ATV

Blog

  • Cardi B paralajmëron ndryshim të madh në pamje pas turneut “Little Miss Drama”

    Cardi B paralajmëron ndryshim të madh në pamje pas turneut “Little Miss Drama”

    Ylli i muzikës, Cardi B, ka njoftuar se po planifikon një ndryshim të rëndësishëm në pamjen e saj. Reperja ka vendosur të heqë implantet e të pasmeve, të cilat i kishte vendosur vite më parë, dhe ka bërë të ditur se këtë ndryshim do ta realizojë pas përfundimit të turneut të saj “Little Miss Drama”.

    Cardi B ka qenë gjithmonë transparente me fansat për procedurat kozmetike që ka kryer dhe ka ndarë se vendimi për këtë hap vjen nga dëshira për shëndet dhe mirëqenie personale. Ajo do të përqendrohet te rikuperimi dhe kujdesi për trupin e saj, duke marrë kohë larg syve të publikut për transformimin.

    Fansat kanë reaguar menjëherë në rrjetet sociale, duke shprehur përzierje ndjenjash mes mbështetjes për vendimin e saj dhe nostalgjisë për pamjen e mëparshme ikonike të Cardi B.

    Ky lajm vjen pas një periudhe shumë aktive për reperen, e cila ka mahnitur publikun me performancat e saj energjike dhe stilimet mbresëlënëse në skenë, duke kombinuar artin, modën dhe identitetin e saj personal.

  • “Tronditje në Hip‑Hop: Reperi Lil Poppa ndahet nga jeta në moshën 25‑vjeçare”

    “Tronditje në Hip‑Hop: Reperi Lil Poppa ndahet nga jeta në moshën 25‑vjeçare”

    Reperi i njohur amerikan, Lil Poppa, është ndarë papritmas nga jeta në moshën vetëm 25 vjeçare, duke tronditur botën e muzikës hip‑hop dhe fansat në mbarë botën. Lajmi u konfirmua nga Zyra e Mjekut Ligjor të Qarkut Fulton në Georgia, e cila bëri të ditur se reperi u shpall i vdekur më 18 shkurt 2026. Shkaku i vdekjes nuk është bërë ende publik dhe mbetet nën hetim të autoriteteve përkatëse.

    Janarious Mykel Wheeler, emri i tij i vërtetë, lindi në Jacksonville, Florida, dhe ishte një nga zërat më premtues të skenës hip‑hop amerikane. Ai nisi të bëjë muzikë që në moshë të vogël dhe gradualisht fitoi konsiderueshmëri me tekstet e tij të sinqerta e emocionale, duke fituar zemrat e shumë adhuruesve.

    Lil Poppa u bë i njohur me projektet e tij të ndryshme, mes të cilave përfshihen albumet dhe këngët që fituan vëmendje të gjerë, përfshirë “Love & War”, “Mind Over Matter” dhe “Purple Hearts”, të cilat shpalosin shpesh tema personale, sfida dhe reflektime mbi jetë e jetesë. Për më tepër, ai kishte lidhje profesionale me Collective Music Group (CMG), një nga shtëpitë diskografike të njohura të drejtuesit Yo Gotti.

    Në ditët e fundit të jetës, Lil Poppa sapo kishte publikuar një këngë të re, “Out of Town Bae”, më 13 shkurt, vetëm pak ditë para ndarjes së tij. Ai gjithashtu ishte planifikuar të performonte në New Orleans në mars, çka tregon se karriera e tij ishte ende në zhvillim e sipër dhe ka lënë pas një boshllëk të madh në skenën muzikore.

    Lajmi i tronditi ndjekësit dhe kolegët e tij, të cilët shprehën dhimbje të thellë në rrjetet sociale. Ishte një humbje e papritur dhe e dhimbshme për komunitetin e hip‑hopit, i cili e konsideronte Lil Poppa një artist me zë unik dhe me një të ardhme premtuese.

  • Bleona Qerreti shpreh mbështetje për Hashim Thaçin me mesazh në InstaStory

    Bleona Qerreti shpreh mbështetje për Hashim Thaçin me mesazh në InstaStory

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qerreti, ka reaguar përmes një postimi në Instastory, duke shprehur mbështetje për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

    Ajo ka shpërndarë një video me mbishkrimin “Justice for Hashim Thaci”, ndërsa në fund të postimit ka shtuar edhe një mesazh me tone të ashpra, shkruan Indeksonline.

