ATV

Blog

  • Presidentja Osmani udhëton në ShBA, merr pjesë në takimin inaugurues të Bordit të Paqes

    Presidentja Osmani udhëton në ShBA, merr pjesë në takimin inaugurues të Bordit të Paqes

    Presidentja e Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentit të Donald Trump, udhëtoi në Washington D.C. për të marrë pjesë në Takimin Inaugurues të Bordit të Paqes, duke qenë në mesin e disa liderëve botërorë.

    Osmani ka vlerësuar përfshirjen e Kosovës si vend anëtar dhe bashkëthemelues në Bordin e Paqes, duke e cilësuar këtë hap si një nga zhvillimet më të rëndësishme të politikës së jashtme të vendit në vitet e fundit.

    Ajo ka theksuar se pjesëmarrja në këtë strukturë ndërkombëtare fuqizon drejtpërdrejt subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

    “Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar të punojë ngushtë me aleatin tonë kryesor, SHBA-të, dhe me Bordin e Paqes për të sjellë rezultate konkrete, për të mbështetur paqen dhe stabilitetin në rajonet e prekura nga konfliktet dhe për të promovuar një të ardhme të bazuar në bashkëpunim, siguri dhe prosperitet të përbashkët”, ka deklaruar Presidentja Osmani.

  • Zhduket një e mitur nga Rahoveci, policia kërkon ndihmë për gjetjen e saj

    Zhduket një e mitur nga Rahoveci, policia kërkon ndihmë për gjetjen e saj

    Policia e Kosovës ka lëshuar një njoftim lidhur me zhdukjen e një vajze të mitur nga komuna e Rahovecit.

    Bëhet fjalë për Alisiana Bekim Shala, 14-vjeçe, e cila rezulton e zhdukur që nga muaji nëntor 2025.

    Që nga momenti i raportimit, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka ndërmarrë veprime intensive operative dhe hetimore për gjetjen e saj, por ende nuk është lokalizuar.

    Policia bën thirrje për bashkëpunim të qytetarëve dhe mediave, në mënyrë që vajza të gjendet sa më shpejt.

    Çdo informacion mund të raportohet në numrin 192 (pa pagesë) ose në stacionin më të afërt policor.

  • Mbappé mbështet Vinícius Jr: Askush nuk e meriton atë që po i ndodh

    Mbappé mbështet Vinícius Jr: Askush nuk e meriton atë që po i ndodh

    Kylian Mbappé ka dalë hapur në mbrojtje të sulmuesit të Real Madrid CF, Vinícius Jr., pas incidentit të ndodhur të martën mbrëma gjatë përballjes në UEFA Champions League midis Benfica dhe Real Madridit në Estádio da Luz.

    Mbappé theksoi se edhe nëse Vinícius ka provokuar apo ka bërë gabime në të kaluarën, askush nuk e meriton kurrë të sulmohet racialisht. Ylli i Paris Saint-Germain kritikoi ashpër ata që justifikojnë sulmet ndaj brazilianit me arsyen se “provokon”.

    Fjalët e Mbappé shërbejnë si një mesazh i qartë kundër racizmit dhe mbështetje e fortë për Vinícius, duke rikujtuar rëndësinë e mbrojtjes së lojtarëve nga sulmet diskriminuese në futbollin evropian.

  • Feronikeli ’74 shpallet çerekfinalist i fundit në Kupën e Kosovës pas fitore 2-1 ndaj Dinamos

    Feronikeli ’74 shpallet çerekfinalist i fundit në Kupën e Kosovës pas fitore 2-1 ndaj Dinamos

    Feronikeli ’74 është ekipi i fundit që siguroi vendin në çerekfinale të Kupa e Kosovës, pas një fitoreje të ngushtë 2-1 ndaj Dinamo Ferizaj në stadiumin Rexhep Rexhepi.

    Pjesa e parë e ndeshjes ishte e barabartë, me mysafirët që shënuan të parët në minutën e 15-të përmes Almedin Klinaku nga pika e bardhë. Vendasit reaguan mirë dhe barazuan në minutën e 42-të me golin e Muhamed Llapashtica, duke dërguar rezultatin në 1-1 para pushimit.

