ATV

Blog

  • Edhe dhëndri i Trump’it Kushner në Shqipëri, shoqërohet me forca të shumta policie

    Edhe dhëndri i Trump’it Kushner në Shqipëri, shoqërohet me forca të shumta policie

    Vajza e presidentit amerikan Donald Trump dhe dhëndri i tij kanë vizituar përsëri Shqipërinë.

    Klan News raporton se mëngjesin e kësaj të mërkure, 21 janar, Ivanka Tramp ka mbërritur në Vlorë, e shoqëruar nga forca të shumta policie.

    Po ashtu, i shoqëruar nga forca të shumta policie ishte dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner i cili ka mbërritur në vendin tonë rreth orës 10:00 dhe aktualisht ndodhet në një nga hotelet në zonën e “Ujit të Ftohtë”.

    Sjellim ndërmend se kjo nuk është hera e parë që Trump dhe Kushner vizitojnë Shqipërinë. Madje verën që lamë pas ata erdhën për të kaluar pushimet në Jug.

    Vajza e Donald Trump, Ivanka, nuk e ka fshehur interesin e saj për Shqipërinë. Në dhjetor ajo postoi një Story në Instagram duke treguar se i ishte futur studimeve për vendin tonë.

    Trump ishte duke lexuar tre libra: “Albania: From Anarchy to Balkan Identity” të Miranda Vickers dhe James Pettifer, “The Albanians: A Modern History” të Miranda Vickers, si dhe “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” të Ismail Kadaresë.

    Ndërkohë bashkëshorti i saj Kushner, ka një projekt të turizmit luksoz për të zhvilluar ishullin e Sazanit.

  • Vandalizohet statuja e Cristiano Ronaldos në qytetin e tij të lindjes, një djalosh ia vë flaken dhe pastaj kërcen

    Vandalizohet statuja e Cristiano Ronaldos në qytetin e tij të lindjes, një djalosh ia vë flaken dhe pastaj kërcen

    Policia në Funchal, vendlindjen e Cristiano Ronaldos, është në kërkim të një burri që i vuri flakën një statuje të futbollistit legjendar portugez dhe u mburr për këtë në rrjetet sociale.

    Incidenti ndodhi në Funchal në ishullin e Madeirës, dhe videoja e postuar në rrjetet sociale tregon një të ri që lyen me benzinë një statujë prej bronzi të Ronaldos dhe më pas e ndez atë me një çakmak.

    Ky akt vandalizmi u “përfundua” nga i riu me një koreografi vallëzimi me një këngë rep, dhe ai e përfundoi duke i treguar statujës gishtin e mesëm.

    “Ky është paralajmërimi i fundit i Zotit”, thuhet në përshkrimin e klipit.

    Flakët u shuan shpejt, ndërsa policia është në kërkim të autorit.

    “Autori i këtij krimi është identifikuar, ai njihet për kryerjen e veprave të ngjashme”, njoftoi policia.

    Statuja prej bronzi e Ronaldos, 3.3 metra e lartë, u përurua në fund të vitit 2014 në Funchal, dhe në ceremoni morën pjesë vetë Ronaldo dhe familja e tij.

    Në janar të vitit 2016, pasi Messi fitoi Topin e tij të pestë të Artë, vandalët shkruan “Messi” dhe numrin “10” me të kuqe në pjesën e pasme të statujës, dhe pas këtij incidenti, statuja u zhvendos në vendndodhjen e saj aktuale, pranë muzeut të Ronaldos.

  • Politikani serb tallet me Vuçiqin: Ti me patate e djathë në dorë në Davos, Kurti po mban fjalime në Shtëpinë e SHBA-së

    Politikani serb tallet me Vuçiqin: Ti me patate e djathë në dorë në Davos, Kurti po mban fjalime në Shtëpinë e SHBA-së

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në panelin e diskutimit me temë “Besimi, Lidershipi dhe Amerika 250”, në Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Davos.

    Kjo ka tërhequr vëmendjen edhe në shtetin serb, ku ish-bashkëpartiaku i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Dragan Shormaz.

