ATV

Blog

  • Pse dimrit na shijon më shumë ushqimi i ngrohtë?

    Pse dimrit na shijon më shumë ushqimi i ngrohtë?

    Në ditët e ftohta të dimrit, një pjatë e ngrohtë ka një efekt krejt tjetër. Supat, çajrat, gatimet shtëpiake apo edhe një kafe e nxehtë nuk janë vetëm ushqim – janë ndjesi rehatie.

    Kur temperaturat bien, trupi kërkon ngrohtësi dhe energji. Ushqimi i ngrohtë na jep ndjenjën e sigurisë dhe qetësisë, duke na bërë të ndihemi më mirë fizikisht dhe emocionalisht. Është një reagim i natyrshëm, por edhe emocional.

    Dimri lidhet fort me kujtimet. Shumë shije na kthejnë në fëmijëri, te gatimet e shtëpisë, tavolinat familjare dhe momentet e thjeshta pranë njerëzve të afërt. Kjo e bën ushqimin e ngrohtë të ketë një vlerë më të madhe se thjesht shije.

    Përveç kësaj, dimri na ngadalëson ritmin. Kemi më shumë kohë për të ngrënë me qetësi, për të shijuar aromat dhe për t’u ndalur. Ushqimi bëhet ritual, jo nxitim.

    Në fund, ushqimi i ngrohtë në dimër nuk na ngroh vetëm trupin, por edhe shpirtin. Dhe ndoshta pikërisht kjo është arsyeja pse na shijon më shumë.

  • Sezoni i palltove dhe çizmeve: pse dimri e ndryshon mënyrën si vishemi?

    Sezoni i palltove dhe çizmeve: pse dimri e ndryshon mënyrën si vishemi?

    Dimri sjell më shumë se temperatura të ulëta – ai ndryshon tërësisht mënyrën se si vishemi. Paltot, çizmet dhe shtresat bëhen pjesë kryesore e garderobës, duke e zhvendosur fokusin nga dukja e lehtë e verës te prakticiteti dhe ngrohtësia.

    Ndryshe nga stinët e tjera, dimri na mëson të vishemi me mendim. Çdo veshje ndërtohet me shtresa, duke kombinuar rehatinë me stilin. Paltot nuk janë më thjesht mbrojtje nga të ftohtit, por pjesë që tregojnë karakter, stil personal dhe shpesh edhe status estetik.

    Edhe çizmet marrin një rol të veçantë. Ato nuk shihen vetëm si këpucë, por si element që përcakton gjithë notën e veshjes – nga casual te elegante. Në dimër, funksionaliteti dhe stili bashkëjetojnë më shumë se kurrë.

    Ngjyrat gjithashtu ndryshojnë. Tonet e ngrohta, neutrale dhe të errëta zëvendësojnë ngjyrat e ndezura të verës, duke reflektuar qetësinë dhe seriozitetin e sezonit. Garderoba bëhet më e menduar dhe më e qëndrueshme.

    Në fund, dimri na detyron të ngadalësojmë edhe në modë. Të investojmë në pak, por cilësi. Sepse në sezonin e palltove dhe çizmeve, stili nuk ka të bëjë vetëm me dukjen – por me mënyrën si ndihemi brenda rrobave tona.

  • Dimri dhe lodhja emocionale: pse na bie energjia kur bien temperaturat?

    Dimri dhe lodhja emocionale: pse na bie energjia kur bien temperaturat?

    Me ardhjen e dimrit, shumë njerëz vërejnë një ndryshim në energji dhe humor. Ditët bëhen më të shkurtra, moti më i ftohtë dhe ritmi i përditshëm duket më i ngadalshëm. Pa e kuptuar, lodhja emocionale fillon të ndihet më shpesh.

