ATV

Blog

  • Ganimete Musliu përkujton Betejën e Çirezit dhe Likoshanit: Lavdi të rënëve për liri!

    Ganimete Musliu përkujton Betejën e Çirezit dhe Likoshanit: Lavdi të rënëve për liri!

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, ka përkujtuar sot Betejën e Çirezit dhe Likoshanit, duke e cilësuar atë si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e luftës për liri dhe pavarësi.

    “Sot me përulje nderojmë betejën e lavdishme të Çirezit dhe Likoshanit. Beteja e Çirezit dhe Likoshanit është një ngjarje e rëndësishme në historinë e luftës së popullit shqiptar për liri dhe pavarësi”, ka shkruar Musliu.

    Ajo ka theksuar se kjo betejë pati ndikim të madh në forcimin e unitetit dhe të luftës së armatosur, duke e konsideruar si një moment kyç të qëndresës.

    “Në Çirez dhe Likoshan djemtë më të mirë, bashkë me popullatën e kësaj treve, luftuan me guxim dhe vendosmëri kundër hordhive serbe, duke dëshmuar se aspiratat tona për liri janë më të forta se çdo sulm ushtarak dhe policor”, ka deklaruar ajo.

    Sipas Musliut, beteja e këtyre fshatrave mbetet një shembull i qëndresës, guximit dhe sakrificës për atdhe. “Është një moment që mbetet i paharruar në kujtesën kolektive të shqiptarëve si jehona e parë lajmëtare e lirisë”, është shprehur ajo.

    Deputetja ka përmendur edhe familjet Rexhepi, Sejdiu, Ahmeti, Nebihu, Xheli, Rama dhe Behrami, duke theksuar se ato “qëndrojnë krenare për familjarët e tyre që u bënë themel i lirisë që ne e gëzojmë sot”.

  • Zhvillimet në Lindjen e Mesme, Macron: Përshkallëzimi është “i rrezikshëm për të gjithë”

    Zhvillimet në Lindjen e Mesme, Macron: Përshkallëzimi është “i rrezikshëm për të gjithë”

    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka reaguar ndaj zhvillimeve në Lindje të Mesme, duke thënë se “shpërthimi i luftës mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit, bart pasoja të thella për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”.

    Duke e përshkruar përshkallëzimin si “të rrezikshëm për të gjithë”, ai ka thënë se regjimi iranian “duhet ta kuptojë se nuk ka mundësi tjetër përveç angazhimit me bindje të mira në negociata, për t’iu dhënë fund programeve bërthamore dhe të raketave balistike, si dhe aktiviteteve rajonale destabilizuese”.

    “Populli iranian duhet të ketë mundësi të ndërtojë të ardhme të lirë”, ka thënë ai në një postim të X, duke bërë të ditur se kërkon takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, teksa do të konsultohet me aleatë evropianë dhe rajonalë.

  • Kur do të zbarkojnë trupat e FSK-së në Gaza, flet ministri Maqedonci

    Kur do të zbarkojnë trupat e FSK-së në Gaza, flet ministri Maqedonci

    Ministria e Mbrojtjes është në fazën e analizës përfundimtare se çfarë trupash të Forcës së Sigurisë do të zbarkojnë në Gaza.

    Ministri Ejup Maqedonci tha se do të ketë një kombinim të kapaciteteve, meqë sipas tij nuk do ketë vetëm tipike ushtarake por edhe me deminim dhe kërkim-shpëtim. Ai nënvizon se pjesëmarrja e Kosovës në Forcën Stabilizuese për Gazën është një vendim strategjik për vendin, pavarësisht rrezikut që mund të paraqitet.

    “Aktualisht, kur po flasim, jemi në fazën, mund të themi, të analizës përfundimtare se me çfarë trupash do të dislokohemi në, mund të themi, në Lindjen e Mesme për operacionin në kuadër të forcës stabilizuese. Bashkë me komandantin e FSK-së, jemi në fazat e fundit të përcaktimit për kapacitetet. Mirëpo, çka mund të them këtu është që do të kemi një kombinim të kapaciteteve, nuk do të ketë vetëm kapacitete tipike ushtarake, por nuk do të ketë as vetëm kapacitete tipike që kanë të bëjnë me deminim, me kërkim-shpëtim. Pra, do të jetë një kombinim. Mirëpo, ende jemi në pritje, mund të themi, të analizave, por edhe të një koordinimi përfundimtar me komandantin e forcës stabilizuese, gjeneralin amerikan, për të ardhur në përfundim se çfarë kapacitete do të kemi”, thotë ai për Kosova Press.

    Sipas tij, pas miratimit të marrëveshjes në Qeveri dhe Kuvend, FSK-ja do të dërgojë disa njësi në Gaza për vlerësim të aspektit të rrezikut, duke marrë parasysh se në ky territor ende është një luftë aktive.

