ATV

Blog

  • Këta janë 109 të ndaluarit për manipulim me vota në Prizren

    Këta janë 109 të ndaluarit për manipulim me vota në Prizren

    Një operacion i gjerë policor është zhvilluar në Prizren, ku janë ndaluar 109 persona nën dyshimin për manipulim gjatë numërimit të votave në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN).

    Të dyshuarit po hetohen kryesisht për veprën penale “Falsifikim i rezultateve të votimit”, ndërsa një person është trajtuar edhe për “Kanosje”, vera të dyshuara të kryera në periudhën 29.12.2025 deri më 02.01.2026.

    Aksioni është realizuar më 23.01.2026, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale në Prizren, me asistimin e njësive tjera policore, në bazë të autorizimit të Prokurorisë Themelore në Prizren.

    Sipas të dhënave, në kuadër të plan-operacionit “Manipulimi” janë angazhuar 103 hetues, 25 zyrtarë policorë të uniformuar dhe 6 operatorë të NJSO-së, ndërsa si prova janë sekuestruar 108 telefona mobil.

    Pas intervistimit në prezencë të avokatëve, me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet janë në zhvillim dhe priten veprime të tjera.

    Gazeta Sinjali ka raportuar për emrat e të ndaluarve:

    Granit Paqarizi, Burim Poniku, Egzona Elshani, Drilon Berisha, Arbnore Maksuti, Hasan Kryeziu, Jetmir Hajdari, Ali Likaj, Edita Krasniqi, Burim Qollopeku, Demet Kaçka, Merita Shehu, Afrim Gashi, Bashkim Xhabali, Vjollca Nikollbinaj-Kuzhnini, Dreni Ukaj, Ercin Kervan, Elma Thaqi, Arta Shishko, Votim Gjugja, Lulzim Gashi, Fitore Bahtjari, Arlinda Osmanollaj, Nuri Luboteni, Ensar Geshtenja, Erma Shkurti, Taulant Skoro, Alket Vorfi, Blerta Bislimaj, Ardit Vehapi, Ramiz Uka, Egzona Kryeziu, Art Ukaj, Alban Xhemaj, Rufan Llutfiu, Sadrija Dili, Gjevdet Shemsedini, Qendrim Islami Look, Arian Osmani, Ilknur Haci, Arben Kamberaj, Durim Shala, Elison Muqaj, Cengiz Subi, Rashim Dzaferi, Edona Gashi, Lot Kyqyku, Senada Bajrami, Arlind Gashi, Sead Maksuti, Sanel Alija, Sumea Thaqi, Samir Selmani, Arza Hasani, Arjeta Shehu, Muhamed Jakupi, Flandra Bytyqi, Astrit Ajgeraj, Nashide Gashi, Vildan Basha, Mentor Ponik, Bestar Salla, Sabrije Bytyqi, Arlinda Osmanollaj, Vehbi Berisha, Hajrie Papaj, Bekim Basha, Gani Germizaj, Aulon Krasniqi, Edis Sylejmani, Edin Ramani, Berat Seferçaj, Flutura Ramadani, Milaim Sajranaj, Fatime Dadale, Samir Hamzaj, Blerta Bislimaj, Sead Maksuti, Burim Krasniqi, Olta Shehu, Fejsall Shemsedini, Alaudin Demiri, Kushtrim Krasniqi, Pren Qollaku, Vjollca Nikollbinaj-Kuzhnini, Agon Daka, Labinot Memaj, Elsa Paqarizi, Samel Birdaini, Bekim Berisha, Hasani Paqarizi, Hajrie Kryeziu-Dara, Urim Arifaj, Varis Jorganxhi, Edin Ramani, Arbnore Maksuti, Ardit Vehapi, Jeton Krasniqi, Granit Paqarizi, Elhan Tafili, Edin Ramani, Arben Kamberaj, Arlinda Osmanollaj, Elma Thaqi, Arlind Gashi, Vjollca Nikollbinaj-Kuzhnini, Burim Qollopeku, Merita Shehu, Arta Shishko, Dreni Ukaj, Olta Shehu, Lulzim Gashi, Gjevdet Shemsedini, Ensar Geshtenja, Hasan Paqarizi, Egzona Kryeziu, Arza Hasani, Arian Osmani.