    Në pjesën e dytë, Feronikeli dominoi lojën, krijoi më shumë raste dhe gjeti golin vendimtar në minutën e 87-të. Kreshnik Bahtiri realizoi për 2-1, duke siguruar jo vetëm fitoren, por edhe kualifikimin e skuadrës në fazën çerekfinale.

    Me këtë fitore, lista e çerekfinalistëve të Kupës së Kosovës plotësohet: Llapi, Ballkani, Dukagjini, Ferizaj, Malisheva, Vushtrria, Gjilani dhe tashmë edhe Feronikeli ’74.

    Fitorja e Feronikelit vjen në një moment të rëndësishëm të sezonit dhe e bën ekipin një nga pretendentët kryesorë për të shkuar deri në finale të Kupës.

  • Me kollare me shqiponjë, Krasniqi para trupit gjykues: Nuk jam kriminel, por njeri që luftoi për liri

    Me kollare me shqiponjë, Krasniqi para trupit gjykues: Nuk jam kriminel, por njeri që luftoi për liri

    Ish-kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë fjalën e tij të fundit para trupit gjykues në Hagë, duke theksuar se paraburgimi i tij dhe tre ish-krerët e UÇK-së ka qenë i padrejtë.

    Mes emocioneve të shumta, derisa në fyt mbante kollaren me shqiponjë, Krasniqi në fillim të fjalës së tij uroj qytetarët e Kosovës për festimin e 18 vjetorit të pavarësisë.

    “Qëndroj sot para jush jo si një kriminel që e përshkruan aktakuza e prokurorisë, por si një njeri I lindur dhe I kalitur në luftëra për dinjitet njerëzor nga një popull që refuzoi të zhdukej nga politikat e krimit dhe gjenocidit serb”, tha Krasniqi.

    Ai shtoi se pjesën më të madhe të jetës time e ka kaluar i udhëhequr nga bindja se qeniet njerëzore meritojnë të jetojnë në liri.

    “Pas më shumë se pesë vitesh burgim të padrejtë, dhe sipas mendimit tim të panevojshëm, angazhimin tim politik e jetësor për liri jam angazhuar që herët. Më janë mohuar të drejtat e njeriut, për këto pesë vite, e më rëndësishmja e drejta për të jetuar në liri, e drejta e një njeriu në fazën e fundit të jetës së tij për të jetuar vitet e mbetura me dinjitet pranë familjes dhe në atdheun e lirë”, tha Krasniqi.

    Ish-kryeparlamentari u shpreh se sot ndodhet në vitin e tij të 16-të të burgimit vetëm se luftoi për lirinë e pavarësinë e popullit të tij.

  • Shkencëtarët tregojnë se cilat ushqime mund të shkatërrojnë kujtesën tuaj

    Shkencëtarët tregojnë se cilat ushqime mund të shkatërrojnë kujtesën tuaj

    Ushqimet e gatshme dhe ushqimi i shpejtë mund të shkatërrojnë kujtesën tuaj.

    Shkencëtarët thonë se ushqimet shumë të përpunuara, që përmbajnë konservantë janë të lidhura ngushtë me humbjen e kujtesës.

    Studiuesit paralajmërojnë se nga këto ushqimet është e prekur edhe pjesa e trurit që rregullon frikën, shkruan The Sun.

    Pra, një dietë e keqe mund të nënkuptojë disa vendime të rrezikshme.

    Por dietat me acid yndyror omega-3 shtesë DHA, të gjetura në peshq të tillë si salmoni, mund të shmangin këto probleme.

  • ​Selimi: Historia e Kosovës s’mund të rishkruhet, armët për ne ishin mbijetesë

    ​Selimi: Historia e Kosovës s’mund të rishkruhet, armët për ne ishin mbijetesë

    10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi tha të mërkurën se historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet në një sallë gjyqi.

    “Serbia kurrë nuk e fshehu qëllimin e saj ndaj shqiptarëve. Prandaj pyes sërish: Çfarë duhet të bënim ne? Të prisnim radhën për t’u vrarë, apo të iknim nga shtëpitë tona? Asnjerën dhe as tjetrën. UÇK-ja nuk u krijua nga dëshira por nga nevoja, ishte reagim për mbijetesë”, tha ai para trupit gjykues në Hagë.

