ATV

Blog

  • Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL UÇK-në e Obiliqit

    Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL UÇK-në e Obiliqit

    Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka dhuruar veturën e tij zyrtare si donacion për Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së), për nder të 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

    Vendimi për dhurimin e veturës është miratuar në Kuvendin Komunal të Obiliqit me 19 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

  • Dy zyrtarë të Malit të Zi japin dorëheqjen pas publikimit të videos intime

    Dy zyrtarë të Malit të Zi japin dorëheqjen pas publikimit të videos intime

    Dy zyrtarë të lartë të Malit të Zi, Mirjana Pajkoviq dhe Dejan Vukshiq, dhanë dorëheqjen pas publikimit të një videoje intime që tregonte çiftin duke u puthur së bashku.

    Videoja u shpërnda në internet dhe shkaktoi një skandal të madh. Pajković, drejtoresha e përgjithshme për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, njoftoi dorëheqjen e saj, pas dorëheqjes së Vukšić, ish-këshilltarit të presidentit, i cili është gjithashtu i martuar.

    Vukshiq dhe Pajkoviq akuzuan njëri-tjetrin për shantazh pas shpërndarjes së videos.

  • Sot i jepet lamtumira e fundit Hekuran Hoxhës

    Sot i jepet lamtumira e fundit Hekuran Hoxhës

    Sot nga ora 14:00, në Varrezat e Qytetit në Gjakovë, do të mbahet ceremonia e varrimit të Hekuran Hoxhës, kandidat i AAK-së për deputet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

    Lajmi për varrimin është bërë i ditur nga familja e të ndjerit.

    Po ashtu Policia e Kryeqytetit kishte njoftuar para dy ditësh lidhur me rastin.

    “Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në një automjet në Veternik në Prishtinë”.

    “Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, kishte kumtuar Policia.

  • PDK mban konferencë për media

    PDK mban konferencë për media

    Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot një konferencë për media.

    Në njoftimin e kësaj partie bëhet e ditur se konferenca do të mbahet duke filluar nga ora 10:30, në selinë qendrore të partisë.

    Njëherësh, PDK-ja nuk e ka bërë të ditur arsyen e konferencës.

  • Gjenden mbetje eshtërore në Skënderaj, dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës

    Gjenden mbetje eshtërore në Skënderaj, dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësiti për hetimin e personave të zhdukur gjatë luftës në bashkëpunim me IML-në janë bërë gërmime në fshatin Marinë të Skënderajt, ku janë hasur mbetje eshtërore.

    Sipas policisë këto mbetje dyshohet se i përkasin personave të zhdukur në vitin 1998/1999.

    PERSON I ZHDUKUR

    “Skenderaj, Mitrovicë 1998/9. Me 29.01.2026 – 10:00. Nga njësiti për hetimin e personave të zhdukur gjatë luftës në bashkëpunim me IML-në janë bërë gërmime në fshatin Marinë, ku janë hasur mbetje të eshtrave që dyshohet se i përkasin njeriut. Mbetjet e eshtrave janë marrë nga njësia e IML-së për ekzaminim”, thuhet në raportin e policisë.

  • KQZ: Kanë mbetur edhe 143 vendvotime për t’u rinumëruar, procesi pritet të përmbyllet sot

    KQZ: Kanë mbetur edhe 143 vendvotime për t’u rinumëruar, procesi pritet të përmbyllet sot

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke planifikuar që procesin e rinumërimit të vendvotimeve, ta përmbyllë ditën e sotme, më 30 janar.

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se kanë mbetur edhe 143 vendvotime për t’u rinumëruar.

    Ai ka thënë se këto vendvotime u takojnë komunave, Prishtinë, Podujevë, Suharekë dhe Shtërpcë.

