ATV

Blog

  • Qeveria publikon programin për festimin e 18 vjetorit të Pavarësisë

    Qeveria publikon programin për festimin e 18 vjetorit të Pavarësisë

    Qeveria e Kosovës e ka publikuar programin festimet shtetërore për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt.

    Në ora 07:00 do të bëhet ngritja e flamurit të Kosovës, për të vazhduar në ora 07:20 me mbledhjen solemne të Qeverisë së Kosovës.

    Pas kësaj, në ora 07:30 është paraparë të bëhen nderime të Monumenti i të Pagjeturve, kurse në 07:35 homazhe te pllaka përkujtimore e fëmijëve të vrarë.

    Në ora 08:00 sipas agjendës, janë paraparë edhe homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, dhe homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

    Pastaj në 09:00, homazhe do të bëhen edhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, për tu kthyer më pas në ora 10:30 me seancën solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

    Nderime do të bëhen edhe te monumenti heroinat në ora 11:25. Ndërsa në ora 11:30 do të bëhet parakalimi i trupave të FSK-së dhe Policisë së Kosovës.

    Dhe në ora 17:30 do të bëhet pritje shtetërore nga Presidentja, kryetari i Kuvendit dhe kryeministri në detyrë.

    Për ta përmbyllur këtë, në ora 20:00 do të mbahet edhe një koncert solemn i Filarmonisë së Kosovës.

  • Patatet përmirësojnë nivelin e sheqerit në gjak

    Patatet përmirësojnë nivelin e sheqerit në gjak

    Patatet përmbajnë një lloj të veçantë niseshte të njohur si niseshte rezistente. Hulumtimet thonë se niseshta rezistente është e lidhur me shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë zvogëlimin e rezistencës ndaj insulinës, e cila, nga ana tjetër, përmirëson kontrollin e sheqerit në gjak.

    Në një studim të kafshëve, minjtë e ushqyer me këtë niseshte rezistente patën reduktim të insulinës. Kjo do të thotë se trupat e tyre ishin më efikas në largimin e sheqerit të tepërt nga gjaku.

    Ndërsa në një studim të njerëzve me diabet të tipit 2 që konsumuan niseshte rezistente, atyre iu ndihmua në pastrimin më të mirë të sheqerit në gjak pas një vakti.

    Në një studim tjetër, dhjetë vetë u ushqyen me 30 gramë niseshte rezistente gjatë një periudhe katërjavore. Shkencëtarët zbuluan se ky përbërës redukton insulinën me 33%, klankosova.

    Ju mund të rrisni përmbajtjen e niseshtës rezistente të patatëve. Për ta bërë këtë, ruani patate të ziera në frigorifer brenda natës dhe konsumoni ato të ftohta.

  • Cardi B rrëzohet duke kërcyer me një robot para Super Bowl

    Cardi B rrëzohet duke kërcyer me një robot para Super Bowl

    Reperja Cardi B ka bërë fansat të qeshin pasi u rrëzua ndërsa po kërcente me një robot në trotuar në San Francisko të shtunën, më 7 shkurt.

    E veshur me një kostum të zi dhe të verdhë dhe këpucë me taka, ajo filloi të bënte shaka me robotin, duke thënë: “Largohu nga burri im” dhe duke i bërë një vallëzim në prehër.

    Por, pak më vonë, edhe ajo edhe roboti humbën ekuilibrin dhe përfunduan në tokë, ndërsa kalimtarët nxitën ta ndihmonin.

    Ngjarja ndodhi pak ditë para Super Bowl 2026, ku i dashuri i saj, Stefon Diggs, do të luante me New England Patriots kundër Seattle Seahawks në stadiumin Levi’s në Santa Clara.

    Cardi B shprehu emocionin e saj për rikthimin e Diggs pas një dëmtimi të gjuve, duke thënë: “Ndihem shumë e emocionuar, shumë e lumtur dhe krenare për të.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by TMZ (@tmz_tv)

    Ai sapo u rikthye nga një ligament i kryqëzuar anterior dhe tani po shkojmë në Super Bowl. Jam shumë e emocionuar për të gjithë ekipin.”

