ATV

Blog

  • 43 kryesues të QNR-ve në Mitrovicë do të intervistohen pas dyshimeve për manipulim me vota

    43 kryesues të QNR-ve në Mitrovicë do të intervistohen pas dyshimeve për manipulim me vota

    Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se ka urdhëruar Hetimet Rajonale që të intervistohen 43 kryesues të Qendrave Komunale të Numërimit të Komunave Mitrovicë Jug, Mitrovicë Veri, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

    Kjo për shkak të dyshimeve për manipulim të numërimit me vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit nëpër këto komuna.

    Rinumërimi i plotë i votave ka zbuluar manipulime të mijëra votave të kandidatëve për deputetë dhe ka vënë prapa grilave të paraburgimit dhjetëra zyrtarë. Hetimet janë zgjeruar në disa komuna, por ato ende nuk kanë prekur kandidatët për deputetë. Prokurorja Laura Pula ka paralajmëruar se edhe ata mund të jenë objekt hetimi.

    Provat e siguruara deri më tani kanë treguar se për manipulimin e rezultatit zgjedhor, përveç ryshfetit, është përdorur edhe kanosja.

  • Arsenal synon të vë në shitje dy lojtarë për Julian Alvarez

    Arsenal synon të vë në shitje dy lojtarë për Julian Alvarez

    Gjiganti londinez Arsenal po synon të bëjë një skuadër edhe më të fortë për sezonet e ardhshme.

    Londinezët tani tentojnë që ta sigurojnë shërbimet e sulmuesit argjentinas Julian Alvarez,dhe për këtë jantë gatshëm që të vënë në shitje dy lojtarë si: Gabriel Martinelli dhe Gabriel Jesus.

    Përndryshe kjo po shihet si një strategji nga Arsenal,në mënyrë që të mos shpenzojë më shumë para për një sulmues i cili kërkohet nga shumë klube në Evropë.

    Ndërkohë mbetet të shihet se nëse ky shkëmbim mund të realizohet apo jo,marrë parasysh që të dy lojtarët konsiderohen si pjesë të rëndësishme të skuadrës.

    Kujtojmë që Julian Alvarez në 29 ndeshje ka realizuar 11 gola e bëri 3 asistime në të gjitha garat këtë sezon për Atletico Madridin.

  • Barcelona refuzon një ofertë prej 200 milionë euro të manchester city-it për Pedrin

    Barcelona refuzon një ofertë prej 200 milionë euro të manchester city-it për Pedrin

    Gjiganti katalunas Barcelona dëshiron që të mbajë yllin spanjoll Pedri për shumë sezone.

    Klubi anglez Manchester City ka paraqitur një ofertë prej 200 milionë euro për Pedrin,por drejtuesit blaugranas e kanë refuzuar këtë ofertë duke e konsideruar si të pashitshëm 24 vjeçarin.

    Përndryshe City e sheh si njeriun ideal për të forcuar repartin e mesfushës,megjithatë trajneri Hansi Flick e konsideron Pedrin si një prej emrave që mund të jetë pjesë e projektit sportiv të Barcelonës në sezonet e ardhshme.

    Ndërkohë në anën tjetër nëse kjo ofertë e City-it do të pranohej,atëherë do të ishte e rëndësishme për Barcelonën për shkak të situatës financiare që gjendet klubi.

    Kujtojmë që Pedri ka një klauzolë lirimi prej 1 miliardë euro tek Barcelona,kurse kontrata e tij me katalunasit deri në vitin 2030.

  • Elena Rybakina fituese e australian open në konkurrencën e femrave-Mundi në finale Aryna Sabalenka

    Elena Rybakina fituese e australian open në konkurrencën e femrave-Mundi në finale Aryna Sabalenka

    Tenistja bjelloruse Elena Rybakina ka fituar finalen e Australian Open,duke mundur në finale tenisten numër 1 në botë kazaken Aryna Sabalenka 2:1 në sete 6-4,4-6 dhe 6-4.

    Rybakina fitoi setin e parë duke qenë më e mirë se kazakja,por në setin e dytë Sabalenka u tregua më e fortë duke siguruar një epërsi pre 3-0 në setin vendimtar.

    Megjithatë në setin e fundit Rybakina fitoi 5 duele me rradhë,dhe në fund mundi Sabalenkan ku i është hakmarrur për finalen e humbur para 3 viteve.

    Kujtojmë që Elena Rybankina fitoi grandslamin e dytë të pas asaj të US open në vitin 2019.

  • Abdixhiku: Përgjegjësia për rezultatin e zgjedhjeve është e imja

    Abdixhiku: Përgjegjësia për rezultatin e zgjedhjeve është e imja

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka pranuar se përgjegjësi kryesore për rezultatin e 28 dhjetorit është e tij.

    Në fillim të adresimit të tij, para delegatëve të Kuvendit të LDK-së, ai ka thënë se vendimmarrja për të ardhmen e LDK-së do të vendoset ë këtë Kuvend.

    Ai ka bërë me dije se askush tjetër nuk do të mund të vendos për fatin e LDK-së.

    “Më lejoni t’i heq të gjitha dyshimet, dhe të them po, se përgjegjësia është e imja. Dhe se po, vendimmarrja do t’u kthehet juve. Nuk lejoj askush tjetër të vendos për fatin e LDK-së, përveç Kuvendit”, ka thënë Abdixhiku.

  • Grabiten një mijë euro në një këmbimore në Pejë, kapen dy të dyshuarit

    Grabiten një mijë euro në një këmbimore në Pejë, kapen dy të dyshuarit

    Dy persona janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “grabitje” në Pejë.

