ATV

Blog

  • Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërndarjen e Kuvendit

    Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërndarjen e Kuvendit

    Shefja e grupit parlamentar, Arbërie Nagavci, tha se LVV ka bërë gjithçka për të shmangur edhe një palë zgjedhje të reja.

    Këtë ajo e tha teksa po mbante një konferencë për media.

    “Duhet ta themi një gjë: ne kemi qenë të vetëdijshëm se ka shumë palë dhe grupe interesi, të cilave u ka penguar mbështetja e madhe qytetare për LVV-në dhe për kryeministrin Kurti. Gjithsesi, ne kemi bërë gjithçka që ka qenë në dorën tonë për të shmangur edhe një palë zgjedhje”, tha ajo.

  • ShBA lejon Indinë të blejë naftë ruse për shkak të krizës me Iranin

    ShBA lejon Indinë të blejë naftë ruse për shkak të krizës me Iranin

    Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, njoftoi një përjashtim 30-ditor që lejon rafineritë indiane të blejnë naftë ruse nga anijet e bllokuara për shkak të luftës në Iran.

    Masa synon të lehtësojë presionet e furnizimit dhe skadon më 4 prill, pa dhënë përfitime financiare të konsiderueshme për Rusinë.

  • Llapi-Ballkani ndeshja e fundjavës në Albi Mall Superligën e Kosovës

    Llapi-Ballkani ndeshja e fundjavës në Albi Mall Superligën e Kosovës

    Kjo fundjavë pritet të sjellë xhiron e 23-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

    Të hënën pritet të zhvillohet derbi i kësaj fundjave,ku Llapi e pret Ballkanin nnë një ndeshje të cilën të dy ekipet kanë synime të ndryshme.

    Skuadra e Tahir Batatinës synon që të marrë pikë të plota në mënyrë që të largohet nga zona që shpije në barazh,teksa në anën tjetër suharekasit të mbetet edhe më tutje lider në tabelën e Albi Mall Superligës.

    Të shtunën pritet të zhvillohet vetëm një ndeshje ,ku kampioni aktual Drita e pret më shtëpi skuadrën e Prishtinës së Re ku ekipi gjilanas synon që të rikthehet tek fitorja,teksa në anën tjetër kryeqytetasit do të tentojnë që të marrin pikët e rradhës ndaj kampionëve.

    Të dielën pritet të zhvillohet edhe një takim ku Drenica e pret ekipin e Dukagjinit,në një ndeshje të cilët dy ekipet kanë synime të ndryshme ku ekipi nga Skenderaj synon të dal nga zona e rrezikshme teksa ekipi nga Klina është në garë për një vend në Evropë.

    Të hënën pritet të zhvillohen 2 takime të tjera ,ku Prishtina i shkon në udhëtim Malishevës,teksa Ferizaj e pret në shtëpi Gjilanin.

  • Ahmeti homazhe në Prekaz: Liria fitohet me gjak

    Ahmeti homazhe në Prekaz: Liria fitohet me gjak

    Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, zhvilloi homazhe në Prekaz, duke nënvizuar sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të Kosovës.

    Ai theksoi se Prekazi është vendi ku u bë betimi se liria fitohet me gjak dhe jo me falje, dhe se kjo ditë bashkon qytetarët përtej përkatësive politike.

  • Kërkesa e Vetëvendosjes për presidentin, deklarohen nga Gjykata Kushtetuese

    Kërkesa e Vetëvendosjes për presidentin, deklarohen nga Gjykata Kushtetuese

    Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës është deklaruar për kërkesën e kryeparlamentares Albulena Haxhiu, që të pezullohen afatet kushtetuese në mënyrë që presidenti i vendit të zgjidhet brenda 60 ditësh.

    Në një përgjigje për Klan Kosova nga ky institucion bëri të ditur se vendimi do të merret pasi të shqyrtohet secili aspekt kushtetues i pretendimeve mbi të cilat kryetarja e Kuvendit ka bërë kërkesë.

    “Kërkesa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës dhe vendosjen e masës së përkohshme, është parashtruar në mënyrë elektronike, më 5 mars 2026.

    Vendimi do të merret pasi që të shqyrtohen të gjitha aspektet kushtetuese të pretendimeve të bëra në kërkesë nga pala parashtruese, në përputhje me Kushtetutën, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës së Gjykatës.” – thuhet në përgjigje.

    Ndryshe, presidentja Vjosa Osmani ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Parlamentit, pasi në afatin e fundit që ishte mbrëmë, dështoi zgjedhja e kryetarit të shtetit.

    Pas përfundimit të seancës, Haxhiu njoftoi se ka parashtruar kërkesën në Kushtetuese, ndërsa sot, Osamni tha se Kushtetuta është e qartë: procedurat për zgjedhjen e presidentit mund të nisin 60 ditë para afatit të fundit, por procesi duhet të finalizohet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit aktual.

