ATV

Blog

  • Petrit Selimi: Osmani do të kërkojë zgjedhje në prill, kundërshtari i saj kryesor Kurti në verë kur është diaspora

    Petrit Selimi: Osmani do të kërkojë zgjedhje në prill, kundërshtari i saj kryesor Kurti në verë kur është diaspora

    Ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, duke thënë se presidentja Vjosa Osmani do të synojë të caktojë datën e zgjedhjeve në prill, ndërsa kryeministri Albin Kurti gjatë verës kur ka më shumë diasporë.

    Ai e quajti Kurtin tashmë kundërshtarin kryesor të Osmanit pas përplasjeve që patën këta dy me moskandidimin e Osmanit edhe për një mandat nga Lëvizja Vetëvendosje.

    “Kosova po hyn në fushatën e saj të TRETË zgjedhore brenda një viti. Presidentja Osmani do të kërkojë një proces të shpejtë dhe zgjedhje në prill. Ish-aleati i saj, atëherë (ar)mik, tani kundërshtari kryesor, kryeministri Kurti, do të kërkojë shtyrje deri në verë për të siguruar pjesëmarrje optimale të diasporës”, ka shkruar Selimi.

  • Nagavci: S’kemi arsye të marrim pjesë në takimin e ftuar nga Osmani

    Nagavci: S’kemi arsye të marrim pjesë në takimin e ftuar nga Osmani

    Kryeministri dhe lideri i LVV-së Albin Kurti pritet të mos marrë pjesë në takimin e ftuar nga presidentja Vjosa Osmani.

    Arbërie Nagavci nga LVV-ja tha sot se nuk ka arsye që partia e saj të marrë pjesë në këtë takim

    “Unë nuk besoj që ka asnjë arsye të merret pjesë në një takim të tillë, sepse ky është një veprim, jo vetëm që bie ndesh me Kushtetutën, por edhe i nxituar dhe nuk është në interes të vendit”, tha Nagavci në konferencën për media

  • Takimi të Osmani, opozita e minoritetet marrin  pjesë, mungon vetëm Kurti

    Takimi të Osmani, opozita e minoritetet marrin pjesë, mungon vetëm Kurti

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirur sot në takim krerët e partive politike për të diskutuar datën e zgjedhjeve të reja pas vendimit që ka marrë për shpërndarje të Kuvendit të Kosovës.

    Në këtë takim po marrin pjesë LDK, PDK, AAK dhe gjithashtu përfaqësues të partive nga minoritetet, përfshirë Emilija Rexhepin, Duda Baljen dhe të tjerë.

  • UEFA ndëshkon Real Madridin për përshëndetje raciste në Santiago Bernabeu

    UEFA ndëshkon Real Madridin për përshëndetje raciste në Santiago Bernabeu

    UEFA ka ndëshkuar Real Madridin me një gjobë prej 15,000 eurosh dhe një mbyllje të pjesshme të tribunës së tifozëve pas portës, për shkak të një incidenti racist që ndodhi gjatë ndeshjes ‘play-off’ të Ligës së Kampionëve kundër Benficas.

     

    Sipas gazetarit të njohur Henry Winter, incidenti ndodhi para fillimit të ndeshjes në stadiumin Santiago Bernabeu, kur një tifoz i Real Madridit u kap duke bërë një përshëndetje naziste. Kjo ka shkaktuar reagime të forta, dhe UEFA ka marrë masa ndaj klubit madrilen, duke vendosur të mbyllë 500 vende në tribunën jugore të stadiumit për një vit.

     

    Real Madrid reagoi menjëherë pas incidentit, duke lëshuar një deklaratë ku shprehej kundër çdo forme të dhunës dhe urrejtjes, duke theksuar se tifozi përgjegjës ishte identifikuar dhe përjashtuar nga stadiumi. “Real Madridi dënon këtë lloj gjesti dhe shprehjeje që nxit dhunë dhe urrejtje në sport dhe shoqëri”, thuhej në deklaratën e klubit.

