjithash, është e lehtë të shikoni vitet në radhë përmes lenteve optimiste kur jeni të suksesshëm për momentin. Mirëpo, ndonjëherë kam gjetur veten në udhëkryqe, i përballur me një vendim për të ndryshuar rolet, kompanitë ose industritë. Në fakt, madje më është dashur të nisja nga fillimi më shumë se njëherë

    Këtu janë pese arsye pse nuk duhet të lejoni situatën tuaj aktuale të ndikojë në vizionin tuaj për të ardhmen.

    1. Kufizimi i vetes tuaj është një mënyrë e sigurtë për të mos arritur potencialin tuaj.

    Nëse nuk jeni aty ku dëshironi të jeni personalisht ose profesionalisht, tundimi për të braktisur ambiciet tuaja është i fuqishëm. Në fakt, të tjerët mund të ju këshillojnë të jeni konservativë me ëndërrat tuaja që të mos lëndoheni shumë kur të dështoni. Përderisa vendosja e qëllimeve të mëdha nuk ju siguron se do t’i realizoni ato, mos vendojsa e tyre do ju garantojë pothuajse plotësisht se nuk do t’i arrini. Historikisht, ata të cilët kanë arritur më së shumti janë ata të cilët vendosën të bëjnë gjëra të mëdha përkundrejt mundësive dhe logjikës.

    1. Të gjithë kanë nevojë për diçka e cila trazon shpirtin e tij ose të saj, veçanërisht performuesit e lartë.

    Kur ishte hera e fundit kur diçka të cilën dëshiruat t’a arrinit ju dha të dridhura? Kur gjeni vizionin tuaj të vërtetë, ka një magji prapa tij. Do ju ndihmojë të gjeni rrugën për të arritur dhe për të tejkaluar pengesat më të vështira. Ende, ky vizion duhet të jetë aq emocionues për ju personalisht sa që asgjë tjetër të mos jetë e pranueshme. Një qëllim praktik nuk do ju dërgojë aty. Siç tha Victor Hugo: Çdo njeri duhet të strukturojë jetën e tij që në të ardhmen, faktet dhe ëndërrat e tij të takohen’’.

    1. Nuk është e lidhur.

    Aty ku jeni sot ka të bëjë pak me atë që do të ndodhë më pas. Disa njerëz lejojnë pozitat e tyre aktuale të dominojnë mendimet e tyre për avancim në të ardhmen. Fatkeqësisht, ata kanë gjasa të mos arrijnë dëshirat e tyre.

    Ata të cilët realizojnë gjëra të mëdha e bëjnë këtë duke pranuar atë ku janë sot por në të njëjtën kohë refuzojnë të lejojnë që kjo t’i kufizojë. Ata e kuptojnë se ata kanë më shumë kontroll ndaj fatit të tyre se kjo. Ata ndalojnë së fokusuari në atë që nuk kanë dhe zbrazin energjinë e tyre në atë që dëshirojnë.

    1. Kuptoni fuqinë e lëvizjes dhe si ajo mund të funksionojë për ju.

    Çelësi i mposhtjes së pengesave më të mëdha është t’i ndani ato në sfida më të vogla. Makina më e shpejtë sportive në botë nuk shkon menjëherë nga 0 në 100 milje në orë. Së pari, kalon nga një ndalim total në 1 mph. Përderisa niset, përshpejtimi bëhet më i lehtë, makina është më e ngrohtë, pedalja e gazit e shtypur, dhe lëvizja përpara është në anën tuaj.

    Disa njerëz frikësohen nga një qëllim i madh, sepse duket aq i largët. Mbani sytë e tuaj në shpërblim, por fokusoni vëmendjen tuaj ditore në mbylljen e hapësirës pak nga pak.

    1. Mendimi dhe synimi i qëllimeve të mëdha ju detyron të jeni më kreativë, të punoni më shumë dhe të krijoni një anshmëri drejt veprimit.

    Njerëzit të cilët arrijnë qëllimet më të mëdha janë shpesh njerëzit për të cilët do të dyshonit më së paku. Në letër, ata nuk kanë rezymenë e përsosur, por ai e di se duhet të japë më të mirën e tij çdo ditë. Ky presion pozitiv ndaj vetes prodhon rritjen. Qëllimet mediokër asnjëherë nuk sjellin gjëra të shkëlqyera.

    Asnjë qëllim nuk është shumë i madh ose shumë sfidues nëse vendosni të punoni. Lëvizja ose ambicia juaj e radhës mund të duket e çmendur për të tjerët, por nuk ka rëndësi. Asnjëherë mos lejoni ajo ku jeni sot të ju kufizojë. Besoni në vete, dhe mund të realizoni gjithçka.

  • Federata e Vollejbollit e Kosovës me reagim për thirrjet anti-Kosovë të tifozëve serbë në ndeshjen Holte-Crvena Zvezda në CEV Challenge Cup

    Federata e Vollejbollit e Kosovës me reagim për thirrjet anti-Kosovë të tifozëve serbë në ndeshjen Holte-Crvena Zvezda në CEV Challenge Cup

    Federata e Vollejbollit e Kosovës ka bërë një reagim lidhur me provokimet e tifozëve serbë në ndeshjen Holte-Crvena Zvezda,ku janë shpërndarë mbishkrime si:”Nuk ka dorëzim”.

    FVK në një komunikatë zyrtarë ka dënuar thirrjet anti-Kosovë të tifozëve serbë,duke e konsideruar këtë veprime të tilla janë të papranueshme dhe se këto bien ndesh me parimet sportive.

    “Veprime të tilla janë të papranueshme dhe bien ndesh me parimet themelore të sportit, të cilat promovojnë respektin, fair-playn dhe ndarjen e qartë të sportit nga mesazhet politike apo nacionaliste.”

    Përndryshe FVK më tutje shton se sporti duhet të shërbej si urë lidhëse mes popujve,dhe se nuk duhet lënë vend për provokime apo mesazhe që cenojnë sovranitetin e shteteve.

    Kujtojmë që ndeshja Holte-Crvena Zvezva në CEV Challenge Cup u zhvillua më 8 janar.