Konferenca do të mbahet në orën 15:00, në objektin e Prokurorisë Themelore në Prizren, kati tretë, salla e takimeve, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Blog
-

Aksioni për votat e manipuluara në Prizren, prokuroria thërret konferencë
Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht kryeprokurori Petrit Kryeziu, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të mbajë sot, më 23 janar 2026, një konferencë për media lidhur me një aksion të zhvilluar nga kjo prokurori.“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht kryeprokurori z. Petrit Kryeziu së bashku me Policinë e Kosovës, do të mbajë sot (23 janar 2026) konferencë për media lidhur me aksionin e Prokurorisë Themelore në Prizren, mbi falsifikimin e rezultateve zgjedhore, gjatë numërimit brenda subjekteve politike për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në rajonin e Komunës së Prizrenit. -

Rexhepi merr ftesë nga gjykata serbe për flamurin shqiptar në Luginën e Preshevës
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, njoftoi se ka marrë sot një ftesë nga gjykata lidhur me vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar në institucionin zyrtar të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Në një postim në rrjetin social Facebook,, Rexhepi theksoi se kjo është një dëshmi e presionit institucional ndaj shqiptarëve në Preshevë, duke shtuar:
“Flamuri trajtohet si shkelje, ndërsa diskriminimi si politikë shtetërore. Nuk do të tërhiqemi. Dinjiteti nuk gjykohet”, shkruan ai.
Rexhepi riafirmoi vendosmërinë për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e komunitetit shqiptar në rajon, pavarësisht sfidave institucionale.
-

Raportimet se s’ka vend në burgje për të arrestuarit nga aksioni i sotëm, SHKK: I kemi rreth 800 shtretër të lirë
Pas raportimeve për mungesën e kapaciteteve në institucionet korrektuese për t’i dërguar komisionerët e arrestuar sot në Prizren, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka dalë me një njoftim.
Sipas Shërbimit Korrektues, aktualisht në institucionet e tij mbahen gjithsej 1 758 të burgosur, ndërsa kapaciteti i përgjithshëm i institucioneve korrektuese është rreth 2 560 shtretër, duke lënë rreth 800 vende të lira.
Njoftimi thekson se pretendimet për mungesë kapacitetesh nuk qëndrojnë, dhe institucionet kanë hapësira të mjaftueshme për pranimin e rasteve të reja. Po ashtu, Shërbimi Korrektues dhe Policia e Kosovës kanë marrëveshje mirëkuptimi për bashkëpunim, që mund të përfshijë përdorimin e përkohshëm të objekteve të njëra-tjetrës, sipas nevojës.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës ka kapacitete ̈ ̈, prandaj pretendimet për mungesë kapacitetesh nuk qëndrojnë. Institucionet korrektuese kanë hapësira të mjaftueshme për pranimin e rasteve të reja. Ky njoftim bëhet me qëllim të informimit të saktë të opinionit publik dhe parandalimit të keqinformimit. Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Policia e Republikës së Kosovës kanë marrëveshje mirëkuptimi për bashkëveprim institucional, në kuadër të së cilës, varësisht nga situatat e krijuara, mund të shfrytëzohen përkohësisht objektet e njëra-tjetrës”, thuhet në njoftim.
Njoftimi vjen pas raportimeve se në kuadër të hetimeve, mbi 100 zyrtarë të angazhuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë zgjedhjeve të 28 dhjetorit janë ftuar për intervistim, ndërsa gjatë ditës pritet të ketë edhe persona të ndaluar.
-

Barcelona refuzon ofertën e Neom SC prej 120 milionë euro për Raphinhan
Sulmuesi brazilian Raphinha nuk konsiderohet në shitje nga gjiganti katalunas Barcelona.
Klubi nga Arabia Saudite Neom SC ka bërë një ofertë prej 120 milionë euro në drejtim të katalunasve për shërbimet e brazilianit,por drejtuesit e blaugranasve kanë refuzuar këtë ofertë.
Përndryshe oferta prej 120 milionë euro do të ishte pozitive për Barcën,kjo edhe për faktin që katalunasit po përballen me një situatë tejet të vështirë financiare.
Por në anën tjetër Raphina konsiderohet si pjesë tejet e rëndësishme e Barcelonës,teksa edhe vetë braziliani dëshiron që të qëndrojë në Camp Nou.
Kujtojmë që Raphinha në 18 ndeshje ka realizuar 11 gola e dhuroi 4 asistime për Barcelonën në të gjitha garat.
-