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti kishte ndodhur më 28.01.2026, rreth orës 15:45 në rrugën “Eliot Engel” në Pejë.

    Policia i është përgjigjur menjëherë rastit dhe, pas arritjes në vendngjarje, nga deklarata e viktimës – e cila ndodhej në orarin e punës – ka kuptuar se dy persona të maskuar kishin hyrë në lokal dhe, nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë), kishin arritur t’i marrin viktimës para në shumë prej një mijë (1000) eurosh, për t’u larguar më pas në drejtim të panjohur.

    Pas një pune intensive hetimore nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, në bashkëpunim me njësitet e Stacionit Policor në Istog, më 30 janar 2026, rreth orës 23:00, zyrtarët policorë kanë arritur t’i lokalizojnë dhe t’i arrestojnë dy të dyshuarit në bjeshkët e Istogut, lidhur me grabitjen e ndodhur më 28 janar.

    Pas intervistimit nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, me urdhër të prokurorit të Shtetit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Të njëjtit dyshohen gjithashtu edhe për një grabitje tjetër, e cila ka ndodhur më 21 dhjetor 2025, në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë.

  • Denver Nuggets dhe Detroit Pistons shënojnë fitore të rëndësishme

    Denver Nuggets dhe Detroit Pistons shënojnë fitore të rëndësishme

    Janë zhvilluar ndeshje interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Denver Nuggets shënoi fitore në shtëpi kundër Los Angeles Clippers me rezultat 122:109.

    Nikola Jokic me 31 pikë e 12 kërcime ishte më efikasi te Nuggets,teksa Peyton Ëatson me 21 pikë dhe Jamal Murray me 20 të tjera kontribuan në fitoren e kësaj skuadre.

    Në anën tjetër tek Clippers James Harden me 25 pikë e 9 kërcime,dhe Kaëhi Leonard me 21 pikë e 6 asistime ishin më të mirët,por këto shifra ishin të pamjaftueshme për të shmangur humbjen.

    Në ndeshjen tjetër Detroit Pistons mundi në udhëtim skuadrën e Golden States Ëarriors me rezultat 131:124.

    Cade Cunnigham me 29 pikë e 11 asistime si dhe Jalen Duran me 21 pikë e 13 kërcime ishin të mirët për Pistons,kurse tek Ëarriors Stephen Curry me 23 pikë dhe De’Anthony Melton me 18 pikë e 5 kërcime ishin basketbollistët më efikas.

  • UEFA bën ndryshime të mëdha në Ligën E Kampionëve-Skuadrat mund të marrin avantazhin e fushës vendase

    UEFA bën ndryshime të mëdha në Ligën E Kampionëve-Skuadrat mund të marrin avantazhin e fushës vendase

    Shtëpia evropiane e futbollit UEFA ka bërë disa ndryshime për skuadrat që janë kualifikuar për fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

    Ekipet që janë renditur në vend të parë dhe të dytë do t’i zhvillojnë ndeshjet e kthimit në shtëpi,teksa ekipet e vendit të tretë dhe të katërt do të kenë këtë përparësi në 1/8 e finales dhe në çerekfinale.

    Por gazeta spanjolle AS bën të ditur se një skuadër që është e pozicionuar disa vende më poshtë eliminon skuadrën e vendit të dytë në pjesën e mbetur të Champions mund të luaj ndeshjen e kthimit si vendas,dhe kjo është e paraparë edhe në seksionin 9.04 të Rregullores së Ligës së Kampionëve të UEFA-së.

    Kujtojmë që në top 8shen e Ligës së Kampionëve u kualfikuan skuadra si: Arsenal, Bayern Munich, Liverpool, Tottenham, Barcelona, Chelsea, Sporting Lisbona dhe Manchester City,teksa ekipe të tjera përfunduan në pozitat 9 deri në 24.

  • Osmani e Kurti bëjnë homazhe për Zahir Pajazitin dhe bashkëluftëtarët në 29-vjetorin e rënies

    Osmani e Kurti bëjnë homazhe për Zahir Pajazitin dhe bashkëluftëtarët në 29-vjetorin e rënies

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit Dimal Bash dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë bërë homazhe te shtatorja e Heroit të Kombit Zahir Pajaziti në sheshin që mban emrin e tij, me rastin e shënimit të 29-vjetorit të rënies së tij dhe të bashkëluftëtarëve Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, raporton Ekonomia Online.

    Në kuadër të kësaj dite përkujtimore, Kurti pritet të marrë pjesë edhe në disa aktivitete të tjera të organizuara në nderim të heronjve. Sipas agjendës, në orën 11:30 do të bëhen homazhe te kulla e Heroit të Kombit Zahir Pajaziti në Orllan, ndërsa në orën 12:00 homazhet do të vazhdojnë te kompleksi “Hakif Zejnullahu” në Lladoc.

    Më pas, në orën 12:30, janë paraparë homazhe pranë shtatoreve të katër heronjve në Podujevë, ndërsa në orën 13:00 do të mbahet Akademia Përkujtimore “Trinomi i Janarit” në Teatrin “Avdush Hasani”, po ashtu në Podujevë.

  • Dy persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq

    Dy persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq

    Dy persona janë ndaluar në orët e hershme të mëngjesit të së premtes, pasi dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin me veturë.

    Sipas forcave të rendit, ngjarja ka ndodhur në fshatin Qirkoviq të Leposaviqit.

    Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar.

    Më pas, ky rast ka shkuar në procedurë të rregullt.