ATV

Blog

  • Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në Grand Slam

    Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në Grand Slam

    Distria Krasniqi shkëlqeu të shtunën në Grand Slamin e Parisit, duke fituar medaljen e artë në kategorinë deri 52 kg.

    Në finalen e zhvilluar në arenën “Bercy”, ajo mposhti spanjollen Ariane Toro Soler për vetëm 27 sekonda me një hedhje perfekte për Ippon.

    Ky sukses i jep Distrias pesë fitore nga po aq finale të këtij viti.

  • Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së

    Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së

    Eva Millona, shqiptarja e parë e lindur në Shqipëri, është emëruar në një nga nivelet më të larta të administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Ajo ka hyrë në histori si shqiptarja e parë e lindur në Shqipëri që merr një post të tillë të rëndësishëm në administratën amerikane, duke u emëruar në pozitën Assistant Secretary në Department of Homeland Security (DHS), një nga institucionet kyçe të qeverisë amerikane, raporton albinfo.ch.

    Eva Millona është juriste e diplomuar në Universiteti i Tiranës, ku ka përfunduar studimet në Drejtësi. Karrierën profesionale e ka nisur në Shqipëri, ku ka shërbyer si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Tiranës, duke u bërë njëherësh gjyqtarja më e re në historinë e kësaj gjykate. Pas emigrimit në SHBA, ajo ndërtoi një karrierë të suksesshme në fushën e politikave të emigracionit dhe mbështetjes për refugjatët.

    Ajo ka drejtuar programin e sistemimit të refugjatëve në Massachusetts Qendrore dhe ka pasur role kyçe në organizatën Massachusetts Immigrant and Refugee Advocacy Coalition (MIRA), ku fillimisht ka shërbyer si Drejtoreshë e Politikave dhe Avokimit, më pas si Zëvendësdrejtore Ekzekutive, ndërsa nga viti 2008 ka mbajtur pozitën e Drejtoreshës Ekzekutive.

    Eva Millona njihet gjerësisht si eksperte dhe lidere në çështjet e emigracionit dhe integrimit të refugjatëve. Emërimi i saj në Department of Homeland Security konsiderohet një arritje historike për komunitetin shqiptar dhe një dëshmi domethënëse e kontributit të diasporës shqiptare në institucionet më të larta shtetërore të Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

  • Barcelona shënon fitore bindëse ndaj Mallorcas së Vedat Muriqi-it

    Barcelona shënon fitore bindëse ndaj Mallorcas së Vedat Muriqi-it

    Barcelona ka shënuar fitore bindëse kundër Mallorcas së Vedat Muriqit,duke e mposhtur me rezultat 3:0.

    Mysafirët e nisën mirë ndeshjen ku Vedat Muriqi pati rast të mirë për të shënuar,por nuk arriti që të dërgonte topin në rrjetë.

    Më pas Barca e mori lojën nën kontrroll,dhe në minutën e 29-të Robert Lewandovski realizoi për 1:0.

    Në pjesën e dytë Barcelona vazhdoi dominimin,ku në minutën e 61-të Lamine Yamal dyfishoi epërsinë në 2:0,kurse në minutën e 83-të talenti Bernal vulosi fitoren e Barcelonës në 3:0.

    Barcelona është lider në La Liga 58 pikë,teksa Mallorca mbetet në kuotën e 24 pikëve.

  • Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Granslamin e Parisit

    Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Granslamin e Parisit

    Xhudustja Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në granslamin që po mbahet në kryeqytetin francez Paris.

    Në finalen deri në 52kg poshti me Ippon Ariane Toro Soler nga Spanja,duke i sjellur vendit tonë edhe një medalje tjetër të artë.

    Në xhiron e parë Distria ishte e lirë,teksa në të dytin mundi francezen Alicia Marques me Ippon,kurse në çerekfinale ajo mposhti me Wazaari, Larissa Pimenta nga Brazili.

    Distria në gjysmëfinale mundi me Yuko xhudisten nga Franca Amandine Buchard,teksa në finale arriti të mposhtë spanjollen Ariane Toro Soler dhe me medaljen e rradhës Kosova ngritet edhe më tej në mesin e vendeve më të mira në xhudo.