    Ky i fundit është talluar në kurriz të udhëheqësit serb duke deklaruar se askush nuk dëshiron ta takojë dhe ta ftojë Vuçiqin.

    “Gjersa Aleksandar Vuçiq po hanë djathë me patate të nxehta dhe po i ndjek njerëzit në korridore, Kurti në Davos tashmë ka marr pjesë në Shtëpinë Amerikane në panelin e parë!”, deklaroi kryetar i Këshillit Euroatlantik të Serbisë, Shormaz.

    Theksojmë se paneli ku mori pjesë Kurti është pjesë e iniciativës së Forumit Ekonomik Botëror, “Komuniteti i Besimit në Veprim”, e cila synon të nxisë reflektim mbi mënyrën se si udhëheqësit nga vende të ndryshme të botës mund të ndërtojnë partneritete inovative në fushat e mjedisit, ekonomisë dhe teknologjisë.

    Gjatë diskutimit, Kurti ka theksuar rolin e besimit si element kyç në ndërtimin e shërbimit dhe unitetit në shoqëri dhe në funksionimin e shtetit.

    “Besimi shërben si shtyllë e shërbimit dhe unitetit në etapa të ndryshme shoqërore dhe shtetërore”, ka deklaruar Kurti, duke shtuar se optimizmi për të ardhmen buron nga angazhimi dhe aktivizmi i vazhdueshëm.

    Ndryshe, kjo iniciativë, sipas organizatorëve, synon gjithashtu të shqyrtojë mënyrat se si liderët globalë mund të përshpejtojnë bashkëpunimin dhe reagimin ndaj sfidave aktuale shoqërore.

  • Rita Ora rikthen në vëmendje propozimin që i bëri burrit të saj

    Rita Ora rikthen në vëmendje propozimin që i bëri burrit të saj

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka folur sërish për mënyrën se si i ka propozuar martesë bashkëshortit të saj, regjisorit Taika Waititi. Ajo e ndau këtë histori gjatë paraqitjes së saj në emisionin e Jennifer Hudson-it.

    E ftuar për të folur rreth karrierës muzikore, filmike dhe televizive, Rita gjeti një moment për të prekur edhe jetën e saj personale, duke u ndalur te lidhja me Taika-n.

    “Unë i propozova. Thjesht e dija. E di që tingëllon klishe, por kur e pashë mendova: ‘Në rregull, ky është njeriu im’. Mendova se nëse do të prisja, ndoshta kjo gjë nuk do të ndodhte kurrë. Prandaj vendosa ta bëj vetë hapin”, u shpreh ajo, duke shtuar se çifti është i martuar prej katër vitesh.

    Ajo vijoi më tej duke thënë se njerëzit zakonisht mendojnë se Taika është më humoristi në çift, por sipas Ritës, në të vërtetë ajo është më “funny”.

    Në fund, këngëtarja foli edhe për raportin që ka me dy vajzat e Taika-s, duke theksuar lidhjen e mirë dhe të afërt që ka ndërtuar me to, pavarësisht se është njerka e tyre.

  • Zbardhni rrobat me përbërës që i keni në shtëpi, do të habiteni nga rezultatet

    Zbardhni rrobat me përbërës që i keni në shtëpi, do të habiteni nga rezultatet

    Mirëmbajtja e rrobave të bardha shpesh mund të jetë një sfidë, veçanërisht kur shfaqen njolla kokëforta ose kur rrobat humbasin freskinë e tyre.

    Për fat të mirë, ka mënyra natyrale për t’i ndihmuar rrobat tuaja të bardha të shkëlqejnë përsëri pa përdorur zbardhues kimikë të ashpër.

    Një nga aleatët e shkëlqyer të kuzhinës është pluhuri pjekës.

    Shtoni tre deri në katër lugë pluhur në ujë të nxehtë dhe zhytni rrobat në një tretësirë të tillë për rreth gjysmë ore. Kjo procedurë ndihmon në heqjen e njollave kokëforta, por edhe në neutralizimin e aromave të pakëndshme. Pas kësaj, mund t’i lani rrobat në lavatriçe sipas programit të zakonshëm, dhe tharja e tyre në diell do t’i freskojë më tej.

