ATV

Blog

  • Avokati: ZPS gabimisht po përpiqet të lidh praninë e Krasniqit në vendet ku thotë se janë kryer krime

    Avokati: ZPS gabimisht po përpiqet të lidh praninë e Krasniqit në vendet ku thotë se janë kryer krime

    Avokati i Jakup Krasniqit, Aidan Ellis po paraqet fjalët përmbyllëse në gjyqin e madh ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

    “Kryerja e krimeve nga anëtarë të policisë ushtarake, nuk është provë sipas nesh, që zotëri Krasniqi të ketë luajtur rol në këtë rregullore, dhe që ky rol të ketë pasur kontribut të konsiderueshëm në kryerjen e krimeve”, tha Ellis.

    Nga ana tjetër, avokati tha se Prokuroria e Specializuar, në dosjen përfundimtare, sipas tij, në mënyrë të gabuar përpiqet të lidh praninë e Krasniqit në disa vende krimesh të pretenduara, me krimet e kryera.

    “Pa dhënë një dëshmi të vetme, apo provë të vetme nëse prania e tij ka kontribuar në ndonjë mënyrë në kryerjen e krimeve”, shtoi ai.

  • Pse kjo urgjencë? Hamza: Shpresoj të mos jetë arsyeja zgjedhja e presidentit

    Pse kjo urgjencë? Hamza: Shpresoj të mos jetë arsyeja zgjedhja e presidentit

    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur në seancën e Kuvendit për Projektbuxhetin e Kosovës për vitin 2026, duke deklaruar rëndësinë e këtij dokumenti për vendin.

    Ai ka sqaruar se miratimi i buxhetit është i nevojshëm për të siguruar pagesat për të gjitha kategoritë, për të mbështetur shpenzimet operative, por tha se nuk po e kupton këtë urgjencë.

    “Po e kuptoj rëndësinë që vendi me pas buxhet, dhe ne asnjë arsye ose moment mos me pas situata, ku nuk mund t’i kryn pagesat për krejt kategoritë, por ne treguam vullnet të mirë, dhe besoj që kemi bërë mirë që kemi votuar vendimin për zgjatjen e shfrytëzimit për ndarje buxhetore, dhe kështu treguam vullnet të mirë, sepse votuam që kjo pikë e rendit të ditës të vendoset sot, sepse kërkoj shmangie prej procedurave e kemi rreth 1/3 e votave të pranishme. Nuk e kuptoj pse kjo urgjencë kaq e madhe, ne nuk do duam dhe nuk lejojmë vonesa, pse kjo urgjencë, por vetëm dy arsye më shkojnë ndërmend, e para që ti pamundësojmë deputetë opozitë dhe pozitë me diskutimin e tyre, sigurisht që shprehin edhe kritikë, mirëpo të japin propozim edhe alternativë që sigurisht ndihmojnë pozitivisht në këtë dokument kaq të rëndësishëm që po e shfrytëzojmë sot, dhe e dyta nuk dua me besu sepse vendi ka nevojë për stabilitet, dhe nuk dua me besu që kjo çështje lidhet me rastin e zgjedhjes së presidentit apo presidentes. Projektbuxheti për vitin 2026 është buxhet që menaxhon statuquo, kjo si rezultat i rritjes së shpenzimeve operative dhe, posaçërisht, të transfereve dhe subvencioneve, kjo ndihmon në rritjen e konsumit në periudhë afatshkurtër, por në periudhë afatgjatë.Këto shpenzime të rritura, për subvencione dhe transfere, e zvogëlojnë hapësirën fiskale për periudhat e ardhshme dhe sigurojnë që do ndikojnë në pamundësinë e zgjerimit të bazës prodhuese dhe eksportuese”, tha mes tjerash Hamza.

  • Rama: Belinda Balluku më ka dorëzuar tre herë dorëheqjen, nuk e kam pranuar

    Rama: Belinda Balluku më ka dorëzuar tre herë dorëheqjen, nuk e kam pranuar

    Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë, ka folur për herë të parë gjatë prezantimit të nismës ligjore për ndryshimet në nenin 242 dhe për dorëheqjen e Belinda Ballukut. Rama ka thënë se ministrja e ka dorëzuar 3 herë dorëheqjen dhe ai nuk e ka pranuar.

    “Belinda Balluku ma ka dorëzuar 3 herë dorëheqjen. I kam atje. Herën e parë ma dorëzoi dorëheqjen kur u ngrit akuza, herën e dytë kur u mor vendimi i pezullimit dhe herën e tretë kur Kushtetuesja nuk mori vendim. Por unë nuk i kam pranuar”, tha Rama.

    Ai është shprehur se lidhur me imunitetin e zv.kryeministres Belinda Balluku do të shprehet Parlamenti më parë dhe pastaj do të kalojnë ndryshimet në kodin e procedurës penale.

