ATV

Blog

  • Me 13 mars hapet ekspozita “Butësia kontrollon fortësinë” në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës

    Me 13 mars hapet ekspozita “Butësia kontrollon fortësinë” në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës

    Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës do të hapet më 13 mars, nga ora 19:00, ekspozita me titull “Butësia kontrollon fortësinë”, e realizuar nga artistet vizuale Anaïs Horn dhe Verena Walzl, ndërsa e kuruar nga Blerta Hoçia.

    Hapja solemne do të mbahet në hollin e ekspozitave të Bibliotekës Kombëtare, duke sjellë para publikut një projekt artistik që ndërthur qasje bashkëkohore të artit vizual dhe reflektime mbi raportin mes butësisë dhe forcës.

    Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më 15 maj 2026, duke u ofruar të interesuarve mundësinë të njihen nga afër me punimet e dy artisteve dhe konceptin kuratorial të projektit.

  • Ekipi iranian i futbollit të femrave mbërrin në Malajzi nga Australia

    Ekipi iranian i futbollit të femrave mbërrin në Malajzi nga Australia

    Anëtarët e ekipit iranian të futbollit të femrave mbërritën në Malajzi pasi Australia u dha viza humanitare gjashtë lojtareve dhe një anëtari të stafit.

    Ato kishin shprehur shqetësime për sigurinë gjatë kthimit në Iran për shkak se nuk kënduan himnin kombëtar në Kupën Aziatike të Femrave.

    Ekipi iranian i futbollit të femrave u largua nga Australia pa shtatë anëtare të saj, pas protestave plot lot për largimin e tyre jashtë Aeroportit të Sidneit dhe përpjekjeve të fundit frenetike brenda terminalit nga zyrtarët australianë, të cilët u përpoqën të siguroheshin që gratë të kuptonin se po u ofrohej azil, shkruan AP.

    Ndërsa koha e fluturimit të ekipit po afrohej dhe ato kaluan kontrollin e sigurisë të martën vonë, secila grua u mor mënjanë për t’u takuar vetëm me zyrtarët, të cilët shpjeguan nëpërmjet përkthyesve se ato mund të zgjidhnin të mos ktheheshin në Iran.

  • Hoxhaj: Koalicioni Kurti – Osmani prodhoi krizë të thellë shtetërore dhe mungesë stabiliteti

    Hoxhaj: Koalicioni Kurti – Osmani prodhoi krizë të thellë shtetërore dhe mungesë stabiliteti

    Ish-kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kritikuar ashpër situatën aktuale politike në Kosovë, duke e cilësuar atë si rezultat të një bashkëpunimi të dështuar mes kryeministrit Albin Kurti dhe ish-presidentes Vjosa Osmani.

    Hoxhaj tha se koalicioni i krijuar në vitin 2021 ka prodhuar mungesë stabiliteti dhe kriza të vazhdueshme politike.

    “Koalicioni i ‘shpresës’ i vitit 2021 ka prodhu një mungesë totale të stabilitetit të brendshëm, kriza politike, drama personale. Kur po i shoh këto dramat personale të një divorci politik, se kush kë e tradhëtoi dhe kur e pash intervistën e znj. Osmani, ku nga fillimi deri në fund i dëgjon tri fjalë: komplot, puç, konspiracion. Me thënë të drejtën kjo nuk është më gjendje politike, kjo është gjendje psikologjike. Fjala puç, fjala komplot dhe fjala konspiracion flasin për paranoja”, deklaroi Hoxhaj.

    Ai tha se situata e krijuar politike po e dëmton drejtpërdrejt qytetarin dhe po e shkatërron besimin në politikë.

    “Kësi drame, paranojash, kësi traume e cila po e lodh qytetarin e Kosovës, e cila po e varfëron qytetarin e Kosovës, e cila në fakt po e shkatërron çdo koncept se për çka qëndron politika”, u shpreh ai.

    Sipas Hoxhajt, vendi tashmë po përballet me një krizë të thellë shtetërore dhe mungesë të qartë drejtimi për të ardhmen.