  • FSK nderon familjen Jashari: Prekazi mbetet simbol i sakrificës, unitetit dhe vendosmërisë për liri

    FSK nderon familjen Jashari: Prekazi mbetet simbol i sakrificës, unitetit dhe vendosmërisë për liri

    Forca e Sigurisë së Kosovës, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 28-vjetorit të “Epopesë së Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, ka organizuar homazhe në Kompleksi Memorial në Prekaz, në nderim të sakrificës së Komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për liri.

    Në njoftimin e bërë publik në Facebook, FSK thekson:

    “5, 6 e 7 Marsi i vitit 1998 na përkujton qëndresën heroike dhe flijimin e familjes Jashari, një ngjarje që shënoi kthesë historike në rrugëtimin e popullit të Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë. Prekazi mbetet simbol i sakrificës, unitetit dhe vendosmërisë për liri”.

    Homazhet u zhvilluan me pjesëmarrjen e oficerëve të lartë të FSK-së dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Mbrojtjes, duke respektuar traditën dhe kujtimin për viktimat e flijimeve heroike të luftës për liri.

    Kjo aktivitet shënon edhe një moment reflektimi për rëndësinë e unitetit dhe sakrificës që solli lirinë e Kosovës, duke rikujtuar brezat e rinj për historinë dhe vlerat e UÇK-së.

  • Pamje interesante nga Prekazi, Rifat Jashari me nipin e tij i provon sportet luftarake

    Pamje interesante nga Prekazi, Rifat Jashari me nipin e tij i provon sportet luftarake

    Prekazi sot po pret mysafirë të shumtë, përfshirë udhëheqës të vendit, me rastin e shënimit të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

    Rifat Jashari përveç pritjeve e përcjelljeve gjeti kohë për lojë me nipin e tij. Ai u pa duke imituar sportet luftarake bashkë me nipin e tij në një hapësirë të shtëpisë së tij.

    Për shënimin e Epopesë së UÇK’së sot po zhvillohet shumë aktivitete si në Prekaz ashtu edhe në Prishtinë.

  • Hamza, Abdixhiku e Haradinaj konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Osmani për datën e zgjedhjeve

    Hamza, Abdixhiku e Haradinaj konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Osmani për datën e zgjedhjeve

    Presidentja Vjosa Osmani do të presë në takim liderët e partive nga ora 13:00 për konsultim për caktimin e datës së zgjedhjeve pasi nxori dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.

    Në këtë takim prezentë do të jenë liderët e partive opozitare shqiptare.

    Partia Demokratike e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Express pjesëmarrjen e kryetarit Bedri Hamza në takim.

    Po ashtu edhe zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, konfirmoi për Express se kryetari Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në këtë takim.

    “Po në takimin e orës 13:00 do të merr pjesë Kryetari Haradinaj”, tha Xhemaili.

    Ndërkaq, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, konfirmoi vetë pjesëmarrjen e tij në një postim në Facebook ku e mbështeti presidenten Osmani për vendimin për shpërndarjen e Kuvendit.

    “Në këtë frymë, jemi të gatshëm të marrim pjesë në konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe t’i drejtohemi qytetarëve për zgjidhjen e re demokratike”, tha Abdixhiku më herët.

    Por, nuk dihet nëse kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të shkojë në takimin e thirrur nga Osmani.

    Në një deklarim për gazetarë nga Prekazi ku shkoi për homazhe, Kurti përmendi një ekspozitë në orën 13:00 në hollin e Kuvendit.

  • Ish-gazetari i njohur emërohet zëvëndësministër

    Ish-gazetari i njohur emërohet zëvëndësministër

    Kryeministri Kurti e uroi z. Arton Konushevci për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z.Arton Konushevci në pozitën e zëvendësministrit të parë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

    Kryeministri Kurti e uroi z. Arton Konushevci për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.

  • Sallahu i LVV-së: Dekreti është kundërkushtetues, Kuvendi duhet t’i zhvillojë punimet deri të vendos Kushtetuesja

    Sallahu i LVV-së: Dekreti është kundërkushtetues, Kuvendi duhet t’i zhvillojë punimet deri të vendos Kushtetuesja

    Ish-zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu tha sot se dekreti i presidentes Vjosa Osmani është kundërkushtetues.

    Sallahu në një postim në Facebook shkruan se Kuvendi do të duhej t’i zhvillojë punimet përderisa kemi dekret qartazi kundërkushtetues dhe përderisa Gjykata Kushtetuese të vendos për kërkesën që është dërguar.

    “Dekreti është qartazi kundërkushtetues. Andaj, nuk mund të shpallen zgjedhjet e parakohshme mbi një bazë kushtetuese inekzistente. Kriteret e nenit 86 dhe 82 par 1.3 të Kushtetutës mbi të të cilat është bazuar dekreti nuk janë përmbushur për ta dërguar vendin në zgjedhje.

    Konsideroj që Kuvendi duhet t’i zhvillojë punimet përderisa kemi dekret qartazi kundërkushtetues dhe përderisa Gjykata Kushtetuese të vendos për kërkesën që është dërguar dhe që mund të dërgohet në të ardhmen për rastin konkret”, shkruan Sallahu.