ATV

Blog

  • LDK paralajmëron: Nuk do të votojmë pa marrëveshje politike

    LDK paralajmëron: Nuk do të votojmë pa marrëveshje politike

    Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, tha se i takon partisë fituese të sigurojë votat për formimin e institucioneve dhe të mos vazhdojë me bllokada si vitin e kaluar.

    Ai paralajmëroi se LDK-ja nuk do të mbështesë asnjë kandidat për kryetar të Kuvendit pa një marrëveshje politike mes partive.

    “Asnjëherë nuk i kemi lidhur vendimet tona me emra të përveçëm, krejt çka kemi thënë është se pa marrëveshje politike ne nuk votojmë asnjë kandidat”, tha Zemaj para nisjes së seancës konstituive.

  • PDK-ja kërkon rezolutë për Gjykatën Speciale në seancën e parë të legjislaturës së re

    PDK-ja kërkon rezolutë për Gjykatën Speciale në seancën e parë të legjislaturës së re

    Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, tha se në seancën e radhës pas konstituimit do të kërkojnë miratimin e një rezolute për procesin në Hagë.

    “Ka momente kur politika hesht dhe historia flet. Ky ka qenë një nga ato momente. Dua t’ju njoftoj se në seancën e parë të Kuvendit, së bashku me marrëveshjet ndërkombëtare, ne do të kërkojmë miratimin e rezolutës së përgatitur nga ekspertë të pavarur për procesin në Hagë”, tha Çitaku.

    Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, i cili prezantoi rezolutën, tha se synimi është që procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së të zhvillohet sipas standardeve evropiane për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, si dhe sipas Kushtetutës së Kosovës.

    “Rezoluta kërkon, së pari, nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, që procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së ta kthejnë në binarë të standardeve evropiane për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, duke respektuar Kushtetutën e Kosovës, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut dhe praktikën e Gjykatës Evropiane për Liritë dhe Drejtat e Njeriut.

    Së dyti, rezoluta kërkon që Ombudspersoni ose Avokati i Popullit pranë Dhomave të Specializuara të luajë rolin e vet në adresimin e shkeljeve gjatë procesit, duke e mbajtur këtë proces të drejtë dhe transparent.

    Po ashtu, rezoluta kërkon nga vendet financuese të Gjykatës Speciale që të sigurohen se financimi u përdor si duhet dhe se procesi gjyqësor respekton standardet evropiane për drejtësi dhe pavarësi”, shtoi Gruda.

    Ai përmendi edhe pjesë të tjera të rezolutës:

    • Rezoluta inkurajon të gjitha organizatat ndërkombëtare, përfshirë ato të Bashkimit Evropian dhe më gjerë, të monitorojnë aktivisht procesin gjyqësor në Hagë.

    • Konfirmon zotimin dhe përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të mbështetur me të gjitha mekanizmat, përfshirë financimin e duhur, luftën e drejtë e çlirimtare të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

  • Kusari-Lila e konfirmon: Albulena Haxhiu e propozuara për Kryetare të Kuvendit

    Kusari-Lila e konfirmon: Albulena Haxhiu e propozuara për Kryetare të Kuvendit

    Sot, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet në seancën konstituive, e cila do të nisë nga ora 17:00.

    Para seancës, Mimoza Kusari nga Lëvizja Vetëvendosje, njoftoi se Albulena Haxhiu do propozohet për kryeparlamentare.

    Kusari gjithashtu tha se vetë ajo do të jetë pjesë e kabinetit qeveritar, siç ishte propozuar edhe më parë.

  • Sinjalet e fshehura që trupit tuaj i tregon stresi

    Sinjalet e fshehura që trupit tuaj i tregon stresi

    Stresi zakonisht lidhet me simptoma të dukshme, si rrahje të shpejta të zemrës ose djersitje në duar, por shpesh nuk shfaqet në mënyrë kaq evidente.

    Shpesh, ai funksionon në sfond të jetës së përditshme dhe shenjat e tij më të hollë mund të injorohen lehtësisht.

    “Stresi nuk shfaqet gjithmonë përmes ankthit ose panikut,” shpjegon psikiatri Simon Faynboym. Ai mund të manifestohet përmes ndryshimeve të vogla dhe të papritura në trup dhe sjellje. Njohja e këtyre sinjaleve në kohë është e rëndësishme, sepse stresi kronik mund të kontribuojë në probleme serioze shëndetësore, si presioni i lartë i gjakut dhe dobësimi i sistemit imunitar, shkruan EatingWell.