    Një tjetër zbardhues natyral është uthulla. Pasi t’i keni zhytur rrobat në ujë në të cilin keni shtuar uthull, lajini në lavatriçe si zakonisht. Kjo metodë është veçanërisht e butë dhe efektive për materialet e ndjeshme, por edhe për rrobat e bardha të përditshme.

    Gjithashtu, lëngu i limonit mund të jetë një aleat i shkëlqyer. Shtoni ujë të nxehtë dhe një filxhan uthull në lavastovilje, dhe shtoni lëng limoni nëse dëshironi. Zhytni rrobat në këtë tretësirë për të paktën 45 minuta para se t’i lani. Ky kombinim përbërësish natyralë ndihmon që rrobat e bardha të qëndrojnë të freskëta dhe të shndritshme.

    Duke zbatuar këto truke të thjeshta, rrobat tuaja mund të duken si të reja, pa përdorimin e kimikateve agresive, dhe në të njëjtën kohë do të ruani pëlhurat delikate.

  • Elon Musk padit OpenAI dhe Microsoft, kërkon 134 miliardë dollarë!

    Elon Musk padit OpenAI dhe Microsoft, kërkon 134 miliardë dollarë!

    Elon Musk po kërkon deri në 134 miliardë dollarë nga OpenAI dhe Microsoft, duke argumentuar se ai meriton “përfitimet e padrejta” që ata morën nga mbështetja e tij e hershme për startup-in e Inteligjencës Artificiale.

    OpenAI fitoi midis 65.5 miliardë dhe 109.4 miliardë dollarë nga kontributet e sipërmarrësit miliarder kur ai ishte bashkëthemelues i OpenAI nga viti 2015, ndërsa Microsoft fitoi midis 13.3 miliardë dhe 25.1 miliardë dollarë, sipas Musk.

    OpenAI e ka quajtur padinë “të pabazuar” dhe pjesë të një fushate “ngacmimi” nga Musk.

    Një avokat i Microsoft ka thënë se nuk ka prova që kompania e ka ndihmuar dhe inkurajuar” OpenAI-n. Pra, të dy kompanitë kundërshtuan pretendimet e Musk për dëmshpërblim në një padi të veçantë.

    Musk, i cili u largua nga OpenAI në vitin 2018 dhe tani drejton xAI pretendon se operatori i ChatGPT OpenAI shkeli misionin e tij themelues në një ristrukturim të profilit të lartë në një entitet fitimprurës.

    Një gjyqtar në Oakland të Kalifornisë vendosi këtë muaj që një juri do të dëgjojë gjyqin, i cili pritet të fillojë në prill.

    Dosja e Musk thotë se ai kontribuoi rreth 38 milionë dollarë, 60% të financimit të hershëm të OpenAI, ndihmoi në rekrutimin e stafit, lidhi themeluesit me kontaktet kryesore dhe i dha besueshmëri projektit kur u krijua.

    Në dosje thuhet se kontributet e Musk në OpenAI dhe Microsoft u llogaritën nga dëshmitari i tij ekspert, ekonomisti financiar C. Paul Wazzan.

    Musk mund të kërkojë dëmshpërblim ndëshkues dhe dënime të tjera, duke përfshirë një urdhër të mundshëm ndalimi, nëse juria e gjen përgjegjëse njërën nga kompanitë, thuhet në dosje, pa specifikuar se çfarë forme mund të marrë ndonjë urdhër ndalimi.

  • Trump fton Osmanin në Bordin e Paqes – Rama: Gjest domethënës për Kosovën dhe marrëdhëniet me SHBA-në

    Trump fton Osmanin në Bordin e Paqes – Rama: Gjest domethënës për Kosovën dhe marrëdhëniet me SHBA-në

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për ftesën e marrë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes.

    Në një mesazh të publikuar në rrjetin social X, Rama e cilëson këtë ftesë si një gjest tejet domethënës ndaj Kosovës, që forcon më tej marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe popullit shqiptar.

