ATV

Blog

  • Chicago Bulls dhe Houston Rockets shënojnë fitoret e rradhës në NBA

    Chicago Bulls dhe Houston Rockets shënojnë fitoret e rradhës në NBA

    Janë zhvilluar ndeshje interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Chicago Bulls mposhti në udhëtim skuadrën e Miami Heat me rezultat 125:118.

    Ayo Dosunmu me 29 pikë,8 kërcime e 9 asistime si dhe Matas Buzelis me 21 pikë e 8 kërcime ishin më efikasët për Bulls,teksa në anën tjetër tek Heat Pelle Larson me 22 pikë e 7 kërcime si  dhe Bam Adebayo me  21 pikë e 11 kërcime ishin më efikasët.

    Në anën tjetër Houston Rocktes mposhti në shtëpi Dallas Mavericks me rezultat 111:107.

    Amen Thompson me 21 pikë,8 kërcime e 9 asistime,si dhe Jabari Smith Jr me 19 pikë e 8 kërcime ishin më të mirër tek Rockets,teksa kontribut dha dhe Alperen Sengun me 14 kërcime.

    Ndërkohë tek Mavericks tek Cooper Flog me 34 pikë e 12 kërcime ishte basketbollisti më efikas,por këto shifra ishin të pamjaftueshme për të shmangur këtë humbje.

  • Edon Zhegrova mund të lë Juventusin në fund të sezonit

    Edon Zhegrova mund të lë Juventusin në fund të sezonit

    Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës Edon Zhegrova mund të largohet nga gjiganti italian Juventus.

    Zhegrova nuk ka arritur që të gëzojë minutazhë të mjaftueshme as në kohën e Igor Tudor dhe tash të Luciano Spalleti,dhe madje “Zonja e Vjetër”po synon ta vë në shitje reprezentuesin dardan.

    Përndryshe Zhegrova është përmendur që të shkëmbehet me sulmuesin e Evertonit Beton,teksa ky i fundit do të transferohet tek ekipi bianconerë.

    Ndërkohë që në anën tjetër Zhegrova mund të huazohet në Premierligë,edhe pse nuk ka diçka konkrete .

    Kujtojmë që Edon Zhegrova deri më tani ka bërë vetëm 15 paraqitje për Juventusin.

  • Carlos Alcarez mund me stil Novak Djokovic dhe fiton Australian Open

    Carlos Alcarez mund me stil Novak Djokovic dhe fiton Australian Open

    Tenisti spanjoll Carlos Alcarez është fitues i Australian Open,ku në finale mund serbin Novak Djokovic me rezultat 2:6,6:2,6:3 dhe 7:5.

    Në setin e parë u zhvillua një luftë e fortë,por serbi arriti të fitoj atë duke siguruar pikë në momente vendimtare.

    Në të dytin Alcaraz u tregua i fuqishëm ku në gemin e tretë dhe të shtatë e shkatërroi serbin duke e fituar 6:2 këtë set,teksa edhe në të tretin spanjolli pa ndonjë problem fitoi,

    Seti i katërt dhe i fundit i takoi krejtësisht 22 vjeçarit i cili në breakin vendimtar fitoi 7:5,dhe kështu fitoi në mënyrë spektakolare ndaj Djokovic.

    Kujtojmë që ky ishte Granslami i 7-të në karrierë për Carlos Alcaraz,dhe këtë e arriti në moshën 22 vjeçare.

  • Karim Benzema në radarin e Besiktas-Francezi kërkon pagë rreth 20 Milionë Euro

    Karim Benzema në radarin e Besiktas-Francezi kërkon pagë rreth 20 Milionë Euro

    Sulmuesi francez Karim Benzema po kërkon largimin nga ekipi saudit Al Ittihad,kjo pasi prishi marrëdhëniet me drejtuesit e klubit.

    Klube të ndryshme në Evropë dhe MLS i janë ofruar Benzemas ,dhe gjiganti turk Besiktas synon transferimin e fituesit të “Topit të Artë”.

    Përnryshe sulmuesi francez nuk dëshiron që të nënshkruajë kontratën e re me Al Ittihad,dhe kjo ka bërë që francezi të synoj largimin nga Arabia Saudite.

    Megjithatë Benzema për të realizuar transferimin tek Besiktas po kërkon një pagë prej rreth 20 milionë euro,shumë e cila mund të çoj në dështimin e transferimit të francezit në Turqi.

    Kujtojmë që Karim Benzema këtë sezon ka shënuar 12 gola në 19 ndeshje këtë sezon për Al Ittihad.