Ambasadori britanik takohet me kreun e SPAK, flasin për luftën ndaj krimit të organizuar
Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abott, u takua me kreun e SPAK, Klodian Braho.Në një postim të shkurtër na Facebook, ambasada britanike tha se diskutimet u përqendruan te puna e Prokurorisë së Përgjithshme dhe mbështetja e ardhshme e Mbretërisë së Bashkuar për të, përcjell A2.
“Të dy ripohuan partneritetin e fortë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, veçanërisht luftën ndaj çështjes së përbashkët të krimit të organizuar”, thuhet në njoftim.
-

Gjurma më e vjetër artistike, Pikturë primitive 67,800-vjeçare gjendet në Indonezi
Shpella Linag Metanduno në ishullin Sulawesi të Indonezisë ka zbuluar një pikturë primitive me gjurmë dorë, e cila është datuar të ketë rreth 67,800 vjet, duke u bërë kështu gjurma më e lashtë artistike njerëzore e njohur deri më sot.
Gjurma e dorës, me gishta të zgjatur, duket si një përzierje mes qenieve njerëzore dhe kthetrave të kafshëve të egra, ndoshta për të simbolizuar lidhjen e hershme mes njerëzve dhe natyrës. Në të njëjtat shpellat e ishullit janë zbuluar më parë piktura që përfaqësojnë njerëz, kafshë dhe qenie të përzier njeri-kafshë.
Ekspertët e arkeologjisë besojnë se ky zbulim do të ndihmojë në kuptimin e migrimeve të popullsive të lashta dhe mënyrën se si njerëzit e parë arritën të pushtonin këto zona gjatë epokës akullnajore, kur nivelet e deteve ishin më të ulëta. Ishulli Sulawesi konsiderohet si një nga urat gjeografike që i lejuan njerëzit e lashtë të lëviznin drejt Sahulit, që përfshinte Australinë, Tasmaninë dhe Guinenë e Re.
Ky zbulim përfaqëson një hap të rëndësishëm në kuptimin e artit dhe kulturës së njerëzimit të hershëm.

-

Gati 900 plus, Arian Tahirit iu shtuan më së shumti vota gjatë rinumërimit
Rinumërimi në gjithë vendin po nxjerrë në pah manipulimet në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025. Shumë kandidatë po humbin vota, si rezultat i verifikimit të secilit vendvotim, ndërsa të tjerëve po iu shtohen votat që dyshohet se iu ‘zhdukën’.
Kandidati që deri më tash ka marrë më së shumti vota plus është Arian Tahiri i PDK-së, raporton Klankosova.tv
Tahirit deri më tash kur janë rinumëruar mbi 50% e vendvotimeve, i janë shtuar 873 vota.
Ndërsa kandidati, të cilit i janë hequr numër i madh votash është Fetah Paçarizi i kësaj partie.
Për gjithë skandalin me manipulime votash, vet lideri i këtij subjekti politik, Bedri Hamza, në ‘Rubikon’ në Klan Kosova, u tregua goxha i ashpër me bashkëpartiakët e tij dhe theksoi se nëse faktohet vjedhja e votave brenda partisë, si akt moral, kandidatët për deputetë nuk duhet ta pranojnë mandatin.
“Ti mundesh me i pasë 50 mijë vota, 100 mijë vota, por nëse të janë shtuar votat, konstatohet edhe faktohet se ti je pjesë e saj, nuk mund të thuash ti se unë edhe pa këto vota bëhem deputet”, deklaroi Hamza në Klan Kosova.
-

Avokati i komisioneres së arrestuar të VV-së: Klientja më tha se ka nënshkruar dokument pa e ditur çka po nënshkruan
Avokati Gent Gjini, që ka kliente një nga të arrestuarat në cilësinë e komisioneres së partisë Vetëvendosje në zgjedhjet e 28 dhjetorit, thotë se klientja e tij ‘ka nënshkruar dokument të cilin nuk e ka kuptuar’.
“Klientja ka thënë se gjatë intervistimit, ajo thekson që unë kam nënshkruar dokument por nuk e kam ditë se cka po nënshkruaj” – tha avokati Gjini në një lidhje të drejtpëdrejtë me televizionin 7.
“Ajo kur është kthyer procesi i fletëvotimeve, ka parë që deri aty procesi ka vijuar i rregullt, nuk ka pasë dyshim që dikush ka intereferuar, por ne e kemi parë tek pas dy javësh që ka vjedhje industrial të votave.
Kjo komisionerja e partisë së Vetëvendosjes, ka rënë pre e dallavereve, është e pafajshme” – ka thënë avokati.
-

