ATV

Blog

  • Sërish Baba! – Fetty Wap rikthehet në jetën e vajzës së tij pas burgut

    Sërish Baba! – Fetty Wap rikthehet në jetën e vajzës së tij pas burgut

    Pas kohës së kaluar pas hekurave, Fetty Wap po rikthehet në një nga rolet më të rëndësishme të jetës së tij, atësinë. Reperi thuhet se është rikthyer në jetën e vajzës së tij, Khari, pas lirimit nga burgu dhe ribashkimi emocional po prek zemrat e fansave.

    Burime pranë familjes tregojnë se Fetty e ka bërë rilidhjen me Khari-n prioritet absolut, i vendosur ta rikuperojë kohën e humbur dhe ta forcojë lidhjen e tyre pas muajsh ndarjeje. Personat pranë reperit e përshkruajnë momentin si emocional, domethënës dhe shumë personal.

    Khari, e mbajtur kryesisht larg vëmendjes publike, thuhet se është e rrethuar me dashuri, ndërsa Fetty po përpiqet të jetë më i pranishëm dhe i përfshirë si baba. Miqtë thonë se reperi po përpiqet të tregojë se ka ndryshuar, duke vendosur familjen në vend të parë ndërsa përshtatet me jetën pas burgut.

    Fansat e vunë re shpejt ndryshimin, duke kapur detaje subtile në rrjetet sociale dhe mesazhe emocionale që tregojnë se Fetty po hyn në një kapitull më të qetë dhe reflektues të jetës së tij. Edhe pse nuk ka ndarë shumë detaje publikisht, mesazhi është i qartë, fëmijët e tij janë prioriteti kryesor.

    I njohur për hitet e tij në krye të top listave dhe të kaluarën e trazuar e problematike, Fetty Wap duket i vendosur të shkruajë një histori të re, të fokusuar në rritje personale, përgjegjësi dhe atësinë. Dhe me Khari-n për krahë, shumë besojnë se ky ribashkim mund të shënojë fillimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme për reperin.

  • Dy burra rrahin një grua në Lipjan, dyshohet se mosmarrëveshja lindi rreth një kontesti pronësor

    Dy burra rrahin një grua në Lipjan, dyshohet se mosmarrëveshja lindi rreth një kontesti pronësor

    Dy burra janë arrestuar në Lipjan pasi dyshohen se kanë sulmuar fizikisht një grua.

    Policia tha se rrahja ndodhi pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor.

    Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

    “Lipjan 20.01.2026, 12:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, kishin sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

    *Fotografia në lajm ilustruese

  • Akuzohet se nuk i deklaroi mbi 172 mijë euro, Shpend Ahmeti deklarohet i pafajshëm

    Akuzohet se nuk i deklaroi mbi 172 mijë euro, Shpend Ahmeti deklarohet i pafajshëm

    Në seancën fillestare të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Shpend Ahmeti është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzën se në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, nuk e ka deklaruar saktë pasurinë, përkatësisht për mosdeklarim të 172 mijë e 600 euro.

    Deklarimin rreth fajësisë, i akuzuari e bëri pas leximit të aktakuzës nga prokurori Dren Paca, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    Gjykatësi Leon Përlaska njoftoi Ahmetin dhe mbrojtësit e tij- avokatët Bajram Dili dhe Arbër Istrefi, se në afat prej 30 ditësh kanë të drejtë të paraqesin kërkesë për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

    Fillimisht, mbrojtësi i Ahmetit, avokati Arbër Istrefi tha se shkresat e lëndës i kanë pranuar por jo edhe aktakuzën. Më pas, ai e pranoi aktakuzën nga gjykatësi.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 23 dhjetor 2025, ka ngritur aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, i cili akuzohet se në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, nuk e ka deklaruar saktë pasurinë, përkatësisht për mosdeklarim të 172 mijë e 600 euro.

    Sipas Prokurorisë, Ahmeti nuk deklaroi deponimet në para të gatshme të realizuara nga viti 2018 deri më 2022.

    “I pandehuri akuzohet se, nga viti 2018 e në vazhdimësi deri në vitin 2022, në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, me dashje ka paraqitur deklarata të pasakta të pasurisë, përkatësisht duke mos deklaruar deponimet në para të gatshme, të realizuara personalisht gjatë viteve përkatëse. Sipas aktakuzës, shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin vlerën prej 172,600.00 euro”, thuhej në njoftim.

    Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

  • Garda Kombëtare përgatit kadetët për mbijetesë në kushte dimërore

    Garda Kombëtare përgatit kadetët për mbijetesë në kushte dimërore

    Në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim-Shpëtim të Gardës Kombëtare u realizua trajnimi i Mbijetesës në Kushte Dimërore, për kadetët e Qendrës për Studime Universitare.

