ATV

Blog

  • Milan siguron fitore të vështirë ndaj Cremoneses

    Milan siguron fitore të vështirë ndaj Cremoneses

    Milan ka arritur një fitore tejet të rëndësishme,por mjaft të vështirë ndaj Cremoneses me rezultat 2:0.

    Pjesa e parë ishte e barabartë sa i përket mënyrës së lojës,dhe 45 minutat e parë përfunduan pa gola 0:0.

    Në pjesën e dytë rossonerët shtuan edhe më shumë presionin në portën vendase,dhe të dy golat erdhën në minutat e fundit të ndeshjes.

    Luka Modric në minutën e 90-të asistoi tek Pavlovic për 1:0,teksa katër minuta më vonë Rafael Leao shënoi për 2:0 që ishte edhe rezultati përfundimtar i kësaj ndeshjeje.

    Milan vazhdon të jetë në pozitën e dytë në Serie A me 57 pikë të grumbulluara,10 më pak se lideri aktual Inter që dje mundi në shtëpi skuadrën e Genoas.

  • Irani po mendon tërheqjen nga Kupa e Botës këtë verë shkaku i zhvillimeve të fundit

    Irani po mendon tërheqjen nga Kupa e Botës këtë verë shkaku i zhvillimeve të fundit

    Kombëtarja e Iranit po mendon tërheqjen nga botërori që do të mbahet në qershor në SHBA,Meksikë dhe Kanada,kjo pas zhvillimeve të fundit ku udhëheqësi suprem i Iranit Ajatollah Ali Khamenei u vra në sulmet e ushtrisë izraelite me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë kësaj fundjave.

    Këtë gjë e ka bërë të ditur presidenti i Federatës Iraniane të Futbollit Mehdi Taj,i cili në një intervistë për një medium të Teheranit ka deklaruar se pjesëmarrja në botëror është e vështirë pas zhvillimeve të fundit dhe se vendimi mund të merret nga drejtuesit e sportit në Iran.

    Përndryshe sekretari i përgjithshëm i FIFA-së, Mattias Grafstrom ka deklaruar se shpreson që Irani të marrë pjesë në tune,dhe se qëllimi është të gjitha kombëtaret të jenë të pranishme në evenimentin që do të mbahet në muajt qershor dhe korrik.

    Në rast se Irani vendos të tërhiqet nga botërori i këtij,atëherë në vend të kësaj kombëtarje mund të jenë Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat ishin skuadra me renditjen më të lartë në kualifikueset aziatike që nuk u kualifikuan,teksa opsion mund të jetë edhe Iraku i cili luan play-offin ndërkontinental në mars.

    Kujtojmë që Irani gjendet në grupin G së bashku me Belgjikën,Egjiptin dhe Zelandën e Re,teksa të gjitha ndeshjet pritet t’i zhvillojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

     

  • Kylian Mbappe pritet t’i mungoj Real Madridit në dy ndeshjet e rradhës

    Kylian Mbappe pritet t’i mungoj Real Madridit në dy ndeshjet e rradhës

    Real Madrid pritet që të jetë pa yllin francez Kylian Mbappe në dy ndeshjet e rradhës.

    Mbappe aktualisht është duke u përballur me një lëndim në gjurin e majtë,dhe pritet që të mos luaj kundër Getafes të hënë si dhe ndaj Celta Vigos në xhiron e rradhës,dhe eventualisht edhe ndeshjen e parë të 1/8 së finales kundër Man.City-it në Ligën e Kampionëve.

    Përndryshe gazetari i Cadena SER Javi Herraez bën të ditur se Mbappe ka nisur rikuperimin nga lëndimi,dhe se një rikthim i tij pritet që të ndodhë më së largu para takimit të dytë në 1/8 e finales kundër City,dhe kjo do të thotë se  Mbappe do të humbasë përballjet ndaj Getafes, Celta Vigos, ndeshjen e parë ndaj Manchester Cityt si dhe takimin kundër Elches.

    Kujtojmë që Kylian Mbappe ka realizuar 37 gola në 33 ndeshje këtë sezon për Real Madridin.

