ATV

Blog

  • Qytetari Sylejman Krasniqi: Kam parë njerëz që marrin para hua për bukë…krizë e madhe, rryma nga 50 euro më shkoi mbi 300

    Qytetari Sylejman Krasniqi: Kam parë njerëz që marrin para hua për bukë…krizë e madhe, rryma nga 50 euro më shkoi mbi 300

    Qytetari Sylejman Krasniqi ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen e rëndë ekonomike, duke thënë se ka parë qytetarë të cilët janë detyruar të marrin para borxh vetëm për të blerë bukë.

    Duke folur gjatë një proteste kundër paralajmërimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, Krasniqi tha se situata është alarmante dhe se shumë familje po përballen me vështirësi serioze për mbijetesë, raporton Ekonomia Online.

    “I kam pa njerëzit tu marrë bukë veresie, nuk kanë me çka me ble një bukë. Krizë e madhe”, ka deklaruar ai.

    Krasniqi, i cili tha se është inxhinier në KEDS, theksoi se fatura e energjisë elektrike i është rritur në mënyrë drastike. Sipas tij, nga rreth 50 euro sa paguante më herët, tani është detyruar të paguajë mbi 300 euro.

    “Unë e kam pasë rrymën deri në 50 euro, tash e kam 333 euro. Po i marr paratë hua te miqtë, vëllezërit, dajt, baba e nana. Dikush duhet me të ndihmu, se pa bukë mbetesh”, tha ai.

    Ai shtoi se qytetarët po detyrohen të hyjnë në borxhe për shkak të rritjes së kostos së jetesës, ndërsa shprehu kritika edhe ndaj politikave aktuale shtetërore.

    Protestuesit kundërshtojnë paralajmërimin për rritjen e çmimit të energjisë, duke kërkuar masa konkrete për mbrojtjen e qytetarëve dhe familjeve me të ardhura të ulëta.

  • Prokuroria e BeH ngre aktakuzë ndaj serbit që luftoi për Rusinë në Ukrainë

    Prokuroria e BeH ngre aktakuzë ndaj serbit që luftoi për Rusinë në Ukrainë

    Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës ka ngritur aktakuzë ndaj Dario Ristiçit, një vullnetari nga BiH që shkoi në Ukrainë për të luftuar në radhët e ushtrisë ruse, raporton Radio Slobodna Evropa. Aktakuza është dërguar për konfirmim në Gjykatën e Bosnjës dhe Hercegovinës.

    Ristiç u arrestua në shtator të vitit të kaluar në aeroportin e Sarajevës gjatë kthimit në vend. Ai qëndroi në paraburgim për një muaj, ndërsa që nga tetori ndodhet në arrest shtëpiak.

    Ai kishte lënë Bosnjën më 17 nëntor 2023 dhe përmes Turqisë kishte mbërritur në Rusi, ku luftoi në formacionin ushtarak “Permski medvjedi” deri sa u plagos në front. Gjatë përleshjeve në rajonin e Donjeckut me forcat ukrainase, Ristiç humbi njërën këmbë dhe më pas mori shtetësinë ruse.

    Pas dy vitesh në Rusi, ai vendosi të kthehej në Bosnjë, pavarësisht se agjencitë e sigurisë e identifikuan si person që kishte marrë pjesë në një konflikt të huaj.

    Sipas raportimeve, Ristiç kishte kërcënuar shpesh me destabilizim të Bosnjës, duke aluduar në kthimin e të gjithë vullnetarëve serbë pas përfundimit të luftës në Ukrainë.

  • Dafina Zeqiri ndan momentet me djalin “Ti më ndryshove jetën”

    Dafina Zeqiri ndan momentet me djalin “Ti më ndryshove jetën”

    Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka ndarë momente shumë të veçanta me djalin e saj, Daskan, i cili tani ka 6 muaj. Në një dedikim emocionues, ajo shkruan se vogëlushi i ka ndryshuar jetën përgjithmonë, duke kthyer çdo ditë të vështirë në diell dhe çdo ngjyrë gri në të bukur.