    Mungesa e dritës natyrale ndikon drejtpërdrejt në disponimin tonë. Kur errësohet herët, trupi dhe mendja dërgojnë sinjale për pushim, ndërsa obligimet vazhdojnë si zakonisht. Kjo krijon ndjesinë e lodhjes edhe pa pasur ngarkesë të madhe fizike.

    Dimri është gjithashtu periudha kur kalojmë më shumë kohë brenda. Më pak lëvizje, më pak kontakte sociale dhe më shumë kohë vetëm me mendimet tona mund të shtojnë ndjenjën e rëndesës emocionale. Shumëkush e përjeton këtë si mungesë motivimi, nervozizëm apo thjesht dëshirë për t’u izoluar.

    Nga ana tjetër, dimri na vendos përballë pritshmërive të reja: fundviti, reflektimet personale, planet për vitin që vjen. Këto mendime, edhe pse normale, mund të shtojnë presionin e brendshëm.

    Ndoshta dimri nuk është kohë për të bërë më shumë, por për të dëgjuar veten. Të ngadalësojmë pak, të pranojmë lodhjen emocionale dhe ta trajtojmë si pjesë të sezonit — jo si dobësi.

  • Pse po lodhemi më shpejt edhe kur nuk bëjmë asgjë?

    Pse po lodhemi më shpejt edhe kur nuk bëjmë asgjë?

    Shumë njerëz ankohen se ndihen të lodhur edhe në ditë kur nuk kanë bërë ndonjë punë të rëndë. Kjo lodhje nuk është fizike, por mendore – dhe po bëhet gjithnjë e më e zakonshme.

    Rrjetet sociale, njoftimet e pandërprera dhe nevoja për të qenë gjithmonë “online” e mbajnë trurin aktiv edhe kur trupi pushon. Edhe kur nuk bëjmë asgjë konkrete, mendja jonë është vazhdimisht duke përpunuar informacione, krahasime dhe pritshmëri.

    Përveç kësaj, presioni i përditshëm për të qenë produktivë, të suksesshëm dhe të pranishëm kudo krijon një lodhje të padukshme. Shpesh ndihemi fajtorë edhe kur pushojmë, duke mos i dhënë vetes hapësirë reale për qetësi.

    Ekspertët e përshkruajnë këtë si lodhje mendore, një gjendje që nuk shihet, por ndihet fort. Ajo na bën të humbasim fokusin, durimin dhe energjinë, edhe pa ndonjë arsye të dukshme.

    Ndoshta zgjidhja nuk është të bëjmë më pak, por të mësojmë të shkëputemi herë pas here. Sepse ndonjëherë, lodhja nuk vjen nga ajo që bëjmë, por nga fakti që nuk ndalemi kurrë së menduari.

  • Trusti vjen me një njoftim për kontribuuesit

    Trusti vjen me një njoftim për kontribuuesit

    Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës (FKPK) ka njoftuar se ka filluar shpërndarja e pasqyrave vjetore për vitin 2025 për të gjithë kontribuuesit.

    Sipas njoftimit, pasqyrat po dërgohen fillimisht përmes emailit për ata kontribuues që FKPK ka adresa elektronike, ndërsa në ditët në vijim do të nisë edhe shpërndarja me postë.

    “Për këtë vit, numri i pasqyrave që po shpërndahen me email është 455,692, ndërsa me postë do të dërgohen 167,177 pasqyra vjetore,” thuhet në njoftimin e FKPK-së.

    Fondi rikujton se mënyra më e mirë për të monitoruar kursimet pensionale në baza ditore është regjistrimi në portalin eTrusti, i cili mund të aksesohen në: online.trusti.org.

    Gjithashtu, pasqyra e llogarisë mund të shkarkohet edhe përmes platformës eKosova, në seksionin “Kontributet dhe pensioni”. Ky proces synon që çdo kontribues të ketë informacion të qartë dhe të përditësuar mbi kursimet e tij pensionale për vitin 2025.

  • Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos

    Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos

    Kreu i OKB-së, Antonio Guterres nuk do të mund të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në Davos për shkak të një ftohjeje të rëndë, njoftoi sot një zëdhënës në Gjenevë.

    ”Sekretari i përgjithshëm, fatkeqësisht, duhet të anulojë pjesëmarrjen e tij në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, i cili ishte parashikuar për nesër, sepse është prekur nga një ftohje e rëndë”, deklaroi Rolando Gomez gjatë një konference për shtyp në Gjenevë.

    ”Pas një vizite të së shtunës në Londër, Guterres ka ardhur në Zvicër për të takuar përfaqësuesit dhe të dërguarit e tij të veçantë, të cilët do të marrin pjesë në samitin vjetor”, shtoi ai.

    ”Kjo mbledhje tani ka përfunduar dhe ai është rrugës për në Nju Jork”, sqaroi Gomez.

  • Inspektorati Shëndetësor ia vë drynin “ordinancës” së Arianit Sllamniku

    Inspektorati Shëndetësor ia vë drynin “ordinancës” së Arianit Sllamniku

    Inspektorati i Ministrisë së Shëndetësisë ia ka vënë drynin “ordinancës” ku Arianit Sllamniku ushtronte veprimtari mjekësore.

    Sllamniku ndonëse nuk është mjek, ka pretenduar se e ka ilaçin për këtë, por dyshohet se fëmijëve iu jepte barëra që janë për kafshët.

    Ai është intervistuar sot edhe nga hetuesia në Gjilan.

  • Rinumërimi – Sa vota iu hoqën Kurtit e Abdixhikut, sa iu shtuan Hamzës e Haradinajt

    Rinumërimi – Sa vota iu hoqën Kurtit e Abdixhikut, sa iu shtuan Hamzës e Haradinajt

    Mospërputhja me votat e kandidatëve për deputetë e çoi vendin në rinumërim të plotë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u detyra të marrë këtë vendim për verifikim të tërësishëm të të gjitha votave në vendvotimet e rregullta.

    Mospërputhje serioze nuk ka te top 5-shet e secilës parti.

    Deri tani, janë numëruar mbi 700 vendvotime, që i përkasin vendimit të parë të KQZ-së, për të vazhduar me 100% verifikim, në 2 mijë e 557 sosh.

    Te LVV-ja, liderit Albin Kurti iu hoqën 176 vota, ndërsa Glauk Konjufcës, Hekuran Muratit, Albulena Haxhiut dhe Donika Gërvallës iu shtuan nga 22-130 vota.

    Ndryshime ka edhe te Lidhja Demokratike e Kosovës, por jo fort të mëdha, transmeton Klankosova.tv

    Kryetari Lumir Abdixhiku ka minus 12 vota, më pak ka edhe Avdullah Hoti, ndërsa Hykmete Bajrami, Ukë Rugova dhe Doarsa Kica – Xhelili, kanë më shumë vota nga rinumërimi.

    Edhe te partia e Ramush Haradinajt ka pak lëvizje.

    Kreu i AAK-së deri tani ka 1 votë më shumë, ndërsa Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Time Kadrijaj kanë dhjetëra më shumë – veç Bekë Berishës që aktualisht ka dy më pak.

  • “Është nder dhe privilegj”, Rama ia kthen Trumpit letrën për pjesëmarrje në Bordin e Paqes për Gazën

    “Është nder dhe privilegj”, Rama ia kthen Trumpit letrën për pjesëmarrje në Bordin e Paqes për Gazën

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar përgjigjen e tij për ftesën që e mori nga preisdenti Trump për të qenë pjesë e Bordit të Paqes për Gazën.

    “Sot i përcolla Presidentit Donald J. Trump përgjigjen e ftesës së tij për të marrë pjesë në Bordin e Paqes. Së shpejti ky angazhim do t’i përcillet edhe Kuvendit të Shqipërisë për miratim.”