  • Kylian Mbappe pritet t’i mungoj Real Madridit në ndeshjet e rradhës

    Kylian Mbappe pritet t’i mungoj Real Madridit në ndeshjet e rradhës

    Real Madrid pritet që të jetë pa yllin francez Kylian Mbappe në dy ndeshjet e rradhës.

    Mbappe aktualisht është duke u përballur me një lëndim në gjurin e majtë,dhe pritet që të mos luaj kundër Getafes të hënë si dhe ndaj Celta Vigos në xhiron e rradhës,dhe eventualisht edhe ndeshjen e parë të 1/8 së finales kundër Man.City-it në Ligën e Kampionëve.

    Përndryshe gazetari i Cadena SER Javi Herraez bën të ditur se Mbappe ka nisur rikuperimin nga lëndimi,dhe se një rikthim i tij pritet që të ndodhë më së largu para takimit të dytë në 1/8 e finales kundër City,dhe kjo do të thotë se  Mbappe do të humbasë përballjet ndaj Getafes, Celta Vigos, ndeshjen e parë ndaj Manchester Cityt si dhe takimin kundër Elches.

    Kujtojmë që Kylian Mbappe ka realizuar 37 gola në 33 ndeshje këtë sezon për Real Madridin.

  • LA Lakers i jep fund serisë së humbjeve-Houston Rockets humb ndaj Miami Heat

    LA Lakers i jep fund serisë së humbjeve-Houston Rockets humb ndaj Miami Heat

    Janë zhvilluar ndeshje tejet interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Los Angeles Lakers i ka dhënë fund serisë së humbjeve në NBA,duke shënuar fituar ndaj Golden State warriors me rezultat 129:101.

    Luka Doncic ishte basketbollisti më efikas në parket për Lakers me 26 pikë,6 kërcime e 8 asistime,teksa kontribut dha dhe Lebron James me 22 pikë,7 kërcime e 9 asistime.

    Në anën tjetër për Warriors Gui Santos ishte më efikas me 14 pikë,teksa Moses Moody dhe Gary Payton shënuan 12 pikë secili.

    Houston Rocktes ndërkohë pësoi humbje ndaj Miami Heat me rezultat 115:105.

    Kevin Durant me 32 pikë,5 kërcime e 8 asistime ishte më i miri tek Rockets,por këto shifra nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur humbjen,teksa Amen Thomspon dha kontribut me 20 pikë e 11 kërcime.

    Tek Heat më i miri ishte Bam Adebayo me 24 pikë e 11 kërcime,teksa kontribut dha dhe Pelle Larson me 20 pikë kurse Kel’lel Ware shtoi këtu 15 kërcime që ishin faktorët kryesorë në fitoren e kësaj skuadre ndaj Rockets.

  • Sulmet në Lindjen e Mesme rrezikojnë rritjen e çmimit të naftës

    Sulmet në Lindjen e Mesme rrezikojnë rritjen e çmimit të naftës

    Tregjet globale të naftës po përballen me pasiguri në rritje pas sulmeve të përbashkëta të Shtetet e Bashkuara dhe Izrael kundër Iran, duke shtuar frikën për ndërprerje të furnizimit global me naftë bruto.

    Teherani ka paralajmëruar më herët mundësinë e bllokimit të Ngushtica e Hormuzit, një korridor strategjik për transportin e naftës, nga ku kalojnë rreth 20 milionë fuçi në ditë – afro 20% e konsumit global.

    Irani mbetet ndër dhjetë prodhuesit më të mëdhenj në botë, me kosto prodhimi relativisht të ulët, çka e bën një faktor kyç në stabilitetin e tregut energjetik. Analistët paralajmërojnë se çdo përshkallëzim i mëtejshëm i tensioneve mund të shkaktojë rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare.

  • Ish-vila e Enver Hoxha në flakë gjatë protestës së opozitës

    Ish-vila e Enver Hoxha në flakë gjatë protestës së opozitës

    Ish-vila e diktatorit Enver Hoxha në zonën e ish-Bllokut në Tirana u përfshi nga flakët mbrëmjen e së premtes, pasi protestues të opozitës hodhën dhjetëra molotovë drejt godinës.

