ATV

Blog

  • Sot nis faza përmbyllëse e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së

    Sot nis faza përmbyllëse e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së

    Sot fillon etapa përmbyllëse e procesit më të madh gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Në këtë fazë, prokuroria, ekipet mbrojtëse dhe të pandehurit do të kenë mundësinë që për herë të fundit t’i paraqesin trupit gjykues argumentet dhe parashtrimet e tyre përfundimtare.

    Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po përballen me akuza të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të cilat ata i kanë mohuar duke i cilësuar si të pabazuara.

    Edhe mbrojtja ka hedhur poshtë këto akuza, duke argumentuar se UÇK-ja nuk ka pasur një strukturë të organizuar komanduese dhe se krimet që i atribuohen katër të akuzuarve nuk janë të provuara.

    Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se të gjitha konfirmimet për pjesëmarrje në seancat përmbyllëse janë dërguar tek personat që do të ndjekin procesin nga afër.

    Seancat e deklaratave përmbyllëse janë caktuar të mbahen nga 9 deri më 13 shkurt në objektin e DHSK-së në Hagë.

    Për shkak të interesimit të lartë, vendet në galerinë për publikun ishin të kufizuara, dhe jo të gjithë ata që kishin bërë kërkesë kanë mundur të marrin konfirmim.

    Ata që nuk mund të marrin pjesë fizikisht në seanca, mund t’i ndjekin ato online, në gjuhët shqipe, angleze dhe serbe, përmes transmetimit në faqen zyrtare të DHSK-së, me një vonesë prej 45 minutash.

    Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Gjykimi ndaj tyre ka nisur më 3 prill 2023, gati tre vjet pas konfirmimit të aktakuzës, ndërsa ky proces ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik në Kosovë dhe më gjerë.

    Gjatë vitit të kaluar, janë organizuar pesë protesta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, në Prishtinë, Hagë, Tiranë, Strasburg dhe Shkup, ku mijëra qytetarë kanë kërkuar “Drejtësi për Çlirimtarët”. Një protestë e ngjashme pritet të mbahet në Prishtinë në përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

  • KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

    KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot

    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur se të hënën, më 09.02.2026, do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

    Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

    Ky është orari sipas rajoneve:

    Prishtina

    Punime në projekte investive

    1.

    Nga NS 110/10(20)[kV] Prishtina 2 do të ndërprehet:

    Dalja 10kV nr.26 Nexhmi Mustafa (kodi: 11000009) ne dy termine nga ora 09:00 deri 09:30 dhe 17:30 deri 18:00

    Vendet: Tophanja, pjesa afër Tjegullores dhe rr.Vushtrrisë. 117. rr. Meto Bajraktari, Haki Taha 361. rr.Xheladin Kurbaliu, 282.Çajupi, Ndue Perlleshi, rr. Meto Bajraktari.

    Arsyeja: Ndarja e urave.

    2.

    NS 110/10(20)[kV] Prishtina 2

    Nga Dalja 10kV nr.26 Nexhmi Mustafa (kodi: 11000009) do të ndërprehet:

    NS 10/0.4kV Erzen Hasani 11000009183 nga ora 09:00 deri 18:00

    Vendet: Haki Taha.

    Arsyeja: Ndërrimi i transformatorit.

    3.

    Nga NS 110/10(20)[kV] Prishtina 2

    Dalja 10[kV] Nr.15 Blloku I(kodi: 11000002) do të ndërprehet nga ora 09:00 deri 09:30 dhe 17:30 deri 18:00

    Vendet: rr. Mehmet Akif dhe rr. Lidhja e Lezhës.

    Arsyeja: Ndarja e urave.

    4.

    Nga NS 110/10(20)[kV] Prishtina 2

    Nga Dalja 10[kV] Nr.15 Blloku I do të ndërprehet TS-i:

    TS 10/0.4[kV] RTK 1 (kodi: 11000002009 ) nga ora 09:00 deri 18:00

    Vendet: 166. Rr. Mehmet Akif Ersoy p.n., 114. Rr. Ilaz Agushi, 113. Rr. Xhemajl Prishtina, 1 Tetori, 179.Azem Bejta, 115. Rr. Lidhja e Lezhës 70A, 125. Rr. Rasim Kiçina Nr.5.

    Arsyeja: Ndërrimi i transformatorit

    5.