    Rama thotë se e vlerëson angazhimin e Trump për themelimin e Bordit të Paqes.

    “Po ju shkruaj për të shprehur vlerësimin tim më të thellë për angazhimin tuaj të fortë dhe udhëheqjen vizionare në themelimin e Bordit të Paqes, si edhe për t’ju falënderuar sinqerisht për ftesën që më keni drejtuar personalisht për të qenë pjesë e tij, si edhe për ftesën drejtuar vendit tim, Republikës së Shqipërisë, për të shërbyer si anëtare themeluese.”

    Ai shton se është privilegj dhe nder të shpreh gatishmërinë “për të kontribuar në këtë përpjekje të rëndësishme dhe për t’u bërë tërësisht pjesë e një angazhimi të përbashkët që synon ta përkthejë vizionin në veprim”.

    Letra e plotë:

    Republika e Shqipërisë

    Kryeministri

    Tiranë, 19 janar 2026

    Shkëlqesisë së Tij Z. Donald J. Trump

    President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

    Washington, DC

    I nderuar Zoti President,

    Po ju shkruaj për të shprehur vlerësimin tim më të thellë për angazhimin tuaj të fortë dhe udhëheqjen vizionare në themelimin e Bordit të Paqes, si edhe për t’ju falënderuar sinqerisht për ftesën që më keni drejtuar personalisht për të qenë pjesë e tij, si edhe për ftesën drejtuar vendit tim, Republikës së Shqipërisë, për të shërbyer si anëtare themeluese.

    Në një kohë kur konfliktet dhe përçarja dominojnë shumë shpesh panoramën ndërkombëtare, paqja duhet të formësohet aktivisht e jo të pritet pasivisht a diskutohet pafundësisht nëpër forume politike, teksa përreth globit jetë të pafajshme humbasin kotësisht çdo minutë. Bordi i Paqes shfaqet si mishërimi i kësaj domosdoshmërie urgjente.

    Duke trajtuar njëkohësisht pasojat e menjëhershme të konflikteve dhe shkaqet më të thella strukturore që e prodhojnë paqëndrueshmërinë, kjo nismë ka potencialin të shndërrohet në një model vërtetë transformues të ndërtimit të paqes në nivel global.

    Duket qartë se për të qenë një organizatë e re ndërkombëtare, Bordi i Paqes nuk është konceptuar si një forum tjetër deklaratash, procedurash dhe përgjegjësish të shtyra në kohë, por si një instrument i përqëndruar dhe qëllimplotë i udhëheqjes dhe përgjegjësisë globale.

    Kur filtrohet pafundësisht përmes shtresave të procedurave, paqja shumë shpesh mbërrin tepër vonë; kjo nismë mishëron me plot të drejtë kuptimin se koha, qartësia e mandatit dhe përgjegjësia personale në nivelin më të lartë janë vetë instrumente të paqes.

    Prandaj, është njëkohësisht privilegj dhe nder të shpreh gatishmërinë time të plotë për të kontribuar në këtë përpjekje të rëndësishme dhe për t’u bërë tërësisht pjesë e një angazhimi të përbashkët që synon ta përkthejë vizionin në veprim.

    Republika e Shqipërisë ka qenë prej kohësh një aleate e palëkundur e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e lidhur nga vlera të përbashkëta, respekt i ndërsjellë dhe një përkushtim i përbashkët ndaj lirisë, demokracisë dhe sigurisë ndërkombëtare.

    Populli shqiptar do ta kujtojë gjithmonë dhe do ta çmojë vazhdimisht rolin parimor dhe vendimtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, drejt vendosjes së paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë në momente kritike të historisë sonë të përbashkët. Në këtë frymë të qëndrueshme partneriteti, dëshiroj të ritheksoj se Republika e Shqipërisë qëndron me vendosmëri përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në të gjitha përpjekjet për promovimin e paqes, sigurisë dhe angazhimit konstruktiv global.