     

    Ky incident është vetëm një tjetër rast i ofendimeve raciste ndaj lojtarëve të Real Madridit, pas ngjarjeve që ndodhën gjatë ndeshjes së parë në Lisbonë, ku Vinicius Junior u ofendua në mënyrë raciste nga anësori i Benficas, Gianluca Prestianni.

     

     

  • AAK pezullon zgjedhjet e brendshme pas shpërndarjes së Kuvendit

    AAK pezullon zgjedhjet e brendshme pas shpërndarjes së Kuvendit

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nga ora 16:00 do të mbaje mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues.

    Në këtë takim pritet të diskutohen hapat e Aleancës në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.

    “Një nga pikat kryesore është pezullimi i zgjedhjeve të brendshme të partisë në të gjitha nivelet e organizimit. Po ashtu, në mbledhje do të diskutohet edhe plani i AAK-së për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ku pritet të trajtohen çështje si lista zgjedhore, programi zgjedhor dhe organizimi i shtabit zgjedhor”.

  • Ndeshje interesante këtë fundjavë në Procredit Superligën e Kosovës

    Ndeshje interesante këtë fundjavë në Procredit Superligën e Kosovës

    Kjo fundjavë pritet të sjellë xhiron e 23-të në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll.

    Kampioni aktual Trepca në palestrën Minatori në Mitrovicë e pret skuadrën e Vëllaznimit,ku xehetarët synojnë fitore për të mbetur edhe më tutje lider në tabelë dhe të afrohet edhe më shumë gjysmëfinaleve të play-off-it,teksa ekipit gjakovar fitorja i nevojitet për tu larguar nga zona e barazhit në elitën e basktetbollit vendor.

    Bashkimi në anën tjetër i shkon në udhëtim ekipit Rahovecit 029,ku prizrenasit synojnë që të vazhdojnë me fitore,teksa Rahoveci 029 do të tentojnë të harrojnë humbjen nga Bora në xhiron e kaluar.

    Në ndeshjet e tjera që do ta zhvillohen këtë fundjavë Sigal Prishtina e cila është në krizë të rezultateve i shkon Boras,teksa GO+Peja luan në udhëtim tek Golden Eagle Ylli.

  • Haradinaj: LVV po e vazhdon talljen me qytetarë, dekreti është i drejtë

    Haradinaj: LVV po e vazhdon talljen me qytetarë, dekreti është i drejtë

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një paraqitje për mediat para takimit konsultativ me Presidenten Vjosa Osmani për caktimin e datës së zgjedhjeve, tha se afatet kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit nuk mund të ndryshohen dhe se partia e tij do t’i respektojë.

    Haradinaj tha se tash “ne jemi në auto-pilot, dhe komandohemi nga Kushtetuta, nga afatet kushtetuese”.

    “Dekreti është i drejtë dhe e respektojmë si të tillë. Kuptohet, presim edhe caktimin e datës së zgjedhjeve”, u shpreh ai.

    Kreu i AAK-së, duke folur për kërkesën e LVV-së drejtuar Gjykatës Kushtetuese pas dështimin të djeshëm për zgjedhjen e Presidentit, tha se “ky është vazhdim i talljes me procese e me qytetarë” nga ana e kësaj partie.

    “Kjo është një lloj vazhdim i talljes me procese, me qytetarë. Sa janë mundu me shkru një landë, më mirë t’ishin mundu me zgjedh presidentin e mos me çu vendin në zgjedhje. Pra, kjo është një hajgare e radhës prej tyre, dhe mendoj se edhe gjyqtarët do t’ia kthejnë me hajgare përgjigjen”, potencoi kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

  • Isa Mustafa: Dekreti i Osmanit krejtësisht i qëlluar

    Isa Mustafa: Dekreti i Osmanit krejtësisht i qëlluar

    Presidentja Vjosa Osmani mëngjesin e ditës së sotme ka nxjerr dekret për shpërndarjen e Kuvendit. Ky vendim i Osmanit erdhi pas dështimit të Kuvendit për të zgjehdur Presidentin e ri brenda afateve kushtetuese.