    Nga NS 110/10(20)kV Prishtina 3 do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Nr.28 Sigurimi (kodi: 12000020) nga ora (09:00 deri 09:30) dhe (17:30 deri 18:00

    Vendet: 117. Rr. Meto Bajraktari, 114. Rr. Ilaz Agushi, 25.Rr.U.Ç.K.-14 Hyr-I-,Kosova 1

    Arsyeja: Ndarja e urave.

    6.

    Nga NS 110/10(20)[kV] Prishtina 2

    Nga Dalja 10kV Nr.28 Sigurimi do të ndërprehet TS-i:

    TS 10/0.4[kV] Gjyqi 2 (kodi: 12000020128 ) nga ora 09:00 deri 18:00

    Vendet: 114. Rr. Ilaz Agushi

    Arsyeja: Ndërrimi i transformatorit.

    Prizren

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    Nga NS 35/10[ kV] Dikanca do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Radesha (Kodi: 30037006) nga ora 09:00 deri në ora 15:00

    Vendet: fshatrat: Baçkë, Dikancë, Leshtan dhe Radeshë.

    Arsyeja: Revizion i daljes 10kV Radesha, pastrimi i trasesë nga vegjetacioni, shtrëngimi i përçuesve.

    Ferizaj

    Punime në projekte investive

    1.

    Nga NS 35/10 [kV] Badovci do të ndërprehet:

    Dalja 10 [kV] J11 Janjeva ( Kodi:10014011) prej orës 09:00 deri në ora 15:00

    Vendet: Janjevë, Shashkovc, Akllap, Tërbuvc, Gushtericë e Epërme dhe Shushicë.

    Arsyeja: Demontimi i trafostacionit të vjetër, demontimi i ormanit të tensionit të ulët, montimi i TS të ri, montimi i ormanit të ri të tensionit të ulët, vendosja e daljeve sipas projektit si dhe punë të tjera në TS Kisha me kode 10014011011.

    Mitrovica

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    NS 110/10[kV] Vushtrria 2

    Nga Dalja 10[kV] Nadakovci do të ndërprehet në Stabilimentitn e daljes Nadakovc (me kod: 73000014) nga ora 10:00 deri 16:00.

    NS 10/0.4[kV] mbesin pa tension:

    1.NS 10/0.4[kV]Ropicë (Kodi:73000014012)

    2.NS 10/0.4[kV]Ropicë (Malokët)(Kodi:73000014011)

    3.NS 10/0.4[kV]Ropicë lagjja Gashi (Kodi:73000014010)

    4.NS 10/0.4[kV]Bashollët (Kodi:73000014014)

    5.NS 10/0.4[kV]Samadrexhë(Kodi:73000014013)

    6.NS 10/0.4[kV]Sopjanët (Kodi:73000014016)

    7.NS 10/0.4[kV]TSSH Shalakt(Kodi:73000014015)

    8.NS 10/0.4[kV]Samadregjë (Shkolla)(Kodi:73000014018)

    9.NS 10/0.4[kV]Gurthyesi (Ceceli)(Kodi:73000014021)

    10.NS 10/0.4[kV]Samadrexhë (Malokët)(Kodi:73000014019)

    11.NS 10/0.4[kV]Ceceli (Kodi:73000014020)

    12.NS 10/0.4[kV]Sllakovc (Kodi:73000014022)

    13.NS 10/0.4[kV]Zagori (Kodi:73000014017)

    Vendet: Samadrexhë, Ropicë, Maxhunaj, Samadrexhë, Zagori, Ceceli dhe Sllakovc.

    Arsyeja: Montimi i ndarësit linjor në fshatin Samadrexhë.

    Gjakova

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    Nga NS 110/10(20) [kV] Gjakova 2 do të ndërprehet:

    kthina J08 – Gjakova II-10kV (me tri dalje 10kV):

    1.Dalja 10[kV] Thertorja me kod:(81000129 ) nga ora 10:00 deri 14:00

    2.Dalja 10[kV] Gjakova III me kod:( 81000116) nga ora 10:00 deri 14:00

    3.Dalja 10[kV] Tranziti me kod:( 81000112) nga ora 10:00 deri 14:00

    Vendet: Thertorja, rrugët: Hysni Dobruna, Dëshmorët e Lirisë, Ismajl Qemajli, Martin Camaj, Gjon Nikollë Kazazi,Yjet e Erenikut, Skënderbeu, Migjeni, rr.Tirana dhe rr.Skënderbeu.

    Arsyeja: Vendosja e transformatorit toroidal.