    “Urime zonja Presidente, e dashur Vjosa, për marrjen e ftesës për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes, një gjest tejet domethënës i Presidentit Trump ndaj Kosovës, që forcon më tej marrëdhënien e Amerikës mike me popullin shqiptar, por që gjithashtu jep një sinjal të rëndësishëm për sigurinë dhe përkatësinë e Kosovës në hapësirën e interesit të gjerë amerikan në botë,” shkruan Rama.

    Kryeministri shprehet se kjo ftesë lidhet edhe me respektin personal ndaj Presidentes Osmani dhe me rolin e saj në arenën ndërkombëtare, duke shpresuar që spektri politik në Kosovë ta vlerësojë këtë zhvillim si një dorë të shtrirë nga SHBA-ja.

    “Edhe njëherë urime dhe dua të besoj se faktorët politikë të Kosovës, do ta çmojnë këtë dorë të shtrirë nga Presidenti i SHBA, si një gjest që nuk është aspak pa lidhje edhe me respektin për ty personalisht e për rolin tënd ndërkombëtarisht”, shkruan Rama.

    Presidentja Osmani ftohet nga Trump që ta përfaqësojë Kosovën në Bordin e Paqes për Gazën

     

  • Abdixhiku bashkë me LDK-në bëjnë homazhe te varri i Ibrahim Rugovës

    Abdixhiku bashkë me LDK-në bëjnë homazhe te varri i Ibrahim Rugovës

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i shoqëruar edhe nga ekipa por edhe djali i ish-Presidentit Ibrahim Rugova ka vendosur kurora lulesh tek varri i ish-Presidentit Ibrahim Rugova për ta nderuar në përvjetorin e 20 të vdekjes së tij.

    Ai nga aty tha se Ibrahim Rugova mbete shqiptari më i madh i të gjitha kohërave, dhe si i tillë e obligon që të sillen me dinjitet, maturi dhe përkushtim për atdheun.

    “Sot në 20-vjetorin e largimit të atit themeltar të Republikës së Kosovës, e vendit tonë, shtetit tonë nderojmë Ibrahim Rugovën. Njeriun i cili jo vetëm realizoi një ëndërr historike të popullit të Kosovës për liri, pavarësi, demokraci por krijoi një projekt madhor, më të madhin të madhin ndër shqiptarëve të Kosovës. Në këtë 20 vjetor Rugovën jo veç që e nderojmë por edhe e kujtojmë dhe nën kujtimet e tij dhe ëndrrën e tij punojmë vazhdimisht që vendit tonë, Kosovës sonë t’i japim të ardhmen e merituar një të ardhme të lirë, me një shtet të fuqishëm në familjen euroatlantike. Ibrahim Rugova mbetet shqiptari më i madh i të gjitha kohërave, dhe si i tillë na obligon edhe sot të sillemi me dinjitet, maturi dhe përkushtim për atdheun tonë”, tha ai.

  • Vajza e Trump-it, Ivanka në Shqipëri – Viziton Vlorën për investimet e planifikuara atje

    Vajza e Trump-it, Ivanka në Shqipëri – Viziton Vlorën për investimet e planifikuara atje

    Ivanka Trump ka mbërritur paraditen e kësaj të mërkure në Vlorë.

    Vajza e presidentit Donald Trump sapo ka mbërritur në qytetin bregdetar dhe është shoqëruar me forca të shumta policie.

    Ivanka Trump ka ardhur rreth orës 10:00 dhe aktualisht ndodhet në zonën e Ujit të Ftohtë, në një nga hotelet e zonës. /tch

  • Mbi 2 mijë e 400 gjoba, Policia njofton për 50 aksidente trafiku

    Mbi 2 mijë e 400 gjoba, Policia njofton për 50 aksidente trafiku

    Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka shqiptuar mbi 2 mijë e 400 gjoba trafiku gjatë 24 orëve të fundit.

    Në raportin e PK’së, shtohet edhe se, gjatë kësaj kohe kanë ndodhur 50 aksidente trafiku.

    Po ashtu, është bërë e ditur se janë arrestuar 11 persona, ku 10 janë dërguar në mbajtje.