ATV

Blog

  • Si reaguan kandidatët të cilëve iu hoqën më së shumti vota në rinumërim?

    Si reaguan kandidatët të cilëve iu hoqën më së shumti vota në rinumërim?

    Në një kohë kur Kosova është mburrur si dhe lavdëruar nga të tjerët për mbajtje të zgjedhjeve të drejta, demokratike dhe të lira, dyshimet për manipulime me vota, veçanërisht brenda subjekteve politike, kanë nxitur rinumërim të plotë të votave për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi të hënën se do t’i rinumërojë të gjitha votat, pasi paraprakisht kishte vendosur t’i numëronte vetëm një të tretën e tyre.

    Një hetim i Komisionit kishte gjetur mospërputhje në votat për kandidatët për deputetë dhe gjatë numërimit të pjesshëm u vërtetua se dallimet janë të mëdha në vota.

    Si pasojë, prokurorët kanë filluar të mbledhin të dhëna lidhur me dyshimet për manipulime të mundshme me vota, ndërsa KQZ-ja ka shkarkuar përfaqësuesit politikë në komisionin e vet komunal në Prizren, ku dyshimet për manipulime janë të mëdha.

    E gjithë kjo ka shkaktuar shumë reagime në vend në nivele të ndryshme, përfshirë nga vetë disa kandidatë të cilëve pas rinumërimit të pjesshëm u janë hequr nga dhjetëra deri në mijëra vota.

    Ndër ta ka kandidatë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

    Më poshtë mund t’i lexoni reagimet e disa prej deputetëve të cilëve u janë hequr vota:

    FETAH PAÇARIZI – PDK

    Kandidati i Partisës Demokratike të Kosovës (PDK), Fetah Paçarizi, tha se ajo që po ndodh gjatë procesit të rinumërimit të votave “është serioze dhe shqetësuese”.

    Paçarizi, të cilit iu hoqën mbi 6 mijë vota deri tani, e mohon përgjegjësinë.

    “Nuk kam dhe nuk kam pasur asnjë ndikim në këtë proces dhe distancohem plotësisht nga çdo keqpërdorim apo manipulim që mund të jetë bërë në emrin tim ose në dëm të votës së lirë” shkroi Paçarizi në Facebook.

    “Kërkoj transparencë, hetim dhe përgjegjësi. Gabimi apo manipulimi i këtij niveli është përgjegjësi shtetërore”, shtoi ai.

    NAIT HASANI – PDK

    Kandidati tjetër i PDK-së, Nait Hasani, e cilësoi dyshimet për manipulime si “cenim i rëndë vullneti i lirë i qytetarëve” dhe si “sulm i drejtpërdrejt dinjiteti im politik dhe kombëtar”.

    “Me atë që pashë në rinumërim, votat e mia janë rritur në mënyrë të padrejtë, duke u përdorur emri im për manipulime të papranueshme zgjedhore. Ky veprim përbën jo vetëm shkelje ligjore, por edhe akt të rëndë moral dhe politik”, shkroi Hasani në Facebook.

    Hasani – të cilit iu kanë hequr deri tani mbi 3 mijë vota – tha se “unë refuzoj kategorikisht çdo votë që nuk buron nga vullneti i lirë i qytetarit”.

    LULJETA VESELAJ-GUTAJ – PDK

    Ndërsa, Luljeta Veselaj-Gutaj, u ankua se “mu cenua integriteti im dhe i shtetit demokratik”, dhe bëri thirrje që personat e papërgjegjshëm të vihen para përgjegjësisë.

    Asaj iu kanë hequr deri tani mbi 2 mijë vota.

    “Tjetërsimin e votës e konsideroj krimin më të madh që mund t’i ndodhë demokracisë dhe rrugës sonë për një shoqëri të drejtë. Kjo nuk mund asesi të falet, dhe do të kërkoj përgjegjësi nga institucionet e drejtësisë për dëmin e shkaktuar jo vetëm ndaj integritetit tim personal e politik, por edhe të integritetit të procesit më të shenjtë që e ka vendi ynë, atij zgjedhor”, shkroi ajo në Facebook.

    ANTON QUNI – LDK

    Anton Quni i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e mohoi çfarëdo përfshirje në manipulim me vota në një reagim në Facebook.

    “Dëshiroj të bëj të ditur me përgjegjësi të plotë se çdo rritje e votave në emrin tim është bërë pa dashjen dhe pa dijeni timen. Unë nuk kam kërkuar, inkurajuar apo asistuar në asnjë formë devijimin e vullnetit të qytetarëve”, shkroi Quni.

    Quni – të cilit iu kanë hequr deri tani rreth 500 vota – tha se kjo “ngritje artificiale e votave nuk përfaqëson mbështetjen time reale dhe as parimet e mia njerëzore”.