    Përveç mbështetjes së të dashurit të saj dhe djalit të tyre 3-muajsh, ka pasur thashetheme se Cardi B mund të shfaqet edhe në performancën e pushimit të Super Bowl me Bad Bunny, edhe pse Diggs nuk dha asnjë konfirmim.

  • Mesjava sjell ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës-Prishtina-Ballkani ndeshja kryesore

    Mesjava sjell ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës-Prishtina-Ballkani ndeshja kryesore

    Kjo mesajavë pritet të sjellë ndeshjet e 1/8së finales në Kupën e Kosovës në futboll,ku pritet të ketë ndeshje tejet interesante.

    Vëmendja pritet të jetë në stadiumin “Fadil Vokrri’,ku fituesi i edicionit të kaluar Prishtina e pret skuadrën e Ballkani ku njëra nga këto dy skuadrat më të mira në elitën e futbollit vendor do të kaloj në çerekfinale.

    Ndeshja Prishtina-Ballkani pritet të nis nga ora 18:00.

    Të martën pritet të zhvillohen dy ndeshje tjera interesante, ku Drita e pret Llapin në Gjilan teksa Drenica do t’i bëjë konak Ferizajt.

    Të mërkurën do të zhvillohen edhe dy takime të tjera ku Dukagjini takohet kundër Prishtinës së Re,kurse në anën tjetër Feronikeli 74 e pret në Drenas skuadrën e Dinamos.

    Të ejnten pritet të jetë e paraparë për dy takime të tjera,ku Vushtrria e pret Vëllaznimin kurse Trepça 89 do të takohet kundër Malishevës.

  • Dy zgjidhje të thjeshta që largojnë erën e keqe nga këpucët brenda një nate

    Dy zgjidhje të thjeshta që largojnë erën e keqe nga këpucët brenda një nate

    Lagështia dhe djersa krijojnë bakteret që shkaktojnë erën e keqe – dy metoda të thjeshta ndihmojnë në eliminimin e tyre brenda pak orësh

    Era e keqe në këpucë është një problem i zakonshëm, për të cilin flitet pak, por me të cilin përballen shumë njerëz çdo ditë. Ajo shfaqet veçanërisht te personat fizikisht aktivë, sportistët ose ata që kalojnë shumë orë me këpucë të mbyllura. Kur djersa dhe lagështia mbeten brenda këpucëve, krijohen kushtet perfekte për shumimin e baktereve, shkaktarët kryesorë të aromës së pakëndshme.

    Edhe pse shumë njerëz përdorin sprej deodorues ose produkte kimike, ekziston një zgjidhje e thjeshtë, ekonomike dhe befasuese që jep rezultate shumë të mira: rëra për mace. Sado e pazakontë të tingëllojë, ky produkt është një aleat i fuqishëm kundër erës së keqe të këpucëve, transmeton Telegrafi.

    Si funksionon rëra për mace?
    Rëra për mace prodhohet nga materiale me aftësi të lartë thithëse, si argjila natyrale ose silika-gel. Kur një sasi e vogël vendoset në këpucë, idealisht e futur në një çorape të hollë ose në një qese pëlhure, ajo gjatë natës:

    thith lagështinë e tepërt
    redukton shumimin e baktereve
    neutralizon aromat e pakëndshme
    Ky truk përdoret shpesh edhe për këpucë sportive, atlete dhe këpucë futbolli, të cilat janë veçanërisht të prirura ndaj djersitjes.

    Një alternativë e thjeshtë: qeskat e çajit
    Një metodë tjetër e lehtë është përdorimi i qeskave të çajit të thatë. Vendosini në këpucë për disa orë ose gjatë natës. Çaji ka veti natyrale antibakteriale dhe ndihmon në thithjen e lagështisë, duke parandaluar krijimin e aromave të reja. Çaji i zi dhe ai jeshil janë veçanërisht efektivë.