Trepça-Bashkimi kryendeshja e fundjavës në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll
Kjo fundjavë pritet të sjellë xhiron e 17-të në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll.
Ndeshja kryesore pritet të zhvillohet të dielën në palestrën “Minatori”në Mitrovicë,ku kampioni aktual Trepça e pret skuadrën prizrenase Bashkimi.
Xehetarët synojnë që të vazhdojnë me fitore në elitën e basketbollit vendor dhe të mbetet edhe më tutje në krye të tabelës,ndërkohë në anën tjetër prizrenasit poashtu synojnë që të pas kësaj xhiroje të vazhdojnë me fitore.
Ndërkohë të shtunën pritet të zhvillohen dy takime të tjera,ku Sigal Prishtina luan në udhëtim ndaj skuadrës së Rahovecit 029,teksa Go+Peja poashtu do të luaj në udhëtim kundër Boras.
Të dielën pritet të zhvillohet edhe një takim ku Golden Eagle Ylli e pret në palestrën 13 qershori në Suharekë skuadrën e Vëllaznimit.
-

Takimi në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, BE-ja jep detaje
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, së bashku me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian (EUSR), janë takuar të enjten për herë të parë në një format trepalësh, në kuadër të Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur.
Lajmi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të BE-së.
Sipas këtij njoftimi, krijimi i Komisionit të Përbashkët ishte dakorduar nga kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë në Deklaratën për Personat e Zhdukur, më 2 maj 2023, gjatë një takimi të nivelit të lartë të lehtësuar nga Përfaqësuesja e Lartë/Zëvendëspresidentja e BE-së.
“Objektivi i Komisionit të përbashkët është të mbikëqyrë zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur, e cila synon të kontribuojë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, përfshirë personat e zhdukur me forcë, të sigurojë mbyllje të çështjes për familjet e tyre dhe të nxisë pajtimin dhe paqen e qëndrueshme”, thuhet në njoftimin e tyre.
Në përputhje me Termat e Referencës të dakorduara, Komisioni do të mbështesë përpjekjet e Grupit të Punës për Personat e Zhdukur, të kryesuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK), duke lehtësuar aktivitetet zbatuese të palëve, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe shqyrtimin e progresit.
Tutje bëhet e ditur se lehtësuesi i BE-së, Kosova, Serbia ose KNKK-ja mund t’i referojnë Komisionit të Përbashkët çdo çështje që lidhet me zbatimin, zbatimin dhe interpretimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur, si dhe çdo çështje të diskutueshme që lind brenda Grupit Punues të kryesuar nga KNKK-ja, duke përfshirë çështjen e rishikimit dhe përditësimit të Termave të Referencës dhe Kornizës së Përgjithshme të Grupit Punues të kryesuar nga KNKK-ja për Personat e Zhdukur, nëse ky i fundit nuk arrin të arrijë konsensus për këtë çështje.
“Komisioni i Përbashkët do të diskutojë çështjet brenda mandatit të tij sipas Termave të Referencës të dakorduara. Çdo vendim mbi çështjet e diskutueshme të referuara Komisionit të Përbashkët nga Grupi Punues i kryesuar nga KNKK-ja do t’i referohet Grupit Punues të kryesuar nga KNKK-ja për miratim dhe zbatim. BE-ja pret shumë që Komisioni i Përbashkët të japë një kontribut të rëndësishëm në sqarimin e fatit të të zhdukurve dhe në ndihmën për mbylljen e një kapitulli të dhimbshëm për familjet, të cilat kanë pritur shumë gjatë për përgjigje”.
Ndryshe, më 17 dhjetor 2024, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë ranë dakord në Bruksel mbi Termat e Referencës për Komisionin e Përbashkët për Personat e Zhdukur që do të krijohet sipas Deklaratës për Personat e Zhdukur të dakordësuar nga Presidenti Aleksandar Vuçiç i Serbisë dhe Kryeministri Albin Kurti i Kosovës më 2 maj 2023. /Telegrafi/
Telegrafi author profile image
Nga Telegrafi
4 minutes agoTop Lajme
Takimi në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, BE jep detaje
Takimi në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, BE jep detaje
Kosovë
Barcelona refuzon një ofertë prej 120 milionë eurosh për Raphinhan
Barcelona refuzon një ofertë prej 120 milionë eurosh për Raphinhan
La Liga
Ligjërata e Speciales me nxënësit në Prishtinë, Rama: Jam tejet i indinjuar, do të ketë masa ndëshkuese
Ligjërata e Speciales me nxënësit në Prishtinë, Rama: Jam tejet i indinjuar, do të ketë masa ndëshkuese
Kosovë
Musk ironizon duke folur për jashtëtokësorët: Unë jam alien
Musk ironizon duke folur për jashtëtokësorët: Unë jam alien
Evropa
Gërvalla takohet me homologun e saj në Stamboll: Riafirmojmë orientimin strategjik drejt integrimit euroatlantik
Gërvalla takohet me homologun e saj në Stamboll: Riafirmojmë orientimin strategjik drejt integrimit euroatlantik
Kosovë