    Dafina ka publikuar disa foto të vogëlushit, duke treguar pjesë të fytyrës së tij, si sytë, qerpikët apo buzët, pa zbuluar portretin e plotë. Një nga këto imazhe madje është bërë foto profili në Instagramin e saj.

    Daskan ka lindur më 17 korrik 2025, lajmi i cili u ndan menjëherë me publikun nga Dafina dhe bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji. Çifti e kurorëzoi dashurinë e tyre më 13 shtator 2024.

  • Terapia ndaj Parkinsonit, zbulohet zona që rrit efikasitetin

    Terapia ndaj Parkinsonit, zbulohet zona që rrit efikasitetin

    Një zonë specifike e kores së trurit është identifikuar si përgjegjëse për reagimin pozitiv ndaj trajtimit të Parkinsonit.

    Për dekada, Parkinsoni është parë kryesisht si një sëmundje që prek lëvizjen, për shkak të deficiteve në pjesët e trurit që kontrollojnë muskujt. Studimi i fundit, megjithatë, tregon se sëmundja prek një rrjet më të gjerë, duke përfshirë rajone të trurit që lidhen me emocionet, kujtesën dhe kontrollin e lëvizjes.

    Analizat mbi 800 pacientë kanë evidentuar këto lidhje. Në 18 pacientë, stimulimi magnetik i zonës së quajtur Scan i dërgoi impulse trurit, dhe brenda dy javësh, 56% e tyre shfaqën një reagim pozitiv.

    Ky studim i rëndësishëm është publikuar në revistën shkencore Nature dhe është rezultat i bashkëpunimit të disa universiteteve ndërkombëtare.

  • Protestuesit gjuajnë me ngjyrë të kuqe ndërtesën e KEDS-it

    Protestuesit gjuajnë me ngjyrë të kuqe ndërtesën e KEDS-it

    Në Prishtinë ka nisur protesta kundër shtrenjtimit të paralajmëruar të tarifave të energjisë elektrike.

    Protesta ka filluar pranë ndërtesës së KEDS-it. Qytetarët po mbajnë pankarta “Nuk e durojmë më hajninë” dhe “Sakrifikone KEDS-in, jo popullin”.

    Ata kanë hedhur ngjyrë të kuqet drejt ndërtesës së KEDS-it duke brohoritur “Hajnat jashtë”.

    Pas shqyrtimit të kërkesës së KESCO-s, ZRRE-ja pritet që në mars të marrë vendim nëse do të ketë rritje të tarifave të rrymës apo jo.

  • Shakaja e dasmës që bëri vajzën të çmendet,  pamjet bëhen virale

    Shakaja e dasmës që bëri vajzën të çmendet, pamjet bëhen virale

    Një shaka gjatë një sesioni fotografik të dasmës nuk shkoi siç ishte planifikuar, dhe pamjet e saj tashmë po qarkullojnë masivisht në internet.

    Përdoruesit e rrjeteve sociale janë ndarë në mendime: disa e konsiderojnë një shaka të pafajshme, ndërsa të tjerët mendojnë se shkelte respektin ndaj partnerit.

    Megjithatë, reagimi i vajzës në pamje duket se flet vetë, duke shfaqur habinë dhe zemërimin e saj ndaj situatës.

    Pamjet kanë bërë xhiron e internetit dhe po nxisin debate mbi kufijtë e shakasë në momente kaq personale siç është një dasmë.

  • Priten valë deri në 3.5 metra në Francë: Lëshohet paralajmërim për përmbytje

    Priten valë deri në 3.5 metra në Francë: Lëshohet paralajmërim për përmbytje

    Instituti Meteorologjik Francez ka lëshuar një paralajmërim portokalli për valë dhe përmbytje për dy departamente franceze, Alpes-Maritimes dhe Korsikën Jugore, për sot.

    Ulja e nivelit të detit Mesdhe po shkakton një rritje të ndjeshme të nivelit të detit dhe priten valë me lartësi nga 2.5 deri në 3.0 metra në brigjet e Alpeve Detare dhe deri në 3.5 metra në Korsikën Jugore, raporton televizioni BFM. Gjatë natës, era do të shtohet në Korsikë.