    Këshilla shtesë për këpucë gjithmonë të freskëta
    Thajini mirë këpucët pas çdo përdorimi – lagështia është armiku kryesor
    Mos i lini këpucët në ambiente të mbyllura pa ajrosje
    Ndërroni këpucët gjatë javës, mos përdorni gjithmonë të njëjtin palë
    Vishni çorape pambuku ose materiale që thithin djersën
    Nëse është e mundur, hiqni shollat e brendshme dhe lërini të thahen veçmas
    Me këto truke të thjeshta, këpucët tuaja mund të rifitojnë freskinë pa përdorur produkte të shtrenjta dhe pa aromë artificiale, vetëm me zgjidhje praktike që funksionojnë vërtet.

  • Arrestohet pas 8 vitesh hakeri që fshihej pas njërës prej rrjedhjeve më të mëdha të të dhënave në Poloni

    Arrestohet pas 8 vitesh hakeri që fshihej pas njërës prej rrjedhjeve më të mëdha të të dhënave në Poloni

    Autoritetet njoftuan të hënën se hakeri që qëndronte pas njërës prej rrjedhjeve më të mëdha të të dhënave në historinë polake është kapur pas tetë vitesh kërkim.

    Marcin Zagorski, zëdhënës i Byrosë Qendrore për Luftimin e Krimit Kibernetik, njoftoi se hakeri 29-vjeçar u arrestua më 30 janar, sipas transmetuesit TVP World.

    “Burri është akuzuar dhe ka pranuar veprat penale”, tha Zagorski.

    Hakeri, i akuzuar për marrjen dhe zbulimin e paligjshëm të të dhënave, ishte pas shkeljes së Morele.net, një treg i njohur elektronik online polak, në vitin 2018.

    Duke prekur mbi 2 milionë njerëz, rrjedhja përfshinte emra, detaje kontakti, adresa dhe fjalëkalime të hashuara.

    Hakeri mund të përballet me deri në dy vjet burg për veprën penale.

  • Lladrovci: Heronjtë tanë të luftës dhe paqes i presim fitimtarë nga kjo betejë e fundit

    Lladrovci: Heronjtë tanë të luftës dhe paqes i presim fitimtarë nga kjo betejë e fundit

    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me rastin e paraqitjes së fjalëve përfundimtare në Hagë, ka deklaruar se “lirimi i heronjve tanë të luftës dhe paqes është i vetmi vendim i drejtë, andaj, i presim fitimtarë nga kjo betejë e fundit për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj”.

    “Lirimi i heronjve tanë të luftës dhe paqes është i vetmi vendim i drejtë, andaj, i presim fitimtarë nga kjo betejë e fundit për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj!”, ka shkruar mes tjerash ai.

    Postimi i Lladrovcit:

    Në Hagë, ka filluar paraqitja e fjalëve përfundimtare të palëve, ky është edhe fundi i një gjyqi sa të padrejtë, aq të pabesueshëm, i cili është nisur dhe është bazuar në prova të marra nga shteti gjenocidal, me akuza të fabrikuara, me dëshmitarë të pabesueshëm dhe jokredibilë, përkundër luftës tonë të drejtë, në pajtim me normat ndërkombëtare, në bashkëpunim të ngushtë me NATO-n.

    Hashimi, Kadriu, Jakupi, Rexha dhe të tjerët, janë sinonim i luftës tonë të drejtë, janë personifikim i të drejtës tonë për liri, janë drejtues dhe heronj tanë të luftës dhe paqes, strateg të shtetit dhe shtetësisë, prandaj, besoj fuqishëm se i vetmi vendim i drejtë është shpallja e pafajësisë së tyre.

    Drejtësia në Hagë ndaj heronjve tanë të luftës dhe paqes është pjesë e pandashme nga themelet e shtetit tonë, e pandashme nga vlerat e aleancës tonë historike me NATO-n dhe SHBA-në dhe e drejta jonë për të qenë shtet demokratik, burim i paqes dhe sigurisë rajonale, brenda vlerave euro-atlantike.