    “Jemi duke u përballë me një gjendje ku vitin e kaluar kishim një krizë të mirëfilltë shtetërore dhe tash kemi hy në një krizë të madhe shtetërore. Unë nuk po shoh se si ky binom që e ka drejtu Kosovën që të ofrojë një qasje të arsyeshme e racionale se çfarë do të ndodhë gjatë javëve të ardhme, gjatë muajve të ardhshme, gjatë viteve të ardhshme dhe ku do të jetë Kosova”, tha ai, në Frontal në T7.

    Në fund, Hoxhaj theksoi se përgjegjësia për situatën aktuale bie mbi Kurtin dhe Osmanin, ndërsa shtoi se PDK do të udhëheqë krijimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të ardhshme.

    “Qytetarët e Kosovës duhet ta kuptojnë që bashkëfajtorë për këtë situatë të një krize të re politike është Kurti dhe Osmani. Unë jam mëse i bindur që kurdo që të mbahen zgjedhjet, PDK do të jetë ajo që do të udhëheq procesin e krijimit të institucioneve të reja”, deklaroi Hoxhaj.

  • Kapet me marihuanë gjatë kontrollit, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë të veriut

    Kapet me marihuanë gjatë kontrollit, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë të veriut

    Një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut, nën dyshimin për posedim të paautorizuar të narkotikëve, pasi gjatë një kontrolli policor i janë gjetur substanca të dyshuara narkotike.

    Sipas policisë, gjatë kontrollit në rrugën “Kroi i Vitakut”, te i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar dy cigare të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë rreth 1.13 gramë.

    Pas ndërmarrjes së veprimeve procedurale, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

  • Studim: Gratë që lindin fëmijë pas moshës 33 vjeç, mund të jetojnë deri 95 vjeç

    Studim: Gratë që lindin fëmijë pas moshës 33 vjeç, mund të jetojnë deri 95 vjeç

    Gratë që lindin fëmijën e fundit pas moshës 33 vjeç kanë më shumë gjasa të jetojnë deri në 95 vjeç, sugjeron një studim.

    Studiues nga Universiteti i Utah dhe Universiteti i Bostonit analizuan të dhënat e jetëgjatësisë së mijëra grave. Gjetjet e tyre tregojnë një lidhje mes moshës kur një grua lind fëmijën e fundit dhe mundësisë për të jetuar shumë gjatë.

    Analiza zbuloi se gratë që kanë lindur fëmijën e fundit pas moshës 33 vjeç kanë rreth dyfish më shumë gjasa të jetojnë deri në 95 vjeç ose më shumë, krahasuar me gratë që e kanë pasur lindjen e fundit deri në moshën 29 vjeç.

    Shkencëtarët theksojnë se kjo nuk do të thotë se lindja në moshë më të madhe shkakton jetë më të gjatë. Sipas tyre, aftësia për të mbetur shtatzënë në një moshë më të vonë mund të jetë një tregues se organizmi plaket më ngadalë dhe se gruaja gëzon një shëndet më të mirë në përgjithësi.

    Studime të tjera e kanë lidhur gjithashtu moshën më të vonë të mëmësisë me telomere më të gjata, një tregues në nivel qelizor i procesit të plakjes, duke mbështetur kështu idenë se koha e riprodhimit mund të lidhet me jetëgjatësinë.

  • Aksion kontrollues në Kosovë, gjoba për 37 shoferë të kamionëve

    Aksion kontrollues në Kosovë, gjoba për 37 shoferë të kamionëve

    Janë shqiptuar 37 masa për kundërvajtje, gjatë një kontrolli aksional ndaj shoferëve të kamionëve në të gjithë vendin, njoftoi sot Ministria e Punëve Brendshme.