    Ai u shpreh “plotësisht i gatshëm” të bashkëpunojë me autoritetet për ta zbardhur “këtë skandal deri në fund”.

    DRITON SELMANAJ – LDK

    Kandidat për deputet dhe kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, tha se “distancohem tërësisht nga kushdo që ka marrë guximin të tjetërsojë vullnetin e qytetarëve të komunës sonë”.

    “Kemi dyshimet tona që ky skenar ka qenë i mirë organizuar dhe ka përshirë të gjithë kandidatët dhe të gjitha partitë politike për ta balancuar dhe shpërndarë abuzimin tek të gjithë, në mënyrë që të mos identifikohet lehtë si problem”, shkroi Selmanaj në Facebook.

    BURIM RAMADANI – AAK

    Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani, tha se “kjo është e tmerrshme! E papranueshme! E gërditshme!”

    “Më fyejnë e më terrorizojnë edhe votat e shtuara, edhe votat e hequra”, shkroi Ramadani në Facebook duke mohuar përfshirjen.

    Ramadanit – i cili nuk arriti të fitonte vend në Kuvend – iu kanë hequr mbi 150 vota deri tani.

  • Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Valentino

    Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Valentino

    Disenjatori i famshëm Italian, Valentino, ka vdekur në moshën 93-vjeçare, njoftoi fondacioni i tij, raporton “Reuters“.

    Ai u pensionua në vitin 2008.

    “Valentino Garavani vdiq sot në rezidencën e tij në Romë, i rrethuar nga njerëzit e tij të dashur” – thuhet në njoftimin e fondacionit.

    Një ceremoni nderimi do të mbahet të mërkurën dhe të enjten për Valentinon, i cili më së shumti njihej për brendin e modës.

    Funerali është caktuar për të premten në Romë.

    Valentino u rendit përkrah Giorgio Armanit dhe Karl Lagerfeldit si një nga stilistët e fundit të mëdhenj të një epoke përpara se moda të bëhej një industri globale.

    Lagerfeld vdiq në vitin 2019, ndërsa Armani vdiq në shtator 2025.

  • Australia mbyll dhjetëra plazhe pas sulmeve nga peshkaqenët

    Australia mbyll dhjetëra plazhe pas sulmeve nga peshkaqenët

    Autoritetet australiane kanë mbyllur dhjetëra plazhe përgjatë bregdetit lindor të shtetit të New South Wales pas katër sulmeve të konfirmuara nga peshkaqenët që nga fundjava.

    Sulmi i fundit u regjistrua të martën pranë Port Macquarie, rreth 400 kilometra në veri të Sydneyt, ku një surfist 39-vjeçar u kafshua nga një peshkaqen, por i shpëtoi plagëve të rënda, raporton Aljazeera.

    Në Sydney, një 27-vjeçar mbeti në gjendje kritike pas një sulmi në Manly Beach, ndërsa një tjetër sërfist i ri i shpëtoi për pak një sulmi në Dee Why. Të dielën, një fëmijë 12-vjeçar u plagos rëndë në një plazh të Sydneyt lindor.

    Autoritetet e shpëtimit u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin detin, duke paralajmëruar se kushtet janë të rrezikshme.

    Ekspertët thonë se reshjet e dendura të shiut kanë krijuar ujëra të turbullta dhe kanë tërhequr peshkaqenët pranë bregut, duke rritur rrezikun e sulmeve gjatë sezonit të verës.

  • Ronela Hajati fshin çdo gjurmë të dashurisë? Fund i papritur apo krizë e heshtur në lidhjen e saj

    Ronela Hajati fshin çdo gjurmë të dashurisë? Fund i papritur apo krizë e heshtur në lidhjen e saj

    ëngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka rikthyer sërish vëmendjen e mediave rozë, por këtë herë jo për një këngë apo projekt të ri muzikor.

    Artistja, e cila pak muaj më parë ndau hapur lumturinë e saj sentimentale me ndjekësit, duket se po përjeton një kthesë të papritur në jetën personale.

    Në atë periudhë, Ronela publikoi disa foto dhe video të ëmbla krah partnerit të saj, duke konfirmuar lidhjen e dashurisë dhe duke marrë reagime pozitive nga fansat.

    Postimet u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale dhe u interpretuan si një kapitull i ri i qetë dhe i lumtur në jetën e artistes.

    Megjithatë, situata duket se ka ndryshuar. Së fundmi, Ronela ka fshirë nga rrjetet sociale të gjitha postimet ku shfaqej me partnerin, një veprim që nuk ka kaluar pa u vënë re. Ky detaj ka rrëmbyer menjëherë vëmendjen mes ndjekësve dhe mediave, duke nxitur dyshime për një ndarje të mundshme ose për probleme serioze në marrëdhënien e tyre.