    Zjarri u shua brenda pak minutash, ndërsa raportohet se në momentin e sulmit kishte persona brenda objektit, të cilët u zhvendosën në zona më të sigurta.

    Forcat e Policisë ndërhynë me autobotë uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, pasi protestuesit tentuan të marshojnë edhe drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Një person humbi ndjenjat dhe u dërgua me ambulancë në spital.

    Kreu i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, e cilësoi protestën si “fitore të opozitës”, duke akuzuar qeverinë për provokime. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama reagoi në rrjetet sociale, duke kritikuar ashpër protestën dhe aktet e dhunës në kryeqytet.

  • Trump: Khamenei, një nga njerëzit më të këqij në histori, ka vdekur

    Trump: Khamenei, një nga njerëzit më të këqij në histori, ka vdekur

    Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi në rrjetet sociale se lideri suprem i Iran, Ali Khamenei, ka vdekur si rezultat i një operacioni të koordinuar me Izrael.

    Trump e përshkroi Khamenein si “një nga njerëzit më të këqij në histori” dhe tha se operacioni u realizua falë sistemeve të avancuara të inteligjencës amerikane.

    Ai njoftoi se disa drejtues të tjerë janë vrarë dhe se bombardimet “të rënda dhe të sakta” do të vazhdojnë për të siguruar “paqe në Lindjen e Mesme dhe në botë”.

    Ky është postimi i plotë i Trumpit:

    Khamenei, një nga njerëzit më të këqij në histori, ka vdekur. Kjo nuk është vetëm drejtësi për popullin e Iranit, por për të gjithë amerikanët e mëdhenj dhe për ata njerëz nga shumë vende të botës që janë vrarë ose gjymtuar nga Khamenei dhe banda e tij e horrave të etur për gjak. Ai nuk ishte në gjendje t’u shmangej sistemeve tona të inteligjencës dhe gjurmimit shumë të sofistikuar dhe, duke punuar ngushtë me Izraelin, nuk kishte asgjë që ai, apo liderët e tjerë që janë vrarë bashkë me të, mund të bënin.

    Kjo është mundësia më e madhe e vetme për popullin iranian që të rimarrë vendin e tij. Po dëgjojmë se shumë nga IRGC-ja e tyre, ushtria dhe forcat e tjera të sigurisë e policisë, nuk duan më të luftojnë dhe po kërkojnë imunitet nga ne. Siç thashë mbrëmë, “Tani mund të kenë imunitet, më vonë do të kenë vetëm vdekje!”

    Shpresojmë që IRGC-ja dhe policia të bashkohen paqësisht me patriotët iranianë dhe të punojnë së bashku si një njësi për ta rikthyer vendin në madhështinë që meriton. Ai proces duhet të fillojë së shpejti, pasi jo vetëm që ka ndodhur vdekja e Khameneit, por vendi është, brenda vetëm një dite, shkatërruar rëndë dhe madje është bërë hi.

    Megjithatë, bombardimet e rënda dhe të sakta do të vazhdojnë, pa ndërprerje gjatë gjithë javës ose për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të arritur objektivin tonë të PAQES NË TË GJITHË LINDJEN E MESME DHE, NË TË VËRTETË, NË BOTË.’

  • Irani rrezikon pjesëmarrjen në Kupën e Botës

    Irani rrezikon pjesëmarrjen në Kupën e Botës

    Përplasjet ushtarake të fundit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit kanë krijuar një atmosferë të tensionuar përpara Kupës së Botës që do të zhvillohet këtë verë në Amerikën e Veriut. Situata është ndërlikuar më shumë nga ndalimi i plotë i udhëtimeve të vendosur nga administrata e Donald Trump, i cili prek 38 shtete, përfshirë Iranin. Megjithatë, lojtarët dhe stafi i kombëtares iraniane janë përjashtuar nga ky ndalim, por ka pasur pasiguri rreth vizave, duke sjellë shqetësime për pjesëmarrjen e Iranit në turneun botëror.