  • Parashikimi i motit për sot, si nis java e dytë e shkurtit

    Parashikimi i motit për sot, si nis java e dytë e shkurtit

    Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme, lokale shiu, paksa më të theksuara orëve të pasdites dhe sidomos mbrëmjes ku në disa zona priten edhe reshje të përziera me shqotë dhe borë.

    Temperatura maksimale parashihet deri në 10 gradë Celsius, por në mbrëmje ulje e ndjeshme e temperaturave sidomos në zonat kodrinore-malore.

    Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me vranësira dhe reshje të herëpashershme, lokale shiu. Në viset kodrinore-malore pritet shqotë dhe borë, por nuk priten reshje të mëdha.

    Vranësira të shumta priten edhe ditëve të ardhshme të cilat herë pas here pritet të sjellin edhe reshje shiu. Temperaturat pa ndonjë ndryshim të madh. Fillimisht priten ulje kryesisht të lehta të tyre, pastaj rritje graduale por pa luhatje të mëdha./MeteoBallkan

  • Ballkani dhe Malisheva nisin me fitore stinorin pranveror në Albi Mall Superligë

    Ballkani dhe Malisheva nisin me fitore stinorin pranveror në Albi Mall Superligë

    Ka përfunduar xhiroja e 19-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll,ku të dielën janë zhvilluar edhe dy takime që sollën rezultate të pritura.

    Nënkampioni i Kosovës Ballkani e nisi me fitore stinorin pranveor,duke mposhtur skuadrën e Gjilanit me rezultat 2:1.

    Givanni Riberio shënoi në minutën e 3-të të ndeshjes për epërsinë e Ballkanit në 1:0,rezultat me të cilin përfunduan 45 minutat e parë.

    Në pjesën e dytë Ballkani dyfishoi epërsinë në 2:0 përmes Diene,teksa Gjilani arriti të shënoj golin e nderit përmes Oltion Bilallit.

    Në anën tjetër Malisheva arriti të shënoj fitore në shtëpi ndaj skuadrës së Prishtinës së Re me rezultat minimal 1:0.

    Goli i Etnik Brrutit ishte i mjaftueshëm për Malishevën për 3 pikë,edhe përkundër që në pjesën e dytë mysafirët patën raste të shumta për gol.

    Pas xhiros së 19-të Ballkani është lider në tabelë me 36 pikë,e pasuar nga Prishtina me 33 pikë dhe Drita me 32 pikë,kurse në tre pozitat e fundit janë Drenica,Ferizaj dhe Prishtina e Re.

  • Real Madrid në bisedime me agjentët e Ibrahima Konate për transferim në Santiago Bernabeu

    Real Madrid në bisedime me agjentët e Ibrahima Konate për transferim në Santiago Bernabeu

    Klubi mbretëror spanjoll Real Madrid është duke synuar që të transferojë një qendërmbrojtës për sezonin e ri.

    Një ndër opsionet është qendërmbrojtësi francez Ibrahima Konate,i cili edhe gjatë afatit kalimtar veror ka qenë i kërkuar nga “Los Blancos”.

    Përndryshe Reali në këtë sezon ka pasur probleme të shumta në pozitën e qendrës së mbrojtjes,dhe me largimet e Antonio Rudiger dhe David Alaba madrilienët kanë nevojë për përforcime në këtë repart.

    Ndërkohë ende nuk dihet se nëse Konate mund të qëndrojë tek Liverpool apo jo,dhe kjo varet edhe nga vetë dëshira e lojtarit se nëse dëshiron të bëjë një lëvizje gjatë verës.

    Kujtojmë që Ibrahima Konate ka kontratë me Liverpoolin deri në fund të sezonit.

  • PSG synon të mbajë Luis Enriquen edhe për sezonet e ardhshme

    PSG synon të mbajë Luis Enriquen edhe për sezonet e ardhshme

    Gjiganti francez PSG po synon që të arrijë një marrëveshje të re me trajnerin aktual Luis Enrique.

    Drejtuesit parisienë janë të kënaqur me punën e teknikut spanjoll,dhe se synon që ta blindojnë edhe për sezonin e ri ku PSG synon suksese të rradhës.

    Përndryshe shumë klube të ndryshme në Evropë i janë vënë pas Luis Enriques,ku tekniku spanjoll është ëvënë në radar të tyre për projektet e tyre afatgjata,por tek PSG do të bëjnë të pamundurë që mos ta lejojnë që Enrique të largohet nga stoli i kampionëve të Francës dhe Evropës.