    Heshtja e artistes vetëm sa ka shtuar misterin. Deri tani, Ronela nuk ka reaguar dhe nuk ka bërë asnjë deklaratë publike për të sqaruar arsyet e këtij vendimi. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një krizë kalimtare, një zgjedhje për privatësi, apo për një ndarje përfundimtare.

  • Danimarka dërgon trupa shtesë në Grenlandë mes tensioneve me SHBA-në

    Danimarka dërgon trupa shtesë në Grenlandë mes tensioneve me SHBA-në

    Danimarka ka dërguar trupa shtesë në Grenlandë, në mes të rritjes së tensioneve me Shtetet e Bashkuara, pasi presidenti amerikan Donald Trump nuk përjashtoi mundësinë e marrjes së kontrollit të territorit arktik.

    Sipas mediave daneze, rreth 58 ushtarë mbërritën në Grenlandë të hënën, duke iu bashkuar forcave të dislokuara më herët në kuadër të stërvitjeve ushtarake shumëkombëshe Operation Arctic Endurance. Dislokimi u bë pak orë pasi Trump refuzoi të komentojë nëse SHBA mund të përdorë forcë ushtarake për të marrë ishullin.

    Kopenhaga ka theksuar se Grenlanda nuk është në shitje, duke paralajmëruar se çdo veprim i tillë do të rrezikonte seriozisht aleancën e NATO-s. Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, zhvilloi bisedime me zyrtarë danezë dhe groenlandezë për forcimin e sigurisë në Arktik.

    Kriza ka shtuar shqetësimet edhe në Bashkimin Evropian, pas kërcënimeve të Trump për tarifa tregtare ndaj Danimarkës, ndërsa një sondazh tregon se shumica dërrmuese e banorëve të Groenlandës kundërshtojnë bashkimin me SHBA-në.

  • Harry Bajraktari në mbështetje të Vjosa Osmanit për një mandat të dytë

    Harry Bajraktari në mbështetje të Vjosa Osmanit për një mandat të dytë

    Veprimtari shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, ka dal në mbështetje të presidentes Vjosa Osmani.

    Bajraktari tregoi edhe pse është që Osmani të jetë edhe një mandat në krye të shtetit të Kosovës.

    “Për të siguruar vazhdimësinë në aleancën me Shtetet e Bashkuara, përfundimin e anëtarësimit të Kosovës në NATO, përfaqësim dinjitoz dhe unitet të brendshëm”, u shpreh ai.

    “Zoti e bekoftë Kosovën,

    Zoti e bekoftë popullin shqiptar

    Zoti e bekoftë popullin amerikan”, theksoi Bajraktari.

  • Me foton e të atit në dorë, djali i Shpat Kasapit feston sot 4-vjetorin, Selvija publikon videon prekëse

    Me foton e të atit në dorë, djali i Shpat Kasapit feston sot 4-vjetorin, Selvija publikon videon prekëse

    Djali i këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, feston sot 4-vjetorin.

    Bashkëshortja e tij Selvija, ka ndarë në rrjetet sociale një video prekëse, ku vogëlushi shihet duke mbajtur në dorë një foto të të atit.

    “Gëzuar ditëlindjen jeta ime! Sot mbush 4 vjeç, Roel… E unë do doja të ishte këtu babi yt. Ta shihje me duart plot dhurata, të të merrte në krahë fort e të të përqafonte sikur bota të ndalej aty.

    Sot ti e feston ditëlindjen duke parë fotografinë e tij, dhe unë me dhimbjen që ai nuk arriti të të përqafojë edhe një herë. Por biri im, mami është këtu. Për të të dashur dyfish, për të të mbajtur fort. Babi yt të do nga qielli,

    dhe mami i lutet Zotit të jetë gjithmonë krahu yt. Të dua fort biri im, arsyeja që unë frymoj”, shkruan ajo.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Selvije Jao (@selvije.jao)

  • FLASIN “VIKTIMAT” E TIMOTHY BUSFIELD – “AI NUK PREKU PJESËT E MIA INTIME”

    FLASIN “VIKTIMAT” E TIMOTHY BUSFIELD – “AI NUK PREKU PJESËT E MIA INTIME”

    Detaje të reja kanë dalë në dritë në çështjen që përfshin aktorin Timothy Busfield, pasi janë publikuar regjistrime audio nga intervistat e policisë me akuzuesit e tij, të cilat po hedhin më shumë dritë mbi atë që ata pretendojnë se ka ndodhur dhe çfarë jo.

    Në audiot e siguruara nga autoritetet gjatë hetimeve, një nga akuzuesit dëgjohet duke deklaruar qartë se Busfield nuk ka prekur pjesët e saj intime, një detaj që tashmë po tërheq vëmendje të madhe publike ndërsa çështja vazhdon.

