ATV

Blog

  • Lindon Emërllahu shënon golin e parë për Polissya Zhytomyr në fitoren ndaj LNZ Cherkasy

    Lindon Emërllahu shënon golin e parë për Polissya Zhytomyr në fitoren ndaj LNZ Cherkasy

    Mesfushori shqiptar, Lindon Emërllahu, ka realizuar golin e tij të parë zyrtar për Polissya Zhytomyr në ndeshjen ndaj liderit të kampionatit, LNZ Cherkasy. Emërllahu shënoi golin e dytë për skuadrën e tij pas 33 minutave lojë, duke dyfishuar epërsinë për mysafirët.

     

    Goli erdhi pas një pasimi të saktë nga bashkëlojtarët, të cilët e mundësuan një mundësi të shkëlqyer për dardanin. Emërllahu e finalizoi këtë mundësi me një goditje të saktë nga afërsia (33’), duke treguar përgatitjen e tij të shkëlqyer dhe refleksin e shpejtë.

     

    Ky ishte goli i parë për Emërllahun në fanellën e Polissya Zhytomyr, që është në një garë të fortë për titullin kampion në Ukrainë. Performanca e tij ka shtuar shpresat për suksesin e skuadrës në këtë sezon.

  • Kurti në Likoshan e Qirez: Kujtesë e përjetshme historike

    Kurti në Likoshan e Qirez: Kujtesë e përjetshme historike

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, nënkryetarin Ardian Gola dhe përfaqësues të tjerë shtetërorë, bënë homazhe në Qirez dhe Likoshan për të nderuar martirët dhe dëshmorët në 28-vjetorin e masakrës.

    Kurti tha se kur ndodhi masakra në Qirez e Likoshan u bë edhe një ndërgjegjësim i madh i popullit.

    “Në mesin e tyre ishte edhe gruaja shtatzënë në muajin e shtatë, Rukije Nebihu, 27 vjeçare, e cila në prehër e kishte vajzën tre vjeç që e takuam sot këtu. Por u vranë shumë të familjes Ahmeti, Sejdiu, pastaj Behrami, Fazliu, Rama, dhe katër dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të familjeve Rexhepi dhe Gjeli, në një përballje të pabarabartë me forcat e Serbisë, të cilët për 28 orë kanë goditur, kanë shtënë me artileri të rëndë, kanë pasur autoblinda dhe helikopter. Por pikërisht në kohën e kësaj masakre, me 28 shkurt të vitit 1998, kur për 28 orë rresht, artileria dhe forcat e armike të Serbisë sulmuan popullsinë këtu, u bë një ndërgjegjësim i madh i popullit jo vetëm në Kosovë, por anë e mbanë trojeve që shqiptarët i popullojnë në Ballkan, edhe të mërgatës sonë, e që filloi edhe një vetëdijësim gjithnjë më i madh edhe i këtyre kancelarive diplomatike botërore, po njëkohësisht edhe i opinionit publik ndërkombëtar”, tha ai.

    Kurti theksoi se çmimi i lartë i lirisë i obligon institucionet ta forcojë Forcën e Sigurisë së Kosovës, “në mënyrë që askush asnjëherë të mos guxojë më të na mësyjë e të na vrasë sikurse në të kaluarën”.

    “Gjaku i tyre është tek rrënjët e lirisë, tek themelet e shtetit, dhe natyrisht është kujtesë e përjetshme historike se si duhet ta mbrojmë dhe duam Republikën tonë dhe popullin tonë”, tha ai.

    Masakra në Likoshan dhe në Qirez, në të cilën janë vranë 24 persona, është e para nga ato që shteti serb i ka kryer në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998 dhe 1999.

  • Kosova rreshtohet fuqishëm me ShBA-të, Osmani: Liri për popullin e Iranit

    Kosova rreshtohet fuqishëm me ShBA-të, Osmani: Liri për popullin e Iranit

    Vjosa Osmani ka reaguar me një deklaratë të fortë lidhur me zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, duke theksuar mbështetjen e plotë të Republika e Kosovës për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.

    Në reagimin e saj, ajo është shprehur se “ora e lirisë ka ardhur për popullin e Iranit”, duke ia atribuar këtë zhvillim udhëheqjes së SHBA-ve dhe presidentit Donald Trump.

    “Ora e lirisë ka ardhur për popullin e Iranit, falë udhëheqjes së Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit Donald Trump. Si gjithmonë, Republika e Kosovës qëndron e palëkundur përkrah Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në mbrojtje të lirisë, paqes, sigurisë dhe stabilitetit. Ne gjithashtu dënojmë fuqishëm sulmet e regjimit iranian kundër aleatëve tanë në Lindjen e Mesme. Do të vazhdojmë të mbështesim veprimet e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë për t’i dhënë fund regjimit iranian dhe për t’i dhënë më në fund një mundësi lirisë dhe paqes”.

