ATV

Blog

  • Sonte finalja e Superkupës së Spanjës Barcelona-Real Madrid

    Sonte finalja e Superkupës së Spanjës Barcelona-Real Madrid

    Sonte pritet të zhvillohet finalja e Superkupës së Spanjës,ku do të përballen dy gjigantët e mirënjohur të futbollit spanjoll Barcelona dhe Real Madrid.

    Njëherësh do të jetë edhe El Classicoja e parë për vitin 2026 dhe i dyti në këtë sezon,teksa të dyja ekipet vijnë nga fitoret e tyrë në fazën gjysmëfinale ku katalunasit deklasuan Athletic Bilbaon 5:0 kurse Real Madrid triumfoj ndaj rivalit lokal Atletico Madrid 2:1.

    Përndryshe në ndeshjen e parë sezonale mes rivalëve të përbetuar Real Madrid e kishte mposhtur Barcelonën 2:1,takim ky që i takoi xhiros së 10-të të La Ligës spanjolle.

    Kujtojmë që ndeshja Barcelona-Real Madrid pritet të zhvillohet në stadiumin King Abdullah në Jeddah me fillim nga ora 20:00.

  • Granit Shala humb titullin në IBF International kundër Petar Milas

    Granit Shala humb titullin në IBF International kundër Petar Milas

    Boksieri shqiptar Granit Shala nuk arriti të mbrojë titullin në kategorinë e IBF International,duke humbur me knockdoën përballë kroatit Petar Milas në raundin e 10-të në meçin që u zhvillua në Gjermani.

    Shala e nisi mirë meçin duke fituar raundet e para,por më pas kroati filloi të përfitoj nga lodhja e 29 vjeçarit dhe me mjaft energji dominoi deri në fund.

    Ndërkohë në raundin e 10-të Milas me një goditje të fortë arriti të nokautojë Shalën,dhe kështu e siguroi titullin në IBF International.

    Kujtojmë që Granit Shala ka zhvilluar 20 meçe në boksin profesionist,duke arritur të siguroj 18 fitore si dhe ka dy humbje.

  • Evropa “në alarm” nga moti i keq: 13 viktima nga acari – Franca dhe Anglia mbyllin edhe shkollat

    Evropa “në alarm” nga moti i keq: 13 viktima nga acari – Franca dhe Anglia mbyllin edhe shkollat

    Evropa Veriore vijon të përballet me motin e keq, me erëra me intensitet uragani dhe stuhi të fuqishme, që kanë shkaktuar të paktën 13 viktima, kaos në udhëtime, mbyllje shkollash dhe ndërprerje të energjisë elektrike për qindra mijëra banorë.

    Në Mbretërinë e Bashkuar, stuhia Goretti goditi rëndë Cornwall-in dhe pjesë të Uellsit, me erëra që arritën deri në 160 km/orë. Rreth 50 fluturime u anuluan, duke bllokuar mijëra pasagjerë. Dhjetëra mijëra familje mbetën pa energji elektrike. Një burrë në të 50-at humbi jetën në qytetin Helston, nga rrëzimi i një peme. Agjencia kombëtare e motit Met Office paralajmëroi për rrezik nga bora dhe akulli në pjesën më të madhe të vendit, veçanërisht në Skoci dhe Anglinë Veriore.

    Në Francë, stuhia Goretti shkaktoi ndërprerje të energjisë për rreth 320 mijë familje, kryesisht në Normandinë Veriore. Të shtunën, autoritetet njoftuan për rreth 100 mijë banesa pa energji elektrike. Në disa zona erërat arritën një shpejtësi deri në 216 km/orë, duke rrëzuar pemë dhe shkaktuar dëme kolosale në banesa. Shkollat mbetën të mbyllura në disa zona, ndërsa porte dhe rrugë u mbyllën përkohësisht.

    Gjermania Veriore u përball me ndërprerje energjie, transporti dhe komunikimi për shkak të stuhisë Elli, e cila solli reshje të dendura bore dhe erëra të forta. Shkollat u mbyllën në disa qytete, ndërsa trafiku hekurudhor në distanca të gjata u pezullua.

    Probleme serioze u raportuan edhe në disa vende të Europës Qendrore dhe Lindore. Trafiku ajror u ndërpre nga Çekia deri në Rusi, ku mbi 300 fluturime u anuluan në katër aeroportet që shërbejnë në Moskë. Autoritetet meteorologjike anëembanë kontinentit kanë lëshuar paralajmërime për erëra “me forcë uragani” dhe reshje të dendura bore, duke u bërë thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme.

