ATV

Blog

  • Afati për presidentin, Abdixhiku arrin në Kuvend për takim me Kurtin

    Afati për presidentin, Abdixhiku arrin në Kuvend për takim me Kurtin

    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka arritur në Kuvendin e Kosovës për takim me kryeministrin Albin Kurti.

    Temë kryesore e këtij takimi do të jetë zgjedhja e Presidentit.

    Ky është takimi i dytë mes tyre për këtë çështje, pasi dy liderët u takuan edhe javën e kaluar.

    Bazuar në afatet kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit, data e fundit është 4 marsi. Në të kundërtën, vendi pritet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

  • LA Lakers shënon fitoren e rradhës-Oklahoma City Thunder mund pa problem Dallas Mavericks

    LA Lakers shënon fitoren e rradhës-Oklahoma City Thunder mund pa problem Dallas Mavericks

    Janë zhvilluar disa ndeshje interesante në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

    Los Angeles Lakers ka shënuar fitoren e rradhës,duke mundur skuadrën e Sacramento Kings me rezultat 128:104.

    Luca Doncic me 28 pikë e 9 asistime ishte ndër më të mirët në parket për Lakers,ndërkohë që Lebron James me 24 pikë të tjera në këtë takim.

    Tek Kings Nique Clifford me 26 pikë e 7 kërcime ishte ndër më të mirët,por këto shifra nuk e ndihmuan Sacramenton që ta shhmangë humbjen ndaj Lakers.

    Në anën tjetër kampioni Oklahoma City mposhti në udhëtim skuadrën e Dallas Mavericks me rezultat 100:87.

    Shai Gilgeuos Alexnader me 30 pikë ishte basketbollisti më i mirë për Thunder,ndërkohë Chet Holmgrem me 19 pikë e 9 kërcime dha kontribut në këtë fitore.

    Tek Mavericks Caleb Martin me 18 pikë ishte më i miri në parket,ndërkohë Moussa Cisse dha kontribut me 17 kërcime.

  • “200 shqiptarë jetojnë në Katar”, ambasadori Kaleci: S’ka të plagosur

    “200 shqiptarë jetojnë në Katar”, ambasadori Kaleci: S’ka të plagosur

    I ngarkuari me Punë i Shqipërisë në Katar, ambasadori Ermal Kaleci, në një lidhje live për Euronews Albania, tha se gjatë sulmeve të fundit që Irani ka kryer ndaj Katarit ka 16 shtetas të plagosur, por mes tyre nuk ka asnjë shqiptar.

    Gjithashtu, ambasadori theksoi se në Katar jetojnë rreth 200 shqiptarë, të cilëve u bëri thirrje të ndjekin çdo njoftim të publikuar nga ambasada dhe të mos dalin nga shtëpitë e tyre, përveç rasteve urgjjente.

    “Sot është dita e tretë e sulmeve të Iranit kundër Katarit. Edhe sot u zgjuam me sirena alarmi, por aktualisht situata është e qetë dhe u themi të gjithë shtetasve që janë në Katar të ruajnë qetësinë.

    Në Katar janë rreth 200 shtetas shqiptarë. Ne kemi të dhënat e tyre dhe dimë edhe se ku punojnë. Në këtë situatë kemi edhe dy familje që kanë mbetur si turistë dhe aktualisht nuk ka mundur të kthehet në vendin e origjinës. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta.

    Nesër në orën 09:00 presim një informacion zyrtar nëse do të hapet hapësira ajrore.

    Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit, janë rreth 8 mijë shtetas që kanë mbetur në Aeroportin e Katarit. Ata janë marrë nga linjat ajrore dhe janë akomoduar nëpër hotele.

    Nga raportimet që kemi marrë, rezultojnë 16 shtetas të plagosur, por vlen të theksohet se nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar.

    U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të zbatojnë udhëzimet dhe të ndjekin faqen tonë zyrtare në Facebook, ku kemi publikuar çdo informacion që duhet të ndjekin shtetasit”, u shpreh ambasadori.

  • E dhimbshme: Vdes pas operimit foshnja që u dërgua për shërim para disa ditësh

    E dhimbshme: Vdes pas operimit foshnja që u dërgua për shërim para disa ditësh

    Një lajm i trishtë ka tronditur sot Mitrovicën.

    Vajza e porsalindur Bora Azemi, ka vdekur disa ditë pasi u dërgua për shërim jashtë vendit.

    Kjo u bë e ditur nga Besmiri, babai i foshnjes.