  • Shaip Kamberi kritikon Aleksandar Vuçiqin, paralajmëron tensione për shqiptarët e Luginës

    Shaip Kamberi kritikon Aleksandar Vuçiqin, paralajmëron tensione për shqiptarët e Luginës

    Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke paralajmëruar se ky vendim mund të sjellë tensione serioze për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

    Në një prononcim për “Bota sot”, Kamberi vlerëson se Serbia nuk përballet me kërcënime reale të sigurisë dhe se ky hap reflekton frikë dhe pasiguri politike të pushtetit në Beograd.

    Sipas tij, Vuçiq e përdor shërbimin ushtarak për të mobilizuar nacionalizmin, për t’u paraqitur si “mbrojtës i shtetit” dhe për të forcuar kontrollin politik dhe ideologjik mbi shoqërinë, veçanërisht mbi të rinjtë.

    Kamberi ka theksuar se ky vendim ngjall shqetësime të thella për shqiptarët e Lugina e Preshevës, të cilët historikisht kanë qenë të diskriminuar në institucionet shtetërore serbe, përfshirë ushtrinë.

    Ai ka rikujtuar edhe vrasjen e 135 të rinjve shqiptarë që shërbyen në ish-APJ gjatë viteve ’80, raste që nuk u hetuan kurrë, duke e cilësuar rikthimin e shërbimit ushtarak si burim frike dhe pasigurie për komunitetin shqiptar.

    Në fund, Kamberi i ka bërë thirrje Serbisë që të ndalë militarizimin dhe të investojë në demokraci, barazi dhe respektimin e të drejtave të pakicave, duke paralajmëruar se pa këto reforma, shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të mbetet burim tensioni dhe padrejtësie për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

  • Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

    Osmani kujton Elfete e Mentor Humollin: Guximi i tyre na frymëzon përjetësisht

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Elfete Humollin në përvjetorin e vrasjes së saj, duke e cilësuar si simbol të guximit dhe dashurisë për atdheun.

    “Në moshën vetëm 16 vjeçare, Elfete Humolli u ngrit kundër shtypjes dhe dhunës së regjimit kriminal serb, duke na treguar se guximi dhe dashuria për atdheun nuk kanë çmim. Në përvjetorin e vrasjes së saj, vizituam familjen Humolli në Lupç të Poshtëm, vendosëm kurorë lulesh dhe nderuam kujtimin e vëllait, Mentorit, i cili ra dëshmor në Koshare në mars 1999. Motra dhe vëllai u bashkuan në të njëjtën kauzë të shenjtë për lirinë e vendit. Kosova, sot është e lirë, ndërsa guximi i Elfetës dhe Mentorit na frymëzojnë përjetësisht!”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

  • Vdes një i burgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë, u gjet i varur

    Vdes një i burgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë, u gjet i varur

    Një i burgosur i dënuar për dy raste dhunimi është gjetur i vdekur në Burgun e Sigurisë së Lartë.

    Sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Departamentit Shëndetësor të Burgjeve, E.G. është gjetur i varur në dhomën e tij.

    I burgosuri ishte pranuar më 15 gusht 2024, ndërsa lirimi i tij ishte parashikuar për 1 mars 2048.

    Rasti është njoftuar te Policia dhe prokurori kompetent, ndërsa hetimet dhe procedurat administrative për sqarimin e plotë të rrethanave janë duke u zhvilluar.

    “Menjëherë ka reaguar stafi korrektues, ekipi mjekësor i institucionit si dhe emergjenca e qytetit. Pavarësisht përpjekjeve për ofrimin e ndihmës mjekësore, i burgosuri nuk ka arritur të rikthehet në jetë. I ndjeri ishte i dënuar për dy vepra penale të dhunimit. Ai ishte pranuar në institucion më 15.08.2024, ndërsa lirimi i tij ishte paraparë më 01.03.2048”, thuhet në njoftim.

  • Vdes një grua në QKUK, Policia po e trajton rastin si shtytje në vetëvrasje

    Vdes një grua në QKUK, Policia po e trajton rastin si shtytje në vetëvrasje

    Policia ka nisur hetimet lidhur me një rast ku një femër kosovare ndërroi jetë gjatë trajtimit në QKUK. Ngjarja është regjistruar si shtytje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje.

    Nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) është bërë e ditur se një femër kosovare, e cila po trajtohej në institucionin shëndetësor, pësoi keqësim të gjendjes dhe ndërroi jetë.

    Rasti është regjistruar nga autoritetet si shtytje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

    Hetimet për rrethanat e ngjarjes janë duke vazhduar, raporton RTK.