  • Harun Karic i bashkohet FC Prishtinës

    Harun Karic i bashkohet FC Prishtinës

    FC Prishtina ka bërë përforcime në repartin e mesfushës në afatin kalimtar.

    Bëhet fjalë për mesfushorin boshnjak Harun Karic,i cili vije nga skuadra e elitës së futbollit nga Kirgizstani Bars.

    Përndryshe FC Prishtina në një postim në rrjetet sociale ka konfirmuar transferimin e bosnjakut,duke i uruar mirëseardhje në skuadër dhe se me përvojën që ka futbollistin mund t’i ndihmojë kryeqytetasit.

    Kujtojmë që Harun Karic ka luajtur për ekipe si Abdysh dhe Bars në Kirgiztan ku fitoi edhe titullin e kampionit,si dhe luajti edhe për ekipe boshnjake si:Zeljeznicar,Tuzla dhe OFK Gradina,kurse ka luajtur edhe për grupmoshat e Kombëtares së Bosnjë-Herzegovinës.

  • Homazhe poetike pranë varreve të ujit

    Homazhe poetike pranë varreve të ujit

    Lulzim Tafa

    Rreth librit të fundit me poezi të Ismail Syles, “Ëndërr në zarf”, botimet Artini, Prishtinë, 2025

    Secili krijim letrar e ka një identitet të vetin, një lloj veçantie që e bën të duket më ndryshe nga krijimet e tjera. Janë së paku tri elemente që i japin vulë identitetit të kësaj vepre letrare: topika, tmerri dhe, normalisht pas tmerrit, trauma.

    Topika është vendi, Kosova (më saktë emblema e saj, Drenica), tmerri është lufta, respektivisht masakra, dhe e treta është trauma.

    Poezitë e Ismail Syles duken si balada, sepse seç kanë diçka prej atyre këngëve e vajeve popullore shqiptare; mbase e përbashkëta e tyre është toka, njerëzit, gjuha dhe historia. E përbashkëta është pikërisht kjo lloj traume që vjen si pasojë e tmerreve të masakrave që u bënë mbi popullatën civile të Kosovës, pa dallim pleq, gra e fëmijë. Kur nga këto veprime edhe Zoti trishtohet dhe Zotit i vjen keq, s’ka se si të mos ketë traumë poeti. Nuk është traumë e tipit fragmentar. Është traumë që ka një lidhje të vazhdueshme dhe që prek tragjeditë, nga një fëmijë i vrarë te një tjetër, nga një familje e shuar te një tjetër, e kështu për ta përgjithësuar në tërësi fatin e popullit shqiptar.

    E tërë poezia, e cila është një rrëfim për tragjeditë e ndodhura, ka për bazë realitetin e masakrave të kryera mbi njerëz të pafajshëm. E tërë përmbledhja është si një album ku poeti shpalos përjetimet e veta, duke u ndalur dhe duke i bërë jehonë një detaji të vetëm, që shpesh, për nga mënyra si e thotë poeti, lexuesin e lë pa frymë.

    Ai detaj mund të jetë një lodër fëmijësh, një kukull, një biçikletë apo një top me të cilin një fëmijë nuk do të luajë më kurrë, ngase vdekja e mori.

    Libri zbulon tri adresa/pjesë prej nga poeti e nis rrëfimin:

    · Pjesa e parë, Abria e Imer Deliut – Duart që bien erë, që është një shpalim tragjik i kujtesës, një lloj biografie poetike për të masakruarit e familjes Deliu.

    · Pjesa e dytë, Poklek – Bunari që bari s’e mbulon, pusi ku u hodhën trupat e të vrarëve, është rrëfim poetik për 53 viktimat e një masakre.

    · Pjesa e tretë, Homazh për gjësendet – Homazh për shqiptarët e zhdukur dhe të vrarë nga policia dhe ushtria serbe në vitet 1998–1999.

    Ndonëse rrëfimet ngjasojnë si me gojëdhëna, ato reflektojnë ngjarje të ndodhura në fund të shekullit njëzet. Janë vargje që të tmerrojnë me peshën e rëndë të dhunës, që të trishtojnë me mungesën e humanitetit të atyre që i bënë këto masakra dhe që të lënë pa frymë me egërsinë e treguar mbi njerëz të pafajshëm, madje edhe mbi fëmijë.

    Përjetimin, kujtesën e vet, poeti e bën art, e bën poezi përmes gjetjeve befasuese që të tronditin me simbole poetike e me figura të tjera:

    një e çarë në murin e shtëpisë / nuk e mbyllën kurrë / ndoshta shpirti i fundit ka dalë nga ajo vrimë…Kështu e përshkruan poeti dhomën ku ka ndodhur masakra.