    “Rasti konkret është në proces në Kuvendin e Shqipërisë dhe do të trajtohet me gjithë përgjegjësinë që kemi si shumicë qeverisëse. Sa i përket aspektit kohor, Parlamenti do të shprehet për imunitetin dhe më pas do të kalojë në votim ky ndryshim.

    Nuk ka asnjë lidhje me rastin konkret. Për aspektin tjetër, nuk është kjo dita për të folur, do të flasim në momentin e duhur, kur të bëhen procedurat e tjera”, tha Rama. /euronews/

  • Edi Rama në Kosovë një ditë para festës së Pavarësisë së Kosovës, takon Osmanin e Kurtin (Agjenda e plotë)

    Edi Rama në Kosovë një ditë para festës së Pavarësisë së Kosovës, takon Osmanin e Kurtin (Agjenda e plotë)

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të zhvillojë sot, një vizitë pune në Kosovë.

    Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Kryeministri Rama do të takohet me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe më pas me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

    Kryeministri Rama do të marrë pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala, si edhe do të mbajë një leksion të hapur me të rinjtë e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”.

    Vizita e kreut të qeverisë vjen një ditë para Ditës së Pavarësisë të Kosovës dhe njëkohësisht protestës që do të bëhet në Prishtinë, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK.

    Ndërkohë, policia e Kosovës ka lajmëruar masat që do merret gjatë parakalimit të eskortës së kryeministrit Rama.

    “Më datën 16 shkurt 2026, në Republikën e Kosovës, do të qëndrojë për vizitë zyrtare, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama. Me këtë rast Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Kosovë.

    Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes nga pika kufitare Aeroporti si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftimin zyrtar.

  • Rreth 4 miliardë euro buxhet, Murati tregon ku do shpërndahen paratë e shtetit

    Rreth 4 miliardë euro buxhet, Murati tregon ku do shpërndahen paratë e shtetit

    Në seancën e kuvendit të Kosovës, ministri Hekuran Murati ka kërkuar që të procedohet projektligji për buxhetin.

    Murati ka thënë se është nevojë emergjente që ky projektligj të miratohet. Ai ka theksuar se e vetmja gjë që ndryshon në këtë projektligj është për pagën e 13’të që të bëhet në fillim të vitit e jo në fund të vitit.

    Tutje, ai ka treguar se si do bëhet ndarja buxhetore.

    “Është një buxhet që kufiri i shpenzimit është rreth 4 miliardë euro. Këto shpenzime mund të zbërthehen në kategori paga dhe shtesa 980 milionë euro, mallra dhe shërbime 545 milionë euro, subvencione dhe transfere 1 miliardë e 358 milionë euro, shpenzime kapitale 998.4 milionë euro, si dhe 100 milionë euro të tjera të financuara nga klauzola e investimeve”, deklaroi Murati.

  • Xhavit Haliti pyetet nëse do ta votoj Vjosa Osmanin edhe për një mandat: Vota ime është votë e PDK-së

    Xhavit Haliti pyetet nëse do ta votoj Vjosa Osmanin edhe për një mandat: Vota ime është votë e PDK-së

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti është deklaruar në lidhej me çështjen e zgjedhjes së presidentit të Kosovës.

    Haliti deklaroi se deputetët e kanë obligim që të votojnë dhe të zgjedhin presidenten e Kosovës.

    Po ashtu ai tha se diskutimet veçse po bëhen në secilën parti.

    Por ai nënvizoi se natyrisht Vetëvendosjes si parti fituese është më e fokusuar në këtë pikë.

    “Kandidatë ka shumë, me na pyet 120 deputetë thonë jam më i miri për President, por ka dhe jashtë parlamentit”, deklaroi Haliti derisa u pyet se kush mund të jetë kandidat për President.

    Gjithashtu Haliti u pyet nëse do të votoj pro Vjosa Osmanit për një mandat të dytë, ai deklaroi se vota e tij është “Votë e PDK-së”.

  • India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – Arrin 100 milionë përdorues

    India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – Arrin 100 milionë përdorues

    India ka 100 milionë përdorues aktivë javorë të ChatGPT, duke e bërë vendin një nga tregjet më të mëdha të OpenAI në nivel global, njoftoi CEO Sam Altman përpara një samiti të Al të organizuar nga qeveria.

    Altman përshkroi përhapjen në rritje të ChatGPT në Indi në një artikull të botuar në të përditshmen indiane në anglisht, Times of India, ndërsa OpenAI përgatitet të marrë pjesë zyrtarisht në Samitin pesëditor të Ndikimit të Al në Indi.

    Altman po merr pjesë në këtë ngjarje së bashku me drejtues të lartë nga disa prej kompanive kryesore të Al në botë.