  • Barcelona optimiste për një marrëveshje të përhershme me Marcus Rashford

    Barcelona optimiste për një marrëveshje të përhershme me Marcus Rashford

    Barcelona mbetet optimiste për të siguruar një marrëveshje të përhershme për Marcus Rashford këtë verë, pavarësisht qëndrimit të fortë të Manchester United për opsionin e blerjes prej 30 milionë eurosh. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, marrëveshja është “pothuajse e përfunduar” nga ana e lojtarit, i cili ka qenë një përforcim i vlefshëm për Barcelonën që prej huazimit të tij verën e kaluar.

     

    Reprezentuesi anglez ka lënë një përshtypje të thellë në Spanjë, veçanërisht nën drejtimin e Hansi Flick, dhe ka ndihmuar klubin katalanas të mbrojë titullin në La Liga. Rashford është përshtatur shpejt në stilin e lojës së Barcelonës dhe, sipas raportimeve, ai është i lumtur në Kataluni, ndërsa Barcelona është e kënaqur me ndikimin e tij të menjëhershëm në fushë.

     

    Megjithatë, Barcelona përballet me situatën financiare për të përfunduar këtë marrëveshje,ku gjiganti anglez Manchester United kërkon që tarifa prej 30 milionë eurosh të paguhet e plotë, pa hapësirë për negociata mbi shumën apo strukturën e pagesës, siç ishte rënë dakord në marrëveshjen fillestare të huazimit. Kjo mund të jetë një pengesë për klubin katalanas, i cili po shqyrton mënyrat për të menaxhuar këtë çështje dhe për të përmbushur rregulloret e La Ligas për përshtatjen e pagës së Rashfordit.

     

     

    Në rast se marrëveshja midis Barcelona dhe Manchester United dështon në fund, Rashford ka një mundësi alternative tërheqëse është Paris Saint-Germain,ku gjiganti francez është një nga klubet që mund të shfaqë interes për të afruar sulmuesin anglez, veçanërisht pas largimit të disa lojtarëve kyç dhe pasigurisë financiare që po përballet klubi i Barcelonës.

     

    Me këtë në mendje, gjithçka duket se do të varet nga mënyra se si Barcelona arrin të balancojë financat dhe të përmbushë kërkesat e Manchester United për të realizuar marrëveshjen përfundimtare.

  • Oklahoma City Thunder dhe Boston Celtics shënojnë fitore të rëndësishme në NBA

    Oklahoma City Thunder dhe Boston Celtics shënojnë fitore të rëndësishme në NBA

    Janë zhvilluar ndeshje tejet interesante në ligën më të fortë të baketbollit në botë NBA.

    Kampioni aktual Oklahoma City Thunder ka mposhtur në shtëpi Denver Nuggets,dhe atë me në dalim prej 6 pikësh 127:121.

    Shai Gilgeuos Alexander me 36 pikë të shënuara ishte basketbollisti më efikas tek Thunder,teksa Chet Holmgren kontribuoi me 12 kërcime.

    Ndërkohë Boston Celtics shënon fitore tejet të thellë ndaj Brooklyn Nets,dhe atë ne 37 pikë epërsi 148:111.

    Jaylen Brown dhe Nikola Vucevic shënuan 28 pikë secili,teka kontribuan edhe 7 kërcime respektivisht 11 të tjera,ndërkohë tek Nets Michael Porter Jr me 18 pikë ishte më i miri në parket teksa Danny Wolf kontrubuoi me 16 pikë të shënuara.

  • Kryeministri australian: Australia është me popullin iranian

    Kryeministri australian: Australia është me popullin iranian

    Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese ka thënë se shteti i tij “qëndron me popullin guximtar të Iranit, në betejën e tyre kundër shtypjes”.

    Në një postim në X, ai ka thënë se Australia mbështet Shtetet e Bashkuara “teksa veprojnë për të parandaluar Iranin nga posedimi i armës bërthamore dhe që Irani të mos vazhdojë të kërcënojë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”.

    Ai e ka përshkruar regjimin iranian si “forcë destabilizuese” që “nuk mund të lejohet kurrë të zhvillojë armë bërthamore”.

    Albanese ka thënë se thirrjet ndërkombëtare ndaj Teheranit për t’i respektuar “të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të shtetit iranian nuk janë dëgjuar”, teksa ka shtuar se “një regjim që shtyp dhe vret popullin e tij për të mbajtur pushtetin, nuk ka legjitimitet”.

  • Kosova mbështet sulmet amerikane kundër Iranit

    Kosova mbështet sulmet amerikane kundër Iranit

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka thënë përmes një deklarate publike se mbështet sulmet e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit, regjimin e të cilit e ka përshkruar të atillë që për dekada e ka shtypur popullin e vet, e ka destabilizuar rajonin dhe ka kërcënuar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

    “Ne qëndrojmë krah presidentit [amerikan] Donald Trump në përpjekjen për të frenuar regjimet që kërcënojnë popujt e lirë, për të mbrojtur stabilitetin global dhe për të mbështetur aspiratat legjitime të popullit iranian për liri, dinjitet dhe demokraci. Regjimet që shtypin qytetarët e tyre, që mbështesin dhunën ndaj vendeve demokratike dhe që kërcënojnë popuj të tjerë, nuk mund të jenë faktor paqeje”, është thënë në deklaratë.