    Nga FSK thonë se pjesëmarrësit u aftësuan në punën me litarë, repelim, ngjitje teknike, ndihmë të parë dhe menaxhim të situatave emergjente, si dhe realizuan ushtrime praktike të mbijetesës në natyrë, përfshirë ndërtimin e strehimoreve, orientimin në terren, ndezjen e zjarrit dhe sigurimin e burimeve jetike.

    “Pavarësisht kushteve të ashpra dimërore, pjesëmarrësit demonstruan disiplinë, përkushtim dhe qëndrueshmëri të lartë fizike e mendore, duke forcuar gatishmërinë për ndërhyrje efektive në operacione reale”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

  • Bie masivi shkëmbor, bllokohet rruga nacionale Dragash–Shishtavec

    Bie masivi shkëmbor, bllokohet rruga nacionale Dragash–Shishtavec

    Si pasojë e shkarjes së një masivi shkëmbor në afërsi të fshatit Krushev, në territorin e Republikës së Kosovës, është bllokuar rruga nacionale Dragash–Shishtavec.

    Sipas informacioneve nga terreni, shkarjet e dheut dhe gurëve kanë bllokuar plotësisht të dy korsitë e lëvizjes, duke e bërë të pamundur qarkullimin e automjeteve në këtë segment rrugor.

    Situata paraqet rrezik për sigurinë e mjeteve që kalojnë në këtë segment, pasi në këto momente janë rritur temperaturat duke shkaktuar shkrirje të borës e akullit por edhe të shkëputjes së shkëmbinjve, raporton Top Channel

    Ndërmarrja për Mirëmbajtjen e Rrugëve të Kosovës ka dalë në vendngjarje dhe ka vendosur konët e bllokimit, duke sinjalizuar ndalimin e qarkullimit dhe duke parandaluar kalimin e mjeteve në zonën e rrezikuar.

    Po ashtu, pritet ndërhyrje për pastrimin e rrugës dhe stabilizimin e masivit shkëmbor.

    Ndërkohë, Policia e Kosovës u bën apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që të shmangin këtë aks rrugor dhe të përdorin rrugë alternative, deri në një njoftim të radhës për normalizimin e qarkullimit.

    Kjo rrugë ka rëndësi të veçantë për banorët e zonës, pasi lidh fshatrat Krusheva dhe Restelica, si dhe shërben si aks drejt pikës kufitare Krushev–Shishtavec.

  • Meghan Trainor mirëpret fëmijën e 3-të përmes një nëne surrogate!

    Meghan Trainor mirëpret fëmijën e 3-të përmes një nëne surrogate!

    Lajm i madh po trondit botën e muzikës pop… dhe nënat! Meghan Trainor po zgjeron zyrtarisht familjen e saj edhe një herë dhe këtë herë, rrugëtimi ka qenë ndryshe. Këngëtarja hitmaker thuhet se ka mirëpritur fëmijën e saj të tretë përmes një nëne surrogate, duke befasuar fansat dhe duke ndezur rrjetet sociale.

    Burime pranë artistes, sipas TMZ, tregojnë se vendimi ishte thellësisht personal dhe i menduar me kujdes. Pasi më parë ka folur hapur për shtatëzani të vështira dhe shqetësime shëndetësore, Meghan dhe bashkëshorti i saj zgjodhën në heshtje një nënë surrogate, si një mënyrë të sigurtë dhe plot dashuri për të rritur familjen, duke e mbajtur procesin larg vëmendjes publike.

    Zbulimi i papritur i çoi fansat në “ekstazë”, me shumë prej tyre që e përgëzuan këngëtaren për forcën dhe sinqeritetin e saj. Burimet thonë se Meghan është “në qiellin e shtatë”, plotësisht e përqendruar në lidhjen me anëtarin më të ri të familjes dhe duke shijuar jetën si nënë e tre fëmijëve. Miqtë tregojnë se shtëpia është e mbushur me gëzim, ninulla nate dhe shumë ndërrime pelenash.

    Edhe pse Meghan nuk ka ndarë ende shumë detaje, ky lajm surprizë ka hapur diskutime për amësinë moderne, surrogacinë dhe thyerjen e taboo-ve, diçka që këngëtarja nuk ka pasur kurrë frikë ta bëjë. Nga pozitiviteti trupor te shëndeti mendor, Trainor gjithmonë ka përdorur zërin e saj për të normalizuar përvojat reale të jetës, dhe ky moment nuk bën përjashtim.

  • Rrahje mes shtatë personave në Gaçkë të Ferizajt, dy të lënduar me thikë

    Rrahje mes shtatë personave në Gaçkë të Ferizajt, dy të lënduar me thikë

    Një incident i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e së martës në fshatin Gaçkë të Ferizajt, ku pas një mosmarrëveshjeje janë rrahur mes vete shtatë persona, pesë prej tyre të mitur.

