ATV

Blog

  • Arsenal kalon në finale të Carabao Cup duke eliminuar Chelsea-in

    Arsenal kalon në finale të Carabao Cup duke eliminuar Chelsea-in

    Arsenali ka siguruar finalen e Carabao Cup,duke eliminuar rivalin lokal Chelsea me rezultat 1:0,teksa rezultati i përgjithshëm ishte 4:2 pas dy ndeshjeve.

    Pjesa e parë nuk solli gola edhe përkundër rasteve të shumta,duke bërë që 45 minutat e parë të përfunduan pa gola 0:0.

    Pjesa e dytë solli shumë raste për gol,ku blutë u hodhën në sulm për të shënuar për ta dërguar ndeshjen në vazhdime,por Arsenal shënoi në minutat e fundit përmes Kai Havertz për 1:0,që në fund e kualifikoi ekipin e Mikel Artetas në finale të Carabao Cup ku e pret fituesin nga ndeshja Man.City-Newcastle United.

  • Milan fiton pa vështirësi ndaj Bolognas në udhëtim

    Milan fiton pa vështirësi ndaj Bolognas në udhëtim

    Skuadra e Milanit ka shënuar fitore tejet të rëndësishme kundër Bolognas në udhëtim duke e mundur me rezultat 3:0.

    Pjesa e parë u karakterizua me dominim të rossonerëve të cilët kaluan në epërsi përmes Ruben Loftus Cheek në 1:0,teksa 19 minuta më vonë Christopher Nkunku shënoi nga penalltia për 2:0 që ishte edhe rezultati i 45 minutëshit të parë.

    Rossonerët e nisën mjaft mirë edhe pjesën e dytë ku Adrien Rabiot shënoi për 3:0,rezultat që i solli 3 pikë të rëndësishme Milanit.

    Milan pas 23 xhirove në Serie Agjendet në pozitën e dytë me 50 pikë,5 më pak se lideri Napoli që është lider

  • Diego Simeone pritet të largohet nga stoli i Atletico Madrid-it pas 15 vitesh

    Diego Simeone pritet të largohet nga stoli i Atletico Madrid-it pas 15 vitesh

    Diego Simeone pritet që t’i jap fund epokës së tij tek Atletico Madrid.

    Tekniku argjentinas i njohur me nofkën “Cholo”mund të largohet nga stoli i “Los Colchoneros” pas 15 viteve,dhe nga sezoni i ardhshëm tek Atletico Madrid pritet të nis një frymë e re.

    Përndryshe 3 emra janë përmendur për të  qenë pasardhës në pankinën e Atleticos,ku janë të përfshirë emra si:Marcelino Garcia Toraf,Filipe Luis dhe Ruben Amorim.

    Kujtojmë që Diego Simeone për 15 vite si trajner i Atletico Madrid e ngriti ekipin madrilien në majat e futbollit evropian,duke fituar shumë trofe me “Los Colchoneros”,dhe madje arriti dy herë finalen e Ligës së Kampionëve në vitet 2014 dhe 2016

  • Golden Eagle Ylli përforcohet me Tyreek Smith

    Golden Eagle Ylli përforcohet me Tyreek Smith

    Skuadra e Golden Eagle Yllit është përforcuar edhe me një basketbollist të ri.

    Bëhet fjalë për amerikanin Tyreek Smith,i cili vije nga skuadra e elitës së basketbollit izraelit Ironi Nez Siona.

    Përndryshe Smith është i gjatë rreth 200 centimetra dhe luan në pozitat 3/4,teksa në kohën kur luajti në Izrael tek Ironi Nez Siona pati mesatare prej 7 pikë e 5 asistime në 9 ndeshje.

    Kujtojmë që Golden Eagle Ylli ka bërë 4 përforcojë mbrenda 2 ditëve,duke konfirmuar se është pretendent për titull të kampionit në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll.

  • Ernest Muçi shënon për Trabzonsporin në Kupën e Turqisë

    Ernest Muçi shënon për Trabzonsporin në Kupën e Turqisë

    Reprezentuesi i Kombëtares shqiptare Ernest Muçi po vazhdon shkëlqimin me fanellën e ekipit turk Trabzonspor.

    Muçi ishte protagonist kundër Fethiyesor në kuadër të Kupës së Turqisë,ku reprezentuesi shqiptar shënoi golin e epërsisë në minutën e 69-të që ia solli fitoren prej 3:0 ekipit të Fatih Tekke.