  • Skandali “Epstein”: Jep dorëheqjen Miroslav Lajçak, publikohen mesazhet tronditëse për “vashat ruse” dhe takimet në SHBA

    Skandali “Epstein”: Jep dorëheqjen Miroslav Lajçak, publikohen mesazhet tronditëse për “vashat ruse” dhe takimet në SHBA

    Ish-emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është larguar nga pozita e këshilltarit të Kryeministrit sllovak, Robert Fico. Dorëheqja vjen pas publikimit të mbi 3 milionë dokumenteve të Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së, ku zbardhet komunikimi i tij me të dënuarin për krime seksuale, Jeffrey Epstein.

    Oferta për gra dhe motrat e tyre: “Nuk e dinë si jam në aksion”

    Dokumentet gjyqësore të publikuara të premten në SHBA shpërfaqin një marrëdhënie jashtëzakonisht të afërt mes Lajçakut dhe Epstein. Sipas mesazheve të vitit 2018 të publikuara nga gazeta Dnevnik N, komunikimi mes tyre kalonte përtej diplomacisë.
    Në një prej shkëmbimeve, Epstein i ofronte Lajçakut gra, duke ironizuar se ato mund të ishin shumë të reja për të (nën moshën 30-vjeçare). Përgjigjja e Lajçakut, sipas dosjes, ishte: “Mos u bë i keq. Nuk e dinë si jam në aksion.”

    Bisedat e tjera përfshijnë komente për vajza në Kiev dhe Moskë. Për një foto nga Rusia, Epstein shkruante se ato janë “eksporti më i mirë rus”, ndërsa Lajçaku i përgjigjej me shaka: “Pas naftës”, shkruan Dnevnik N.

    Emri i Lajçakut përmendet qindra herë

    Përkundër mohimeve të Lajçakut, dokumentet e Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së tregojnë se kontakti nuk ishte sporadik. Ai identifikohet me emrin e afërt “Miro”, ndërsa bisedat datojnë kryesisht nga koha kur ai shërbente si President i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York. Dosja përmban të dhëna për:

    Takime dhe dërgesa të përbashkëta.

    Vizita të mundshme në rezidencën e Epstein në Florida, vendi ku u abuzuan vajza të mitura.

    Mbi 180 mijë fotografi dhe 2 mijë regjistrime video që janë pjesë e grupit të ri të dokumenteve.

    Fico pranon dorëheqjen, sulmon opozitën

    Kryeministri sllovak, Robert Fico, njoftoi se e ka pranuar ofertën e Lajçakut për të ndërprerë bashkëpunimin, ndonëse e cilësoi atë si një “humbje të një burimi të jashtëzakonshëm përvoje”. Në një deklaratë të transmetuar nga Dnevnik N, Fico sulmoi kundërshtarët politikë:

    “Miro e ka dëshmuar veten si një diplomat i shkëlqyer… Është e çuditshme që media dhe opozita nuk shënjestrojnë liderin e opozitës Simecek, i cili paraqet rrezik më të madh se Lajçaku,” deklaroi Fico.

    Mohimi i Lajçakut

    Miroslav Lajçak ka mohuar kategorikisht interpretimet e mesazheve, duke thënë se kurrë nuk ka komunikuar me Epstein për gra. Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së ka specifikuar se publikimi i këtyre dokumenteve (shumë prej të cilave raporte të paverifikuara) nuk do të thotë domosdoshmërisht konfirmim i vërtetësisë së çdo pretendimi.

    Jeffrey Epstein vdiq në burg në vitin 2019, ndërsa priste gjykimin për trafikim seksual. Vdekja e tij u cilësua si vetëvrasje.

  • Policia apelon për kujdes në trafik për shkak të motit

    Policia apelon për kujdes në trafik për shkak të motit

    Policia e Kosovës ka lëshuar një apel për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, duke kërkuar kujdes të shtuar gjatë ngasjes, për shkak të ndryshimeve të kushteve atmosferike dhe reshjeve të shiut që po shkakton vështirësi në qarkullimin rrugor.

    Sipas Policisë, reshjet e shiut mund të rrisin rrezikun e aksidenteve.

    Shoferëve u është rekomanduar të mbajnë distancën e sigurisë mes mjeteve, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të ngadalësojnë lëvizjen në rrugë të lagështa nga reshjet, ku mund të ketë rrëshqitje.

    “Siguria e shoferëve dhe e pjesëmarrësve të tjerë në trafik është prioritet. Kujdesi i shtuar në këto kushte ndihmon në shmangien e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës,” thuhet në thirrjen e policisë.