  • Në Korenë e Veriut njerëzit ekzekutohen për shikimin e “Squid Game”

    Në Korenë e Veriut njerëzit ekzekutohen për shikimin e “Squid Game”

    Amnesty International ka zbuluar dëshmi tronditëse se qytetarë në Korenë e Veriut janë ekzekutuar ose dënuar rëndë për shikimin e serialeve të Koresë së Jugut, përfshirë “Squid Game”, si dhe për dëgjimin e muzikës K-pop.

    Gjetjet bazohen në 25 intervista me të arratisur nga vendi i drejtuar nga Kim Jong-un.

    Sipas dëshmive, edhe nxënës të shkollave të mesme janë ekzekutuar për konsumim të përmbajtjes së huaj, ndërsa të tjerë janë dërguar në kampe pune.

    Amnesty thekson se ndëshkimet shpesh varen nga mundësitë financiare dhe lidhjet familjare, duke e cilësuar situatën si një shkelje ekstreme të të drejtave të njeriut.

  • ShBA-ja akuzon Kinën për testime sekrete bërthamore

    ShBA-ja akuzon Kinën për testime sekrete bërthamore

    Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Kinën se ka kryer në fshehtësi të paktën një test bërthamor me shpërthim, pavarësisht moratoriumit zyrtar për testet e tilla.

    Akuza u bë nga nënsekretari amerikan i Shtetit për kontrollin e armëve, Thomas DiNanno, gjatë një konference për çarmatimin në Gjenevë.

    Sipas tij, Kina ka përdorur metoda për të fshehur gjurmët e shpërthimeve bërthamore nga monitorimi ndërkombëtar, duke përmendur një test të dyshuar më 22 qershor 2020.

    Autoritetet kineze i kanë mohuar akuzat, duke i cilësuar si të pavërteta dhe të shtrembëruara, ndërsa raportet tregojnë se Pekini po zgjeron arsenalin e tij bërthamor.

  • Raportohet për ndalimin e të dyshuarve për sulmin ndaj gjeneralit të lartë të inteligjencës ruse

    Raportohet për ndalimin e të dyshuarve për sulmin ndaj gjeneralit të lartë të inteligjencës ruse

    Agjencitë ruse të zbatimit të ligjit kanë ndaluar një të dyshuar dhe bashkëpunëtorin e tij gjithashtu të dyshuar në një përpjekje të raportuar për atentat ndaj zëvendësshefit të agjencisë së inteligjencës ushtarake GRU, Vladimir Alekseyev, sipas raportimeve të mediave ruse më 7 shkurt.

    Sipas Kommersant, i dyshuari tashmë është marrë në pyetje dhe një seancë gjyqësore për caktimin e masës së paraburgimit pritet të mbahet më 8 shkurt. Gazeta raportoi se është hapur një çështje penale me akuzat për tentativë vrasjeje dhe trafikim të paligjshëm armësh.

    Pas marrjes në pyetje, të dyshuarit do të ngarkohen me akuza, raportoi gazeta, pa konfirmuar nëse të dyshuarit ishin ndaluar. Rusia nuk ka raportuar zyrtarisht ndalimin e të dyshuarve.

    Sipas Kommersant, Alekseyev iu nënshtrua me sukses një operacioni dhe rifitoi vetëdijen më 7 shkurt, por mbeti nën mbikëqyrje mjekësore. Nuk është bërë asnjë deklaratë zyrtare për gjendjen e tij.

    Sipas kanaleve ruse të lajmeve në Telegram, Mash dhe Baza, personi që e qëlloi Alekseyevin “po transportohet nga Dubai”, dhe se një bashkëpunëtor i dyshuar është ndaluar bashkë me të, njofton rel.

    Ende nuk ka informacion për identitetin e të dyshuarit ose të autorëve të dyshuar të sulmit. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, e akuzoi Ukrainën se qëndron pas përpjekjes për atentat, duke thënë — pa paraqitur prova — se ajo ishte projektuar për të sabotuar bisedimet e paqes.

