ATV

Blog

  • I dërguari i Trumpit shpalos zgjidhjen që SHBA-ja synon për Iranin

    I dërguari i Trumpit shpalos zgjidhjen që SHBA-ja synon për Iranin

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përpiqet të zgjidhë tensionet me Iranin përmes dialogut diplomatik, jo me forcë ushtarake, ka deklaruar të martën i dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump, Steve Witkoff.

    Ai theksoi se administrata amerikane synon të arrijë marrëveshje për çështje kyçe si programi bërthamor i Iranit, raketat dhe materialet bërthamore, duke shmangur përshkallëzimin e mundshëm të konfliktit, raportojnë mediat.

    “Dialogu mbetet opsioni ynë kryesor”, tha ai, duke nënvizuar rrezikun e pasojave serioze nëse situata do të përshkallëzohej ushtarakisht.

    Deklarata vjen në një kohë kur SHBA dhe Irani kanë intensifikuar kontaktet indirekte përmes negociatave dhe ndërmjetësimit të vendeve të treta, me qëllim uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme.

    Zyrtarët amerikanë përsërisin se rruga diplomatike është prioriteti për të shmangur një përplasje të hapur.

    Ndryshe, qytetarët po protestojnë në shtetin iranian për shkaqe ekonomike dhe sociale.

  • Elezi: Janë rinumëruar 216 vendvotime, ndërsa procesi ka përfunduar në 15 komuna

    Elezi: Janë rinumëruar 216 vendvotime, ndërsa procesi ka përfunduar në 15 komuna

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

    Elezi ka thënë se që nga fillimi i këtij procesi janë numëruar 216 nga 914 vendvotime.

    “Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e premte, 16 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar 216 nga 914 vendvotime, të cilat u takojnë komunave: Deçan (5/5), Gjakovë (15/15), Gllogoc (7/7), Gjilan (13/13), Dragash (57/57), Istog (6/6), Kaçanik (45/45), Klinë (6/6), Fushë Kosovë (6/6), Kamenicë (5/5), Mitrovicë e Jugut (10/10), Leposaviq (25/25), Lipjan (9/9), Novobërdë (2/2), Obiliq (3/3), Rahovec (1/8) dhe Pejë (1/14)”, ka thënë ai.

    Sipas tij, deri më tani procesi i rinumërimit është përmbyllur në 15 komuna.

    Ndryshe, sipas vendimit të KQZ-së, në 10 komuna do të rinumërohen 100% të vendvotimeve (Dragash, Kaçanik, Lespoaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug), ndërkaq në 28 komunat tjera, do të rinumërohen nga 10% e vendvotimeve (Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut).

  • Ka përfunduar seanca e sotme për rastin “Banjska”, ndërsa janë caktuar tri seanca të reja gjatë muajit shkurt

    Ka përfunduar seanca e sotme për rastin “Banjska”, ndërsa janë caktuar tri seanca të reja gjatë muajit shkurt

    Ka përfunduar seanca e sotme gjyqësore për rastin “Banjska” në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

    Gjykata ka caktuar seancat e radhës për 18, 19 dhe 20 shkurt 2026, të cilat do të mbahen duke filluar nga ora 09:30.

    Në këto seanca pritet të dëgjohet një dëshmitar, si edhe të vazhdohet me procedimin e provave materiale nga prokuroria, përfshirë edhe deklarimin e të akuzuarve.

  • ​Sulmi terrorist në Banjskë, të akuzuarit dalin para gjykatës

    ​Sulmi terrorist në Banjskë, të akuzuarit dalin para gjykatës

    Nën masa të larta të sigurisë u sjellë në gjykatore të akuzuarit, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, të cilët akuzohen për sulmin terrorist në Banjskë në shtatorin e vitit 2023.

    Në sallë ndodhen edhe zyrtarët policorë që u lënduan në këtë sulm e që janë Alban Rashiti, Çlirim Shaqiri, Mirsad Kryeziu dhe Sedat Dushi.

    Në këtë sulm mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

    Seancën në rastin Banjska po e udhëheq kryetari i trupit gjykues, Ngadhënjim Arrni. Ndërsa, deri tani këtë gjykim e ka udhëhequr gjyqtari, Arben Hoti por me avancimin e tij në Gjykatën e Apelit Hoti u zëvendësua me Arrnin.

    Arrni është edhe kryetar i Gjykatës Themelore të Prishtinës.