    “Pas një ndërhyrjeje kirurgjikale që fillimisht u konsiderua e suksesshme, ajo u mbajt për 30 orë nën mbikëqyrje intensive me pjesën e zemrës të hapur. Fatkeqësisht, gjatë kësaj periudhe u shfaq gjakderdhje e brendshme, të cilën organizmi i saj nuk arriti ta përballojë. Pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, ajo u nda nga jeta, duke lënë pas dhimbje të madhe në zemrat tona. Ju falënderojmë për mbështetjen, lutjet dhe mirëkuptimin tuaj në këtë kohë të rëndë për familjen tonë”, ka shkruar ai në Facebook.

  • 16 vite e gjysmë burg për të akuzuarin që sulmoi seksualisht të miturin

    16 vite e gjysmë burg për të akuzuarin që sulmoi seksualisht të miturin

    Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 16 vjet e gjashtë muaj burgim Blerim Sinanin, i shpallur fajtor për sulm seksual ndaj të miturve.

    Vendimi u bë i ditur nga gjyqtari Shabi Idirizi, i cili njoftoi se i akuzuari është gjetur fajtor për dy vepra penale, përkatësisht për dy dispozita të aktakuzës që lidhen me veprën penale të sulmit seksual. Për secilën vepër, veçmas, Sinani është dënuar me nga 10 vjet burgim, ndërsa në bashkim dënimesh gjykata i ka shqiptuar dënimin unik prej 16 vjetësh e gjashtë muajsh.

    Gjykata nuk ka konstatuar asnjë rrethanë lehtësuese në favor të të akuzuarit. Si rrethana rënduese janë marrë parasysh recidivizmi për vepra të njëjta dhe për vepra të ndryshme penale.

    Sipas aktakuzës së 7 majit 2025, të ngritur nga Prokuroria e Ferizajt, Blerim Sinani akuzohet se gjatë viteve 2024 dhe 2025 kishte sulmuar seksualisht një të mitur 13-vjeçar. Në përshkrimin e rastit thuhet se ai kishte shkuar pranë shkollës ku vijonte mësimin i mituri, i kishte dhënë 1-2 euro dhe më pas i kishte thënë: “Hajde me mu shpejt”.

    Aktgjykimi mund të ankimohet brenda afatit ligjor./kallxo.com/

  • Dëshmitari pohon që Zyrapi e bëri të ditur vetë për publikun se do të intervistohej

    Dëshmitari pohon që Zyrapi e bëri të ditur vetë për publikun se do të intervistohej

    Pjesëtari i Prokurorisë i cili po dëshmon me masa mbrojtëse në gjykmin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit kundër administrimit të drejtësisë, pohoi se Bislim Zyrapi vetë ua kishte konfirmuar mediave në Kosovë që do të intervistohej nga Prokuroria.

    Pohimi i dëshmitarit, erdhi pasi avokatja Sophie Menegon e cila përfaqëson Hashim Thaçin, i prezantoi dokumente dhe artikuj nga mediat, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    Veç kësaj, dëshmitari tregoi se cila ishte arsyeja pse Prokuroria nuk vendosi masa mbrojtëse për Zyrapin kur ai dëshmoi në korrik të 2024-ës.

    “Zyrapi po ashtu është një figurë e njohur dhe publike në Kosovë dhe ka dhënë dëshmi edhe përpara gjykatave ndërkombëtare edhe përpara se të vinte këtu”, tha ai.

    Dëshmitari tha se “nuk mund t’ju flas për këtë” kur u pyet se a ka dhënë dëshmi përpara gjykatave të Kosovës.

    Ai pohoi se Zyrapi ka dhënë komente për ngjarjet e ’98-ës dhe ’99-ës në mediat kosovare.

    Më pas, dëshmitarit iu prezantua një artikull në të cilin Zyrapi pretendohet se ka thënë se nuk kishte urdhër për vrasjen e Gani Gecit por vetëm urdhër për arrestim. Ai mohoi se e ka parë ndonjëherë këtë artikull, duke thënë se nuk i kujtohet.

    Dëshmitari pohoi se Zyrapi ka bërë komente për çështje që ai ka pasur t’i diskutojë për ZPS-në.

    Rrjedhimisht, pasi nuk pati kundërshtime, dokumenti u pranua në prova materiale.

    Përveç kësaj, dëshmitarit iu prezantua edhe një dokument i 5 qershorit 2023 në të cilën tregohej se Zyrapi po dëshmonte për rastin “Kleçka”.

    Dëshmitari mohoi se ka dijeni për këtë artikull, por sipas asaj që thuhej në atë, u pajtua që Zyrapi ka dëshmuar edhe në gjykatat vendore lidhur me krime lufte.

    Dëshmitari pohoi se më 2019-ën, vetë Zyrapi e kishte konfirmuar për media se do të intervistohej nga ZPS-ja.