    “Nga fillimi i këtij procesi (13 janar) dhe deri në përfundimin e ditës së enjte (29 janar) janë rinumëruar rreth 95% apo 2,414 nga 2,557 vendvotime. Pra, kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 143 vendvotime që i takojnë 4 komuave të fundit nga ky process, si Prishtinë, Podujevë, Suharekë dhe Shtërpcë. Ky proces, planifikohet të përmbyllet gjatë ditës së sotme”, ka thënë Elezi për Reporteri.net.

    Shpallja e rezultateve përfundimtare pritet të bëhet në fillim të muajit shkurt, teksa pas shqyrtimit të ankesave që mund të paraqiten, pritet të procedohet me certifikimin e rezultateve.

  • Rrëzohet apeli i Pjetër Shalës kundër urdhrit për zhdëmtim, detyrohet të paguaj 208 mijë euro

    Rrëzohet apeli i Pjetër Shalës kundër urdhrit për zhdëmtim, detyrohet të paguaj 208 mijë euro

    Paneli i Gjykatës së Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK), përbërë nga gjykatësit Mishelë Pikar, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen, ka rrëzuar apelin e Pjetër Shalës kundër urdhrit për zhdëmtim të dhënë nga Trupi Gjykues.

    Shala ishte shpallur fajtor për krime lufte, përfshirë ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme. Trupi Gjykues më 29 nëntor 2024 kishte urdhëruar Shalën të paguajë 208,000 euro si kompensim për dëmet fizike, mendore dhe materiale të tetë viktimave pjesëmarrëse.

    Apeli i Shalës përmbante pesë pika, ku ai pretendonte gabime në interpretimin e ligjit, vlerësimin e provave dhe proporcionimin e shumës së zhdëmtimit, si dhe kërkonte pezullimin e shqyrtimit të urdhrit deri në përfundimin e aktgjykimit mbi fajësinë e tij.

    Paneli i Apelit rrëzoi të gjitha pretendimet e Shalës, duke konstatuar se nuk kishte gabime në interpretimin e ligjit apo në vlerësimin e provave, dhe se procesi i zhdëmtimit nuk kishte cenuar të drejtën e tij për një procedim të drejtë dhe të shpejtë. Gjithashtu, gjykata vuri në dukje se kërkesa për pezullim ishte e tejkaluar pas lëshimit të aktgjykimit të Apelit më 14 korrik 2025.

    Ky vendim i Apelit vërteton vlefshmërinë e urdhrit për zhdëmtim dhe i jep fund sfidimit ligjor të Shalës në këtë fazë.

  • Si ndikon ambienti i jetesës në shëndetin mendor tuajin

    Si ndikon ambienti i jetesës në shëndetin mendor tuajin

    Psikologjia dhe arkitektura mund të duken si dy fusha të largëta nga njëra-tjetra, por në realitet ato lidhen ngushtë dhe ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien mendore të njeriut. Hapësira ku jetojmë, punojmë apo kalojmë pjesën më të madhe të ditës ka ndikim të madh në disponimin dhe sjelljen tonë.

    Dekori i një ambienti nuk ndikon vetëm përmes organizimit, por edhe përmes ngjyrave, ndriçimit dhe elementeve vizuale. Një hapësirë e rregullt, e ndriçuar mirë dhe e harmonizuar mund të krijojë ndjenjë qetësie dhe rehatie, ndërsa elementet e papërshtatshme ose të çrregullta mund të shkaktojnë stres dhe parehati emocionale.

    Ekspertët sugjerojnë disa hapa të thjeshtë për të përmirësuar shëndetin mendor përmes ambientit të jetesës. Mbajtja e rendit është thelbësore, pasi një hapësirë e organizuar ndihmon në uljen e ankthit dhe përmirësimin e fokusit.

    Harmonia e ngjyrave luan gjithashtu rol të rëndësishëm. Tonet e bardha dhe bezha nxisin qetësinë dhe relaksimin, ndërsa ngjyrat si bluja dhe jeshilja krijojnë ndjesi stabiliteti dhe lidhjeje me natyrën.