    Mes tjerash është përmendur se Kosova solidarizohet me popullin iranian për një të ardhme të lirë dhe demokratike.

    Kosova nuk ka marrëdhënie diplomatike me Iranin, pasi ky i fundit nuk e njeh shtetësinë e Kosovës.

  • Kryediplomatja e BE-së: Zhvillimet e fundit në Lindje të Mesme, “të rrezikshme”

    Kryediplomatja e BE-së: Zhvillimet e fundit në Lindje të Mesme, “të rrezikshme”

    Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas ka thënë se zhvillimet e fundit në Lindje të Mesme – sulmet amerikane dhe izraelite kundër Iranit dhe hakmarrja e Teheranit me sulme – janë “ të rrezikshme”.

    Përmes një postimi në X – dikur Twitter – ajo ka thënë se blloku evropian “po koordinohet me partnerët arabë për të gjetur rrugë diplomatike”.

    “Mbrojtja e civilëve dhe ligjit ndërkombëtar humanitar është prioritet”, ka thënë ajo.

    “Rrjeti ynë konsullor është plotësisht i angazhuar për lehtësimin e largimit të shtetasve të BE-së. Personeli jothelbësor i BE-së po largohet nga rajoni”.

  • Anulohen fluturimet në gjithë Lindjen e Mesme pas sulmeve të ShBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit

    Anulohen fluturimet në gjithë Lindjen e Mesme pas sulmeve të ShBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit

    Linjat ajrore globale anuluan fluturimet në të gjithë Lindjen e Mesme të shtunën, pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën sulme ajrore ndaj Iranit, duke e zhytur rajonin në një konflikt të ri.

    Hapësira ajrore mbi Iranin dhe Irakun ishte bosh të shtunën në mëngjes, treguan hartat nga shërbimi i ndjekjes së fluturimeve Flightradar24, shkruan Reuters.

    Air France, anuloi fluturimet për dhe nga Tel Avivi në Izrael dhe Bejrut në Liban për të shtunën. Dega holandeze e Air France-KLM e shtyu shërbimin e saj Amsterdam-Tel Aviv, duke anuluar fluturimin e planifikuar për të shtunën.

    Vetëm një fluturim për në Tel Aviv ishte planifikuar për të shtunën.

    Linja ajrore INDIGO tha se po monitoronte përditësimet rajonale.

    Japan Airlines ka anuluar një fluturim të shtunën nga Tokio Haneda për në Doha, si dhe një fluturim kthimi më 1 mars.

    Linja ajrore gjermane LUFTHANSA pezulloi fluturimet për në dhe nga Tel Avivi në Izrael, Bejrut në Liban dhe Oman deri më 7 mars dhe fluturimet për në dhe nga Dubai të shtunën dhe të dielën.

    Ata thanë gjithashtu se nuk do të hapin hapësirën ajrore izraelite, libaneze, jordaneze, irakiane dhe iraniane deri më 7 mars.

    Virgin Atlantic tha se do të shmangë përkohësisht hapësirën ajrore irakiane, duke rezultuar në disa ridrejtime të paracaktuara të fluturimeve të saj dhe anuloi shërbimin e saj nga Heathrow në Dubai të shtunën.

    Linja ajrore WIZZ AIR ndaloi fluturimet për dhe nga Izraeli, Dubai, Abu Dhabi dhe Ammani me efekt të menjëhershëm deri më 7 mars.

    Ajo shtoi se vendimet operative do të vazhdojnë të rishikohen dhe orari i fluturimeve mund të përshtatet ndërsa situata evoluon.

  • Kosova kërkon kujdes të shtuar nga shtetasit e saj në Lindjen e Mesme, pas rritjes së tensioneve

    Kosova kërkon kujdes të shtuar nga shtetasit e saj në Lindjen e Mesme, pas rritjes së tensioneve

    Ministria për Punë të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve kosovarë që jetojnë dhe punojnë në vendet e Lindjes së Mesme që të kenë vëmendje të shtuar dhe t’i zbatojnë udhëzimet e autoriteteve vendore, pas nisjes së sulmeve amerikane dhe izraelite kundër Iranit.

    Ushtria izraelite ka bërë të ditur se Irani ka nisur të kundërpërgjigjet me raketa në drejtim të shtetit të Izraelit, dhe për shpërthime është raportuar edhe në Bahrejn dhe Katar.

    Për raste urgjente, MPJD i ka vënë në dispozicion këta numra kontaktues:

    Autoritetet kanë kërkuar që të ndiqen udhëzimet e autoriteteve vendore dhe të shmangen zonat afër objekteve ushtarake dhe atyre të sigurisë./REL