    “Priten erëra të forta ere, veçanërisht në zonat malore, Balanje, Kap dhe në ultësirat lindore pranë Solencarës “, deklaroi Instituti Meteorologjik Francez.

    Departamenti i Girondës, në jugperëndim të Francës, është ende nën një paralajmërim portokalli për shkak të përmbytjeve të lumenjve dhe do të jetë në fuqi deri nesër.

    Departamenti i Morbihan në Bretanjë, në Francën perëndimore, ishte nën një paralajmërim portokalli për shi dhe përmbytje nga ora 12:00 e pasdites, por ky paralajmërim u hoq në orën 16:00.

  • Arrestohet një protestues që po kundërshtonte shtrenjtimin e çmimit të rrymës

    Arrestohet një protestues që po kundërshtonte shtrenjtimin e çmimit të rrymës

    Një protestues është arrestuar teksa po protestonte kundër shtrenjtimit të rrymës, raporton Ekonomia Online.

    Ai u arrestua pasi u gjuajt një tymit, ani pse ai thoshte se nuk e gjuajti atë.

  • Skoda raportoi 1 milion makina të prodhuara në vitin 2025

    Skoda raportoi 1 milion makina të prodhuara në vitin 2025

    Në vitin 2025, Skoda Auto prodhoi 1,065,000 makina në të gjithë botën.

    Kjo është 15% më shumë se një vit më parë dhe rezultati më i mirë për markën në gjashtë vitet e fundit, shkruajnë mediat e huaja.

    Sipas tyre, fabrika kryesore në Mlada Boleslav prodhoi 605,600 makina dhe gjithashtu montoi mbi 329,000 sisteme baterish për makinat elektrike dhe hibridet plug-in Skoda, si dhe modele të tjera të Grupit Volkswagen.

    Në përgjithësi, kompania prodhoi gjithashtu mbi 1,030,000 transmisione dhe më shumë se 500,000 motorë.

    Në segmentin e automjeteve elektrike, që nga janari i vitit 2025, janë prodhuar 112,500 crossover kompakte Elroq, dhe prodhimi i Enyaq më të madh arriti në rreth 77,000 njësi.

    Skoda thekson se fabrika në Mlada Boleslav mbetet e vetmja në Grupin Volkswagen ku si modelet me motor djegieje ashtu edhe ato plotësisht elektrike montohen në një linjë të vetme prodhimi.

    “Për herë të parë në gjashtë vjet, kemi tejkaluar shifrën e 1,000,000 makinave Skoda të prodhuara. Ky është një arritje e madhe dhe rezultat i punës së koordinuar të ekipeve tona të prodhimit”, ka thënë Anëtari i Bordit për Prodhimin dhe Logjistikën, Andreas Dick.

    Fabrika në Kvasiny rriti vëllimin e prodhimit në 301,500 makina krahasuar me 248,000 vitin e kaluar. Prodhimi në Indi u dyfishua në 73,800 makina falë lansimit të crossover-it të ri Kylaq.

    Përveç kësaj, Skoda hapi një fabrikë të re në Vietnam në bashkëpunim me Thanh Cong Group, ku 2,500 makina Slavia dhe Kushaq u montuan nga kompletet e furnizuara nga India.

  • KRM Pastrimi apelon: Mos i digjni kontejnerët

    KRM Pastrimi apelon: Mos i digjni kontejnerët

    Kompania Rajonale e Menaxhimit të Mbeturinave, KRM Pastrimi, ka bërë apel te qytetarët për kujdes në hedhjen e mbeturinave në kontejnerët e qytetit.

    “Mos hedhni mjete që mund të shkaktojnë ndezjen e zjarrit dhe djegien e kontejnerëve. Dijeni që kontejnerët i blejmë me paratë publike të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e KRM Pastrimi.

    Në njoftim gjithashtu shfaqet një fotografi e një kontejneri duke u djegur në rrugën “Agim Ramadani”, duke rikujtuar se pronën publike duhet ta ruajmë të gjithë së bashku.

    KRM Pastrimi fton qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastrisë dhe sigurisë në hapësirat publike.