    Ndriçimi i mirë është një tjetër faktor kyç. Ekspozimi i tepruar ndaj dritës blu, sidomos gjatë natës, mund të ndikojë negativisht në ritmin biologjik, duke shkaktuar pagjumësi dhe lodhje.

    Së fundi, integrimi i elementeve natyrore në shtëpi, si bimët, ajrosja e mirë dhe shfrytëzimi i dritës natyrale, ndihmojnë në krijimin e një ambienti më të shëndetshëm dhe më relaksues.

    Krijimi i një hapësire të balancuar dhe të kujdesshme nuk është luks, por një investim i drejtpërdrejtë në shëndetin mendor dhe mirëqenien personale.

  • Randal Kolo Muani i hapur për një rikthim tek Juventus

    Randal Kolo Muani i hapur për një rikthim tek Juventus

    Sulmuesi francez Kolo Muani mund të rikthehet tek gjiganti italian Juventus.

    E përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport”bën të ditur se Muani ka shprehur haptas dëshirën që një ditë të rikthehet në Torino,teksa në anën tjetër “Zonja e Vjetër mund të hyj në bisedime me PSG-në pas gjiganti francez zotëron kartonin e sulmuesit.

    Përndryshe Kolo Muani nuk u transferua gjatë verës tek Juve,dhe në vend të tij “Zonja e Vjetër”transferoi Luis Opendan dhe francezi u huazua në Premierligë tek Tottenham.

    Ndërkohë tek Tottenham janë të gatshëm që të ndërpresin huazimin e Muanit,por në anën tjetër ekziston një frikë të një lëndimi të tij që do të thotë se mund të ketë mungesë të sulmuesve.

    Kujtojmë që Kolo Muani në 23 ndeshje këtë sezon për Tottenham-in ka shënuar 3 gola e dhuroi 1 asistim qëkur është huazuar tek ekipi londinez.

  • BE-ja bën të detyrueshme dritën e re të frenimit për makinat e reja

    BE-ja bën të detyrueshme dritën e re të frenimit për makinat e reja

    Nga mesi i këtij viti, të gjitha makinat e reja që dalin në qarkullim në Bashkimin Evropian do të duhet të jenë të pajisura me një sistem të ri të detyrueshëm të dritës së frenimit, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve.

    Sipas rregullores së Bashkimit Evropian për sigurinë e përgjithshme të automjeteve, nga 7 korriku hyn në fuqi obligimi për instalimin e sinjalit të ndalesës emergjente. Ky sistem aktivizohet gjatë frenimit të fortë dhe përfshin ndezjen pulsuese të dritave të frenimit, si dhe aktivizimin automatik të sinjaleve të emergjencës pas një ndalese të menjëhershme.

    Drita e re e frenimit aktivizohet automatikisht kur automjeti lëviz me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë dhe frenon fuqishëm. Gjatë kësaj situate, dritat e frenave pulsojnë disa herë në sekondë për të paralajmëruar drejtuesit e tjerë të mjeteve për rrezikun e menjëhershëm. Në rast ndalese të plotë, sinjalet paralajmëruese të emergjencës ndizën automatikisht, ndërsa drita e frenimit mbetet aktive.

    Pa instalimin e këtij sistemi, automjetet e reja nuk do të mund të marrin homologimin për qarkullim pas datës së përcaktuar.

    Rregullorja e re zbatohet vetëm për automjetet e reja të pasagjerëve dhe automjetet e lehta tregtare, ndërsa makinat ekzistuese nuk janë të detyruara të pajisen me këtë sistem.

    Ky ndryshim është pjesë e një pakete më të gjerë masash të Bashkimit Evropian për rritjen e sigurisë rrugore, të parashikuara në Rregulloren 2019/2144, e cila përfshin edhe sisteme të tjera të detyrueshme si frenimi emergjent i avancuar, asistenca për mbajtjen e korsisë, kufizuesi inteligjent i shpejtësisë, zbulimi i lodhjes së shoferit dhe kamera e pasme.