    Sipas policisë, dy nga të përfshirët në rast kanë pësuar lëndime të lehta trupore nga thika dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

    Pesë nga të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

    Ndërkohë, dy të dyshuarit e mitur janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

  • Djali vrau nënën në Restelicë, Prokuroria me detaje: I dyshuari kishte çrregullime mendore, ishte i përfshirë në tri raste të dhunës në familje

    Djali vrau nënën në Restelicë, Prokuroria me detaje: I dyshuari kishte çrregullime mendore, ishte i përfshirë në tri raste të dhunës në familje

    Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në fshatin Restelicë të Komunës së Dragashit.

    Prokuroria Themelore në Prizren, përmes një komunikate për media, ka thënë se djali me inicialet F.B e ka vrarë nënën e tij T.B, duke ushtruar dhunë fizike në shtëpinë e tyre në Restelicë.

    “Pas pranimit të informatës në orët e hershme të mëngjesit, në vendin e ngjarjes ka dalë prokurorja kujdestare nga Departamenti për Krime të Rënda, së bashku me njësitet relevante të Policisë së Kosovës, krim-teknikën dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), me qëllim të zhvillimit dhe përfundimit të procedurave hetimore në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit viktima është dërguar për obduksion në IML”, ka njoftuar Prokuroria.

    Siç ka njoftuar Prokuroria, i dyshuari ka pasur çrregullime mendore dhe ka qenë i përfshirë në tri raste penale të dhunës në familje, të trajtuara nga Prokuroria e Prizrenit.

    “Një (1) rast është trajtuar gjatë vitit 2024, ndërsa dy (2) raste gjatë vitit 2021. Për këto raste, Prokuroria ka ndërmarrë veprimet ligjore përkatëse, ka ngritur aktakuza dhe për të njëjtat raste janë nxjerrë aktgjykime dënuese. Prokuroria Themelore në Prizren është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të vdekjes”, ka njoftuar Prokuroria në Prizren.

  • “Liria ka emër” organizon konferencë për media

    “Liria ka emër” organizon konferencë për media

    Platforma “Liria ka emër” do të mbaj konferencë për media sot.

    Konferenca pritet të fillojë në orën 13:30.

    Teksa shkasi i kësaj konference nuk është bërë i ditur, kujtojmë se kjo platformë njihet për organizimet në kërkim të lirimit të ish-krerëve të UÇK-së.

    Nga ana tjetër, procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, është duke shkuar drejt fundit.

    Nga 9 deri më 18 shkurt janë paraparë fjalët përfundimtare, pas të cilave gjykata ka tre muaj kohë për të nxjerrë aktvendimin e shkallës së parë, me mundësi për dy muaj shtesë.

  • Kaos në Qendër të L.A.! – Makina e Policisë përplas këmbësorin (VIDEO)

    Kaos në Qendër të L.A.! – Makina e Policisë përplas këmbësorin (VIDEO)

    Paniku shpërtheu në rrugët e Qarkut të Los Angeles pasi një makinë policie u përfshi në një aksident tronditës që la të lënduar një këmbësor, pikërisht në mes të një vendkalimi të shënuar.

    Sipas raportimeve të para, automjeti i patrullës po kalonte në një kryqëzim të ngarkuar kur papritur përplasi një person që po kalonte ligjërisht rrugën, duke tronditur dëshmitarët. Ulërima u dëgjuan ndërsa kalimtarët vrapuan drejt viktimës dhe trafiku u bllokua plotësisht.

    Dëshmitarët okularë thonë se goditja ishte e fortë dhe e pamundur për t’u injoruar, me këmbësorin që u hodh përtokë ndërsa makina e policisë u ndal me frenim të fortë. Disa persona telefonuan menjëherë shërbimet emergjente, ndërsa të tjerë filmuan skenën kaotike, pamje që tashmë po qarkullojnë në rrjetet sociale.

    Ekipet e emergjencës mbërritën brenda pak minutash dhe këmbësori i lënduar u transportua në një spital aty pranë. Gjendja e tij aktuale nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, por burime thonë se dëmet dukeshin mjaft serioze për të ngritur shqetësime të mëdha.

    Ngjarja ka shkaktuar reagim të ashpër publik, me shumë njerëz që pyesin se si një makinë policie mund të përplasë një këmbësor në një vendkalim të shënuar qartë. A po i përgjigjej automjeti një emergjence? A ishin të ndezura dritat ose sirenat? Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të plota, duke nxitur spekulime dhe zemërim në rrjetet sociale.

    Zyrtarët e Qarkut të Los Angeles kanë konfirmuar se një hetim i brendshëm ka nisur dhe polici i përfshirë është larguar përkohësisht nga detyra aktive në pritje të hetimit. Ndërkohë, kryqëzimi ku ndodhi aksidenti është nën vëzhgim të shtuar, ndërsa banorët kërkojnë përgjigje dhe llogaridhënie.

    Ndërsa videot vazhdojnë të përhapen dhe pyetjet shtohen, ky moment shqetësues ka rindezur debatin mbi drejtimin e automjeteve nga policia dhe sigurinë e këmbësorëve në L.A. E derisa të publikohen më shumë informacione, populli po i përcjell nga afër.

    https://twitter.com/i/status/2013637048997933179