    Ky ishte goli i 11-të këtë sezon për Muçin në të gjitha garat për Trabzonsporin qëkur është i huazuar nga Besiktas

  • Vllaznia e Shkodrës mund Pejën në shtëpi në Ligën Unike

    Vllaznia e Shkodrës mund Pejën në shtëpi në Ligën Unike

    GO+Peja ka pësuar humbje kundër Vllaznisë së Shkodrës me rezultat 81:71,ndeshje kjo në kuadër të Ligës Unike.

    Shkodranët ishin skuadër dominuese nga fillimi deri në fund,dhe në fund arritën të shënonin fitore me 10 pikë dallim.

    Justin Thomas me 28 pikë,4 kërcime e 7 asistime ishte më efikasi tek pejanët,kurse tek vendasit më efikas ishte Cesare Edwards me 12 pikë e 12 kërcime.

    Kujtojmë se të dy ekipet kanë 1 fitore e 1 humbje secili në Ligën Unike.

  • Agron Kolaj huazohet tek SC Gjilani nga FC Prishtina

    Agron Kolaj huazohet tek SC Gjilani nga FC Prishtina

    Portieri Agron Kolaj pritet të huazohet tek SC Gjilani deri në fund të sezonit.

    Klubi gjilanas arriti marrëveshje me FC Prishtinën për huazimin e Kolajt pritet që të përforcojë intelektualët para fillimit të stinorit të ri në Albi Mall Superligë.

    Përndryshe SC Gjilani e konfirmoi transferimin në formë huazimi të Kolajt,duke e konsideruar si një vlerë të shtuar për ekipin.

    Kujtojmë që Agron Kolaj deri më tani ishte pjesë e FC Prishtinës.

  • Redi Kasa i jep fund bashkëpunimit me SC Gjilanin

    Redi Kasa i jep fund bashkëpunimit me SC Gjilanin

    Futbollisti Redi Kasa më nuk është futbollist i skuadrës së SC Gjilanit.

    Kasa i ka dhënë fund bashkëpunimit me klubin gjilanas,dhe me marrëveshje të ndërsjellë është ndërprerë edhe kontrata me futbollistin nga Shqipëria.

    Përndryshe në një postim në rrjetet sociale SC Gjilani e falenderon lojtarin për kontributin e dhënë,dhe i uron suksese në të ardhmen e tij në futbollin profesionist.

    Kujtojmë që Redi Kasa i është bashkuar SC Gjilanit verën e kaluar nga kampioni i Shqipërisë Egnatia verën e kaluar,dhe ai u paraqit për skfterat në 7 ndeshje kampionale si dhe në një ndeshje të Kupës.

  • Ish-futbollsti i Real Madrid-it befason me deklaratën për debatin Messi-Ronaldo

    Ish-futbollsti i Real Madrid-it befason me deklaratën për debatin Messi-Ronaldo

    Ish-futbollisti i Real Madrid-it Ezequel Garray dha një deklaratë e cila mund t’i mos pëlqejë tifozëve të “Los Blancos.

    Argjentinasi ka deklaruar se bashkëkombasi i tij Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë,dhe ka disa arsye se pse është më i mirë se portugezi Cristiano Ronaldon me të cilin luajti disa vite tek Reali.

    “Numri një është Leo dhe numri dy është Cristiano, pa dyshim. Ata janë dy lojtarë shumë të ndryshëm, por ai që më habiti më shumë është Leo. Pata fatin të luaja me të dy, dhe Leo është diçka tjetër”

    Përndryshe Garay ka bërë të qartë se Messi ka më shumë në aspektin e pastër të futbollit,teksa Ronaldo nuk është në një nivel sesa kampioni i botës me Argjentinën.

  • Joan Laporta jep dorëheqje nga posti i presidentit të Barcelonës

    Joan Laporta jep dorëheqje nga posti i presidentit të Barcelonës

    Presidenti i gjigantit katalunas Barcelona Joan Laporta ka konfirmuar se do të jap dorëheqje të hënën,në mënyrë që të lë hapësirë për kandidim në zgjedhjet e klubit.

    Laporta ka bërë të ditur se në përputhje me statutet e klubit ai dhe disa anëtarë të bordit duhet që të dorëhiqen në mënyrë që t’i japin rrugë kandidimeve.

    Përndryshe Laporta e konfirmoi këtë teksa është në udhëtim me ekipin e parë,ku Barcelona do të takohet në çerekfinale të Kupës së Mbretit kundër Albacetes.

    Ndërkohë Laporta u shpreh i entuziasmuar me zgjedhjet mbrenda klubit,dhe uron për një proces të drejtë dhe korrekte për zgjedhjen e strukturave të klubit të Barcelonës.

    Kujtojmë që zgjedhjet në klubin e Barcelonës pritet të zhvillohen më 15 mars.