    I pyetur se kush i ka meritat për pjesëmarrjen e FSK-së në Forcën Stabilizuese në Gaza si dhe anëtarësimin në Bordin e Paqes, Maqedonci tha se arritjet shtetërore të Kosovës janë meritë e të gjitha institucioneve.

    Por, sqaron se ky dhe kryeministrit Albin Kurti janë angazhuar për pjesëmarrje në Forcën Stabilizuese në Gaza i cili po ndërtohet bazuar në rezolutën e OKB-së. Ndërkaq, shton se Bordi i Paqes është një iniciativë e ShBA-së që merret më shumë me administrimin politik të paqes dhe sigurisë në botë.

    Krahas kësaj, Maqedonci shpjegon edhe faktin interesant se si ushtria e Kosovës po merr pjesë në ruajtjen e paqes në Gaza, ndërsa në Kosovë këtë punë e kryejnë trupat të KFOR-it.

    Ai thotë se një gjë e tillë është e rregulluar me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, por shton se ndërtimi i kapaciteteve të FSK-së do të bëjë që viteve në vijim të ketë një dialog me NATO-n rreth çështjes së kompetencave dhe përgjegjësive të sigurisë në Kosovë.

  • Victor Osimhen nuk mund të transferohet tek Juventus sezonin e ardhshëm

    Victor Osimhen nuk mund të transferohet tek Juventus sezonin e ardhshëm

    Sulmuesi nigerian Victor Osimhen është përfolur ditëve të fundit që në sezonin e ardhshëm ta veshë fanellën e gjigantit italian Juventus.

    Megjithatë një gjë nuk mund të realizohet,kjo presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis bëri një lëvizje të cilën vendosi një klauzolë që ia ndalon nigerian të transferohet në një ekip rival,në kohën kur Osimhen kaloi tek gjiganti turk Galatasaray.

    Përndryshe ekziston edhe përkundër kësaj ekziston një “zonë gri” e vogël që mund të ofrojë një fije shprese,dhe për të shmangur një lloj penalzimi për Galatasaray Juventus mund të negiocojë me Napolin për të arritur një marrëveshje financiare të veçantë,pork jo mund të jetë pengesë marrë parasysh edhe pagën astronomike të nigerianit.

    Kujtojmë që Victor Osimhen së fundmi shënoi kundër Juventusit në fazën e play-oof-it,ku Galatasaray siguroi kalimin në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve ku do të takohet me gjigantin anglez Liverpool.

  • Udhëheqësi i Kanadasë mbështet aksionin e ShBA-së në Iran

    Udhëheqësi i Kanadasë mbështet aksionin e ShBA-së në Iran

    Kryeministri kanadez Mark Carney thotë se mbështet Shtetet e Bashkuara që veprojnë për të parandaluar Iranin të pajiset me armë bërthamore dhe për të parandaluar qeverinë e saj nga kërcënimi i mëtejshëm i paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

    Ai tha se Kanadaja është e qartë në qëndrimin e saj se “Republika Islamike e Iranit është burimi kryesor i paqëndrueshmërisë dhe terrorit në të gjithë Lindjen e Mesme”, raporton Associated Press.

    Carney gjithashtu po u bën thirrje kanadezëve të strehohen në Iran pasi vendi u sulmua këtë mëngjes nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

  • Izraeli beson se ka vrarë tre zyrtarë iranianë, përfshirë edhe ministrin e Mbrojtjes

    Izraeli beson se ka vrarë tre zyrtarë iranianë, përfshirë edhe ministrin e Mbrojtjes

    Zyrtarë izraelitë besojnë se komandanti i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), gjeneral Mohammad Pakpour, ka të ngjarë të jetë vrarë në sulmet amerikano-izraelite.

    Pakpour u bë kreu i IRGC-së pasi Izraeli vrau paraardhësin e tij, Hossein Salami, në fillim të luftës së qershorit të vitit 2025.

    Përveç kësaj, zyrtarët vlerësojnë se ministri i Mbrojtjes i Iranit, Amir Hatami dhe shefi i inteligjencës gjithashtu ka të ngjarë të jenë vrarë, shkruan timesofisrael.

    Këto vlerësime ende nuk janë konfirmuar nga Irani apo nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF).

    Disa drejtues të lartë të regjimit dhe komandantë ushtarakë iranianë u shënjestruan në sulmet e mëngjesit, përfshirë Udhëheqësin Suprem, Ali Khamenei dhe presidentin, Masoud Pezeshkian. Megjithatë, rezultatet e sulmeve aktualisht mbeten të paqarta.

    Ndryshe, Irani ka realizuar disa sulme si kundërpërgjigje duke bombarduar bazat ushtarake amerikane në vendet e Lindjes së Mesme.