    Audioja, e cila ka nisur të qarkullojë në media, përfshin pyetje të drejtpërdrejta nga hetuesit lidhur me takimet e dyshuara. Ndërsa akuzuesit përshkruajnë sjellje që ata i konsiderojnë të papërshtatshme dhe shqetësuese, ata ndalen pa pretenduar kontakt seksual që përfshin zona intime.

    Busfield, i njohur për rolet e tij në “Thirtysomething”, “The West Wing” dhe “Field of Dreams”, ka mohuar çdo shkelje. Ekipi i tij ligjor këmbëngul se aktori është sjellë në mënyrë korrekte dhe se audiot mbështesin versionin e tij të ngjarjeve.

    Çështja mbetet nën shqyrtim dhe deri më tani nuk janë njoftuar akuza të reja. Ekspertë ligjorë theksojnë se dallimi i bërë në këto audio regjistrime mund të ketë një rol të rëndësishëm në ecurinë e mëtejshme të hetimit.

    Debati publik vazhdon të intensifikohet, ndërsa publikimi i këtyre audiove po shton një tjetër dimension në një situatë tashmë të ndjeshme dhe të ndjekur nga afër.

    Kliko këtu për audio regjistrimin

  • Katër të arrestuar për dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit, dy prej tyre të mitur

    Katër të arrestuar për dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit, dy prej tyre të mitur

    Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë të hënës në Prishtinë, Ranillug, Deçan dhe Malishevë. Lidhur me këto raste u arrestuan katër të dyshuar, dy prej tyre të mitur.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në rastin e parë në Prishtinë, një grua ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj.

    “Prishtinë 19.01.2026-10:00. Është raportuar se viktima femër kosovare, ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

    Në rastin e dytë në Prishtinë, një burrë u arrestua nën dyshimin se rrahu ish-bashkëshorten dhe bashkëshortin e saj.

    “Prishtinë 19.01.2026-13:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare dhe bashkëshortin e saj mashkull kosovar. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

    Në Ranillug, djali raportohet se rrahu prindërit. Ai u arrestua dhe u dërgua në mbajtje.

    “Ranillug 19.01.2026 – 23:30. Ankuesi mashkull kosovar, raporton se janë sulmuar fizikisht ai dhe gruaja e tij, nga djali i tyre. Viktimave u është ofruar ndihma mjekësore dhe me pas janë liruar në shtëpi. I dyshuari është arrestuar, me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë”, njofton Policia.

    Në Deçan u arrestua një i mitur nën dyshimin se ushtroi dhunë ndaj familjarëve.

    “Deçan 19.01.2026-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i mitur pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

    Ndërsa, edhe në Malishevë u arrestua një i mitur nën dyshimin se kanosi dhe ushtroi dhunë psikike ndaj nënës.

    “Malishevë 19.01.2026-19:00. Është arrestuar i dyshuarimashkull kosovar, i mitur pasi që i njëjti e ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

  • Katër të arrestuar për dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit, dy prej tyre të mitur

    Katër të arrestuar për dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit, dy prej tyre të mitur

    Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë të hënës në Prishtinë, Ranillug, Deçan dhe Malishevë. Lidhur me këto raste u arrestuan katër të dyshuar, dy prej tyre të mitur.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në rastin e parë në Prishtinë, një grua ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj.

    “Prishtinë 19.01.2026-10:00. Është raportuar se viktima femër kosovare, ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

    Në rastin e dytë në Prishtinë, një burrë u arrestua nën dyshimin se rrahu ish-bashkëshorten dhe bashkëshortin e saj.

    “Prishtinë 19.01.2026-13:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare dhe bashkëshortin e saj mashkull kosovar. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

    Në Ranillug, djali raportohet se rrahu prindërit. Ai u arrestua dhe u dërgua në mbajtje.

    “Ranillug 19.01.2026 – 23:30. Ankuesi mashkull kosovar, raporton se janë sulmuar fizikisht ai dhe gruaja e tij, nga djali i tyre. Viktimave u është ofruar ndihma mjekësore dhe me pas janë liruar në shtëpi. I dyshuari është arrestuar, me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë”, njofton Policia.

    Në Deçan u arrestua një i mitur nën dyshimin se ushtroi dhunë ndaj familjarëve.

    “Deçan 19.01.2026-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i mitur pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

    Ndërsa, edhe në Malishevë u arrestua një i mitur nën dyshimin se kanosi dhe ushtroi dhunë psikike ndaj nënës.

    “Malishevë 19.01.2026-19:00. Është arrestuar i dyshuarimashkull kosovar, i mitur pasi që i njëjti e ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.