    Postimi i saj vjen në një kohë kur procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë vijon të jetë në qendër të vëmendjes publike në Kosovë dhe Shqipëri.

    Bleona njihet për reagimet e saj të drejtpërdrejta në rrjetet sociale, veçanërisht për çështje me ndjeshmëri kombëtare.

    Screenshot
  • Sa trupa i ka NATO-ja në Kosovë?

    Sa trupa i ka NATO-ja në Kosovë?

    Gjithsej 4.767 trupa nga 33 vende të botës shërbejnë aktualisht në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), KFOR. Gati gjysma e forcave janë nga Italia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hungaria dhe Turqia.

  • Kozak dhe Denisa mirëpresin vogëlushin e dytë — zbulohet emri i ëmbël i bebit

    Kozak dhe Denisa mirëpresin vogëlushin e dytë — zbulohet emri i ëmbël i bebit

    Familja e njohur e influencuesit të njohur shqiptar, Kozak Braçi, dhe partneres së tij, Denisa, është zgjeruar së fundmi me ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të dytë. Lajmi i ëmbël u bë publik nga vetë Kozaku për ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke sjellë emocione dhe urime të shumta nga fansat.

    Në një postim në Instastory, Kozaku publikoi foton e parë të vogëlushit të sapolindur të mbështjellë ngrohtësisht në spital, duke ruajtur privatësinë e tij me një emoji zemre. Ai zbuloi edhe emrin e zgjedhur për djalin e tyre të ri: Masson. “Mirëserdhe Masson,” shkroi Kozaku në mbishkrimin që shoqëroi foton.

    Me ardhjen e Masson, gëzimi në familjen e Braçit duket se ka dyfishuar. Çifti janë gjithashtu prindër të Denaro-s, djalit të tyre më të madh, dhe fansat kanë shprehur menjëherë urimet dhe emocionet për familjen e zgjeruar, duke i dëshiruar vogëlushit shëndet, lumturi dhe dashuri të pafund.

    Pa dyshim, kapitenët e mediave sociale vazhdojnë të sjellin momente personale nga jeta e tyre për publikun, dhe ky kapitull i ri familjar po ndihet si një nga më të bukurit deri tani.

  • Rita Ora promovon këngën “Çike Çike” të Bebe Rexhës me një postim mbështetës

    Rita Ora promovon këngën “Çike Çike” të Bebe Rexhës me një postim mbështetës

    Rita Ora mbështet Bebe Rexhën me postim, i promovon koleges këngën “Çike Çike”

    Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka bërë një postim mbështetës për kolegen e saj, këngëtaren Bebe Rexha.

    Ajo ka shpërndarë një postim të Bebe-s në llogarinë e saj në InstaStory, duke promovuar këngën më të re të artistes, “Çike Çike”, e cila pritet të publikohet së shpejti.

    Bebe dhe Rita, dy artiste të dashura dhe me famë ndërkombëtare, kanë marrëdhënie shumë të mira.

    Foto: Rita Ora/ Instagram

    Bebe Rexha së shpejti do të publikojë albumin e saj më të ri, “Dirty Blonde”, ndërsa kënga “Çike Çike” do të përmbajë edhe disa pjesë në gjuhën shqipe, një risi nga artistja me famë globale.

    Publikimi i plotë i albumit nuk pritet për disa muaj, por kënga në shqip do të dalë së shpejti.

  • Christian Chivu konfirmon lëndimin e Lautaro Martinez

    Christian Chivu konfirmon lëndimin e Lautaro Martinez

    Sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez nuk do të mund t’i ndihmojë skuadrës së Interit në ndeshjet e rradhës.

    Lautaro pësoi një lëndim pësoi dëmtim në ndeshjen kundër Bodo Glimt në Ligën e Kampionëve,në një ndeshje të cilën neuroazzurët e humbën 3:1 në një terren të vështirë për shkak të temperaturave të ftohta.

    Përndryshe lëndimin e Lautaros e konfirmoi edhe trajneri Christian Chivu,duke thënë se ylli argjentinas mund të mungojë për një kohë dhe se lëndimi është tejet serioze.

    Kujtojmë që Inter pësoi 3:1 në Norvegji nga Bodo Glimt duke rrezikuar eliminimn nga Liga e Kampionëve,dhe në ndeshjen e kthimit i duhet një fitore pre 3 golash për kalim në 1/8 e finales.