    Në cilësi të dëshmitarëve janë intervistuar në këtë rast S. Vebic dhe E. Musliu.

  • Superliga e Basketbollit të Kosovës: Përballje të zjarrta në javën e 17-të

    Superliga e Basketbollit të Kosovës: Përballje të zjarrta në javën e 17-të

    Superliga e Basketbollit të Kosovës vazhdon këtë fundjavë me ndeshje interesante në kuadër të javës së 17-të.

    Xhiroja hapet të shtunën me dy përballje të forta. Në orën 17:00, Rahoveci 029 do të përballet me Sigal Prishtinën.

    Më pas, nga ora 19:30, Bora do të përballet me Golden Eagle Ylli.

    Të dielën zhvillohen dy ndeshjet e tjera. Në orën 17:00, Trepça do të jetë nikoqire e Bashkimit, në një nga derbit më të pritur të xhiros.

    Java e 17-të do të mbyllet me përballjen mes Golden Eagle Ylli dhe Vëllaznimit, e cila zhvillohet të dielën nga ora 19:30.

  • Paralajmërohet erë e fortë për nesër në Prishtinë, Komuna del me njoftim për qytetarët

    Paralajmërohet erë e fortë për nesër në Prishtinë, Komuna del me njoftim për qytetarët

    Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar për erë të fortë për të dielën krahas thirrjes për qytetarët që të kenë kujdes të shtuar.

    “Bazuar në paralajmërimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga mëngjesi i ditës së diel, 25 janar 2026, pritet të ketë erëra të intensitetit mesatar deri të fortë, të cilat do të jenë më të theksuara në zonat lindore dhe ato kodrinoro-malore”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca të kryeqytetit.

    Në këtë njoftim, qytetarët u udhëzuan që të sigurojnë objektet e lehta në ballkone, çati apo oborre dhe që të kenë kujdes kur lëvizin në zona me pemë të larta, tabela reklamuese apo objekte ndërtimore.

    Njoftimi i Drejtorisë:

     Shpejtësia e erës

     • Zona kodrinoro-malore: 11–14 m/s (erë e fortë)

     • Zona më të ulëta: 8–11 m/s (erë mesatarisht e fortë)

    Sipas parashikimeve, erërat pritet të dobësohen nga mëngjesi i së hënës, 26 janar 2026.

     Udhëzime dhe këshilla për qytetarët

    Pa krijuar panik, ftojmë qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar dhe përgatitje të thjeshtë, veçanërisht gjatë ditës së diel:

     • Siguroni ose largoni objektet e lehta në ballkone, oborre apo çati (vazo, reklama, panele të përkohshme).

     • Tregoni kujdes gjatë qarkullimit në zona me pemë të larta, tabela reklamuese apo objekte ndërtimore.

     • Shmangni qëndrimin e panevojshëm në hapësira të hapura gjatë intervaleve me erë më të fortë.

     • Drejtuesit e automjeteve, veçanërisht të mjeteve të larta, të lëvizin me kujdes të shtuar.

     • Nëse vëreni rrezik potencial (degë të rëna, objekte të lëvizshme, dëmtime), njoftoni shërbimet kompetente Në raste emergjente, qytetarët mund të kontaktojnë numrat: 0800 122 44 ose 0800 122 33.

    Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Kryeqytetit do të jetë në gatishmëri të vazhdueshme dhe do të informojë qytetarët nëse ka zhvillime të reja.

    Qëndroni të informuar, tregoni kujdes dhe bashkëpunim.

  • Rusia nis sulme vdekjeprurëse në Kiev dhe Kharkiv përpara ditës së dytë të bisedimeve të paqes

    Rusia nis sulme vdekjeprurëse në Kiev dhe Kharkiv përpara ditës së dytë të bisedimeve të paqes

    ​Rusia ndërmori një sulm masiv me dronë dhe raketa që synonte dy qytetet më të mëdha të Ukrainës, Kievin dhe Kharkivin, herët në mëngjes të së shtunës, ndërsa negociatorët amerikanë, ukrainas dhe rusë takoheshin në Emiratet e Bashkuara Arabe për ditën e dytë të bisedimeve trefaqëshe për paqen.