    Dhimbje ose tension në nofull
    Një shenjë e fshehur e stresit është tensioni i pavetëdijshëm i nofullës, thotë eksperti i shëndetit mendor Randal Turner. Ky tension zakonisht ndodh gjatë gjumit, kur trupi shtrëngon muskujt dhe kërcet dhëmbët për shkak të stresit.

    Ndryshime në tretje
    Sistemi tretës ka një lidhje të fortë me mendjen dhe shpesh reagon i pari ndaj stresit. “Ndryshimet në tretje ose jashtëqitje mund të jenë tregues të stresit, pasi ai ndikon direkt në shëndetin e zorrëve përmes boshtit tru-zorrë,” shpjegon Turner. Nutricionistja Alicia Galvin shton se truri dërgon sinjale në sistemin tretës për të përballuar stresin.

    Sëmundje më të shpeshta
    Nëse sëmureni më shpesh se të tjerët, kjo mund të mos jetë rastësi. Stresi dobëson sistemin imunitar dhe rrit ndjeshmërinë ndaj infeksioneve. Hormoni kortizol luan një rol kyç në këtë proces.

    Cikël menstrual i parregullt
    Stresi kronik mund të ndikojë në ciklin menstrual dhe të shkaktojë parregullsi ose mungesë cikli. Galvin shpjegon se kjo ndodh për shkak të ndikimit të stresit në komunikimin midis trurit dhe gjëndrave mbiveshkore.

    Harresë dhe mungesë përqendrimi
    Nëse po harroni detyra, çelësa ose po keni vështirësi për t’u përqendruar, kjo mund të jetë një shenjë e stresit kronik. Nivelet e larta të kortizolit mbi një periudhë të gjatë mund të shkaktojnë inflamacion dhe të ndikojnë negativisht në funksionin e trurit.

  • Cakolli: Mbrojtja po sfidon shtyllat kryesore të aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Cakolli: Mbrojtja po sfidon shtyllat kryesore të aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Eugen Cakolli nga KDI ka komentuar deklaratat përfundimtare të avokatëve të Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale në Hagë. Ai ka theksuar se ajo që po ndodh në sallën e gjykatës nuk është thjesht një përballje mes mbrojtjes dhe Prokurorisë, por një test publik i një narrative që për një kohë të gjatë është tentuar të prezantohet si çështje e mbyllur.

    Sipas Cakollit, ekipet mbrojtëse po i sfidojnë një nga një shtyllat mbi të cilat bazohet aktakuza kundër ish-krerëve të UÇK-së. Gjatë këtij procesi po dalin në pah absurditete dhe kundërthënie serioze të aktakuzës, të cilat nuk janë thjesht detaje teknike. Ai thekson se aktakuza duket më shumë si një konstruksion i mbajtur nga përsëritja sesa nga pesha e provave.

    Cakolli gjithashtu thekson rëndësinë e ndikimit që këto argumente kanë jashtë sallës së gjykatës. Sipas tij, rrëfimet dhe narrativa që janë përhapur për krerët e UÇK-së po sfidohen gjithashtu: herë duke u paraqitur lufta dhe kontributi i tyre në një mënyrë të deformuar si aktivitet kriminal, dhe herë duke u paraqitur ata si figura pa peshë reale.

    Në këtë kontekst, deklaratat përfundimtare të mbrojtjes po ndihmojnë në rishikimin publik të historisë së paraqitur nga aktakuza dhe po nxjerrin në pah mungesën e konsistencës në argumentet e prokurorisë.

  • “Makthi” i Danniella Westbrook nga operacionet e rindërtmit të fytyrës pas viteve të varësisë

    “Makthi” i Danniella Westbrook nga operacionet e rindërtmit të fytyrës pas viteve të varësisë

    Danniella Westbrook, 52 vjeç, është një aktore britanike e njohur për rolin e saj si Sam Mitchell në serialin EastEnders. Ajo u bë e varur nga droga që në moshën 14-vjeçare dhe për vite me radhë abuzimi me kokainën i shkaktoi dëme të rënda në fytyrë, përfshirë shembjen e septumit të hundës.

    Pas viteve të varësisë, problemeve shëndetësore dhe osteoporozës (dobësim i kockave), ajo ka kryer një sërë operacionesh rindërtuese dhe estetike për të rikuperuar fytyrën dhe vetëbesimin. Së fundmi, ajo iu nënshtrua sërish një operacioni të gjatë që përfshinte lifting të plotë të fytyrës, qafës dhe vetullave, si edhe rindërtim të buzëve dhe hundës.