  • Albian Hajdari pjesë e formacionit të javës në Bundesligë

    Albian Hajdari pjesë e formacionit të javës në Bundesligë

    Qendërmbrojtësi i Kombëtares së Kosovës Albian Hajdari është përfshirë në formacionin e javës në Bundesligën gjermane.

    Hajdari pati paraqitje pozitive kundër St.Paulit,edhe pse skuadra e Hoffenheim-it pësoi humbje në shtëpi me rezultat minimal 1:0.

    Përndryshe faqja e njohur Sofascore e vlerësoi me notën 7.8 Hajdarin,ku bëjnë pjesë edhe emra të njohur që luajnë në Bundesligë si: bashkëlojtari Coufal, Harry Kane e Undav.

    Kujtojmë që Albian Hajdari ka bërë 22 paraqitje për Hoffenheimin këtë sezon,ku arriti të shënoj një 1 gol e bëri një asistim.

  • Ylli i ‘Adolescence’ Owen Cooper 16 vjeç thyen rekordin e Kate Winslet në Actor Awards

    Ylli i ‘Adolescence’ Owen Cooper 16 vjeç thyen rekordin e Kate Winslet në Actor Awards

    Ylli i serialit Adolescent, Owen Cooper, bëri histori duke fituar çmimin për Performancën më të Mirë të një Aktori Mashkull në një Film Televiziv ose Mini-Serial në Actor Awards, të cilat më parë njiheshin si Çmimet SAG.

    Cooper, 16 vjeç, u bë fituesi më i ri individual në historinë e ceremonisë, duke thyer rekordin e mbajtur nga Kate Winslet, e cila fitoi në moshën 20-vjeçare për rolin e Marianne Dashwood në Sense and Sensibility.

    Owen mori çmimin për rolin e tij në Adolescence, ku luan një nxënës 13-vjeçar që vret një shoqe klase, duke mundur edhe Stephen Graham, babain e personazhit të tij në miniserial, shkruan DailyMail.

    Për shkak të angazhimeve, Cooper nuk mundi të ishte personalisht në Los Angeles, dhe çmimin e mori në emër të tij prezantuesi Damson Idris.

    Ai është gjithashtu aktori më i ri mashkull që ka fituar një Primetime Emmy për një rol mbështetës në një serial të kufizuar, duke e xhiruar Adolescence në moshën 14-vjeçare.

    Pas ceremonisë, Cooper tha se çmimi ka shumë rëndësi për të dhe për familjen e tij.

  • Gjenerali i IRGC-së emërohet ministër i Përkohshëm i Mbrojtjes në Iran

    Gjenerali i IRGC-së emërohet ministër i Përkohshëm i Mbrojtjes në Iran

    Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, emëroi gjeneralin e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Majid Ebnolreza, ministër të përkohshëm të Mbrojtjes.

    Më herët, ai shërbente si zëvendësministër kryesor i Aziz Nasirzadehut, i cili u vra në një sulm izraelit, më 28 shkurt.

    “Me urdhër të presidentit Pezeshkian, gjenerali i brigadës, Seyyed Majid Ebnolreza, është emëruar ministër i përkohshëm i Mbrojtjes”, shkroi Mohammad Mehdi Tabatabaei, nga zyra për komunikim e Pezeshkianit, në rrjetet sociale.

  • Fillojnë punë 25 minatorë të rinj në Trepçë

    Fillojnë punë 25 minatorë të rinj në Trepçë

    Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka bërë të ditur se 25 minatorë të rinj kanë filluar punën në këtë ndërmarrje, një lajm që është përshëndetur nga të gjithë ata që janë të angazhuar në këtë sektor.

    Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se ky është një lajm i mirë dhe i rëndësishëm për të gjithë.

    “Këta djem të rinj nuk kanë hyrë vetëm në një vend pune. Ata kanë hyrë në një profesion të vështirë, me përgjegjësi dhe sakrificë. Pas secilit prej tyre qëndron një familje, një shpresë për më shumë siguri dhe një e ardhme më e qëndrueshme. Si Sindikatë e mirëpresim këtë hap. Punësimi i tyre do të ndikojë drejtpërdrejt në forcimin e ndërmarrjes dhe në rritjen e stabilitetit. Sa më shumë punëtorë të ketë, aq më e fortë bëhet Trepça. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë çdo minatori, duke kërkuar kushte më të mira, mbrojtje sociale dhe trajtim me dinjitet. Sepse Trepça mbahet gjallë nga njerëzit e saj, nga puna e tyre e ndershme dhe nga sakrifica që bëjnë çdo ditë në nëntokë”, thuhet në postim.