    Zyrtari numër dy i GRU-së u qëllua dhe u plagos në Moskë më 6 shkurt, në atë që hetuesit e cilësuan si një përpjekje për atentat.

    Kommersant raportoi se hetuesit besojnë se Alekseyev u qëllua nga një person që u paraqit si postier shpërndarjeje ushqimi dhe që kishte hyrë në ndërtesën e tij. Gazeta tha se Alekseyev, i cili ishte nisur për në punë, u qëllua dy herë në shkallët e ndërtesës dhe më pas për herë të tretë teksa po përpiqej t’i rezistonte sulmit, pas së cilës sulmuesi u largua nga vendngjarja.

    Alekseyev është zëvendëskomandanti i GRU-së, agjencisë së inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes, e njohur për operacione të guximshme që variojnë nga sabotazhi, vrasjet, spiunazhi dhe sulmet kibernetike.

    Britania e ka implikuar Alekseyevin në helmimin pothuajse fatal me Novichok të ish-spiunit rus Sergei Skripal në Britani më 2018. Një grua britanike vdiq pasi u ekspozua pa dashje ndaj helmit.

    Ai është lidhur gjithashtu me Yevgeny Prigozhin, që bashkëthemeloi kompaninë mercenare më famëkeqe të Rusisë, Grupin Wagner. Prigozhin vdiq në një rrëzim avioni në gusht të vitit 2023, për të cilin zyrtarë perëndimorë të inteligjencës më pas përfunduan se ishte një atentat.

    Departamenti amerikan i Thesarit e goditi Alekseyevin dhe oficerë të tjerë të GRU-së me sanksione financiare për hakerimin e partive politike amerikane dhe operacione të tjera spiunazhi kibernetik.

    Nëse konfirmohet se Alekseyev ishte shënjestër e një përpjekjeje për atentat, kjo do të ishte e fundit në një seri sulmesh ndaj zyrtarëve të lartë ushtarakë rusë — shumë prej tyre në Moskë.

    Dyshimet për këto sulme kanë rënë kryesisht mbi agjencitë e inteligjencës ukrainase, të cilat kanë realizuar operacione të tyre të guximshme sabotazhi dhe atentati brenda Rusisë vitet e fundit.

    Në dhjetor, kreu i drejtorisë së trajnimit operativ të Shtabit të Përgjithshëm, gjenerallejtënant Fanil Sarvarov, vdiq pasi një bombë shpërtheu nën makinën e tij në periferi të Moskës.

    Tetë muaj më parë, një tjetër gjenerallejtënant, Yaroslav Moskalik, zëvendësshef në drejtorinë operative të Shtabit të Përgjithshëm, u vra në një shpërthim makine jashtë Moskës.

    Dhe në vitin 2024, oficeri përgjegjës për forcat ruse të mbrojtjes nga armët bërthamore dhe kimike u vra kur një trotinetë elektrike shpërtheu në trotuarin para pallatit të tij të banimit në Moskë.

  • Manchester United shënon fitoren e rradhës kundër Tootenhamit

    Manchester United shënon fitoren e rradhës kundër Tootenhamit

    Manchester United ka shënuar fitoren e 4-të në 4 ndeshjet e fundit në Premierligë,ku kësaj rradhe mundi Tottehamin me rezultat 2:0.

    Pjesa e parë u karakterizua me dominim të vendasve të cilët krijuan raste të shumta,por portieri i mysafirëve Vicario nadli disa goditjet e lojatrëve të Man United.

    Në anën tjetër Tottenham mbeti me një lojtar më pak në fushë,kjo pasi Cristiano Romero u ndëshkua me karton të kuq duke i lënë mysafirët me një lojtar më pak në fushë,dhe këtë e shfrytëzoi skuadra vendase e cila realizoi përmes Mbuemo në minutën e 38-të në 1:0.

    Pjesa e dytë i takoi United i cili krijoi raste të tjera për gol,dhe në minutën e 81-të kapiteni Bruno Fernandes vulosi fitoren e “Djajve të Kuq”në 2:0.