    Duke pritur me interes të kontribuoj në suksesin e misionit të Bordit të Paqes, ju lutem pranoni, Zoti President dhe Kryetar i Bordit, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

    Me respekt,

    Edi Rama

  • E keni gjetur derën e makinës të ngrirë sot, mos i bëni asnjëherë këto gabime

    E keni gjetur derën e makinës të ngrirë sot, mos i bëni asnjëherë këto gabime

    Shmangni përdorimin e forcës kur hapni derën e një makine të ngrirë për të shmangur dëmtimin.

    Për bravat e ngrira, agjentët kimikë për shkrirje ose ngrohja e çelësit me një çakmak janë të dobishëm.

    Mëngjeset e dimrit mund të habisin edhe shoferët me përvojë – veçanërisht kur pas shiut të ngrirë ose borës së shkrirë dhe të ngrirë përsëri, dyert e makinave thjesht nuk hapen. Minusi në termometër më pas bëhet më shumë se një shqetësim dhe shndërrohet në një problem të vërtetë që mund të ndërlikojë shkuarjen në punë.

    Bravat e ngrira të makinave janë një dukuri e zakonshme gjatë ditëve të ftohta, dhe një reagim i pamatur mund të çojë në dëmtime serioze të automjetit.

    Mos e hapni kurrë me forcë

    Nëse çelësi futet në bravë dhe mund të rrotullohet, por dera nuk hapet, ngrirja është për shkak të skajit prej gome të derës. Në këtë rast, mos u përpiqni kurrë të hapni me forcë një derë makine të ngrirë. Sepse nëse guarnicionet prej gome në dyer janë ngjitur, materiali mund të çahet dhe mund të ndodhin dëme më serioze.

    Në vend që ta tërheqësh derën me forcë, duhet së pari të shtypësh pjesën e jashtme të derës së makinës. Me pak aftësi, akulli mund të çahet midis guarnicioneve. Gjithashtu mund të trokasësh lehtë në pjesën metalike të derës. Provo dyer të tjera: ndoshta dera e pasagjerit hapet më lehtë?

    Para se të filloni udhëtimin, dera e shoferit duhet të hapet edhe nga jashtë në rast të ndonjë ndihme pas një aksidenti. Një mundësi tjetër: ngrohni ujin në rreth 50 gradë, pastaj derdheni me kujdes mbi të gjithë kornizën e derës.

    Por mos përdorni kurrë ujë të valuar, mund të dëmtojë ngjyrën. Dhe mos e derdhni mbi xham: një rritje e menjëhershme e temperaturës mund të shkaktojë çarje të tij. Nëse dera mund të hapet përsëri, thani pjesën e brendshme të derës dhe guarnicionin për të parandaluar ngrirjen e saj.

    Alternativë – dezinfektues

    Nëse dryni është i ngrirë , provoni më parë një shkrirës kimik. Një alternativë do të ishte një dezinfektues që përmban alkool.

    Një çakmak për të ngrohur çelësin e makinës do të ishte gjithashtu i dobishëm. Pastaj futni me kujdes dhe ngadalë çelësin e ngrohtë në bravë dhe rrotullojeni: në këtë mënyrë akulli në bravë mund të shkrihet.

    Shkrirja me tharëse flokësh

    Shkrirja e akullit me tharëse flokësh? Nuk është një ide e mirë. Mos mendoni për shkrirjen e dyerve ose bravave me tharëse flokësh. Fatkeqësisht, kjo zakonisht nuk ndihmon.

    Në ajër të ftohtë, ajri i nxehtë nga tharësja e flokëve ftohet aq shpejt saqë nuk arrin as pjesët e ngrira në guarnicionet e gomës. Madje mund të dëmtojë derën për shkak të temperaturave të larta.

    Edhe para ngricës së parë, pastroni guarnicionet prej gome të derës me një produkt të përshtatshëm kujdesi.