    Ngjarjet godasin çdo pjesë të ndërgjegjes së poetit dhe, kur godasin poetin, ato e godasin ndërgjegjen njerëzore. Nuk thuhet kot se poetët janë ndërgjegjja njerëzore.

    Thuajse secila poezi mbaron me një figurë, me thënie të tipit aforistik e befasues, që mëton të mbahet në mend në kujtesën e lexuesit:

    çupën që nuk pati kohë të mësojë …

    që me thikë ia pret fijet jetës,

    me lehtësi siç thërret një rosë.

    (Ata, nuk i ndali as gjumi,

    as lodrat, as fustani i saj rozë.)…

    (Mu duk se Zoti po kërkonte falje)

    Në poezitë e Ismail Syles, në përgjithësi, ka gjetje të hatashme, të cilat aq sa të mahnitin me forcën shprehëse, po aq edhe të tronditin me tragjedinë që i mbështjell.

    Një nënë e kërkoi të bijën

    pesëmbëdhjetë vjet.

    Kur e gjeti,

    nuk kërkoi drejtësi…

    veç pak tokë për ta mbuluar.

    Secila poezi është një tablo që tregon shkatërrimin e një idili fshati dhe të një gëzimi fëmije nga tmerri i luftës.

    Çdo vit e kërkonte.

    Një biçikletë të kuqe.

    Më në fund, e bleu babi.

    Por kur erdhi dita…

    ajo mbeti e pashaluar

    si një gëzim pa këmbë.

    (Biçikleta e kuqe)

    Kështu, secila poezi e Ismail Syles është një epitaf i veçantë poetik, është shkrim, poezi mbi gurët e varreve. Është kujtesë që nuk duhet ta fshijë kurrë rrjedha e historisë.

  • Alban Shillova ndan rrugët me FC Prishtinën

    Alban Shillova ndan rrugët me FC Prishtinën

    Sulmuesi Alban Shillova më nuk është pjesë e FC Prishtinës.

    Shillova nuk bën pjesë në planet e trajnerit Afrim Tovërlanit,dhe kështu sulmuesi shkëputi kontratën me klubin kryeqytetas.

    Përndryshe ndërprerja e bashkëpunimit mes Shillovës dhe FC Prishtinës është konfirmuar edhe në rrjetin social Facebook,duke falenderuar për kontributin e dhënë tek ekipi bardhëekaltër.

    “FC Prishtina dhe sulmuesi Alban Shillova kanë përmbyllur bashkëpunimin e tyre.

     

    Shillova iu bashkua klubit në janar të vitit 2025 dhe gjatë kësaj periudhe njëvjeçare regjistroi 26 paraqitje në të gjitha garat, duke qenë gjithashtu pjesë e ekipit që triumfoi në Kupën e Kosovës në sezonin e kaluar.

     

    Kjo ishte hera e dytë që ai ishte pjesë e FC Prishtinës, pas angazhimit të tij të parë në periudhën 2019–2021, ku kishte zhvilluar 23 ndeshje, kishte shënuar gjashtë gola dhe kishte kontribuar me katër asistime.

    FC Prishtina e falënderon Alban Shillovën për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në vazhdim të karrierës së tij”

     

  • Nigeria kalon në gjsmëfinale të Kupës së Afrikës-Eliminon Algjerinë me rezultat komod 2:0

    Nigeria kalon në gjsmëfinale të Kupës së Afrikës-Eliminon Algjerinë me rezultat komod 2:0

    Kombëtarja e Nigerisë ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës,ku eliminoi Algjerinë me rezultat 2:0.

    Pjesa e parë nuk solli asgjë sa i përket rasteve të krijuara,teksa në 45 minutat e dytë Nigeria arriti të shënoi golin e epërsisë ku Victor Osimhen shënoi për 1:0 në minutën e 47-të.

    10 minuta më vonë Osimhen asistoi edhe në golin e dytë,ku Akor Adams realizoi për 2:0 duke lënë pa gjasa portierin Zidane.

    Algjeria në këtë ndeshje u mundua që të bëjë diçka,por në fund Nigeria luajti me qetësi deri në fund dhe kështu siguroi kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës ku do të takohet me favoritin kryesor Marokun.

  • Fenerbahçe fiton Superkupën e Turqisë-Mposhtë në finale rivalin e përbetuar Galatasaray-in

    Fenerbahçe fiton Superkupën e Turqisë-Mposhtë në finale rivalin e përbetuar Galatasaray-in

    Fenerbahçe ka fituar trofeun e Superkupës së Turqisë,ku në finale mundi rivalin e përbetuar Galatasarayin me rezultat 2:0.