    Lirimi i heronjve tanë të luftës dhe paqes është i vetmi vendim i drejtë, andaj, i presim fitimtarë nga kjo betejë e fundit për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj!

  • Gucati: Serbia sot është e kënaqur me prokurorët që punuan kundër Kosovës

    Gucati: Serbia sot është e kënaqur me prokurorët që punuan kundër Kosovës

    Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati e ka quajtur skandaloze kërkesën e kryeprokurores Kimberly West, për dënimin nga 45 vjet burgim për secilin nga çlirimtarët në Hagë.

    Ai tha se me këtë fjalë, West i kënaqi të gjithë ata që ishin kundër Kosovës dhe çlirimit të vendit.

    “Serbia sot është e kënaqur me prokurorët që kanë punuar kundër Kosovës”, tha Gucati.

    Ai tha se deklaratat e Westit janë të papranueshme për të, dhe siç theksoi ai, për të gjithë qytetarët e Kosovës.

    “Kjo prokurore dhe të tjerë mundohen ta bindin opinionin që Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka pasur mbështetje, por UÇK ka pasur mbështetjen e të gjithëve”, u shpreh ai.

    Pos tjerash, ai tha se pret lirimin e Thaçit dhe të tjerëve.

  • Lindsey Vonn iu nënshtrua operimit pas lëndimit të rëndë

    Lindsey Vonn iu nënshtrua operimit pas lëndimit të rëndë

    Skiatorja e njohur amerikane Lindsey Von ka pësuar lëndim të tmerrshëm në këmbën e majt,dhe atë gjatë garave të zbritjes në Lojërat Olimpike Dimërore në Milano-Cortingna.

    Vonn nuk arriti të përfundonte garën duke dalur nga pista,teksa ka ngritur shqetësime tek skuadra e saj si dhe ka dyshime lidhur me karrierën e mëtutjeshme të 41 vjeçares.

    Përndryshe skiatorja amerikane iu nënshtrua një operimi ku përfundoi me mjaft sukses,dhe se pritet të jetë në mbikëqyrje mjekësore intensive për rikuperimin e Vonn megjithatë nuk dihet saktë se sa kohë mund të marrë për një rikthim të mundshëm në këtë sport.

    Kujtojmë që Lindsey Vonn merrë pjesë për herë të pestë në Lojërat Olimpike Dimërore,ku fitoi një medalje të artë dhe 6 medalje të bronzta.

  • U shfaq në fotografi me Taynën, Dafina Zeqiri heq Presidenten Osmani nga lista e ndjekësve

    U shfaq në fotografi me Taynën, Dafina Zeqiri heq Presidenten Osmani nga lista e ndjekësve

    Rrjetet sociale janë rikthyer në një debat të nxehtë pas një veprimi të papritur nga këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri.

    Fansat kanë vënë re se ajo ka hequr Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, nga lista e personave që ndjek në Instagram.

    Ky veprim vjen pak kohë pas një fotografie të publikuar nga reperja Tayna, ku ajo shfaqej pranë Presidentes Osmani, me mbishkrimin: “Presidentja e shtetit dhe presidentja e skenës në një foto”.

    Postimi mori mijëra pëlqime dhe komentet ishin të shumta.

    Fakti që Dafina nuk e ndjek më Presidenten ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, duke e cilësuar si një veprim të papritur dhe të pazakontë.

    Marrëdhënia mes Dafina Zeqirit dhe Taynës ka qenë më herët e ngushtë, me bashkëpunime muzikore dhe mbështetje reciproke në publik.

    Megjithatë, në vitet e fundit, fansat kanë vënë re një distancim gradual mes dy artisteve, ndërsa mungesa e ndërveprimeve dhe “unfollow”-t e ndërsjella kanë ushqyer spekulimet për një prishje të mundshme të miqësisë.

    Çdo veprim i papritur i këtyre artisteve duket se rikthen gjithmonë interesin e medieve dhe publikut, duke ndezur debatin në rrjetet sociale.