    Për mua të qenit bashkëluftëtar i Adem Jasharit është nderi më i madh.

    “Po, kam bartur armë. Armët për ne ishin mbijetesë. UÇK nuk kishte qëllim tjetër përveç lirisë. UÇK ishte ushtri çlirimtare.”

    “Jam i bindur se bëmë gjënë më të duhur. Edhe sot do ta bëja të njëjtën gjë. Prandaj na mbështeti NATO-ja”, tha ai mes tjerash ndërsa po vazhdon fjalimin e tij.

  • Kadri Veseli: Gjykata duhet me çdo kusht të mbrojë drejtësinë, të vërtetën dhe paanshmërinë

    Kadri Veseli: Gjykata duhet me çdo kusht të mbrojë drejtësinë, të vërtetën dhe paanshmërinë

    Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në fjalën e tij përfundimtare para trupit gjykues tha se gjykata duhet me cdo kusht të mbrojë drejtësinë, të vërtetën dhe paanshmërinë, raporton Ekonomia Online.

    “Përshëndetje të gjithë të pranishmëve në sallë dhe mysafirëve në sallën e pritjes dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës. Në fund të gjykimit tim po ju drejtohem për të theksuar një pikë të vetme dhe të jashtëzakonshme prej rëndësie. Gjykata duhet me çdo kusht të mbrojë drejtësinë, të vërtetën dhe paanshmërinë. Kjo nuk është thjesht detyrë ligjore, është kontributi i saj i madh dhe trashëgimia që do të mbetet prej kësaj gjykate. Kjo është edhe shkaku që iu bashkova atyre mijëra grave e burrave që u rreshtuan në radhët e UÇK-së për lirinë e Kosovës.”

  • Ishte larguar nga banesa një ditë më parë, 49-vjeçari gjendet pa shenja jete në një përrua në Librazhd

    Ishte larguar nga banesa një ditë më parë, 49-vjeçari gjendet pa shenja jete në një përrua në Librazhd

    Një 49-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një përrua në Librazhd.

    Sipas informacionit paraprak nga policia e Elbasanit, në fshatin Librazhd Katund, është gjetur pa shenja jete, në përrua, shtetasi S. H., 49 vjeç.

    Ai dyshohet se ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur.

    Nga deklarimet e familjarëve, shtetasi S. H. ishte larguar nga banesa, pasditen e djeshme, dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor, shkruan TCH.

    Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.

  • Rama-Muratit: Ki detyrim institucional e moral me tregu pse buxheti i Prishtinës po lihet jashtë buxhetit 2026

    Rama-Muratit: Ki detyrim institucional e moral me tregu pse buxheti i Prishtinës po lihet jashtë buxhetit 2026

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i është drejtuar Ministrit të Financave, Hekuran Muratit, duke thënë se e ka detyrim institicional e moral që të tregojë pse buxheti i Kryeqytetit po lihet jashtë buxhetit për vitin 2026.

    Rama ka publikuar shkresën e drejtuar Muratit ku i kërkon që buxheti i Prishtinës të përfshihet në ligj.

    “Me këtë akt percjellës po ju dërgojmë Buxhetin për vitin 2026, i miratuar nga Kuvendi Komunës së Prishtinës me dt. 06.02.2026.
    Duke marr parasysh faktin se Projektligji për Ndarjet Buxhetore të Republikës së Kosovës është në procedurë të shqyrtimit parlamentar, ndërmjet dy leximeve, kërkojmë nga ana juaj që të veproni mënjeherë në pajtim me nenin 62.3 të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, duke e dorëzuar buxhetin e miratuar të Komunës së Prishtinës, për ta përfshirë në Ligjin për Ndarjet Buxhetore për vitin 2026”, thuhet në shkresë.

    “Hekuran Murati, ki detyrim institucional e moral me tregu pse buxheti i Prishtina po lihet jashtë buxhetit 2026?!”, ka shkruar Rama, krahas dokumentit.