    Në lidhje me këtë situatë të krijuar dhe dekretin e nxjerrë nga Osmani ka folur për “Gazeta Blic”, ish-kryeminsitri dhe ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

    Mustafa tha se ky ‘është ndër vendimet e saj të rralla që është krejtësisht i qëlluar dhe i bazuar’.

    “Është ndër vendimet e saj të rralla, që është krejtësisht i qëlluar dhe i bazuar. Duhet të ndërpritet tallja me institucionet më të larta të Republikës së Kosovës” deklaroi Mustafa

    E enjtja e 5 marsit ishte afati i fundit kur Kuvendi i Kosovës duhet t’i niste procedurat për zgjedhjen e kreut të shtetit, pasi presidentes së tanishme, Vjosa Osmani, i mbaron mandati më 4 prill.

    Osmani në konferencën e mbajtur sot për media njoftoi se sot do t’i ftojë përfaqësuesit e partive politike për datën e zgjedhjeve.“Do të ftohen sepse siç e dini është obligim që të konsultohen paraprakisht dhe është pasojë e nevojshme që menjëherë pas shpërndarjes së kuvendit që të shpallen edhe zgjedhjet e reja, or paraprakisht duhet një konsultim formal me partitë politike dhe menjëherë pas kësaj të caktohet data”, tha Osmani.

  • Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit

    Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit

    Rreth 50 aeroplanë luftarakë izraelitë kanë goditur një bunker nëntokësor të ndërtuar për udhëheqësin suprem të Iranit pak kohë më parë, tha ushtria e tij.

    Forcat Mbrojtëse Izraelite thanë se operacioni u krye në qendër të Teheranit këtë mëngjes, me bunkerin e vendosur poshtë kompleksit udhëheqës të regjimit iranian.

    Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, u vra në sulmet e para amerikane-izraelite të shtunën e kaluar.

    “Khamenei u eliminua përpara se të mund të përdorte bunkerin gjatë operacionit, por kompleksi vazhdoi të përdorej nga zyrtarë të lartë të regjimit iranian”, tha IDF.

    Ndryshe, presidenti amerikan Donald Trump ka pohuar se Irani ka “humbur gjithçka” dhe ka përjashtuar nevojën për një pushtim tokësor tani për tani, duke e quajtur një veprim të tillë “humbje kohe”.

    Ndërsa konflikti hyn në ditën e shtatë, presidenti amerikan i quajti komentet e ministrit të jashtëm iranian në lidhje me gatishmërinë e Iranit për një pushtim tokësor një “koment të kotë” dhe sugjeroi se kjo nuk është diçka për të cilën ai po mendon aktualisht.

    “Është humbje kohe. Ata kanë humbur gjithçka. Ata kanë humbur marinën e tyre. Ata kanë humbur gjithçka që mund të humbasin”, tha Trump

  • Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të

    Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të

    Një video e ndarë nga zëvendësshefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Dan Scavino, tregon presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të ulur në Zyrën Ovale, ndërsa udhëheqësit fetarë mblidhen rreth tij për t’u lutur.

    Scavino i postoi pamjet në X me një mesazh që thotë: “Zoti e bekoftë SHBA-në”.

    Gjatë takimit, udhëheqësit fetarë rrethuan presidentin dhe ofruan lutje për udhëzim, mençuri dhe mbrojtje ndërsa ai udhëheq vendin.

    Pamjet e publikuara tregojnë se ata kanë vendosur duart mbi Trumpin ndërsa luten.

    Mbledhja u organizua me përfshirjen e Zyrës së Besimit të Shtëpisë së Bardhë dhe përfshinte figura të shquara ungjillore si Robert Jeffress, Samuel Rodriguez dhe historiani David Barton.

    Jeffress më vonë tha se ishte një nder të drejtonte lutjen për presidentin, ndërsa udhëheqës të tjerë fetarë e përshkruan takimin si një “ditë të jashtëzakonshme” dhe një moment kuptimplotë për t’u lutur për udhëheqjen kombëtare.

    Pjesëmarrësit i kërkuan Zotit t’i dhuronte presidentit mençuri, ta mbronte nga dëmi dhe të ndihmonte në avancimin e politikave të rrënjosura në ato që ata i përshkruan si vlera dhe drejtësi të bazuara në besim.