    Me Kievin dhe qytete të tjera duke përjetuar ndërprerje të gjera të ngrohjes, ujit dhe energjisë pas sulmeve ruse mbi infrastrukturën energjetike, zyrtarët në Kiev thanë se një person kishte humbur jetën dhe të paktën 15 të tjerë ishin plagosur në sulmet që vazhduan deri në mëngjes.

    Sulmet ruse, që ndodhën ndërsa po zhvilloheshin bisedimet e para trefaqëshe të luftës, vijnë paralelisht me insistimin e Rusisë se duhet të kontrollojë rajonin lindor të Donbasit në Ukrainë, duke vënë në dyshim seriozitetin e Moskës për paqe, raporton theguardian, transmeton Sinjali.

    Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha: “Aktualisht, dihet se një person ka vdekur dhe katër janë plagosur,” shkroi ai në një postim në rrjetet sociale, duke shtuar se tre nga të plagosurit ishin shtruar në spital.

    Zjarrëfikësit raportuan se zjarre shpërthyen në disa ndërtesa të goditura nga mbeturinat e dronëve, ndërsa shërbimet e ngrohjes dhe ujit në disa pjesë të kryeqytetit u ndërprenë.

    Këto sulme vijnë në një kohë krize të përkeqësuar energjetike në mes të dimrit, e cila ka lënë shumë banorë të kryeqytetit pa ngrohje dhe energji për një periudhë të gjatë.

    Të premten, Klitschko tha se rreth 1,940 ndërtesa banimi në kryeqytet mbetën pa ngrohje pas sulmeve të rinovuara, duke shtuar se “dhe kjo mund të mos jetë momenti më i vështirë ende”.

    Sipas zyrës së Klitschkos, rreth 600,000 banorë kanë lënë qytetin përkohësisht gjatë krizës energjetike të janarit, e cila ka lënë blloqe të tëra të qytetit në errësirë.

    Tymur Tkachenko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, raportoi sulme në të paktën katër rrethe. Një objekt mjekësor ishte ndër ndërtesat e dëmtuara.

    Kievi ka përjetuar tashmë dy sulme masive gjatë natës këtë vit, që kanë ndërprerë energjinë dhe ngrohjen për qindra ndërtesa banimi. Punonjësit e emergjencës ishin ende duke rikthyer shërbimet për banorët, ndërsa temperaturat gjatë natës ranë në –13°C.

    Në Kharkiv, një objektiv i shpeshtë 30 km (18 milje) nga kufiri rus, kryebashkiaku Ihor Terekhov tha se 25 dronë goditën disa rrethe gjatë dy orëve e gjysmë, duke lënë të paktën 14 persona të plagosur.

    Duke shkruar në Telegram, Terekhov tha se dronët kishin goditur një konvikt për të zhvendosurit, një spital dhe një maternitet.

    Sulmet më të fundit ndodhën pas përfundimit të ditës së parë të bisedimeve për paqen mes negociatorëve nga Ukraina, Rusia dhe SHBA, të cilat synojnë gjetjen e një zgjidhjeje për luftën që ka nisur pothuajse katër vjet më parë.

  • Rinumërohen mbi 55% e vendvotimeve, kjo është renditja e partive

    Rinumërohen mbi 55% e vendvotimeve, kjo është renditja e partive

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve për vendvotimet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur të kontrollojë.

    Sipas të dhënave të përditësuara nga KQZ, deri më tani janë rinumëruar mbi 55,65% e fletëvotimeve.

    Rezultatet e deritanishme tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje prin me 46.81% të votave, ndërsa e ndjek Partia Demokratike e Kosovës me 22.05%.

    Në vendin e tretë renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 10.48%, kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 5.92% të votave.

    Njëherësh, KQZ ka bërë të ditur se deri dje procesi i rinumërimit është përmbyllur plotësisht në 21 komuna.

  • Ngrohja qendrore në Prishtinë nën auditim, ZKA heton performancën e Termokos

    Ngrohja qendrore në Prishtinë nën auditim, ZKA heton performancën e Termokos

    Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka bërë të ditur se ka nisur auditimin e performancës me temë “Efektiviteti i shërbimit të ngrohjes qendrore”, në kuadër të zbatimit të Planit Vjetor të Auditimit 2025/2026.