    Galata rrezikoi së pari përmes Mauro Icard-it me kokë,por Ederson ia mohoi golin argjentinasit.

    Më pas Feneri e morri lojën në kontroll dhe në minutën e 28-të transferi i janarit tek nënkampionët e Turqisë Matteo Guendouzi shënoi për 1:0,që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

    Pjesa e dytë nisi furishëm për Fenerbahcen që realizoi edhe golin e dytë,ku  Jayden Oosterëolde shënoi për 2:0.

    Deri në fund Feneri pati edhe disa mundësi për të thelluar epërsinë por në fund më gola nuk pati,dhe kështu Fenerbahce e nisi me trofe vitin 2026 duke e fituar Superkupën e Turqisë për herët të 10-të në histori.

  • Përmbytjet në Kosovë, IHMK: Mbi 41 mm reshje në dy ditë

    Përmbytjet në Kosovë, IHMK: Mbi 41 mm reshje në dy ditë

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjendja hidrometeorologjike në vend është rënduar ndjeshëm ditëve të fundit si pasojë e reshjeve intensive të shiut dhe shkrirjes së borës.

    Sipas IHMK-së, gjatë periudhës 8–10 janar, në territorin e Kosovës kanë rënë mesatarisht mbi 41 milimetra reshje për metër katror, ndërsa në disa rajone sasia e reshjeve ka qenë dukshëm më e lartë.

    Reshje të konsiderueshme janë regjistruar në rajonet e Dukagjinit dhe Anamoravës, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e niveleve të lumenjve.

    Kosova  edhe sot është përballur me reshje të shiut, teksa Instituti Meteorologjik i Kosovës ka paraparë që më vonë gjatë ditës, me uljen e temperaturave, të ketë edhe reshje bore.

    Njoftimi:

    Nga: 08/01/2026 e deri më datë 10/01/2026, 00:00, mesatarisht në territorin e Republikës së
    Kosovës kanë rënë.41.3 mm (l/m2 )

    Gjenda e niveleve në lumenj gjatë 24h:

    -Pellgu i Drinit të Bardhë: Shumica e rrjedhave, janë duke pësuar lëkundje, në varësi të reshjeve dhe shkrirjes së borës sidomos në viset malore, por krahasuar me ditët paraprake shumica prej
    tyre janë nën kuotat e tyre maksimale.

    -Pellgu i Ibrit: Shumica e lumenjve në ulje të lehtë, pos atyre me karakter malorë të cilët janë më
    të ndikuar nga reshjet e shiut dhe shkrirja e borës në viset më të larta.

    -Pellgu i Moravës së Binçës: Morava aktualisht është nën kuotën e sajë maksimale, por si pasojë
    e shkrirjes së shpejtë të borës dhe reshjeve të shiut, ka tendenca të ngritjes

    – Pellgu i Lepencit: Ka tendenca të ngritjes së niveleve dhe prurjeve, si pasojë e reshjeve të shiut
    dhe shkrirjes së borës.

  • Manchester City shkatërron skuadrën e Exeter 10:1-Siguron kalimin në 1/16-tën e finales së FA Cup

    Manchester City shkatërron skuadrën e Exeter 10:1-Siguron kalimin në 1/16-tën e finales së FA Cup

    Skuadra e Manchester City-it ka shkatërruar ekipin e Exeter me rezultat tejet të thellë 10:1,në kuadër të raundit të 32-të të FA Cup.

    Alleyne kaloi në epërsi ekipin e Citizens në 1:0 pas 12 minutave lojë,teksa Rodri shënoi një gol të bukur për 2:0.

    Më pas Citizens arriti të gjej edhe dy gola të tjerë,ku dy lojtarët e Exter  Doyle-Hayes (42’), e pastaj Fitzëater (45+2’) shënuan autogol.

    Në pjesën e dytë Man.City vazhdoi dominimin,dhe ishte Leëis që shënoi për 5:0 pas asistimit të Semenyos.

    Ndërkohë transferimi i ri nga Bornemouth shënoi edhe golin e parë për City-in për 6:0.

    Reijnders shënoi në minutën e 72-të për 7:0,kurse O’Reilly realizoi për 8:0 si dhe Mc Aidoo në 9:0.

    Exeter e gjitha çka bëri në këtë ndeshje është goli i shënuar në minutat shtesë nga Brich,kurse Leëis shënoi për 10:1 që ishte rezultati që e kualifikoi Man.City-in në 1/16 e finales së FA Cup.