    Gjykimi në rastin e sulmin terrorist Bansjka ka nisur rishtazi për shkak të ndryshimit të trupit gjykues, ndërsa edhe sot dy të akuzuarit Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq nuk u deklaruan rreth fajësisë ndërsa, Dushan Maksimoviq tha se nuk është fajtor për veprat të cilat i vihen në barrë me aktakuzën e Prokurorisë. /Kp/

  • RB Leipzig-Bayern Munich derbi i fundjavës në Bundesligë

    RB Leipzig-Bayern Munich derbi i fundjavës në Bundesligë

    Kjo fundjavë pritet të sjellë xhiron e 18-të në Bundesligën gjermane,ku pritet të ketë ndeshje interesante.

    Ndeshja kryesore pritet të zhvillohet në Red Bull Arena në Leipzig,ku RB Leipizg e pret kampionin aktual dhe liderin aktual Bayern Munich.

    Leipizg synon që t’ia shkaktoj humbjen e parë këtë sezon Bayern-it,teksa në anën tjetër bavarezët do të synojnë që të vazhdojnë me fitore edhe pas xhiros së 18-të.

    Në ndeshjen e parë këtë sezon Bayern e deklasoi Leipzigun me rezultat 6:0.

    Borussia Dortmund në Signal Iduna Park e pret skuadrën e St.Paulit,ku verdhëzinjët do të mundohen që të marrin 3 pikë dhe t’iu afrohen bavarezëve në renditjen tabelare,teksa në anën tjetër St.Pauli do të synoj të marrë një rezultat pozitiv.

    Në ndeshjet e tjera që do të luhen në Gjermani Bayer Leverkusen luan në udhëtim kundër Hoffenheimit të Fisnik Asllanit,Leon Avdullahut dhe Albian Hajdarit,kurse Eintracht Frankfurt pritet të jetë mysafir i Werder Bremenit.

  • Produkte farmaceutike të padeklaruara janë zbuluar në Doganë, me vlerë rreth 49 mijë euro

    Produkte farmaceutike të padeklaruara janë zbuluar në Doganë, me vlerë rreth 49 mijë euro

    Në Zyrën e Brendshme Doganore në Prishtinë është paraqitur për kontroll një dërgesë mallrash, ku gjatë verifikimit dokumentar dhe ekzaminimit fizik janë konstatuar mospërputhje mes përshkrimit të deklaruar dhe gjendjes faktike të mallit.

    Sipas doganës, mallrat ishin deklaruar si lëndë e parë për prodhim, mirëpo gjatë ekzaminimit të detajuar, përfshirë kontrollin e origjinës, sasisë, formës së paraqitjes dhe karakteristikave të tjera, është konstatuar se bëhej fjalë për produkte farmaceutike të gatshme, të paketuara për shitje me pakicë.

    Me këtë veprim, dyshohet se është tentuar shmangia e pagesës së tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH), si dhe nuk është paraqitur dokumentacioni përkatës, përfshirë certifikatën e nevojshme për importimin e produkteve farmaceutike të gatshme.

    Vlera totale e mallrave të sekuestruara arrin rreth 49 mijë euro.

  • Serie A vije me ndeshje mjaft interesante në fundjavë

    Serie A vije me ndeshje mjaft interesante në fundjavë

    Këtë fundjavë pritet të zhvillohet xhiroja e 21-të në Serien A italiane.

    Kampioni aktual Napoli e pret skuadrën e Sassuolos,dhe njëherësh pritet të jetë edhe dueli i dy yjeve të Kombëtares së Kosovës Amir Rrahmani dhe Arijanet Muric.

    Napolitanët synojnë që t’iu rikthehen fitoreve në ligë pas dy barazimeve të njëpasnjëshme,dhe të mbesin në hap me Inter-in dhe Napolin për kreun e tabelës teksa Sassuolo do të tentoj të marrë pikë.

    Në anën tjetër nënkampioni Inter luan në udhëtim kundër Udineses,ku neuroazzurët do të synojnë fitore për të mbetur lider në Serie A,ndërkohë Udinese do të mundohet që të marrë një rezultat pozitiv që të mbesë në garë për një vend në garat evropiane.

    Në ndeshjet e tjera që do të luhen në Itali Milan dhe Juventus do të takohen kundër Lecces respektivisht Cagkiarit,kurse Atalanta luan në udhëtim kundër Pisas.

    Roma do të jetë mysafir i Torinos,kurse Lazio e pret Comon.

  • Ndeshje interesante në La Ligën spanjolle këtë fundjavë

    Ndeshje interesante në La Ligën spanjolle këtë fundjavë

    La Liga spanjolle këtë fundjavë pritet të sjellë xhiron e 20-të,ku në program pritet të ketë ndeshje tejet interesante.

