ATV

Blog

  • Irani paralajmëron ShBA-në: Do të sulmojmë bazat amerikane në rajon nëse sulmohemi

    Irani paralajmëron ShBA-në: Do të sulmojmë bazat amerikane në rajon nëse sulmohemi

    Irani ka paralajmëruar se do të godasë bazat amerikane në Lindjen e Mesme në rast të një sulmi nga forcat amerikane të grumbulluara në rajon, tha të shtunën ministri i jashtëm iranian, Abbas Araqchi.

    Në një intervistë për Al Jazeera, Araqchi theksoi se kjo nuk duhet interpretuar si një sulm ndaj vendeve që strehojnë ato baza. Deklarata e tij erdhi një ditë pasi Teherani dhe Washingtoni u zotuan të vazhdojnë bisedimet indirekte bërthamore, pas asaj që të dyja palët e përshkruan si një diskutim pozitiv të premten në Oman, raporton Reuters.

    Pavarësisht se Araqchi tha se ende nuk është caktuar një datë për rundin tjetër të negociatave, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se ato mund të zhvillohen në fillim të javës së ardhshme.

    Trump ka kërcënuar me veprime ushtarake ndaj Iranit pas një përforcimi detar të SHBA-së në rajon, duke kërkuar që Teherani të ndalojë pasurimin e uraniumit, një hap i mundshëm drejt armëve bërthamore, si dhe të ndalojë zhvillimin e raketave balistike dhe mbështetjen për grupet e armatosura në Lindjen e Mesme.

    Teherani ka mohuar prej kohësh çdo qëllim për prodhimin e armëve bërthamore. Ndërsa të dyja palët kanë treguar gatishmëri për të ringjallur diplomacinë mbi mosmarrëveshjen bërthamore të Teheranit me Perëndimin, Araqchi kundërshtoi zgjerimin e bisedimeve:

    “Çdo dialog kërkon përmbajtje nga kërcënimet dhe presioni. Teherani diskuton vetëm çështjen e tij bërthamore… Ne nuk diskutojmë asnjë çështje tjetër me SHBA-në,” tha ai.

  • Alvaro Arbeloa:Real Madrid është shumë larg potencialit të saj të plotë

    Alvaro Arbeloa:Real Madrid është shumë larg potencialit të saj të plotë

    Trajneri i Real Madridit Alvaro Arbeloa ka folur për rrjedhën aktuale të sezonit më të cilën po kalon skuadra e tij.

    Arbeloa thotë se “Los Blancos”është shumë larg potencialit të saj të plotë,teksa ka thënë se duhet të pamundurën që të arrijnë deri në këtë pikë.

    Përndryshe Arbeloa ka deklaruar se ekipi ka rritur deri në pikën ku duhet punuar shumë,dhe shton se ekipet e mëdha duhet të bëjnë gjëra të mira në fushë e cila vjen nga puna e palodhur dhe orët e shpenzuara.

    Kujtojmë që Alvarao Arbeloa që prej se e morri drejtimin e Real Madridit ka 4 fitore në 6 ndeshje që kur u emërua në vend të Xabi Alonsos i cili u shkarkua nga stoli i “Los Blancos”.

  • Maqedonci shkruan për njësitin e FSK-së që gjeti trupin e 30-vjeçarit në lumin Mat

    Maqedonci shkruan për njësitin e FSK-së që gjeti trupin e 30-vjeçarit në lumin Mat

    Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i ka shprehur ngushëllime familjes së 30-vjeçarit që kishte rënë në lumin Mat në Shqipëri, e ku sot është gjetur nga njësitet e specializuara të kërkim shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    “Njësitë e specializuara të kërkim shpëtimit te Forcës së Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me njësitë e Forcave të Armatosura të Republikës se Shqipërisë pas disa ditësh kërkimi në një teren sfidues dhe të vështirë kanë arritur të gjejnë në afërsi të fshatit Urakë, trupin e pajetë të Jurgen Karajt, të riut që ra në rrjedhën e lumit Mat së bashku me shokun e tij më 10 janar. Pas evakuimit, trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar Policisë së Shqipërisë dhe ekipit të forenzikës për procedurat e mëtejme. Ngushëllime familjes Karaj dhe të afërmve të viktimës!”, ka shkruar Maqedonci.

  • Kenan Yildiz arrin marrëveshje për rinovimin e kontratës me Juventusin

    Kenan Yildiz arrin marrëveshje për rinovimin e kontratës me Juventusin

    Ylli turk Kenan Yildiz ka arritur marrëveshje të re me gjigantin italian Juventus.

    Yildiz nënshkroi kontratë të re me binaconerët,e cila pritet të zgjasë deri në deri në 4 vjet.

    Përndryshe kjo marrëvveshje pritet të nënshkruhet në ditët në vijim,teksa në anën tjetër turku pritet të ketë rritje të pagës sezonale ku pritet të bëhet një prej lojtarëve më të paguar tek “Zonja e Vjetër”.

    Ndërkohë në anën tjetër arritja e marrëveshjes konfirmon që Yildiz është një prej emrave që mund të lë gjurmë tek Juve.

    Kujtojmë që Kenan Yildiz është transferuar tek Juventus në vitin 2022 në ekipin e të rinjve,e më pas tek seniorët një vit më pas ku arriti të bëhej një prej lojtarëve kyç të bianconerëve.