  • Rodrygo:Jam i penduar që nuk luajta krah Cristiano Ronaldos

    Rodrygo:Jam i penduar që nuk luajta krah Cristiano Ronaldos

    Ylli brazilian Rodrygo ka zbuluar një nga pendesat më të mëdha gjatë karrierës së tij.

    Anësori i Real Madridit ka deklaruar se është penduar që nuk luajti bashkë me Cristiano Ronaldon,dhe se i vije keq që nuk ka arritur ta realizoj këtë ëndërr.

    “Doja të luaja me Cristiano Ronaldon, por nuk ndodhi.Është për të ardhur keq sepse ai është modeli im. Gjithmonë e kam admiruar”

    Përndryshe transferimi i Rodrygos tek Real Madrid ishte realizuar në qershor të vitit 2018,një muaj para se Ronaldo të largohej nga Santiago Bernabeu e të transferohej më pas tek Juventus,por nuk arriti që të luante me ekipin e parë për shkak të rregullave të moshës për parakontratë, dhe kjo bëri talenti brazilian nuk mund t’i bashkohej menjëherë madrilenëve.

    Kujtojmë që Ronaldo u larguan në vitin 2018 tek Juventus nga Real Madrid,teksa Rodrygo zyrtarisht u transferua tek klubi mbretëror spanjoll në verën e vitit 2019.

  • Rusia reagon pas sulmeve ndaj Iranit: Bisedimet me Shtetet e Bashkuara ishin vetëm një mbulesë

    Rusia reagon pas sulmeve ndaj Iranit: Bisedimet me Shtetet e Bashkuara ishin vetëm një mbulesë

    Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë dhe ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, ka reaguar pas sulmeve të përbashkëta të ShBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, duke i cilësuar bisedimet e mëparshme mes Uashingtonit dhe Teheranit si “vetëm një mbulesë”.

    Në një reagim në rrjetet sociale, Medvedev deklaroi se negociatat për programin bërthamor iranian nuk kanë qenë të sinqerta.

    “Paqeruajtësi është përsëri në punë. Bisedimet me Iranin ishin vetëm një mbulesë. Të gjithë e dinin këtë”, shkroi ai.

    Ai shtoi gjithashtu një krahasim historik, duke theksuar se ShBA-të janë 249 vjeç, ndërsa Perandoria Persiane u themelua mbi 2500 vjet më parë.

    “Le të shohim se çfarë do të ndodhë pas rreth 100 vitesh…”, përfundoi Medvedev.

  • Hamza: Drejtësia për viktimat e Likoshanit dhe Çirezit ende mungon

    Hamza: Drejtësia për viktimat e Likoshanit dhe Çirezit ende mungon

    Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka përkujtuar 28-vjetorin e masakrave të kryera në fshatrat Likoshan dhe Çirez, ku civilë të pafajshëm u ekzekutuan nga forcat e regjimit serb më 28 shkurt 1998.

    Në një postim në Facebook, Hamza shkroi se këto ngjarje mbeten plagë të hapura, pasi drejtësia për viktimat ende mungon.

    “Kosova që sot e gëzojmë është amanet i tyre. Dhe, po ashtu, amanet i tyre është që kurrë të mos heshtim përballë padrejtësive.

    Lavdi të përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë!”, shkroi mes tjerash i pari i PDK-së.

  • Rama krah ShBA-së për sulmin ndaj Iranit: Terrorizmi duhet të emërtohet, dhe pasi të emërtohet, duhet të ndalet

    Rama krah ShBA-së për sulmin ndaj Iranit: Terrorizmi duhet të emërtohet, dhe pasi të emërtohet, duhet të ndalet

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për sulmin ndaj Iranit dhe ka thënë se tashmë ka ardhur koha për t’i dhënë fund zvarritjes dhe për të fokur troç.

    Rama ka thënë se Garda Revolucionare e Iranit është organizatë terroriste dhe duhet të trajtohet si e tillë.

    “Jo vetëm përmes sanksioneve kundër Republikës Khomeiniste, por duke e quajtur zyrtarisht me emrin e saj të vërtetë dhe duke e listuar atë midis organizatave terroriste, siç kanë bërë tashmë Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja”, ka shkruar Rama.

    Kryeministri shqiptar ka thënë se përkrahin plotësisht çdo përpjekje vendimtare për të parandaluar një herë e përgjithmonë vrasësit në Teheran nga përvetësimi i kapacitetit bërthamor ose çdo kapaciteti tjetër ushtarak për të dëmtuar Izraelin ose ndonjë komb tjetër paqedashës në Lindjen e Mesme.

    “Terrorizmi duhet të emërtohet. Dhe pasi të emërtohet, duhet të ndalet”, ka thënë ai.