  • Parlamenti Evropian publikon draft-rezolutën për Shqipërinë

    Parlamenti Evropian publikon draft-rezolutën për Shqipërinë

    Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian ka publikuar draft-raportin për Shqipërinë për vitin 2025.

    Në draftin e siguruar nga Top Channel, vlerësohet progresi i shpejtë në negociatat e anëtarësimit dhe hapja e të gjithë grup-kapitujve brenda 13 muajve, transmeton Klankosova.tv.

    Më tej theksohet se objektivi për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027 është i arritshëm, por kërkon zbatim të plotë dhe të pakthyeshëm të reformave, veçanërisht në shtetin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit, zgjedhjet dhe lirinë e medias.

    “Duke qenë se forcimi i institucioneve demokratike, pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit, liria e medias dhe të drejtat themelore mbeten thelbësore për rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit“, thekson PE.

    “Pavarësisht arritjeve Shqipëria akoma përballet me sfida të ndryshme si për shembull, kapërcimi i polarizimit të brendshëm politik, dhe përmirësimin e kulturës politike. Duke forcuar ligjet dhe duke konsoliduar reformat e antikorrupsionit. Raporti i këtij viti vendos fokusin në reformat socio-ekonomike dhe nënvizon rëndësinë e dialogut social për të arritur rezultat”, thuhet në raport.

    Draft-rezoluta e plotë:

    Parlamenti Evropian,

    – duke pasur parasysh Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit ndërmjet Komuniteteve Evropiane dhe Shteteve Anëtare të tyre, nga njëra anë, dhe Republikës së Shqipërisë, nga ana tjetër,

    – duke pasur parasysh aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE, paraqitur më 24 prill 2009,

    – duke pasur parasysh Rregulloren (BE) 2021/1529 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të 15 shtatorit 2021 për krijimin e Instrumentit për Ndihmën e Para-Anëtarësimit (IPA III),

    – duke pasur parasysh Rregulloren (BE) 2024/1449 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të 14 majit 2024 për krijimin e Mekanizmit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor,

    – duke pasur parasysh komunikimin e Komisionit të 5 shkurtit 2020 “Forcimi i procesit të anëtarësimit – Një perspektivë e besueshme e BE-së për Ballkanin Perëndimor”,

    – duke pasur parasysh komunikimin e Komisionit të 8 nëntorit 2023 “Plani i ri i rritjes për Ballkanin Perëndimor”,

    – duke pasur parasysh Agjendën e Reformave të Shqipërisë të paraqitur në kuadër të Mekanizmit të Reformës dhe Rritjes së BE-së, siç është miratuar nga Komisioni më 23 tetor 2024,

    – duke pasur parasysh komunikimin e Komisionit të 8 korrikut 2025 “Raporti për Shtetin e së Drejtës 2025”, i shoqëruar me dokumentin e punës së shërbimeve të Komisionit “Raporti për Shtetin e së Drejtës 2025 – Kapitulli për situatën e shtetit të së drejtës në Shqipëri”,

    – duke pasur parasysh komunikimin e Komisionit të 4 nëntorit 2025 “Komunikimi 2025 për Politikën e Zgjerimit të BE-së”, i shoqëruar me dokumentin e punës “Raporti për Shqipërinë 2025”,

    – duke pasur parasysh raportin përfundimtar të 23 tetorit 2025 të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it të OSBE-së mbi zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë të 11 majit 2025,

    – duke pasur parasysh deklaratën e Samitit BE–Ballkani Perëndimor të mbajtur në Bruksel më 17 dhjetor 2025,