    Man United pas kësaj fitorjeje grumbullon 44 pikë,teksa në xhiron e rradhës në Premierligë do të luaj kundër Ëest Ham United në udhëtim.

  • Prishtina dhe Drita e nisin me fitore stinorin pranveror në Superligë-Llapi dhe Drenica ndajnë pikët

    Prishtina dhe Drita e nisin me fitore stinorin pranveror në Superligë-Llapi dhe Drenica ndajnë pikët

    Janë zhvilluar ndeshjet e ditës së shtunës në kuadër të xhiros së 19-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

    Prishtina e nisi me fitore stinorin e ri në elitën e futbollit vemdor,duke mposhtur skuadrën e Dukagjinit me rezultat 1:0.

    Goli i Gjelbrim Taipit në minutën e 14-të ishte i mjaftueshëm për të siguraur 3 pikët për ekipin e Afrim Tovërlanit,e cila shënoi një fitore tejet të rëndësishëm në udhëtim kundër ekipit nga Klina.

    Kampioni aktual Drita poashtu e nisi mjaft mirë stinorin pranveror,ku arriti të mund Ferizajn në udhëtim me rezultat minimal 1:0.

    Kristal Abazaj ishte autori i golit të vetëm për Dritën,i cili doli të ishte edhe i fitores për gjilanasit.

    Ndeshja e vetme që përfundoi pa fitues ishte ajo ndërmjet Drenicës dhe Llapit që përfundoi 1:1,ku së pari Ronaldo Chacon shënoi për ekipin nga Skenderaj në minutën e 17-të kurse Llapi barazoi në pjesën e dytë përmes rbnor Ramadanit në 1:1.

    Vlen të përmendet që Drenica mbeti me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit me të kuq të Igball Jasharit,duke i lënë vendasit me një lojtar më pak në fushë dhe në fund të dyja ekipet u ndanë baraz 1:1.

    Kujtojmë që të dielën pritet të zhvillohen dy takime të tjera,ku Gjilani e pret Ballkanin kurse Malisheva skuadrën e Prishtinës së Re.

  • Shkencëtarët shpjegojnë tërheqjen momentale ndaj një personi

    Shkencëtarët shpjegojnë tërheqjen momentale ndaj një personi

    Nëse jeni pyetur ndonjëherë pse ju pëlqen ndonjë fytyrë e re, më në fund shkenca mundet të ofrojë përgjigje.

    Në fakt, vendimi rreth asaj se a është tërheqëse një fytyrë e re apo jo, ky vendim merret në korteksin e mesëm të trurit, që gjendet pranë ballit. Pjesë të ndryshme të kësaj pjese të trurit marrin vendim nëse një person i caktuar është i duhuri për ju, transmeton Telegrafi.

    Në bazë të rezultateve të kryera në Irlandë,vendimi merret për sa hap e mbyll sytë, pasi ta keni vërejtur fytyrën e re. Për ta kryer hulumtimin, shkencëtarët kishin sjellë 78 femra dhe 73 meshkuj. Që të gjithë ishin heteroseksualë dhe të vetmuar.

    Gjatë hulumtimit, shkencëtarët kishin krijuar çifte, të cilat ishin ulur dhe kishin biseduar për pesë minuta. Më pas çiftet ishin ndërruar, pjesëmarrësit kishin plotësuar anketën rreth asaj se kë do të dëshironin, ta shihnin,

    Mirëpo, para fillimit, shkencëtarët kishin skanuar trurin e 39 pjesëmarrësve. Aktiviteti i tyre i trurit ishte incizuar derisa ata vështronin fotografitë e personin që së shpejti do ta takonin.

    Atyre u ishte dashur të vlerësojnë se me cilin prej tyre, një nga katër, për pak sekonda, të vendosnin se duan të jenë.

    Gjatë ditëve në vazhdim ata ishin takuar disa herë me personat nga fotografia. 63% e tyre ka treguar interesimin e njëjtë për personin të cilin e kishin vlerësuar me notën më të lartë me rastin e vështrimit të fotografive, ndërsa që rreth 20% e tyre edhe më tutje kishin vazhduar të takohen pas përfundimit të hulumtimit. /Telegrafi/