    “Dje, në periudhën nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 14:00, në zonat e disa Sektorëve për Punë të Brendshme, Njësia Mobile për Sigurinë në Trafikun Rrugor në Departamentin e Çështjeve të Trafikut kreu kontroll aksional të intensifikuar në trafikun rrugor, me qëllim sanksionimin e shkeljeve të kryera nga drejtuesit e automjeteve të mallrave. Gjatë kontrollit, u vendosën gjithsej 37 masa për shkelje të rregullave të trafikut”, informoi MPB.

    Nga këto, 12 masa kanë të bëjnë për shkak të mbingarkesës, transportit të jashtëzakonshëm dhe mospërdorimit të një mushamaje, një gjobë për pajisje të detyrueshme në kamionë, një gjobë për automjet teknikisht të dëmtuar dhe 10 gjoba për shkelje të tjera të trafikut.

    “Përveç kësaj, u paraqitën 13 kërkesa për të filluar procedurë kundërvajtjeje kundër personave ligjorë dhe përgjegjës. Janë përgatitur raporte përkatëse për të gjithë shkelësit. Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë në periudhën në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë vazhdimisht rregullat dhe rregulloret e trafikut. Vetëm me sjellje të përgjegjshme mund të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

  • Moszbatimi i pagës minimale, Azemi: Inspektorati i punës ka pranuar shumë ankesa nga punëtorët

    Moszbatimi i pagës minimale, Azemi: Inspektorati i punës ka pranuar shumë ankesa nga punëtorët

    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, në emisionin “Compass” në ATV, tha se shumë kompani dhe institucione private nuk po e zbatojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës për pagën minimale, ndërsa për rastet janë njoftuar edhe institucionet përgjegjëse.

    Sipas tij, Inspektorati i Punës ka pranuar që nga janari shumë ankesa nga punëtorët për moszbatimin e pagës minimale.

    Azemi tha se disa kompani tashmë janë ndëshkuar.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • “Derivatet e shtrenjta mund të rrisin inflacionin dhe koston e produkteve” – Shahini paralajmëron rritje të çmimeve

    “Derivatet e shtrenjta mund të rrisin inflacionin dhe koston e produkteve” – Shahini paralajmëron rritje të çmimeve

    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka paralajmëruar se tensionet në Lindjen e Mesme dhe çrregullimet në tregun global të energjisë po ndikojnë drejtpërdrejt në çmimet e derivateve dhe produkteve në Kosovë.

    Ai tha se situata në tregjet ndërkombëtare tashmë reflektohet edhe në tregun vendor.

    Shahini theksoi se nëse situata në Lindjen e Mesme vazhdon, rritja e çmimeve të derivateve do të reflektohet edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë, duke rritur çmimin për transportin, industrinë dhe konsumatorët.

    “Ngritja e çmimit të derivateve të naftës do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e transportit, qoftë të mallrave, qoftë të udhëtarëve, në industri dhe te konsumatorët. Prandaj, pritet që edhe produktet e tjera mund të shtrenjtohen. Inflacioni tashmë është rreth 6%, e që për Kosovën është i lartë. Prandaj, është më se e natyrshme të kenë përgjegjësi institucionet shtetërore të Kosovës, deputetët e Kosovës, politikanët e Kosovës, t’i krijojnë institucionet sa më shpejt në mënyrë që ne të kemi një qeveri, një presidencë stabile në këtë kohë të krizave, qoftë të krizave globale ekonomike, qoftë të krizave dhe kërcënimeve të njëpasnjëshme që globi po kërcënohet nga fuqitë dhe nga luftërat që janë tashmë të njohura; edhe Ukraina tash e katër vjet ku tregjet kanë ndryshuar, tash në Lindjen e Mesme ku disa shtete janë të implikuara në mënyrë direkte dhe indirekte”, u shpreh ai.

    Ai paralajmëroi se rritja e kostos së transportit do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në çmimet e produkteve të importuara dhe atyre vendore, duke pasur parasysh varësinë e madhe të Kosovës nga importi.