    – duke pasur parasysh rezolutat e mëparshme për Shqipërinë,

    – duke pasur parasysh nenin 55 të Rregullores së tij,

    – duke pasur parasysh raportin e Komisionit për Punët e Jashtme (A10-0000/2026),

    duke qenë se zgjerimi i BE-së mbetet një investim strategjik në paqe, siguri, stabilitet dhe zhvillim demokratik e socio-ekonomik në të gjithë kontinentin evropian;duke qenë se Shqipëria ka ruajtur një orientim të qartë strategjik drejt anëtarësimit në BE dhe ka demonstruar përputhje të plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë (CFSP) të BE-së;duke qenë se Shqipëria është vend kandidat që nga viti 2014, ka nisur negociatat e anëtarësimit në korrik 2022, ka përfunduar me sukses procesin e “screening”-ut në nëntor 2023 dhe ka hapur të gjitha grup-kapitujt e negociatave ndërmjet 15 tetorit 2024 dhe 17 nëntorit 2025;duke qenë se Raporti i Komisionit për vitin 2025 konfirmon se vendi vazhdon të bëjë progres në shumicën e fushave të lidhura me anëtarësimin, ndërsa thekson nevojën për reforma më të thella, më të qëndrueshme dhe të pakthyeshme;duke qenë se besueshmëria e procesit të zgjerimit varet nga kushtëzimi i rreptë, progresi i bazuar në meritë dhe zbatimi efektiv i reformave, jo vetëm nga miratimi formal i legjislacionit;duke qenë se forcimi i institucioneve demokratike, pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit, liria e medias dhe të drejtat themelore mbeten thelbësore për rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit;duke qenë se rekomandimet e OSBE/ODIHR për përmirësimin e procesit zgjedhor ende nuk janë zbatuar plotësisht;Përshëndet angazhimin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë për integrimin në BE, të bazuar në konsensusin mes forcave politike dhe mbështetjen e gjerë qytetare, si dhe faktin që u hapën të gjitha grup-kapitujt brenda vetëm 13 muajve;Përshëndet ambicien për të përmbyllur negociatat deri në fund të vitit 2027 dhe progresin e shpejtë të viteve të fundit; thekson nevojën për zbatim të plotë të legjislacionit;Vëren se kuadri zgjedhor konsiderohet përgjithësisht i përshtatshëm, por shpreh shqetësime për barazinë e kushteve, keqpërdorimin e burimeve administrative, akuzat për blerje votash dhe presion mbi votuesit; bën thirrje për reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe zbatim të rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias;Shpreh shqetësim për polarizimin politik dhe diskursin përplasës që dëmton funksionimin e institucioneve demokratike;Inkurajon forcimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit, transparencën legjislative dhe konsultimin me shoqërinë civile;
    —

    ## Shteti i së drejtës, gjyqësori dhe lufta kundër korrupsionit

    Përshëndet vijimin e reformës në drejtësi dhe procesin e vettingut; vëren sfida si vonesat në çështje dhe përpjekjet për ndikim të padrejtë;Kërkon forcimin e organeve të qeverisjes së drejtësisë dhe investime në infrastrukturë e dixhitalizim;Thekson se korrupsioni mbetet shqetësim serioz dhe kërkon forcim të hetimeve dhe dënimeve, sidomos në nivele të larta;Insiston në adresimin e korrupsionit në të gjitha nivelet për të rritur besimin e qytetarëve;Thekson rëndësinë e luftës kundër krimit të organizuar dhe bashkëpunimit me agjenci të BE-së si Europol dhe Eurojust;
    —

    ## Të drejtat themelore dhe liria e medias

    Kërkon mbrojtje më të fortë të lirisë së shprehjes dhe pluralizmit mediatik;Inkurajon forcimin e mbrojtjes së minoriteteve dhe grupeve të cenueshme, përfshirë romët, egjiptianët, personat me aftësi të kufizuara, punëtorët migrantë dhe personat LGBTIQ+; shpreh shqetësim për retorikën antigjinore;Nënvizon nevojën për përmirësimin e aksesit në drejtësi;
    —

    ## Reforma në administratën publike

    Vlerëson progresin, por kërkon depolitizim dhe rekrutime mbi bazë merite;Kërkon planifikim më të mirë të politikave dhe transparencë buxhetore;
    —

    ## Reforma socio-ekonomike dhe mjedisi

    Përshëndet angazhimin në Planin e Rritjes së BE-së, por vëren dobësi strukturore si informaliteti dhe produktiviteti i ulët;Thekson rëndësinë e investimeve në arsim dhe inovacion;Nënvizon rëndësinë e dialogut social dhe përfaqësimit sindikal;Shpreh shqetësim për mungesën e progresit në mjedis dhe klimë;
    —

    ## Politika e jashtme dhe bashkëpunimi rajonal

    Përgëzon për përputhjen e plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së;Thekson rëndësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë;
    —

    ## Mbështetja e BE-së

    Përshëndet ndihmën financiare dhe teknike të BE-së, duke theksuar lidhjen e saj me zbatimin e reformave;Ngarkon Presidentin e Parlamentit që ta përcjellë këtë rezolutë institucioneve përkatëse të BE-së dhe autoriteteve të Republikës së Shqipërisë.
    —

    # SHPJEGIM

    Ky raport vlerëson progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe përfshin reagimin e Parlamentit ndaj raportit të zgjerimit të vitit 2025.