    Sipas njoftimit zyrtar, auditimi do të përfshijë periudhën 2023–2025 dhe synon të vlerësojë mënyrën se si Ndërmarrja Publike “Termokos” Sh.A. menaxhon rrjetin e shpërndarjes së energjisë termike. Fokus i veçantë do t’i kushtohet furnizimit të barabartë, matjes së saktë të konsumit dhe sigurimit të një ngrohjeje të qëndrueshme për konsumatorët.

    ZKA thekson se përmes këtij auditimi do të identifikohen edhe mangësitë që ndikojnë në cilësinë, besueshmërinë dhe koston e shërbimit publik të ngrohjes qendrore.

    Në komunikatë bëhet e ditur se sistemi i ngrohjes qendrore në Prishtinë mbulon mbi 2.1 milionë metra katrorë hapësira banimi, komerciale dhe institucionale. Megjithatë, sipas shqetësimeve të ngritura nga mediat dhe qytetarët, pavarësisht investimeve të bëra ndër vite, sistemi vazhdon të përballet me humbje të larta në rrjet dhe furnizim të pabarabartë të ngrohjes.

    Sipas ZKA-së, këto probleme janë shoqëruar me ankesa të shumta nga konsumatorët dhe kanë ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë dhe besueshmërinë e shërbimit publik të ngrohjes qendrore në kryeqytet.

  • Fisnik Asllani në radarin e gjigantit italian Juventus

    Fisnik Asllani në radarin e gjigantit italian Juventus

    Ofertat për sulmuesin e Kombëtares së Kosovës Fisnik Asllani po shtohen gjithnjë e më shumë.

    Së fundmi edhe gjiganti italian Juventus po synon që të siguroj shërbimet e sulmuesit të Hoffenheim-it ,dhe reprezentuesi dardan shihet si zëvendësues i Dusan Vlahovic në repartin e sulmit të bianconerëve.

    Përndryshe Hoffenheim e vlerëson Asllanin rreth 30 milionë euro,shifër e cila është tejet e lartë për Juven ndërkohë që shumë klube në Evropë duke përfshirë gjigantin gjerman Bayern Munich e cila ka kohë që po e kërkon Asllanin.

    Kujtojmë që Fisnik Asllani po kalon formë fantastike me Hoffenheimin ku realizoi 7 gola në 19 ndeshje si dhe 5 asistime,teksa skuadra gjermane është në garë për një vend në Ligën e Kampionëve.

  • Osmani takohet me presidentin e Singaporit, Shanmugaratnam

    Osmani takohet me presidentin e Singaporit, Shanmugaratnam

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dje në Davos është takuar me presidentin e Singaporit, Tharman Shanmugaratnam.

    Presidentja Osmani, pas takimit, ka shkruar:

    Pas takimit tonë të parë në Singapor, dje në Davos pata kënaqësinë të takoja sërish Presidentin e Singaporit, Tharman Shanmugaratnam. Diskutuam marrëdhëniet tona të shkëlqyera ndërshtetërore, mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe koordinimin në arenën ndërkombëtare.

    Pas liberalizimit të vizave për qytetarët tanë me pasaporta diplomatike dhe zyrtare, propozova që hapi i radhës të jetë liberalizimi i plotë i vizave për të gjithë qytetarët tanë, një hap që do të forconte edhe më tej bashkëpunimin mes dy shteteve dhe do të afronte më shumë popujt tanë. Po ashtu, diskutuam organizimin e forumit të përbashkët ekonomik, dhe rëndësinë e hapjes së kapitujve të ri të bashkëpunimit midis dy shteteve tona në fusha të shumta të interesit të dyanshëm.

  • Motra e Mateos sqaron situatën me Brikenën: U ndje i detyruar të fliste për të mbrojtur veten

    Motra e Mateos sqaron situatën me Brikenën: U ndje i detyruar të fliste për të mbrojtur veten

    Keisi, motra e Mateos, ka reaguar sot në emisionin “Shqipëria Live” lidhur me rrugëtimin e vëllait të saj në “Big Brother VIP”, duke u ndalur veçanërisht te raporti i tij me Brikenën – një temë që ka ngjallur debat të gjerë në publik.