    Kujtojmë që Luis Enrique ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2027,teksa me parisienët sezonin e kaluar arriti të të fitoj të gjitha trofetë e mundshme.

  • Bayern Munich i bindur për qëndrimin e Dayot Upamecanos në Allianz Arena

    Bayern Munich i bindur për qëndrimin e Dayot Upamecanos në Allianz Arena

    Qendërmbrojtësi francez Dayot Upamecano nuk e ka të qartë të ardhmen e tij tek Bayern Munich.

    Drejtuesi bavarezë po synojnë që të zgjasin kontratën Upamecanos,megjithatë një gjë e tillë ende nuk është zyrtarizuar pasi francezi mund të kalojë verën e ardhshme tek Real Madrid si transfer i lirë.

    Përndryshe drejtuesit e Bayern-it janë të bindur se Upamecano do të nënshkruaj kontratën e re me bavarezët deri në vitin 2030,dhe se francezi edhe për shumë vite të tjera pritet të jetë një ndër shtyllat e mbrojtjes tek bavarezët.

    Kujtojmë që Dayot Upamecano ka kontratë deri në fund të sezonit,teksa në 26 ndeshje ka shënuar 1 gol e dhuroi një asistim.

  • LA Lakers dhe Denver Nuggets shënojnë fitore në NBA

    LA Lakers dhe Denver Nuggets shënojnë fitore në NBA

    Janë zhvilluar ndeshje interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Los Angeles Lakers ka mposhtur Golden State Ëarriors me rezultat 105:99.

    Lebron James me 20 pikë e 10 asistime si dhe Rui Hachimuara me 18 pikë etë tjera kontribuan në fitoren e Lakers,ndërkohë për Ëarriors Moses Moody me 25 pikë ishte basketbollisti më efikas në parket.

    Në anën tjetër Denver Nuggets ka arritur të mpshtë në udhëtim Chicago Bulls me rezultat 136:120.

    Jamal Murray me 28 pikë e 11 asistime dhe Nikola Jokic me 22 pikë,14 kërcime e 17 asistime ishin basktebollistët më efikas tek Nuggets,kurse në anën tjetër për Bulls Matas Buzelis me 21 pikë e 8 asistime ishte më i miri në parket.

  • Hansi Flick mund të largohet nga stoli i Barcelonës

    Hansi Flick mund të largohet nga stoli i Barcelonës

    Tekniku gjerman Hansi Flick mund të largohet nga posti i trajnerit të Barcelonës.

    Flick i cili ka edhe një vit kontratë tek Barca ka paraljmëruar se do ta bëjë largimin nga gjiganti katalunas,dhe kjo me zgjedhjet që do të mbahen mbrenda klubit gjatë muajit të ardhshëm.

    Përndryshe Flick ka bërë të ditur se në rast se Joan Laporta rizgjidhet edhe për një mandate tjetër në postin e presidentit të Barcelonës,dhe tekniku gjerman e sheh veten si pjesë të rëndësishëm të projektit të Barcelonës dhe Laporta është i kënaqur me punën e Flick të cilin dëshiron t’i jap kontratën e re.

    Në rast se ndonjë kandidat tjetër fiton zgjedhjet për president të Barcelonës,atëherë Flick pritet që të shkëpusë kontratën me katalunasit.

    Kujtojmë që Hansi Flick ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2027,teksa në sezonin e parë në stolin e kataluansve fitoi La Ligën dhe Kupën e Mbretit.

  • Tragjike: Punëtori 43-vjeçar humb jetën duke vendosur reklamë në rrugën Ferizaj-Prishtinë

    Tragjike: Punëtori 43-vjeçar humb jetën duke vendosur reklamë në rrugën Ferizaj-Prishtinë

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në rrugën Ferizaj-Prishtinë, ku një punëtor ka humbur jetën në vendin e punës.

    Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës, e cila ka konfirmuar rastin dhe ka bërë të ditur se viktima ishte duke vendosur një reklamë (billboard) kur një pjesë e saj i ka rënë në kokë, duke i shkaktuar vdekje të menjëhershme.

    Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

    Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Ferizaj -Prishtinë, një person ka rënë nga një lartësi (objekt) derisa ishte duke punuar. Viktima mashkull, 43vjeç,  nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Policia në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës kanë nisë një hetim lidhur me këtë rast”, thuhet në konfirmim.

    Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave po vazhdojnë nga autoritetet përkatëse.