  • Barcelona zyrtarizon largimin nga Superliga Evropiane

    Barcelona zyrtarizon largimin nga Superliga Evropiane

    Gjiganti katalunas Barcelona ka bërë zyrtare largimin nga projekti i Superligës Evropiane.

    Klubi blaugranas e ka bërë të ditur largimin nëpërmjet një komunikate të bërë këtë të shtunë,dhe ky vendim ka të bëjë me qëndrueshmërinë stabile të futbollit.

    Përndryshe edhe presidenti i Barcelonës Juan Laporta ka bërë të ditur largimin nga Superliga e Evropës,dhe tani klubi i vetëm që ka mbetur në këtë projekt është rivali i katalunasve Real Madrid.

    Kujtojmë që Barcelona ishte një prej klubeve që nisën projektin e Superligës së Evropës në vitin 2021,e cila kishte shkaktuar reagime të shumta nga tifozët anembanë botës duke kundërshtuar me protesta të shumta që çuan në prishjen e këtij projekti.

  • Dusan Dubljevic emërohet trajner i Sigal Prishtinës

    Dusan Dubljevic emërohet trajner i Sigal Prishtinës

    Sigal Prishtina ka emëruar teknikun malazias Dusan Dubljevic në postin e trajnerit të ekipit kryeqytetas.

    Emërimi i Dubljevic vije më kohën kur klubi po bën ndryshime në struktrurat drejtuese,dhe malaziasi shihet si njeriu i cili mund të kthejë atmosferën mbrenda ekipit bardhëekaltër.

    Përndryshe Sigal Prishtina aktualisht gjendet në krizë të thellë të rezultateve,dhe madje është afër eliminimit nga Kupa e Kosovës dhe emërimi i Dubljevic shihet nga drejtuesit e klubit si një lloj shpëtimi nga situata e vështirë.

    Kujtojmë që Dusan Dubjevic ka drejtuar shumë klube të ndryshme si: KK Sutjeska Niksic dhe KK Teodo Tivat.

  • FSK gjen trupin e pajetë të të riut të zhdukur në lumin Mat në Shqipëri

    FSK gjen trupin e pajetë të të riut të zhdukur në lumin Mat në Shqipëri

    Forca e Sigurisë së Kosovës e ka gjetur trupin e 30-vjeçarit që kishte rënë në lumin Mat në Shqipëri që 29 ditë.

    Me kërkesë të autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka angazhuar një kontingjent të specializuar të Kërkim-Shpëtimit nga Regjimenti i Mbrojtjes Civile i Gardës Kombëtare, i cili iu bashkua operacionit në zonën e Klosit për kërkimin e një personi të zhdukur në rrjedhën e lumit Mat.

    “Pas angazhimit intensiv dhe bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet shqiptare, ekipet e kërkim-shpëtimit arritën të lokalizojnë dhe të gjejnë trupin e pajetë të personit të humbur. Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në emrin e tij personal dhe në emër të gjithë personelit të FSK-së, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e viktimës. Gjithashtu, Komandanti i FSK-së falënderon personelin e angazhuar për përkushtimin, profesionalizmin dhe disiplinën e treguar gjatë përmbushjes së këtij misioni. Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në misionin e saj humanitar dhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal, gjithmonë në shërbim të jetës, sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

  • Mbi 2 mijë gjoba dhe 86 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë – një me fatalitet

    Mbi 2 mijë gjoba dhe 86 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë – një me fatalitet

    Mosrespektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik.

    Aksidentet e trafikut vazhdojnë të mbeten të larta në vendin tonë. Vetëm në 24 orët që lamë pas, sipas raportit të Policisë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë shënuar 43 aksidente me të lënduar.

    Numri i gjobave vazhdon të mbetet relativisht i lartë për kundërvajtjet në trafik, ku vetëm në 24 orë janë shqiptuar plot 2148 tiketa.

    Gjithashtu, policia ka arrestuar 38 persona, prej të cilëve 14 i ka dërguar në mbajtje, 1 në ndalim policor dhe 1 në vuajtje të dënimit.

  • Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Grand Slamit të Parisit

    Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Grand Slamit të Parisit

    Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Slamit të Parisit.

    Në çerekfinale, Distria fitoi me shumë vështirësi ndaj brazilianes, Larissa Pimenta.

    Lufta ishte e fortë dhe taktike, por në kohën shtesë Distria realizoi pikë për fitore.

  • Christian Chivu pritet të rinovojë kontratën me Interin

    Christian Chivu pritet të rinovojë kontratën me Interin

    Gjiganti italian Inter ppo synon të arrijë një marrëveshje të re me trajnerin aktual Christian Chivu.
    Sipas Corriere Dello Sport drejtuesit e Inter-it synojnë që të rinovojnë kontratën teknikut rumun,i cili ka bindur me menaxhimin që ka bërë deri më tani tek nënkampioni i Serie A.
    Përndryshe në kontratën e re është paraparë edhe një rritje e pagës së Chivu,ku nga 2 milionë euro në sezon tani do të fitonte rreth 3 milionë euro.
    Mbetet të shihet se nëse Chivu do ta shfrytëzoj këtë në sezonet e ardhshme me fitim ndonjë trofeu.
    Kujtojmë që Christian Chivu morri drejtimin e gjigantit italian Inter qëkur Simone Inzaghi u largua në fund të sezonit të kaluar.