    Rritja vjen në një kohë kur OpenAI, ashtu si kompanitë e tjera kryesore, i drejtohet popullsisë së re të Indisë dhe më shumë se një miliard përdoruesve të saj të internetit për të nxitur zgjerimin global.

    Prodhuesi i ChatGPT hapi një zyrë në New Delhi në gusht 2025 pas muajsh pune përgatitore në vend dhe e ka përshtatur qasjen e tij për tregun e ndjeshëm ndaj çmimeve të Indisë, duke përfshirë lansimin e një niveli ChatGPT Go nën 5 dollarë që më vonë u bë falas për një vit për përdoruesit indianë.

    Në artikull, Altman tha se India është baza e dytë më e madhe e përdoruesve të ChatGPT pas Shteteve të Bashkuara, duke theksuar peshën në rritje të vendit të Azisë Jugore në strategjinë globale të OpenAI.

    Ky zbulim vjen ndërsa përdorimi i përgjithshëm i ChatGPT është rritur në të gjithë botën, me platformën që arriti në 800 milionë përdorues aktivë javorë që nga tetori 2025 dhe raportohet se po i afrohet 900 milionëve.

    Altman theksoi gjithashtu rolin e studentëve në nxitjen e përdorimit të ChatGPT, duke thënë se India ka numrin më të madh të përdoruesve studentë të ChatGPT në nivel global.

  • Nis seanca e Kuvendit për buxhetin (VIDEO)

    Nis seanca e Kuvendit për buxhetin (VIDEO)

    Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën për buxhetin, çështje kjo për të cilën nuk pati pajtim në sesionin e fundit, që u mbajt të premten.

    PDK, LDK dhe AAK, ishin kundër që projektligji të votohet me procedurë të shpejt, pa pasur diskutim paraprakisht dhe pa një analizë të detajuar.

    Pasi opozita kërkoi tri ditë shtesë, ndërsa është bërë thirrje që të jetë i pranishëm edhe kryeministri Albin Kurti.

  • Fillon seanca në Hagë, ekipi mbrojtës i Jakup Krasniqit vazhdon deklaratat përmbyllëse

    Fillon seanca në Hagë, ekipi mbrojtës i Jakup Krasniqit vazhdon deklaratat përmbyllëse

    Ka nisur paraqitja e fjalëve përmbyllëse në gjyqin e madh ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

    Seanca po vazhdon sot me fjalët përmbyllëse të ekipit mbrojtës të Jakup Krasniqi, i cili e nisi paraqitjen të premten.

    Mbrojtja pritet ta përmbyllë sot paraqitjen e saj, ndërsa më pas Zyra e Prokurorit të Specializuar do t’u përgjigjet pyetjeve të trupit gjykues.

    Gazetarja e Klan Kosova, Rina Mujku, ka bërë të ditur se sot pritet të dëgjohet edhe zëri i një tjetër avokati shqiptar në këtë proces.

    “Furtuna Sheremeti nuk do të jetë avokatja e vetme shqiptare, zëri i së cilës do të dëgjohet në fjalët përmbyllëse këtu në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Është e rëndësishme që edhe një avokat tjetër do të flasë në këtë proces gjyqësor, sepse gjatë ditës së [sotme] avokati tjetër, Mentor Beqiri, do të marrë fjalën. Ai do flasë për mënyrën e krijimit të UÇK-së, zakonet dhe të drejtën zakonore të shqiptarëve për mbrojtjen e shtëpisë dhe tokës, si dhe arsyet që çuan në krijimin e guerilës me synim mbrojtjen e vendit dhe luftën për liri e pavarësi”, tha Mujku.

  • Autoforma rikthen magjinë e Volvo P1800ES

    Autoforma rikthen magjinë e Volvo P1800ES

    Kompania holandeze Autoforma ka prezantuar një version mahnitës të Volvo P1800ES Shooting Brake nga fillimi i viteve 1970.

    Kompania po e ofron veturën në tre versione, duke filluar me Forward Fashionista – varianti më ekstrem.

    Nën kapakun e motorit ndodhet një motor me pesë cilindra T5 me turbo të Volvos.

    Autoforma gjithashtu përmirëson frenat.

    Dritat LED janë standarde përpara dhe prapa në Volvo. Gjithashtu ka edhe ulëse të ridizajnuara.

    Dy modelet e tjera të P1800 quhen Heritage Heaven dhe Modern Marvel.

    Heritage “nderon gjuhën origjinale të dizajnit”.

    Ndërsa Modern Marvel zgjeron fushën e modernizimit, duke ofruar mundësi moderne ndriçimi, dhe një gamë më të gjerë ngjyrash dhe materialesh.

    Autoforma planifikon të ndërtojë pesë modele në vit me një çmim prej rreth 300,000 eurosh.