    Kampioni aktual Barcelona pritet të luaj në udhëtim kundër Real Sociedad-it,ku katalunasit synojnë që të marrin 3 pikë në mëynyrë që të forcojnë edhe më shumë pozitën e parë,teksa në anën tjetër Sociedad do të mundohen që para publikut të vetë të nxjerrin pikë ndaj blaugranasve.

    Në anën tjetër Real Madrid në Santiago Bernabeu e pret skuadrën e Levantes,ku “Los Blancos”kanë hyrë në krizë pas dy humbjeve në finale të Superkupës së Spanjës si dhe eliminimit nga Kupa e Mbretit,dhe me fitore do të mbesin në hap me Barcelonën në renditjen tabelare.

    Në ndeshjet e tjera që do të luhen në Spanjë Atletico Madrid e pret në Ëanda Metropolitano skuadrën e Alaves,teksa Villareal luan në udhëtim kundër Real Betisit.

  • LA Lakers pëson humbje të thellë-Oklahoma City Thunder fiton bindshëm ndaj Houston Rockets

    LA Lakers pëson humbje të thellë-Oklahoma City Thunder fiton bindshëm ndaj Houston Rockets

    Janë zhvilluar ndeshje interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Los Angeles Lakers pësoi humbje të thellë në shtëpi kundër Charlotte Hornets,dhe atë me rezultat tejet të thellë 135:117.

    Luka Doncic me 39 pikë dhe Lebron James me 29 pikë të tjera ishin më efikasët tek Lakers,por ishin të pamjaftueshme për ta shmangur këtë humbje kaq të thellë.

    Ndërkohë tek Hornets më i miri ishte LaMelo Ball me 30 pikë e 11 asistime,kurse kontribut dhanë dhe Brandon Miller me 26 pikë si dhe Miles Bridges me 25 pikë e 8 asistime.

    Në anën tjetër kampioni Oklahoma City Thunder mposhti në udhëtim Houston Rockets me 20 pikë epërsi 111:91.

    Shai Gilgeous Alexander me 20 pikë ishte më efikasi tek Thunder,kurse Chet Holmgren dha kontribut me 18 pikë e 9 kërcime.

    Tek Rockets më i miri ishte Kevin Durant me 19 pikë e 7 kërcime,teksa Jabari Smith Jr me 17 pikë e 10 kërcime.

  • RIKTHEHET HARRY STYLES — Pas 4 Vitesh Heshtjeje, paralajmërohet albumi i ri

    RIKTHEHET HARRY STYLES — Pas 4 Vitesh Heshtjeje, paralajmërohet albumi i ri

    Ngrini volumin dhe përgatitni këpucët e vallëzimit, Harry Styles është rikthyer zyrtarisht!

    Ylli britanik i zemrave të vajzave dhe jo vetëm, shkaktoi një valë çmendurie mes fansave pasi njoftoi albumin e tij të ri, “Kiss All the Time. Disco, Occasionally”, i cili do të publikohet më 6 mars. Pas një pritjeje të dhimbshme për fansat prej gati katër vitesh, Harry më në fund po rikthehet me materiale të reja, duke shënuar albumin e tij të katërt solo dhe periudhën më të gjatë të heshtjes në karrierën e tij.

    Dhe vetëm nga titulli? Harry me disco ka hyrë zyrtarisht në skenë.

    Albumi me 12 këngë është prodhuar nga bashkëpunëtori i tij i hershëm, Kid Harpoon, duke treguar se Harry po futet edhe një herë në një fazë të re të rishpikjes, këtë herë me ritme shkëlqyese, energji piste vallëzimi dhe një prekje retro plot stil. Burime pranë këngëtarit thonë se atmosfera është lozonjare, flirtuese dhe pa asnjë ndalim.

    Sigurisht, asnjë epokë e Harry-t nuk është e plotë pa një moment vizual artistik dhe ai nuk zhgënjen. Kopertina e albumit tashmë po i çmend fansat, një top i discos që varet nga qielli, Harry me syze dielli në dorë, duke kërcyer anash me qetësi dhe karizëm. Nuk ka puthje ende por poza e vetme mjaftoi për ta “thyer” internetin.

    Pas viteve të heshtjes, fansat kanë humbur plotësisht kontrollin në rrjete sociale. Platformat janë përmbytur me numërime mbrapsht, lot, postime plot dëshirë dhe entuziazëm, ndërsa periudha “e thatë” e Harry-t shpallet zyrtarisht e mbyllur. Disa po e quajnë këtë epokën e tij më të guximshme, të tjerë janë thjesht mirënjohës që ai është kthyer.

    Harry Styles jo vetëm që u kthye … ai erdhi me ethe disco, vetëbesimi dhe shumë shkëlqim. 6 marsi nuk po vjen mjaftueshëm shpejt.