    “Në momentin kur ne rreth 7 miliardë importojmë brenda vitit të kaluar, dhe ato janë drejtpërdrejt të lidhura me transport, transporti kur shtrenjtohet me domosdo ka me u shtrenjtuar edhe produktet të cilat ne i importojmë, por edhe produktet e brendshme. Prandaj, energjia dhe derivatet janë produkt kryesor në prodhim, në shërbim, në tregti, po ashtu edhe në konsum të përditshëm dhe kjo do të ndikojë dukshëm edhe në varfërinë e shportës konsumuese të qytetarëve, por edhe në ngritjen e çmimit dhe një inflacion i cili do të mund të jetë i pandalshëm”, shtoi Shahini.

  • Komuna e Kamenicës kërkon lirimin e hapësirave publike deri më 31 mars

    Komuna e Kamenicës kërkon lirimin e hapësirave publike deri më 31 mars

    Komuna e Kamenicës po kërkon lirimin e hapësirave publike deri më 31 mars të këtij viti.

    Zotrim Kastrati, drejtor për shërbime publike dhe inspektorat në këtë komunë, në emisionin “Fol me Arin”, tha se ky vendim është marrë për shkak se rreth 90% e kioskave nuk shfrytëzohen nga pronarët e tyre.

    “Me këtë vendim komuna kërkon të vendosë ligjshmëri, rregulla për shfrytëzimin e hapësirave publike, si dh sigurimin e trajtimit të barabartë për qytetarët në biznes”, tha ai në Klan Kosova.

  • Superkompjuteri parashikon 15 fituesit e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, nuk mungojnë befasitë

    Superkompjuteri parashikon 15 fituesit e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, nuk mungojnë befasitë

    Superkompjuteri ka parashikuar 15 fituesit e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, me një ekip surprizë të përzgjedhur.

    Faza e 1/8-tës së Ligës së Kampionëve për sezonin 2025/26 fillon këtë javë, me secilin nga 16 ekipet që do të luajnë midis të martës dhe të mërkurës.

    Kampionët në fuqi, Paris Saint-Germain, do të presin Chelsean në ndeshjen e parë në një përballje që është parashikuar të jetë një nga më të fortat e raundit, ndërsa fituesit e sezonit 2023/24, Real Madrid, kanë tërhequr një short të vështirë kundër Manchester Cityt.

    Gjatë 15 viteve të fundit, PSG, Chelsea dhe City janë tre ekipet që kanë fituar Ligën e Kampionëve për herë të parë, me Chelsean që ngriti trofeun e parë në 2012 dhe City duke bërë të njëjtën gjë në 2023.

    Ka disa kandidatë që mund të arrijnë triumfin e tyre të parë gjatë 15 viteve të ardhshme, me Arsenal, Atletico Madrid, Bayer Leverkusen dhe Newcastle aktualisht të renditur më mirë si ekipe që janë ende në këtë garë.

    Superkompjuteri tani ka dhënë versionin e tij se cilat ekipe do të triumfojnë në Ligën e Kampionëve deri në 2040 dhe mund të themi se kishte disa surpriza drejt fundit.

    Superkompjuteri parashikon që Real Madridi do të fitojë titullin e tyre rekord të 16-të këtë sezon, para se Manchester City të ngjitet në majë në 2027, nëse Pep Guardiola do të jetë ende trajner i tyre.

    Bayern Munich (2028), Paris Saint-Germain (2029) dhe Real Madrid (përsëri, 2030) janë fituesit e ardhshëm, me superkompjuterin që parashikon se Barcelona (2031) do të përfundojë një boshllëk 16-vjeçar pa trofe evropian.

    Manchester City më pas fiton titullin për herë të tretë në 2032, para se Arsenal të bëhet fituesi i parë i ri që nga 2025 duke ngritur edicionin e 2033.

    Bayern Munich (2034), Liverpool (2035), Real Madrid (2036) dhe Chelsea (2037) janë katër fituesit e ardhshëm, para se gjërat të bëhen pak më interesante.

    Inter parashikohet të fitojë titullin e parë të Ligës së Kampionëve pas 28 vitesh në 2038, me superkompjuterin që duket se parashikon një perspektivë më pozitive për futbollin italian gjatë sezoneve të ardhshme.