    Shqipëria, vend kandidat që nga 2014, ka nisur negociatat në korrik 2022 dhe ka hapur të gjithë grup-kapitujt deri në nëntor 2025, në një kohë rekord.

    Për të arritur objektivin e anëtarësimit deri në fund të dekadës, zbatimi efektiv i reformave do të jetë thelbësor.

    Me gjithë progresin, sfida mbeten polarizimi politik, forcimi i shtetit të së drejtës dhe konsolidimi i reformave kundër korrupsionit.

  • Presidentja Osmani urohet nga Katari për 18-vjetorin e Pavarësisë

    Presidentja Osmani urohet nga Katari për 18-vjetorin e Pavarësisë

    Lartmadhëria e Tij, Emiri i Shtetit të Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, dhe Lartmadhëria e Tij, Zëvendësemiri i Shtetit të Katarit, Abdullah bin Hamad Al Thani, kanë uruar Presidenten Vjosa Osmani me rastin e përvjetorit të 18 të Pavarësisë.

    Në mesazhet e tyre, ata kanë përcjellë urime të sinqerta për Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke i dëshiruar Presidentes shëndet dhe mirëqenie, si dhe popullit të Kosovës zhvillim dhe përparim të mëtejshëm.

    “Po ashtu, është shprehur përkushtimi për forcimin dhe thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Katarit”, thuhet në njoftimin e ndarë nga presidenca e Kosovës.

  • Bill Gates anulon pjesëmarrjen në samitin IA Impact në Indi në minutat e fundit

    Bill Gates anulon pjesëmarrjen në samitin IA Impact në Indi në minutat e fundit

    Bill Gates u tërhoq nga samiti i IA Impact në Indi disa orë para fjalimit të tij kryesor të planifikuar të enjten, duke i dhënë një goditje tjetër një eventi të madh të njollosur tashmë nga mangësitë organizative, një mosmarrëveshje për robotët dhe ankesat për kaosin në trafik.

    Mungesa e Gates, e cila erdhi pasi shefi i Nvidia-s, Jensen Huang, anuloi gjithashtu pjesëmarrjen e tij, e ndërlikoi më tej organizimin e samitit, i cili cilësohet si forumi i parë i madh mbi inteligjencën artificiale në jugun global, ku India po kërkon të pozicionohet si një zë kryesor për rregullimin e teknologjisë në botë.

    Fondacioni Gates tha se miliarderi nuk do të mbante një fjalim “për t’u siguruar që fokusi të mbetet te prioritetet kryesore të samitit”. Vetëm disa ditë më parë, fondacioni kishte hedhur poshtë thashethemet për mungesën e tij të mundshme dhe kishte këmbëngulur që ai do të merrte pjesë.

    Gates e anuloi vizitën e tij pasi Departamenti Amerikan i Drejtësisë publikoi email-e muajin e kaluar që përfshinin komunikime midis financierit të ndjerë dhe shkelësit të dënuar për vepra penale seksuale, Jeffrey Epstein, dhe punonjësve të Fondacionit Gates.

    Gates tha se marrëdhënia e tyre lidhej vetëm me aktivitete filantropike dhe se takimet me Epstein ishin një gabim.

    Kryeministri indian Narendra Modi bëri thirrje për mbrojtjen e sigurisë së fëmijëve në platformat e inteligjencës artificiale, ndërsa iu drejtua pjesëmarrësve në një aktivitet të enjten së bashku me Presidentin Francez Emmanuel Macron, Drejtorin Ekzekutiv të Google, Sundar Pichai, drejtorin e OpenAI, Sam Altman dhe Drejtorin Ekzekutiv të Anthropic, Dario Amodei.

    Samiti i parë i madh i Indisë mbi inteligjencën artificiale është dëmtuar nga mangësi organizative që i tronditën pjesëmarrësit për shkak të asaj që ata e quajtën mungesë planifikimi nga qeveria indiane.