    Në mes të këtyre zhvillimeve, zyrtarët iranianë kishin paralajmëruar një bojkot të shortit të Kupës së Botës që do të mbahej në Uashington, por ky vendim u tërhoq më pas. Situata u përshkallëzua pasi administrata amerikane njoftoi për “operacione të mëdha luftarake” kundër Iranit, ku SHBA-të, në bashkëpunim me Izraelin, realizuan sulme ushtarake në disa zona të Iranit, përfshirë kryeqytetin Teheran.

    Këto zhvillime kanë shtuar pasiguri mbi pjesëmarrjen e Iranit në Kupën e Botës, e cila do të zhvillohet në 11 qytete të Amerikës së Veriut, me 78 nga 104 ndeshjet që do të zhvillohen në territorin amerikan. Irani e siguroi kualifikimin për herë të shtatë në histori, duke përfunduar i pari në Grupin A të kualifikueseve aziatike, duke siguruar biletën për turneun më të madh të futbollit.

    Rregullorja e FIFA-s parashikon se në rast të tërheqjes ose përjashtimit të një skuadre nga një turne, ajo zëvendësohet nga një alternativë të nominuar. Zakonisht, kjo alternativë është nënkampioni i drejtpërdrejtë nga “play-off”-i përkatës kualifikues ose skuadra më e renditur që nuk ka arritur të kualifikohet nga ajo konfederatë. Në rast se zëvendësimi është i vështirë për shkak të vonesave me vizat ose çështjeve të udhëtimit, FIFA mund të caktojë një skuadër tjetër që do të zërë vendin e lirë në grup, duke ruajtur kalendarin e turneut.

    Nëse Irani nuk mund të marrë pjesë, Emiratet e Bashkuara Arabe mund të përfitojnë. Kjo skuadër ishte e para e renditur që nuk ka arritur të kualifikohet nga Azia, dhe sipas renditjes, do të ishte një nga kandidatët kryesorë për të zënë vendin e lirë, nëse Irani përjashtohet ose nuk mund të marrë pjesë për arsye të jashtëzakonshme.

    Këto zhvillime do të mbeten nën vëzhgim të vazhdueshëm dhe mund të ndikojnë ndjeshëm në dinamikën e grupit dhe pjesëmarrjen e skuadrave në Kupën e Botës 2026.

  • Llapi asesi të këndellet nga rezultatet negative-Gjilani fiton ndaj Malishevës-Ferizaj dhe Dukagjini ndajnë pikët

    Llapi asesi të këndellet nga rezultatet negative-Gjilani fiton ndaj Malishevës-Ferizaj dhe Dukagjini ndajnë pikët

    Janë zhvilluar tre ndeshje në kuadër të xhiros së 22-të në Albi Mall Superligë,ku solli edhe rezultate befasuese.

    Skuadra e Llapit nuk po mund të këndellet nga rezultatet e dobëta,ku kësaj rradhe barazuna 1:1 kundër Prishtinës së Re.

    Ekipi i Tahir Batatinës kaloi në epërsi në minutën e 8-të të ndeshjes për Hasan Hysenit në 1:0,dhe me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.

    Në pjesën e dytë Prishtina e Re arriti të barazoj shifrat,ku Ibrahim Kargbo Jr barazoi në 1;1 në minutën e 77-të duke ia siguruar pikë mjaft të rëndësishme në luftën për mbijetesë.

    Gjilani në anën tjetër shënoi fitore të rëndësishme kundër Malishevës,duke e mundur me rezultat 2:1.

    Të dyja golat Gjilani i shënoi nga penalltia ku Armend Thaqi shënoi në minutën e 15-të si dhe Senad Jarovic në të 70-tën,kurse golin e vetëm për Malishevën e realizoi Assane Diatta.

    Dukagjini dhe Ferizaj kanë ndarë pikët xhiro,duke barazuar me rezultat 1:1.

    Hekuran Berisha shënoi në fund të pjesës së parë për epërsinë e Dukagjinit në 1:0,por Ferizaj nuk u dorëzua në fund Alban Shabani ishte heroi i mysafirëve ku realizoi në minutat shtesë për të siguruar 1 pikë ekipit të Ferizajt