    Eastenders' Danniella Westbrook: before and after face pictures

    Në të kaluarën, Danniella ka kaluar ndërhyrje të shumta, përfshirë rindërtim të kockave të fytyrës, implante dentare, liposuksion dhe të paktën shtatë operacione në gjoks. Ajo ka treguar se në vitin 2015 pothuajse humbi jetën pas një procedure të dështuar dhe më vonë zhvilloi septicemi.

    Aktorja ka pranuar se është përballur me tallje dhe komente të ashpra për pamjen e saj, por ka theksuar se operacionet i bën për veten dhe për të përmirësuar frymëmarrjen dhe shëndetin e saj. Së fundmi, ajo u shtrua edhe në spital për probleme me frymëmarrjen, çka ndikoi në rikthimin e saj në aktrim.

    Danniella Westbrook's high and lows amid bid to save collapsing face | Daily Mail Online

  • Prosper kthehet në sallë kah Thaçi: Ju besoni se ky si 29 vjeçar iu hodhi hi syve Rubinit e Clarkut, sigurisht që jo

    Prosper kthehet në sallë kah Thaçi: Ju besoni se ky si 29 vjeçar iu hodhi hi syve Rubinit e Clarkut, sigurisht që jo

    Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Richard Pierre Prosper, në fjalën e tij në kuadër të deklarimeve përmbyllëse ka shpartalluar përpjekjen e Prokurorisë së Hagës për të zhvleftësuar dëshmitë e dëshmitarëve ndërkombëtarë si James Rubin e Wesley Clark.

    Prosper është marrë me deklaratën e prokurorit Halling i cili dje gjatë fjalës përmbyllëse të Prokurorisë ka thënë se Rubin e Clark s’kanë pasur informacionet e sakta për situatën në Kosovë, meqë Thaçi ua ka maskuar realitetin.

    Avokati Prosper është kthyer për një moment kah Thaçi duke thënë se s’është e mundur që një 29 vjeçar, student e dikur emigrant në Zvicër, të mashtrojë zyrtarë të lartë si Rubin e Clark.

    “Ju besoni se ky si 29 vjeçar iu hodhi hi syve Rubinit e Clarkut, sigurisht që jo”, thotë Prosper.

  • Dimri dhe hemorroidet, si të parandaloni përkeqësimin e simptomave

    Dimri dhe hemorroidet, si të parandaloni përkeqësimin e simptomave

    Hemorroidet janë zgjerime të enëve të gjakut në zonën anorektale, të cilat krijohen si pasojë e rritjes së presionit në këtë rajon. Ato zakonisht shfaqen nga kapsllëku ose sforcimi gjatë jashtëqitjes. Zhvillimi i tyre lidhet me disa faktorë nxitës, sidomos me mënyrën e ushqyerjes dhe stilin e jetesës. Hemorroidet prekin të gjitha grupmoshat dhe të dyja gjinitë.

    Ndër faktorët që ndikojnë në shfaqjen e tyre përfshihen shtatzënia, mbipesha, stresi, stina e dimrit dhe predispozita gjenetike. Në disa raste, hemorroidet mund të shoqërohen me komplikime si çarje anale apo fistula. Simptomat tipike janë kruajtja, dhimbja, parehatia, çrregullimet e jashtëqitjes dhe gjakderdhja. Për diagnostikim nevojitet vizita tek mjeku; analizat laboratorike zakonisht nuk janë të domosdoshme, por në raste të caktuara mund të kërkohet proktoskopia ose sigmoidoskopia.

    Dr. Rinkesh Kumar Bansal nga Instituti Memorial Fortis në Gurugram thekson katër këshilla kryesore për menaxhimin dhe parandalimin e hemorroideve:

    Së pari, ushqimi ka rol vendimtar. Konsumi i fibrave, perimeve jeshile, frutave dhe ujit shpesh është i pamjaftueshëm, ndërkohë që është rritur përdorimi i ushqimeve të skuqura dhe me shumë yndyrë.

    Së dyti, kafeja në sasi të mëdha mund të përkeqësojë simptomat ekzistuese.

    Së treti, gjatë dimrit zakonisht zvogëlohet marrja e ujit, gjë që ndikon negativisht në funksionimin e zorrëve.