    Ajo komentoi edhe qëndrimin e familjes së Brikenës pas deklaratave që Mateo bëri brenda shtëpisë për marrëdhënien e tyre. Sipas Keisit, bëhet fjalë për një histori që u përket të dyve dhe secili ka të drejtë të shprehet, sidomos kur ndaj njërës palë hidhen akuza. Ajo theksoi se familja e Mateos nuk është ndjerë e shqetësuar nga reagimet e palës tjetër, duke nënvizuar se çdo prind ka të drejtë të mbrojë fëmijën e vet.

    “Reagimet e familjes së Brikenës nuk na kanë shqetësuar. Është normale që ata të reagojnë për vajzën e tyre. Por kjo është një histori e përbashkët dhe të dy kanë të drejtë ta tregojnë. Mateo u vu përballë akuzave dhe u detyrua të fliste më hapur, pasi po etiketohej si mashtrues. Ai gjithmonë ka thënë se Brikena duhej ta tregonte e para, por në mungesë të reagimit të saj, ai ndjeu nevojën të sqarohej. Nuk është dinjitoze të ngrish veten duke drejtuar gishtin nga tjetri. Me familjarët e Brikenës nuk kemi pasur komunikim, dhe nëse do të kishte ndonjë shqetësim real, ata do të na kishin kontaktuar. Marrëdhënia mes Mateos dhe Brikenës i përket vetëm atyre dhe mbetet për t’u parë si do të zhvillohet më tej,” u shpreh Keisi.

  • iPhone Fold drejt prezantimit: çfarë dihet për telefonin e parë të palosshëm të Apple

    iPhone Fold drejt prezantimit: çfarë dihet për telefonin e parë të palosshëm të Apple

    Tregu i telefonave të palosshëm po zhvillohet me ritme të shpejta dhe Apple duket se më në fund është gati të hyjë në këtë segment me pajisjen e saj të parë të këtij lloji, që pritet të quhet iPhone Fold. Burime pranë industrisë bëjnë të ditur se kompania ka punuar për më shumë se pesë vjet në këtë projekt, ndërsa pritshmëritë për debutimin e tij po rriten ndjeshëm.

    Ndryshe nga konkurrentët, Apple pritet të sjellë një qasje të sajën, duke kombinuar teknologjinë e palosshme me dizajnin minimalist dhe përvojën e njohur të ekosistemit iOS. Edhe pse Samsung ka dominuar për një kohë të gjatë këtë treg me serinë Galaxy Fold, iPhone Fold synon të dallohet përmes detajeve dhe performancës.

    Çfarë pritet nga iPhone Fold?

    Sa i përket fotografisë, iPhone Fold mund të vijë me një konfigurim të dyfishtë kamerash në pjesën e pasme, të dyja 48MP – një kamerë e gjerë dhe një ultra e gjerë. Për selfie dhe video-thirrje, pritet një kamerë e përparme 18MP me teknologjinë Center Stage, e cila përshtat automatikisht kornizën gjatë thirrjeve.

    Në zemër të pajisjes do të jetë çipi i ri A20, i ndërtuar me proces 3nm, që pritet të ofrojë përmirësime të ndjeshme në shpejtësi dhe efikasitet energjie krahasuar me gjeneratat e mëparshme.

    Dizajni dhe ekrani

    Sipas parashikimeve, iPhone Fold do të ketë një ekran të brendshëm OLED 7.8 inç, të projektuar për të reduktuar sa më shumë rrudhat në palosje. Pajisja do të ndjekë një dizajn në formë libri, me përmasa më drejtkëndëshe dhe pamje më elegante, duke synuar një ndjesi më premium krahasuar me telefonat ekzistues të palosshëm.

    Veçori shtesë që pritet të tërheqin vëmendje

    Një nga risitë më interesante mund të jetë rikthimi i Touch ID, i integruar në butonin e ndezjes, për të ofruar një alternativë praktike ndaj Face ID. Bateria pritet të ketë kapacitet rreth 4,700 mAh, ndërsa mbështetja për MagSafe do të mundësojë karikim pa tel dhe aksesorë magnetikë.

    Me këto karakteristika, iPhone Fold ka potencialin të sjellë freski në tregun e pajisjeve të palosshme, duke shfrytëzuar fuqinë e markës Apple dhe integrimin e fortë mes pajisjeve dhe shërbimeve të saj.