    Së katërti, mungesa e aktivitetit fizik në stinën e ftohtë përkeqëson gjendjen. Shpesh njerëzit shtyjnë shkuarjen në tualet për shkak të të ftohtit, duke rritur presionin në zonën anorektale dhe duke rënduar simptomat.

    Rekomandohet që të mos vonohet procesi i jashtëqitjes dhe të shmanget qëndrimi i gjatë në tualet. Përdorimi i telefonit apo leximi gjatë këtij procesi mund të rrisë sforcimin dhe të përkeqësojë hemorroidet. Aktiviteti fizik i rregullt ndihmon në stimulimin e lëvizjes së zorrëve dhe në parandalimin e kapsllëkut.

    Një nga metodat më efektive për lehtësimin e simptomave është banja “Sitz”, e cila konsiston në qëndrimin ulur në ujë të ngrohtë për rreth 15 minuta. Kjo ndihmon në qetësimin e dhimbjes dhe përmirësimin e qarkullimit lokal të gjakut.

    Nëse simptomat vazhdojnë, pacienti duhet të konsultohet me një gastroenterolog, pasi mund të jetë i nevojshëm trajtim medikamentoz, endoskopik ose kirurgjik.

  • A ishte ndonjëherë e vërtetë lidhja e tij me Gigi Hadid?! – Zayn deklaron se nuk beson që ka qenë ndonjëherë i dashuruar

    A ishte ndonjëherë e vërtetë lidhja e tij me Gigi Hadid?! – Zayn deklaron se nuk beson që ka qenë ndonjëherë i dashuruar

    Fansat mbetën të habitur pasi Zayn Malik bëri një deklaratë që po surprizon fansat. Në një moment të sinqertë, ish-anëtari i “One Direction” pranoi se nuk mendon se ka qenë “ndonjëherë i dashuruar” gjatë lidhjes së tij me supermodelen Gigi Hadid.

    Çifti, që për vite me radhë u konsiderua një nga çiftet më të famshëm të showbiz-it, ndau momente në tapetin e kuq, një marrëdhënie me ulje-ngritje, e cila madje solli në jetë edhe një vajzë. Por tani, reflektimi i Zayn për ndjenjat e asaj kohe ka ndezur debat të fortë në rrjete sociale.

    Kjo ishte fjalia që ai specifikisht tha: “Nuk e di nëse kam qenë ndonjëherë realisht i dashuruar deri tani”.

    Ishte dashuri e re? Ishte presioni i famës? Apo thjesht një këndvështrim ndryshe me kalimin e kohës?

    Disa e mbështesin duke thënë se rritja personale ndryshon mënyrën si i shohim marrëdhëniet e së kaluarës. Të tjerë pyesin se si mund të tingëllojë kjo deklaratë, duke pasur parasysh sa serioze dhe publike ishte lidhja e tyre.

    Por kur bëhet fjalë për romancat e famshme, e kaluara nuk injorohet dhe nuk mbetet kurrë në heshtje. 

  • E fejuara e Mick Jagger, Melanie Hamrick, sulmohet fizikisht në Mayfair

    E fejuara e Mick Jagger, Melanie Hamrick, sulmohet fizikisht në Mayfair

    Melanie Hamrick, e fejuara e Sir Mick Jagger, ka zbuluar se është sulmuar fizikisht dhe grabitur në zonën luksoze të Mayfair në Londër.

    Balerina 38-vjeçare shkroi në Instagram se dy persona e kapën nga pas jashtë klubit privat Annabel’s në Berkeley Square, duke e lënë të “tronditur” dhe “zemërthyer”. Ajo falënderoi miqtë që ndërhynë për ta mbrojtur dhe personat që i erdhën në ndihmë.

    She shared this upsetting post soon after it happened

    Ngjarja vjen në një kohë kur Mayfair dhe zona përreth po përballen me një rritje të ndjeshme të grabitjeve dhe krimeve në rrugë. Sipas të dhënave zyrtare, zona ka një nga nivelet më të larta të grabitjeve në Londër, me 115 raste për 1,000 banorë, krahasuar me mesataren e qytetit prej rreth 3.7 për 1,000.

    Kohët e fundit, disa dyqane luksoze janë shënjestruar nga banda të organizuara, ndërsa disa vizitorë kanë nisur të punësojnë siguri private. Melanie është në një lidhje me Mick Jagger që nga viti 2014 dhe çifti kanë një djalë së bashku.